Ish-ministri i PD, Imami: Lulzim Basha të jap dorëheqjen!

March 22, 2018 20:48

Ish-ministri i PD, Imami: Lulzim Basha të jap dorëheqjen!

 

Ish ministri demokrat i Mbrojtjes, Arben Imami, ka kërkuar për herë të parë publikisht që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të jap dorëheqjen.

Imami gjatë një interviste për ‘abcnews’ ka shprehur shqetësimin se PD-ja po shkon drejt një rënie të rrezikshme që prej 2013-ës dhe mund të shkojë drejt mbylljes si forcë politike.

Deklarata e Imamit:

Që prej vitit 2013 Partia Demokratike ka ardhur në rënie, dhe kjo rënie është e rrezikshme. PD mund të shkojë drejt mbylljes.

Lulzim Basha po e zhyt më thellë Partinë Demokratike dhe në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë më pak se 20%.

Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Shansi i fundit për ta shpëtuar PD-në janë zgjedhjet e ardhshme, dhe bashkimi është e vetmja zgjidhje.

l.h/ dita

March 22, 2018 20:48
Komento

2 Komente

  1. Tonini March 23, 00:15

    Degjo ti Imami i Xhamise se “Ramiz Ali Efendiut”:
    Ti je kokrra e nje komunisti te pandreqeshem.
    Boll ke ngrene ne disa grazhde .sa nga nje krah tek tjetri.
    Sali Berisha natyrisht ka pergjegjesine kryesore per humbjen e PD-se ne 2013-ten. Per kete ai dha doreheqien. Por PD-ne e cove ne humbje edhe ti bashke me Topallin, Boden, Bregun, Bashen, Patozin, Emyth Harxhin, me Noka e Paloka e dreqin e te birin dhe…nuk patet kurajo te thonit “Po,edhe ne kemi pergjegjesi per humbjen drastike te PD-se”, te kerkonit falje e te thyenit qafen.
    Ju jeni te gjithe hipokrite. Ju me ne krye Sali Berishen e katandiset PD-ne ne kete gjendje, pra nuk eshte Basha pergjegjes per humbjen keshtu te PD-se. Basha eshte pergjegjes aq sa ju. Por ju nuk guxuat asnjehere te kritikonit Berishen, nuk ju a mbante bytha. Ju trima e trimeresha pas pilafit.
    Basha ka njemije e nje kusure, por ju i jeni turrur Bashes pse nuk ju ndau poste. Gjeja me e mire qe ka bere Berisha e Basha qe ju sikterisi nga drejtimi i PD-se.
    Tani lereni Bashen ne punen e vet. Ta provoje vehten ne zgjedhje. Populli do e jape verdiktin per te, por jo ju, autoret dhe aktoret e shkatrrimit te PD-se.
    Kjo qe po beni eshte paburreri.

    Reply to this comment
  2. arben hajni March 23, 06:15

    Ka haruar pa deklaruar Imam Bajalldia se pas kesaj mbyllje do na vije edhe fundi si hajdute te ketij vendi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*