Ish-ministri Xhafaj: Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses

July 11, 2019 20:31

Ish-ministri Xhafaj: Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses

Shqipëria është vendi i parë në rajon ku Europol do të ketë një zyrë të veten. Finalizimi i punës së gjatë për këtë arritje është përshëndetur edhe nga ish ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili e konsideron si një lajm tejet pozitiv.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ditën e enjte deputeti i PS Xhafaj kujton negociatat intensive të vitit të kaluar që kontribuan në realizimin e këtij qëllimi, duke vënë theksin te një sërë operacionesh të përbashkëta.

Xhafaj shkruan: “Lajm shumë i mirë që sot u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar.

Shoqëruar dhe me një sërë operacionesh të përbashkëta shumë të suksesshme, një pjesë e mirë e të cilave të inicuara në mënyrë proaktive nga vetë Policia e Shtetit”.

Në vijim, ish-ministri Xhafaj thekson se ky është një hap tjetër drejt çeljes së negociatave.

Ai nënvizon: “Kjo zyrë do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe një mundësi e mirë për çeljen e negociatave.  Urime ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për këtë arritje pozitive”.

e.ll./dita

July 11, 2019 20:31
Komento

2 Komente

  1. Kuq e zi July 11, 21:24

    Leri pordhet…
    Europol qe ruan kufirin e shisni si arritje nderkohe tregon qarte se shqiperia nuk ka takate te beje detyren prandaj jane ketu dhe kane ndaluar qindra refugjate qe shtypi jone tregon ne maje te gjuhes ose hic
    Europol hap zyre ne tirane ju prape brohorisni kur dihet sepse krimi i politikes shqiptare eshte me i nderlidhuri me vendet e be prandaj duan te kene zyren e tyre qe dosjet mos flene ne sirtar
    Ska asgje per tu gezuar po bejne thjeshte punen qe duhet te benin organet tona pra tregon thjeshte kapitullim te shtetit tone

    Reply to this comment
  2. Lili July 12, 07:28

    Kur na shesin si sukses deshtimet e ture!!!
    Pfffff!
    Europol vjen se jeni aq te korruptuar si shtet sa as shtetit shqiptar nuk i beson kush edhe europoli ju eshte imponuar si kushte , jo se e deshiruat!
    Po te shohim se ka rezik qe edhe europolin ta korruptoni , se levizjet ne kete drejtim i keni filluar …,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?