Ish-nënkryetari i SHIK-ut: Gazidede ra pre e dezinformacionit të vartësve

Roland Qafoku July 21, 2015 18:07

Ish-nënkryetari i SHIK-ut: Gazidede ra pre e dezinformacionit të vartësve

Nuk ka kaluar me bindje vendimi i parlamentit në vitin 1997 sipas të cilit Shërbimi Informativ Kombëtar të drejtonte operacionin e qeverisë në jug të vendit kundër rebelëve.

Madje, edhe që kreu i atij shërbimi të ishte kryetari i këtij operacioni. Ish-nënkryetari i SHIK-ut Bujar Rama zbuloi gjatë një interviste për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, se ka patur debate të ashpra në atë kohë brenda strukturave të SHIK-ut duke e kundërshtuar këtë vendim të parlamentit.

“Unë e kundërshtova me forcë këtë vendim dhe në SHIK pati debate të ashpra, por duke qenë ushtarakë vendimin e parlamentit nuk mund të mos e zbatonim” tha Rama.

Sipas tij, ky vendim bëri që pothuajse e gjithë shoqëria shqiptare të krijojë urrejtje ndaj Shërbimit Informativ dhe të krijojë një opinion negativ.

Megjithatë sipas tij nga vitit 1992 deri në vitin 1997 u bë një punë e mirë me reformat që u ndërmorën. Ja një pjesë e intervistës të dhënë nga Bujar Rama për gazetarin Roland Qafoku.

Zoti Rama, a ka ndonjë gjë për të cilën ju sot ndjeheni krenar për punën e SHIK-ut nga viti 1992 deri në vitin 1997?

Po natyrisht që ka. Unë ndjehem krenar që bëmë transformimin e këtij shërbimi që dikur quhej Sigurimi i Shtetit dhe që kishte mbajtur në këmbë për 50 vjet sistemin e diktaturës së proletariatit. Ne e zëvendësuam atë duke hequr deri në 80 për qind të punonjësve të sigurimit. Ne që nisëm punë në SHIK nuk kishim përvojë, por ama ishim idealistë për të bërë punë të mira.

A është e mjaftueshme të jesh idealist për të punuar në shërbimin sekret?

Edhe unë nuk kisha të bëja me shërbimit sekret. Isha oficer i ushtrisë dhe nuk e kisha idenë e punëve sekrete. Më thirrën dhe më thanë se isha emëruar zëvendsëkryetar i këtij shërbimi. Takova menjëherë presidentin Sali Berisha dhe i thashë se unë nuk kisha të bëja më këtë shërbim dhe se nuk e njihja fare. Presidenti Berisha mu përgjigjigj: Po edhe unë jam mjek dhe jam bërë president i Republikës. Kështu unë nisa punën si zëvendëskryetar i Shërbimit Informativ.

Cili ka qenë gabimi më i madh që ka bërë SHIK gjatë vitit 1992-1996?

Vendosja e SHIK-ut në krye të operacionit kundër rebelëve në jug ishte një gabim shumë i rëndë që i kushtoi vendit urrejtje ndaj këtij shërbimi. Kulmi i kësaj ishte se kryetari i shërbimit, Bashkim Gazidede, emërohej komandant i operacionit. E kemi kundërshtuar me forcë të gjithë këtë vendim. Edhe unë kam bërë debate të mëdha në atë kohë. Por ishte një ligj i miratuar në parlament dhe si pasojë nuk mund të mos e zbatonim. Ishim të detyruar.

Po kryetari Bashkim Gazidede çfarë lidhje kishte me gradën gjeneral me katër yje që iu dha ato ditë?

Po, është e vërtetë që iu dha ajo gradë, por i ndjeri Gaizidede asnjëherë nuk e përdori dhe e mbajti atë. Madje ai e kundërshtoi marrjen e kësaj grade. Mbaj mend se ai tha se ai ishte civil dhe nuk kishte fare lidhje me grada ushtarake.

Cili është mendimi juaj për punën e kryetarit Bashkim Gazidede?

Padyshim që ka qenë një nga titullarët më të ndershëm të institucioneve të shtetit shqiptar që mund të ketë patur ndonjëherë. Një njeri me ndershmëri të rrallë. Por Gazidede ra viktimë e dezinformimit të vartësve të vet.

Të cilët vartësve? Ata që ai i kishte në poste drejtuese në SHIK?

Në të gjithë nivelet. Dezinformimi i tyre e dëmtoi Gazideden dhe vetë SHIK-un. Gazidede i besonte shumë atyre sepse ai ishte edhe besimtar dhe nuk e konceptonte dot gënjeshtrën. Por ata këtë e shfrytëzuan dhe e dizinformonin. Kjo bëri që Gazidede të binte preh e tyre. Por ama njeri më të ndershëm se ai nuk kishte dhe nuk ka në institucionet e shtetit.

Përsëri unë këmbëngul. A ëshstë e mjaftueshme kjo?

Zoti Qafoku, unë ju them me bindje se nga viti 1992 deri në vitin 1997 institucioni i shërbimit sekret shqiptar kishte zero korrupsion dhe kjo falë kryetarit Bashkim Gazidede.

Nuk njihej korrupsioni në ato vite zoti Rama, nuk e kishin mësuar akoma.

Kishte filluar sidomos në vitin 1996 kishte korrupsion. Por Gazidede nuk e lejoi dhe nuk ndaloi të përhapej falë ndershmërisë së tij dhe masave që merrte.

Cili është dëmi që i është shkaktuar Shqipërisë nga veprimtaria e shërbimeve sekrete të huaja të shteteve që nuk I donin të mirën Shqipërisë?

Shërbimet sekrete të shteteve që nuk i donin të mirën Shqipërisë, e kanë dëmtuar Shqipërinë në ato vite. I ndjeri Gazidede i ka përmendur këto në fjalën e tij në parlanment. Ka patur veprimtari agjenturore të shërbimeve të huaja të vendeve rreth nesh.

Ka një debat kohët e fundit për shtimin e kërkesave për përgjim nga njëra anë por edhe mundësisë për të abuzuar me përgjimet nga ana tjetër. Cili është komenti juaj?

Jam i bindur se të gjithë ata që debatojnë për përgjimet dhe që kundërshtojnë janë njerëz me probleme të përfshirë në afera. Me humor ju them se asgjë të keqë nuk ka të më përgjojnë edhe mua sepse nuk kam asgjë që mund t’i shërbejë organeve të shtetit dhe veprimtari të kundërligjshme. Madje, por me humor them se duke më përgjuar mësojnë se kush jam unë në raport me të tjerët.

Nuk e keni fare problem privacinë.

Po ata që përgjojnë nuk i tregojnë çështjet e privatësisë. Çështje të terrorizimit janë më me vlerë sot se sa çdo gjë tjetër. Gjithsesi do shtoja se çdo përgjim bëhet me vendim të prokurorisë.

Pas terrorizmit cila vepër penale është ajo që renditet më pas dhe që cënon sigurinë kombëtare?

Jo më pas, por është po aq sa terrorizmi. E kam fjalën për korrupsionin. Një krim që në Shqipëri është i shtrirë në sistem prej kohësh. Është cenimi më i rëndë i shtetit dhe sigurisë kombëtare dhe bën që të cenojë rëndë këtë siguri me të njëjtin nivel sa edhe terrorizmi.

Roland Qafoku July 21, 2015 18:07
Komento

18 Komente

  1. KingBardhyl July 21, 18:21

    Gazidede ishte nje qelbesire njesoj si ti dhe te gjithe serbo-shpellaret qe vazhdoni te beni gjithcka per te shkaterruar kombin shqiptar.

    Reply to this comment
    • p July 21, 18:49

      Eshte kriminale (ndoshta e paguar) nje interviste e ketij Qafokut me kete ushtarak pervers..ku na del Gazidede engjellor…

      Hija e frikshme e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes duket te gjarperi Ajazi
      Bashkim Gazidede nuk jeton më. Por hija e tij e frikës është ende mes njerëzve dhe tashmë, me rikthimin e njerëzve të besuar të tij në krye të shërbimit, ajo frikë rikthehet, jo më si kujtim, por si një realitet. me Visho Ajazin ku toleranca e nderkombetareve eshte me poshte se aleanca..c’janë këta aleatet tane “te medhenj” me kriminele si Berissha dhe visho ajazi neper kembe.

      Mos po nxjerrin keto Bujar Ramet per reabilitimin e Shikut Naziskin dhe kthimin per here te trete te Berishoviqit ne pushtet per here te tretë..sepse shenjat i ka dhenë i pari Donald Lu qe eshte dukshem nje berishist tip Podesta
      ****
      Në vitin 1995, ndërsa isha në vitet e para të punës si reporter tek nje gazete, zhvillova një takim në kafenenë e ish-Hotel Dajtit me disa sindikalistë, të cilët po përgatiteshin të shpallnin një grevë.
      Në mbrëmje, më thërret kryeredaktori dhe më tregon fije për pe të gjithë itinerarin e ditës sime të punës. Në sa kafene isha ulur, asokohe gazetarët nuk shkelnin në asnjë lloj zyre, përveç atyre që punonin në fletushkat e kontrolluara nga SHIK-u, dhe të gjitha lajmet prodhoheshin nëpër kafene dhe skutave të tjera. Më tregon me kë isha takuar, e madje në ç’pozicion të tavolinës isha ulur. Dikush apo disa, më kishin ndjekur gjatë gjithë ditës sime të punës, nga ora 9.00 deri në orët 17.00 kur unë u ktheva nga terreni për të shkuar në redaksi.
      Kryeredaktorin e kishin thirrur në një zyrë, që ishte maskuar diku si zyrë shërbimesh tek Hotel Rogneri dhe i kishin kërkuar “me mirësjellje” që arrtikulli im për grevën të mos publikohej. Në fakt artikulli u publikua, por shumë i shkurtër dhe jo në vend të dukshëm.
      Ishin kohë të rrezikshme dhe të frikshme ato…!

      Këta ishin njerëzit e SHIK-ut. Ata ndiqnin këmba-këmbës gazetarë, sindikalistë, rivalë, kundërshtarë politikë, biznesmenë….pra, çdo gjë që mund t’i bëhej pengesë apo i duhej Sali Berishës. Struktura shtetërore që merrej me sigurinë kombëtare ishte shndërruar në një polici private me shef komisariati Bashkim Gazideden, njeri i bindur në mënyrë fondamentaliste ndaj Berishës. Shumë shpejt Gazidede e shndërroi SHIK-un në një emër drithërues. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Një Sigurim Shteti edhe më të frikshëm nga ç’kishte qenë ai i komunizmit. Survejime amatoreske, duke ndjekur njerëz nga pas si hije, lista njerëzish “me ne “ dhe “kundër nesh”, telefonta për çdo artikull që shkruhej dhe që nuk ishte në të mirë të pushtetit, gazetarë mercenarë që rekurohesin për një garsoniere për të spiunuar, provokuar, shpifur dhe sulmuar njeri-tjetërin…!

      Në vitin 1996, ndrësa me nje kolegun po ecnim në rrugicat e ngushta të Parkut Rinia të mbushur me kioska, për të dalë në Sheshin Skëndërbej ku do të mbulonim një protestë të paralajmëruar të opozitës, u sulmuam nga dy civilë trupmëdhenj dhe vetëm ndërhyrja e një nëpunësi të qeverisë, që na njihte, ndëryshoi rrjedhën e jetës tonë.

      Çdo strukturë shteti ka peshën e vet në piramidën shtetërore dhe nga pesha vjen edhe autoriteti dhe “frika” që ajo përcjell tek shoqëria. Por SHIK-u nën drejtimin e Bashkim Gazidedes mund të ketë pasur për analogë vetëm ‘Gestapon’ naziste dhe Sigurimin e Shtetit komunist. Nëse gjatë një proteste do të thonin se erdhi policia, pakkush do të kthente kokën, por nëse dikush do të thoshte, “erdhi SHIK-u”, atëherë të tërë do të trazoheshin.
      Në vitin 1997, kur Gazidede ishte arratisur bashkë me shpurën e tij dhe shërbimin sekret e mori në dorë një tjetër pedagog i Shkencave të Natyrës, Fatos Klosi, hyra për herë të parë në ndërtesën e SHIK-ut, për të intervistuar Zotin Klosi. Ishte tërësisht e zbrazur. Oborri bosh, i mbushur me letra që i shpërndante era, nja dy-tre makina (ishin ca Volksëagen ngjyrë jeshile që bridhnin pa targa por që ne i njihmin, pasi qëndronin me shërbim 24 orë para redaksive të gazetave jo-qeveritare), korridore të shkreta, disa zyra të hapura e disa jo, por këmbë njeriu brenda. Nisur nga emri që kishte pasur, të krijohej ndjesia e një kampi përqëndrimi nga i cili sapo ishin larguar nazistët. Këtë ndjesi përjetova kur u futa brenda. Kisha frikë, mendoja se dikush ishte duke më ndjekur nga pas, ngrija sytë mbi çati pasi kisha një ndjesi sikur në taracë kishte snajpera.

      Mos mendoni se isha paranojak. Jo jo, këtë ndjesi do të provonte çdo njeri jo pjesë e qeverisë, e aq më shumë një gazetar të cilit i ishte dashur të zbriste në mesnatë nga apartamenti përmes tubit të rrjedhjes së ujërave, kur njerëz misteriozë i binin derës me shkelma. Fatos Klosi kishte vendosur mbi tavolinë një mori fotosh që tregonin njerëz të SHIK-ut, të veshur civilë, të cilët ishin në vijën e parë të forcave që shpërndanin demonstruesit e opozitës. Një djali i ri, me flokë kaçurrella të gjata si bubuzhel, kishte në dorë një hu nga 2 metra të gjatë me të cilin kishte goditur tre vetë njëherësh.

      Të tjerë që po tërhiqnin zvarrë dikë nëpër trotuar. SHIK-u kishte dokumentuar aksionet e veta për të fotografuar ata që merrnin pjesë në demonstrata, pasi kjo, me llogjikën e asaj kohe, ishte e paligjshme. Kam parë edhe qeli të përgjakura këtu – vazhdonte të tregonte Klosi, i cili ndërtoi një strukturë shtetërore nga e para.
      Ndërsa kujtoj frikën tonë nga SHIK-u, kujtoj një nga viktimat më absurde të asaj kohe, një djalë nga Mirdita, Bardhok Lala, i cili shumicës së lajmeve që shkruante në një gazetë ku punonte, u referohej “sipas burimeve që nuk duan të identifikohen”, burime të cilat as vetë Bardhoku i shkretë nuk i dinte në shumicën e rasteve, pasi ishin thashetheme kafeneshë. Pikërisht për të treguar këto burime, Bardhoku u rrëmbye dhe u gjend disa ditë më pas i hedhur në një kanal, i menduar si i pajetë.

      Një miku i tij e fshehu në një banesë në periferi ku e mjekoi dhe unë me kolegët e mi e vizitova atë. Ishte masakruar kafshërisht. Nuk di se çfarë shtazësh mund të kenë qenë. Tortura të para vetëm në filma ku ndonjë terroristi islamik i kërkohet të tregojë se ku është fshehur bomba atomike që do të shpërthejë e do të vrasë miliona njerëz. Ndërsa Bardhoku ishte masakruar për të treguar se kush ia jepte informacionet që dilnin në një gazetë që kishte gjithësej 500 blerës. Bardhok Lala i shpëtoi vdekjes, por nuk u bë më njeri normal, pasi ndaj tij ishin bërë të gjitha ato që u bënë hebrenjve ata që përfunduan në Nuremberg.
      Për t’i vënë vulën, në vitin 1997, SHIK-un e shndërruan në strukturë ushtarake dhe e hodhën në luftë kundër popullit për të prodhuar një nga pjesët më të zeza të historisë së Shqipërisë.
      Ajo që bëri Fatos Klosi ishte zhdukja e frikës së njerëzve nga SHIK-u. Zhdukja e frikës nga një institucion shtëteror të cilin Gazidede e mbushi me soj-soj kriminelësh e injorantësh që nxirrnin dokumentin e agjentit sekret në autobus për të mos paguar biletën e urbanit.
      Pikërisht për këto dhe shumë më tepër se kaq, Fatos Klosi tha se zëvendësimi i Bahri Shaqirit me një nga njerëzit më të besuar të Bashkim Gazidedes, spiunin Ajazi.. do të sjellë gjëra të frikshme në këtë vend. Pikërisht për këto dhe shumë më tepër se kaq, unë kam sërish frikë nga SHIK-u (SHISH-i).

      . Ndaj dhe për këtë ne duhe ta ngrejmë zërin të gjithë, edhe ata që e kanë përjetuar e vuajtur atë kohë, edhe ata që e kanë harruar, edhe ata që nuk e kanë jetuar por kanë dëgjuar e lexuar.
      Bashkim Gazidede nuk jeton më. Por hija e tij e frikës është ende mes njerëzve dhe tashmë, me rikthimin e njerëzve të besuar të tij në krye të shërbimit, ajo frikë rikthehet, jo më si kujtim, por si një realitet.
      Unë kam sërish frikë tashmë…!

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F July 21, 21:08

        Shume i sakte komenti dhe perfundimet tuaja. Do te shtoja qe Bujar Rama duhej sot te ishte duke vuajtur denimin ne burg dhe jo te jap intervista neper qafa dhe brigje. Por keshtu eshte vazhdojne kriminelet te bejne moraslizime dhe te justifikojne krimet., kur shteti i se drejtes mbetet vetem nje slogan shqiptar.

        Reply to this comment
      • roberto July 21, 22:20

        Bujar Rama thote se banditi Gazidede ra viktime e vartesve!Por harron se vartesi i tij kryesor ishte dora vete ky Rama.Dhe per te mbrojtur krimet e veta,shfajeson kriminelin Gazidede.

        Reply to this comment
  2. Kris 1 July 21, 18:23

    Per Remzi Hoxhen dhe per takimet me Arkanin a tha ndonje gje zoteria I ndershem?

    Reply to this comment
  3. b.kanani July 21, 18:34

    Hajde zv,hajde po ju u kthyet ne polici sekrete te shtetit e cfar nuk keni bere,keni arrestuar,keni vrare dhe me keq nuk tregoni as eshtrat e tyre me keq se kaq nuk behet.Cpune ka sigurimi i shtetit me operacione ushtarake qe ketu dele hapur se cfare institucioni prishi dhe ndertoj saliberisha tmerre kombetare keta shikasit e saliut u moren dhe me shitjen e armatimit para 97.

    Reply to this comment
  4. Lleshi July 21, 18:47

    O mashtrus , ne i dime me emra korripsionin e SHIK-ut tuaj . Mos na hap barkun !

    Reply to this comment
  5. Manushi July 21, 18:50

    Mè mirè mos u merni me kèto biseda,se hapni plagè tè reja,Shiku i asaj kohe i vuri vulèn,vrau disa né Pèrmet,njerzit tè irrituar nuk lanè istitucjon pa djegur,nè sarandè i dogjèn tè gjallè,me siguri kanè qenè bij nènash tè mirè.Lèreni pop.rehat né hallet e tyre.Me siguri historia nuk pèrseritet mè.

    Reply to this comment
  6. futjakot July 21, 18:57

    Ky kapterr Bujari e mori me yrysht te madh ne fillim,por Gazidedja e pa kapacitetin e tij dhe kaloi zevendes kryetar per prapavijen,por ne dijeni te krimeve te shikut dhe pjesmarres ne to eshte pa me te voglin hezitim.Komentet e tij jane mediokre,normalisht si miku i tij Andre Dima qe foli para ca muajsh,do ta mare ne mbrojtje sherbimin idiot te gazidedes por dhe krimet e tij.I gjithe shiku i Gazdides eshte serisht ne kembe dhe aktivitet te plote. dher pamvarsisht nivelit tralala qe kane punen per shefin e tyre Salen e bejne me devotshmeri

    Reply to this comment
  7. Vasili July 21, 19:03

    Boll ti shikosh cehren,kesaj qenie,qe flet gjithcka per permbajtjen e saj kundermonjese.

    Reply to this comment
  8. Emigrant July 21, 19:20

    Ndoshta Ky njeri nuk duhet te flase fare ose kur te flase te peshoje mire fjalet sepse nuk ka asnje gje te mire per SHIK-un e asaj kohe dhe te gjithe ata qe kane punuar ne ate kohe duhet te ndjehen te turperuar per punen e tyre sepse shkelen ligjin me te dyja kembet E vetmja pune qe dinte te bente SHIK-u ne ate kohe ka qene qe te evidentonte veprimtarine e njerzve qe kishin hequr nga puna a blinin ata gazeten Zeri i popullit ose Koha Jone, kush fliste kunder Sali Berishes te shtypte revoltat e njerzve duke bere deri dhe vrasje mafioze dhe e fundit te mbushte kutite e votimit me vota per PD Te gjitha keto detyra qe kryente ky institucion nuk jane ne detyrat e saj pra jane te kundraligjshme Nuk e di por ju kini qene drejtues i ketij institucioni dhe pergjgegjsine ligjore duhet ta kini parasysh Ju e dini qe ligji shkelet me veprime ose mos veprimin tuaj keshtu qe nuk ka asnje gje qe te shpeton se shefin tuaj e mori zoti. Une nuk e besoj sic thone shume te tjere ne Shqiperi se edhe semundja e tij eshte merite e Berishes.

    Reply to this comment
  9. ivani i madh July 21, 19:54

    Po ci intervistoni keta kriminele qe vetem mashtrojne dhe harojne qe akoma ka deshmimtare okulare te atyre viteve te mbrapshta te Shqiperise dhe kombit.Ska drejtesi pa jep intervista ne studio ky plera se ne drejte duhet te ishte pas hekurave si fuksionar I larte I shikut per krimet qe kreu ai organ kur ky kriminel drejtonte bashke me superkriminelin Gazideden nen urdherin e kry kriminelit Berisha .

    Reply to this comment
  10. Pena July 21, 21:25

    Eshte e njejta gje,si te thuash “Gestapua” ra pre e drejtimit te keq nga Hitleri.
    Pthuuuuu…! Kriminele te felliqur,qe kerkojne te lajne fytyren me ujrat e zeza te gjirizeve.

    Reply to this comment
  11. semanjaku July 21, 22:07

    Vendosja e tij kunder rebeleve ne jug,,,,nuk kam pare njeri me te ndershem se ai,,,nuk lejoi korrupsionin por e luftoi ate,,,e modernizoi Shikun,,cfare prrallash,,cfare mashtrimi,edhe ti qe flet je pjese e atij terrori qe perdori Gazidede kunder te gjithe atyre qe mendonin ndryshe nga satrapi Sali. Koha me Gazideden dhe ty eshte pjesa me e erret,,,me e frikeshme,,,me e pasigurt,,ka qene nje tmerri vertet per gjithe pjesen e ndershme te popullit dhe nje mbrojtje per lumpenin e shoqeris Shqiptare.Une qe po ju shkruaj jame terrorizuar personalisht dhe familjarisht nga shiku I Gazidedes .

    Reply to this comment
  12. Darius July 21, 22:13

    10-20% te verteta pjesa tjeter mashtrim ordiner.
    Te verteta ishin qe quhej Shik qe kishte kete dhe ate drejtor….
    Ai qe ka nje njohuri elemntare mbi funksionet e nje shteti eshte qe shtetin nuk e mban ne kembe CUNAT e Tahirit,apo Larushet e Mrikes,po sh.sekret.
    Po duhet te behet publike qe Shteti i Kryesuar nga Ushtari berisha dhe nano,nene komanden e Bossave te tyre shkateruan me themel ish-sherbimin Sekret,ky shkaterim ka pro dhe kunder,por me e rendesishmja eshte se per te riigarnizuar nje Institucion duhet minimumi 20-30 vjet.
    Po shqiperia si nje shtet KARAGJOZ,…….mblodhi per sigurine e vet gjithe elementet me idiote per sigurine e Vendit dhe Popullates.
    Komentet jane te teperta V.K

    Reply to this comment
  13. realisti July 22, 05:47

    Teme pikante kjo e 96-97 me SHIK-un ne krye . Nuk edi pse e ka hapur kete teme z. Qafoku?! Ajo preiudhe e zeze ,per nga menyra se si u drejtua shteti dhe SHIK-u eshte per mendimin tim nje krim i pa zhbardhur dhe i pa ndeshkuar. Shpesh predoret shprhja “u harrofte” per ngjarje tragjike qe te shkaktojne dhimbje edhe kur i kujton. Nese nuk behet drejtesi per ate periudhe plot dhune shteterore, nese nuk hetohet ne menyre qe dikush te pergjigjet per ato krime , atehere me mire te mos hepet ajo teme, me mire u harrofte.

    Reply to this comment
  14. lato July 22, 06:52

    Mjere kush ka punuar gazetar jo qeveritar ne ate kohe.Shiku e fillonte diten me leximin e gazetave me laps te kuq poshte emrit te gazetarit joqeveritar.

    Reply to this comment
  15. martini July 25, 19:28

    Motivet Pse u caktua ky person ne Shik ishte paftesia e sigurte,servilizmi dhe impotence si edhe lidhjet e vjetra.Keto Ishin kerkesat e Berishes ne ate Kohe.Ky birbo dhe injorant I plote I punes intelligence qe grin pa dogane.Ti ngrere nje monument Fatos Nanos me shoke perishi edhe Takun qe Nuk bene asgje sepse nje gjykate te pakten do to jepte burg per jete vetem per victimat ne Permet ku ky spurdhjak “zbaton ligjin dhe planin e ideuar gjetke”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*