Ish-oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit, Hasan Luçi: Ai që qante me “Oiii” mbi varrin e Ahmet Zogut dhe ishte veshur me frak në dasmën e Lekës ishte agjent i yni…

September 30, 2020 11:21

Ish-oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit, Hasan Luçi: Ai që qante me “Oiii” mbi varrin e Ahmet Zogut dhe ishte veshur me frak në dasmën e Lekës ishte agjent i yni…

Ish oficeri i lartë i Zbulimit (ish-Sigurimit të Shtetit) Hasan Luçi, në vijim të intervistave të ditëve të fundit në DITA, të cilat kanë ngjallur një interes të veçantë, këtë herë ndalet tek një nga personazhet më të rëndësishëm, Andon Konomit nga Zheji i Gjirokastrës, i cili veproi si agjent i Sigurimit të Shtetit në stafin më të ngushtë të Ahmet Zogut. Është ai personazhi i famshëm që vajti me frak në dasmën e Leka Zogut në Madrid në vitin 1975. Lexoni më poshtë rrëfimin e Hasan Luçit, njeriut që bashkëpunoi ngushtësisht me agjentin që mbante pseudonimin Viroi dhe më pas u mbiquajt Arbërori…

Nga Hasan Luçi

Rrjedhat e punës zbuluese gjatë jetës më bënë të njihem me Andon Konomin nga Zheji i Zagories, në fillim me dosjen e tij, si i arratisur, pastaj në rrethana të veçanta në Bruksel e Paris për shumë vite.

Për të kisha lexuar edhe në shtypin e mërgatës politike, ku ai ishte bërë shumë i njohur, së pari, për nderin e të qënit shqiptar dhe së dyti, si ortodoksi i parë dhe i vetëm në KQ të Legalitetit, pra si një ministër zogist në mërgim. U interesova për të përmes disa miqsh të mi të mërgatës ekonomike e kosovarë si dhe me bashkëpuntorë të zbulimit shqiptar në radhët e asaj mërgate politike. Të gjithë këta që e njihnin direkt a tërthorazi flisnin mirë për të si njeri i kulturuar dhe veçanërisht si nacionalist (kupto shqiptar atdhetarë dhe kundër shovenëve fqinjë), duke dhënë hollësi të qëndrimeve të tij publike në Greqi, Belgjikë, Paris e gjetkë.

Ata shtonin se ai i njihte shumë nga krerët e të arratisurve, një pjesë të njohur qysh në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me të cilët takohej në mërgim, kishte  letërkëmbime të shpeshta me ta,  qanin hallet e kohës në mërgim apo flisnin e vepronin kundër pushtetit popullor nën vartësinë e shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore antikomuniste gjatë “Luftës së Ftohtë”. Ai ishte bërë një nga shqiptarët e arratisur shumë i njohur me banim në Belgjikë, ku ishin grumbulluar rreth 2500 të arratisur, të vajtur nga Greqia, Jugosllavia, Italia etj. Këto njohuri ishin të mjaftueshme dhe ia vlente për t’u takuar me të dhe parandjehej qartë se ai do të bashkëpunonte me zbulimin tonë për mbrojtjen e Atdheut e të popullit nga armiqtë e shumtë të kombit tonë, mbi interesat ideologjike e partiake të kohës, çka ishte një gur prove për atdhetarët e vërrtetë edhe në mërgim.

Pasi bëra propozimin për ta tërhequr në bashkëpunim dhe m’u miratua, gjatë një shërbimi në panairin e Brukselit në 1959, zbuluesi Dilaver Pinderi me shërbim në ambasadën tonë në Paris dhe Myslim Sinojmeri, me të cilin shkuam atje nga Tirana, e takuan dhe e tërhoqën në bashkëpunim, pasi mua nuk m’a dhanë mundësinë, edhe drejtori në Tiranë, pasi isha ende i ri për një veprim me atë person më të madh e përvojë, megjithëse kisha kryer fakultetin e zbulimit dhe kisha fituar përvojë qysh nga viti 1955. Në këtë veprim i çova edhe një letër nga djali i tij Stefani, që kryente studimet në Tiranë për inxhinjeri, çka e preku shumë e lotoi. Ai e priti me shumë gëzim veprimin tonë dhe ra dakort të jipte ndihmesën e tij, sipas mundësive reale që kishte në radhët e mërgatës së qyqeve.

***

Hasan Luçi

U takuam për herë të parë së bashku në fund viti të 1961 në Paris, në kushte ilegaliteti, pak kohë mbasi nisa punën në përfaqësinë tonë atje. Me gjithë moshën time të re dhe moshën e pjekur të atij, u bëmë shpejt miq, pasi në këtë mes luajti rol të mirë edhe njohja e tij me barinj të fshatit tim në Çajup dhe njohja ime me shumë zagoritë në gjimnazin e Gjirokastrës, veç traditave, zakoneve e historisë së përbashkët në Labëri.

U interesova për jetën e tij në Greqi, ku u arratis për arsye të disa grindjeve në punë, me disa persona që nuk e donin, sidomos një me pozitë, dhe e akuzonin për disa qëndrime gjatë LANÇ-it në Tiranë, ku në fakt ndihmoi luftëtarët e lirisë, dhe e transferuan nga Tirana në Lezhë, ku qëndroi pak kohë dhe nga frika ia mbathi në arrati në Greqi kur shkoi në shtëpi në Zhej. Qysh në hapat e parë, hetuesit grekë të kufirit e të spiunazhit e kishin pritur me këmbë të para, pasi e dyshonin si të dërguar nga Sigurimi, pasi arsyet e arratisjes së tij duke lënë familjen në vend (nënën e gruan me tre fëmijë) nuk ua mbushnin syrin.

“E kuptova shpejt, thoshte Andoni, se djalli nuk e beson të varfërin, që ia kishte mbathur nga frika e arrestimit për disa grindje banale e personale me dikë të pushtetshëm. Më në fund më kërkuan të nënshkruaja deklaratën se qënkesha Vorio Epirot (kupto grek, si e kërkon ideja e madhe shovene greke). Mua m’u errën sytë se nuk e prisja kaq hapur që të më kërkonin të shisja Shqipërinë, pa kujt pa le, atyre që kanë shkretuar jugun e Shqipërisë sa e sa herë dhe mbajnë të pushtuar Çamërinë e troje të tjera shqiptare. Ua përsërita disa herë se unë jam arratisur për arsye private, personale, pata frikë mos më futnin në burg, dua të shpëtoj kokën dhe nuk kam ikur të bëhem Vorio Epirot se unë jam ortodoks, por jam shqiptar, e kam nder të jem shqiptar dhe kështu do të vdes qoftë nga ju qoftë nga perëndia. Mos nënshkrimi i kësaj deklarate më kushtoi shtrenjtë se vuajta disa vite në kampet më famëkeqe greke dhe sidomos në ishullin Siros, më i keqi, ku ishin izoluar komunistët grekë më të rrezikshëm, pasi më zhdëpën mirë e mirë  dhe ja ku i kam shënjat e torturave. Si shpëtova nuk e di se na mbanin në sy të diellit, bashkë me gjarpërinjtë, duke bërë punë, pa ujë, me ushqim të keq, ku vetëm kufomat e njerëzve shtohehin shpejt. Kështu shovenët grekë kërkonin jetën time, por unë më mirë të vdisja shqiptar se grek zuzar.

Zoti më shpëtoi, se pata ca dhjamë, megjithse u bëra turbekuloz”!

Ai pati guxim për t’u përballur me çdo shoven e tradhtar apo injorant në këto çështje thelbësore. Ai qe një orator i lindur dhe për të drejtën vinte përpara këdo. Ai përdorte me zgjuarësi të rrallë faktet dhe shpesh i zinte ngushtë edhe “baballarët e kombit” në arrati, të  cilët thoshnin se “po të mos e njihje Andonin, ky është komunist puro”! Në fakt i sillte vërdallë me fjalët e tyre se ua dinte edhe bëmat me pushtuesit e në jetën e tyre private.

Ja si i këndonte një “miku” të tij: “Na thuaj Haki Rushiti: / Amerika si të priti / Ç’u dhuroi, ç’u gostiti ?! / Me dollarë ju velesiti / Prandaj s’duhet të mërziti !/ Fitoni me ata dollarë / Ndaj miqtë i harruat fare / Se u mbushët plot me pare / Në Amerikën bujare / Kokë e botës nacionale”.

Ndërsa për veten e vet këndoi : “Mëma që më bëri mua / Si gjithë nënat në dynja / Seç më rriti e u mundua / Më duket së bëri gjuna”!

Kur shkruante kështu për veten e tij, mendoni ç’qyfyre bënte me Ali Këlcyrën, Hasan Dostin, Nuçi Kotën, Vasil Germenjin, Ismail Vërlacin, Dervish Dumën, Faik Bykmirin, Geraldinën, zonjën Zavalani, Leka Zogun etj. kurse me legalistët në Belgjikë e Francë ishte edhe më i thekur sa shkuleshin në gaz.

Ne i vumë pseudonimin “Viroi”, atij lumit të vogël në Gjirokastrën që ai e deshio pa masë. Më pas, duke parë atdhetarizmin e tij të zjarrtë, i vumë pseudonimin “Arbërori”. Janë dy emra simbolikë që flasin shumë për personalitetin e këtij atdhetari të zjarrtë.

***

Në tetor 1975 princi Leka Zogu, i vetëshpallur në prill 1961, u martua, me miratim të kryesisë së Legalitetit e të Abaz Kupit. Dasma u bë me bujë të madhe në Madrid të Spanjës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë, mbretër në fuqi e në mërgim, veç të arratisurve legalistë, kosovarë e nga diaspora ekonomike.

Po në këtë dasmë bëri bujë “mbretërori hamall”, Andon Konomi, të cilin e kishim veshur me frak, papijon, borsalinë e dorashka, dy-tre unaza floriri në duar, ora që vezullonte dhe këpucë të zeza me llustër.

Trup mesatar i shëndoshë, ai sillej andej këndej në sallon, duke përshëndetur me buza gaz e shkelje syri të njohurit e të panjohur. Shumë kureshtarë  pyesnin: po kush qenka ky, zotëri, më shiku këtu?

Leka i buzëqeshte Andon Konomit se ishte mik i parapëlqyer i të atit për humorin e mënçurinë. Edhe mbretëresha Geraldinë e simpatizonte goxha zotin Konomi.

Pastaj Leka – për të cilin Andoni më thoshte shpesh që ky “nga trupi është si mal, po nga mëndja është në hall” – iku në Rodezi e Afrikën e Jugut, ku e gjetën demokratët tanë në vitet ’90…

***

Me shkathtësinë e tij në biseda e qëndrime a në fjalime, Andon Konomi (alias Viroi) hiqej si pasues i mbretit, por në fakt ai lidhi miqësi edhe të reja me të gjitha rrymat politike në mërgim, sidomos me krerët e tyre, pa dallim dhe notonte për bukuri duke i ngopur me lugë të zbrazët se zotëronte taktikë afrimi, sqarimi e bindjeje, që i bënte për vete duke i hutuar me humor, me shpoti, duke i bërë gaz i botës, duke mos përjashtuar vetveten! Kështu qenë bërë të arratisurit e mërgimtarët në punë të vështira e të rënda, punë të zeza, të kohës në kampet e punës a të internimit faktik, si ata ish bashkëpuntorë të fashizmit si dhe të tjerët që ishin gënjyer nga propaganda mashtruese e “botës së lirë”.

Vetë Andoni e quante veten “ministri hamall i oborrit të Zogut” se vërtet punonte si punëtor transporti në një fabrikë birre, një punë e rëndë, ku shëndeti i tij u rëndua më keq, se ai nuk i servilosej askujt për t’i dhënë lëmoshë, përkundrazi qeraste si fisnik e bujar. Ai bënte një jetë të rregullt larg veseve të këqia dhe për këtë nderohej e respektohej nga shqiptarët, kosovarët e shumtë në Belgjikë dhe të huajtë, përfshi vendës, që bënin qyfyre në një kafene afër banesës në Bruksel. Ai nuk u bë problem as për organet policore, ku kaloi shumë vite. Ishte bërë shumë i njohur në kafenenë e lagjes si shqiptari gazmor, i pashëm e serioz, duke rrëkëllyer krikot e birrës me ta. Ai ishte punëtor, i ndershëm dhe i shoqërueshëm me cilindo, por kur e shkelnin në kallo ua rregullonte qejfin publikisht sidomos agjentëve të spiunazheve të huaja kur e ngacmonin dhe ua nxinte jetën se ua përplaste në fytyrë, pra i ruheshin nuhatjes së tij.

***

Andon Konomi kishte dashuri të madhe për familjen, ai përlotej sa herë flisnim për ta, sidomos për vajzat e gruan, mbi të cilat arratisja e tij rëndoi më shumë. Për ta ngushëlluar sado pak ne mbështetëm djalin e tij të mbaronte studimet e të punonte pa u shqetsuar si edhe vajzat e gruan në koperativë.

Punova shumë vite me të se ishte një bashkëpunëtor shëmbullor në punën e zbulimit dhe në jëtë, e dërgoja me shërbime tek lidhjet e tij në Londër, Romë, Madrid, etj.veç letërshkëmbimit dhe ishte prodhues të dhënash të sakta e të rëndësishme, shfrytëzonte edhe ish diversantët që njohu sidomos ata që patën vepruar a vepronin ende nga Greqia e Jugosllavia etj.

Por shëndeti i tij sa vinte përkeqësohej, prandaj kërkova kthimin e tij në familje, pasi ai ishte zëvendësuar me bashkëpuntorë të rinj, për të jetuar e çmallur me familjen, duke jetuar faqebardhë në vendlindje. Zbulimi e rehabilitoi dhe u njoftuan organet përkatëse në Gjirokastër e Zagori se iu njoh veprimtaria e tij atdhetare shumëvjeçare në mbrojtje të Atdheut. Ai u legalizua pranë familjes e popullit. Ai u prit si bir i denjë i Zagories e vendlindjes së tij Zhej.

Nuk do ta harroj kurrë darkën në Zhej me familjen e tij e miqtë në një kohë kur na zuri një furtunë bore. Vajtja ime, biseda e shkurtër që bëra, dhe bisedat e ngrohta përmalluese me Andonin me humor të rrallë, e besuan më qartë se ai i kishte shërbyer mirë Atdheut, pasi kishte edhe mosbesues ndaj tij. Po ai nuk po çmallej ende me familjen dhe e brente ndërgjegjja se i braktisi shumë vite në fatin e tyre. Ai besonte  se koha i shëron plagët, dhe  megjithëse i sëmurë përpiqej të jetonte jetën në familje, që e donte aq shumë.

***

Shuarja e jetës së tij para kohe, ishte e rëndë jo vetëm për familjen e miqtë e tij, por në mënyrë të veçantë edhe për mikun e luftës së përbashkët në mërgim Isuf Mullain, si shkruan ky në kujtimet e tij, dhe për mua që e kishim mik për koke dhe një atdhetar të rrallë në çdo veprimtari zbuluese e jete. Ai ishte i brumit rilindas të kombit tonë. Edhe me djalin e tij Stefanin ruajta miqësinë deri sa ndërroi jetë.

Këtë shkrim dua ta mbyll me këto vargje që Andon Konomi i shkroi vetes se kishte talent dhe la mjaft poezi:

“Një shqiponjë si ai / Lind pa tjetër n’Zagori/ Trimëri e mënçuri / Zot në atdhetari / I urtë në gojtari / Vendit i mungon tani / Provuam një mërgim / Me mundim e hidhërim / Po patëm dhe përfitim / Qemë të fortë në durim / Për nder të Atdheut tim / Shqiponjën Andon Konomi / Ta kujtoni sa të rroni / Dhe brezave u thoni!”.

Ky artikull në tërësi u botua disa vite më parë në gazetën e shoqatës Zagoria, përmes mikut tim të mënçur Trifon Carka.

 

September 30, 2020 11:21
Komento

18 Komente

  1. Enveristet September 30, 12:10

    Epopeja e Uturakeve

    Ka kohe qe na gajasin ca rrozga te vjeter,
    keta Uturake te diktatures dhe asgje tjeter,
    kerkojne te molepsin te gjithe pa perjashtim,
    sikur ishin gjithe agjente te famshmit Sigurim,
    kerkojne te perbaltin kedo te gjithe pa dallim,
    e kalojne perdite nga mashtrimi ne mashtrim,
    O rrace sigurimsash o more plakerruqe idiot
    sado te peshtyni tjeret vehten ju nuk e lani dot,
    ju njohin dhembe e dhemballe kudo ne Shqiperi,
    si Uturake te perdor nga Enveri dhe nga Nexhmi,
    sado te shpifni ju, nuk e mbuloni dot nje te vertet,
    se Kryeministrin tuaj 27 vjet e patet – Poliagjent!

    Reply to this comment
    • Lani September 30, 14:23

      O Zogu vogel..

      Nga foto duket se ka banuar ne pallat si ato te Enverit.
      Mbret m…Si shkalle pallati duket.

      Reply to this comment
  2. xhevahir kraja September 30, 12:53

    Hasan Luci, ne radhe te pare faldero zoti, qe nuk te mori me eproret e tu, qe i kishin meritat e zotesin shume here me lart nga te tuat e sot bijt e tu te ishin ne organizaten e te perndiekurve po te kishin mbetur gjalle E dyta ku po e kalon pleqerine.Sa per Andon Konomin,fakti qe iku la femijet e gruan, nen nje diktature, ku te varnin per nje fjale goje e jo me per baba te aratisur, tregon karakterin plehre, te nje prindi perbindesh qe per te shpetuar bythen e tij nga burgu vuri para trekendeshit, femijen e gruan

    Reply to this comment
  3. Fisniku September 30, 12:55

    Lavdi heronjve trima te HESHTUR!
    Lavdi heroit Andon Konomi!

    Reply to this comment
  4. Arben September 30, 14:03

    Lavdi sllavo-komunistave shqipëtare në shërbim të Beogradit

    Reply to this comment
  5. Remo September 30, 14:08

    E kujt i plasi me trapi per ballisto-zogisto-enveristet! Shkunduni nga idiotesite se sot e 30 vjet po bejne namin ish bedelet e komunisteve dhe anarkisteve!!!

    Kujt i duhen me keto gjera te dala boje!? A ka ndonje te me thote se ku po shkon ish Shqiperia? Ku i kane dhe si i kane prinderit qe ndertuan me gjak dhe mundim atehere dhe ku i kane femijet o te “ardhmen” e vendit neser!

    Po turp nuk ka kjo redaksia qe merret akoma me “ata” per te larguar vemendjen nga e tashmja!? Ore edhe pse ndonjeri mund ti kete punet mire sot,po neser a imagjinon si do jete,e ke kane ne krye? Kush do te degjoje me per Lucin,Zogollin,Konomin, kush qau e kush qeshi!
    Njerzit kane halle e probleme qe ulerijne nga padrejtesite sot,pa neser do vrasin njeri-tjeterin ashtu si duan Kermat e ndyra qe kane pushtuar vendin! Jeni bere me keq nga gazeta e Meros,cim pekes,balliut e gjithe larove te tjere!

    Reply to this comment
  6. LEON September 30, 16:31

    Na trego pak cfare kerkonte Armiku i popullit Beqir Balluku ne mes te nates ?

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 September 30, 16:49

    amani mor njerëz kaq në krizë jeni sa të botoni e ribotoni,të shpikni e të rishpikni tituj sa më sensacionalë për çdo gjë që i ka kaluar koha!!
    koha i kaloi pikërisht,pavarsisht se nuk ishte miqsore,që në ’91-’92!
    aty morën fund përplasjet e vjetra!
    pavarsisht mentalitetit shqiptar ato ishin shumë njerzore,pa egzagjerime dhe mund të themi shumë njerzore!!
    ato u mbyllën në atë kohë si një ndeshje boksi!dikush fitoi dikush humbi!dikush fitoi nga zotësia dikush fitoi nga koha!!
    kujtimet e të dy palëve i shërbejnë shkruajtjes së historisë!!
    këto ripërsëritjet tuaja i shërbejnë diarresë së përditëshme që po na ndjek prej 30 vjetësh!!
    po i shërben përplasjes së përditëshme të injorancësh shqiptare,përçarjes tonë historike, dhe përfitimit të politikës së ndyrë që kemi mbi shpinë!!

    Reply to this comment
  8. demo September 30, 17:20

    Hasan Luci,ja hodhi rreaxionit Nderkombbetar..

    Reply to this comment
  9. Adih September 30, 19:59

    Sinqerisht i lutem gazetes te nderuar Dita , te mos botoj me keto brockulla pa vlere dhe te pa moraleshme .Mos i lodhni me shume Shqiptaret , popullin tuaj ,se eshte i lodhur dhe i raskapitur .

    Reply to this comment
  10. lato October 1, 03:23

    T`i sherbesh Diktatures enveriste qenke patriot?
    Te sopiunosh te perndjekurit qe u arratisen nga terrori pol potist ne boten e lire,qenka patriotizem?
    Me kaq mbyllet kapitulli jot Hasan Luci.

    Reply to this comment
    • Fisniku October 1, 17:38

      Ishte DIKJKTATURA E PROLETARIATIT,qe u dha plumbin ballit te gjithe armiqve te Shqiperise!
      Ne se do kishte fituat nazi-fashizmi nuk o ekzistonte me shtet me emrin SHQIPERIA dhe shqiptaret do flisnin serbisht dhe greqisht!
      Ja per kete menxyre keni pun uar ju ballisto-zogistet!
      Populli shqiptar nen udheheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhes u ngriten ne lufte kunder pushtuesve dhe bashkepuntoreve te tyre ballisto-zogiste per clirimin e vendit duke patur mbeshtetjen e fuqive te medha si SHBA dhe Britania e Madhe!
      Kjo eshte e verteta e Luftes Antifashiste!
      Historia ju ka damkosur si tradhetare ndaj mbylleni halene se qelbet dynjane!

      Reply to this comment
  11. Alban October 1, 03:41

    O LELE O LELE…
    NGA TRE
    6 ISHIN ME NE !

    – Cilet ishin spiunet jo vetem te Sigurimit te Shtetit, sipas nje ish-oficeri te tij ?

    – Radha ishte pa fund … Kush te ishte i pari …. E kishim veshtire te zgjidhnim jo te gjenim…

    – Spiunet qe nga Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam nje mik timin nga Shkodra. Ka qene nje nder oficeret e Sigurimit te Shtetit me te ndershem, me korrekt, me te afte… Bile edhe shef i tij per dy tri rrethe te Shqiperise.
    Si i tille njeh me dhembe e me dhemballe te gjithe ish- hafijet…. Spiunimet… Pseudonimet… Ligesite… Poshtersite pa fund e pa ane!
    Nje dite tek “Kafja e Xhimit”, sic i ka mbetur emri midis shqiptareve te kryeqytetit te shqiptareve te Amerikes ne Bronx, nje i njohur imi i drejtohet me pyetjen:
    – Si shpjegohet qe nuk te kam pare te rrish me tropojane !?
    – Nuk bej asnje dallim krahine , as feje. as ideje, as perkatesie politike , iu pergjigj miku im. Une rri bile shume me tropojane. por nuk te ka rastisur te me shohesh me ta….
    – Amanet a mund te me thuash pseudonimin e ndonjerit prej hafijeve te sigurimit se na lodhen nate e dite duke share komunizmin… Na i cane veshet, i kerkon pa te keq bashkebiseduesi.
    – Po ti vet i ke gjetur me zgjuarsine tende natyrore se kush jane ish- spiunet dhe ish – hafijet e ish- Sigurimit , iu pergjigj ai…
    Eshte krejt kollaj….. Pikerisht ata qe shajne me se shumti, tamam ata qe e heqin vetveten me antikomuniste te vendosur, pikerisht ata qe sot nxjerrin tym e flake nga goja kunder komuniznmit , kunder ish- Sigurimit te Shtetit jane ish- hafije e ish- spiunet me te ligj te asaj diktature, jane ata qe spiunonin nenen, babain , vellain, motren, gruan, te dashuren, shokun, mikun…bile edhe femijet e vet!
    Dhe mos mendo se ushtrohej dhune apo terror per ti rekruatuar… Aspak… Nuk ishte nevoja .
    Ishte aq e gjate radha e atyre qe kerkonin me cdo kusht te beheshin ” syri dhe veshi ” i Partise sa e kishim me veshtire ti spostonim se sa ti rekrutonim… Ishin vullnetare te lindur.
    Disa nga halli: per nje burse per femijen, per nje pune ne qytet, per nje hall a per nje tjeter. Kjo ishte pjesa me e ndershme dhe me e sakte!
    Te tjere nga malli per perfitime personale, per rruge te kehta ne jete, per nje karrike apo perparim ne karriere. Keta ishin dallaverixhinj, intrigante, shpifes
    Kategoria me e felliite jane ata qe per tu hakmare, per te rrenuar jeten e tjetrit, per te shkaterruar familje te tera, shperdoronin pushtetin diktatorial per tu hakmarre dhe shfyre mllefe ose qejfmbetje personale….
    Me e keqja ishte se jane me qindra rastet kur jemi detyruar ti skartojme bile edhe ti ndeshkojme per shpifje e dizinformacion sepse jepnin informacione te rreme. sajonin e shpifnin edhe per te afermit e tyre vetem e vetem qe te siguronin besimin e partise apo ndonje perfitim per vete…
    Kemi pase nje shprehje midis kolegesh ne ate kohe… Nga tre gjashte ishin me ne!
    – Pse!? Si eshte e mundur !? Cfare kuptimi ka kjo shprehje, e pyes une – Sepse secili spiunonte secilin qe bejne tre kunder treve… Pastaj krijonin dyshe me njeri tjetrin kunder te parit, te dytit, te tretit … duke e cuar ne gjashte numrin e plote!
    Pikerisht ata sot jane edhe me te flaktit, me te zjarrtit,. me trimat kunder ish- sigurimit, kunder komunizmit…
    Pse!? Ata provokonin viktimat e hafijllekut te tyre duke folur vete gjoja kunder komunizmit per ti nxitur te flisnin edhe ata duke i futur ne kurth e duke ua nxire jeten jo vetem atyre por edhe familjeve te tyre krejt te pafjshme. Ne nje fare menyre qe atehere e me porosi te Sigurimit ata kishin mesuar propaganden antikomuniste ne mbrojtje te komunizmit. Keshtu u ka mbetur ky ves edhe tani e nuk e kane per gje te flasin e lehin dite e nate kunder komunizmit nen pretekstin se kane qene te persekutuar kur ne fakt persekutonin e sakatonin te persektuuarit e vertete nga komunizmi !
    Sic thone francezet: skajet gjithnje puqen… Nga spiune e hafije te zjarrrte dje ne antikomuniste e antisigurimsa te zjarrte sot!
    A i doni pseudonimet !? Shihni e degjoni kush cirret sot me shume kunder tyre… qofte ne jeten e perditshme, qofte ne ekrane e gazeta, qofte ne politike !
    Dhe nuk behet fjale per hafijet e spiunet me pseduonime te ish- Sigurimit te Shtetit apo te policise… Ata jane pjesa e dukshme e ajsbergut! Nje e shtata e ndofta me pak.
    Ishin po aq ne mos edhe me te rrezikshem, spiunet ne radhet e Partise qe e kishin detyre statutore numer nje “vigjilencen ndaj armikut te kllases”.
    Ishin spiunet e Frontit,. Gruas, Rinise qe te benin gjemen me flete rrufe, apo rrufe mbi koken e cilitdo qe shfaqte pakenaqesine me te vogel kunder ish- diktatures.
    Pa ekzagjerim pothuajse nuk ka pasur familje ne Shqiperi duke filluar nga ish- diktatori Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori qe nuk kane qene apo nuk kane pasur spiune ne gjirin e tyre, qe nuk kane spiunuar njeri- tjetrin.
    Shihni kronikat e filmuara te mbledhjeve qe nga fshati me i humbur e deri tek ish- Byroja Politike, qe nga skuadra e katundit me te larget e deri tek plenumet e Komitetit Qendror se si edhe vete ish- anetaret e Byrose Politike , te ish- Komitetit Qendror us a I’moomii Kim k , …. spiunonin apo i hanin koken njeri- tjetrit… tamam si shtriga qe fillimisht han kelyshet e vet!
    Spiunimi ka qene nje semundje, nje epidemi masive ne Shqiperi. Ka qene nje tragjedi pjese jetike e tragjedise shqiptare. E jo vetem ne Shqiperi, por edhe me teper ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi e deri edhe ne diaspore.
    Fatkeqesia me e madhe eshte se kjo dukuri nuk ishte vetem komuniste. Eshte e mirenjohur raporti qe ish- shefi i Gestapos naziste Himleri i ben Hitlerit ne te cilin e thote se ” i vetmi vend ku nuk patem nevoje te paguanim spiunet ishte Shqiperia”( !!!)
    E njejta dukuri u shfaq me regjimin e Ahmet Zogut! E njejta dukuri vihet re gjate pushtimit turk ….
    E njejta semundje u shpalos edhe pas vendosjes se demokratures te Berisha- Gazidedes e deri ne ditet e sotme, kur “Koloneli i Asfalase greke me tre gishta “, sic e ka quajtur me qindra here deri edhe nga foltorja e Kuvendit Popullor Sali Berisha ministrin e tij te Mbrojtjes Arben Imami pergjon e spiunon ne menyre krejt antiligjore e antikushtetuese jo vetem ish- Presidentin e Republikes, Prokuroren e Pergjithshme, ish- kryetarin e SHISH-it, lideret e opozites e deri edhe ambasadoret e vendeve aleate strategjike te Shqiperise.
    Ose shkurt mos e tvet se te kallxon vet! Ata qe kallxonin te tjeret ne ate kohe sot kallxojne po me aq zjarr edhe vetveten… Jane mesuar te shkretet… Nuk mund te rrine pa lehur!
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

    From Alban Dega
    On Sep 11, 2012, at 11:07 PM, [email protected]

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 1, 10:04

      kalbësire
      një nga shkrimet e tua më të mira!!
      ta kam thënë më duket dhe në atë kohë kur e ke botuar për herë të parë,sot duke të njohur si ty si demën,nastrobythën e të tjerë po të them se ja ke qëlluar!!
      vetëm mos harro të futësh dhe veten,pavarsisht se bërtet “kapeni hajdutin”!!

      Reply to this comment
  12. Km October 1, 09:36

    Zoti Luci. Respekt per punen tuaj.kam dy te dhena qe nuk perputhen me te tuat. 1.per andon konomi.ne nje bisede intime me nje te afermit tim,ish i arratisur rreth vitit 1955.i kthye me amnistia e 1960,pasi kish kryer disa kurre spiunazhi komandos te cia ,deri ne Panama.ne japin llavros te gjithe e dilnin qe mendon konomi ishte derguar nga sigurimi i shtetit.2-nj shoku im,larguar nga ushtria si i dyshuar per agjent te kgb.mik shtepie me cufe mullain.pas 1990,me tregonse:-pas 1990 nje oficer i Cia,i ka shkuar ne shtepi cufes,i ka kerkuar vazhdimin e bashkepunimit,sigurisht,per njohje qe ka patur brenda dhe jashte vendit.prezent ka qene dhe i biri. Cuffia i eshte pergjigjur se “une jam Moshe e vjeter,por ju merrni kete”duke drejtat gishtin nga i biri ,ish funksionar i larte ne ministrise e brendeshme. Po e theksoj,ky shoku im eshte mik shtepie me cilen dhe keto mi ka thene vete,personalisht dhe ne koefidence.

    Reply to this comment
  13. Mark .UK October 1, 16:30

    po shkruan fuksi ALBAN dega nga nju jork

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim