Ish-politikania pozon nudo për t’i dhënë fund kritikave

April 19, 2013 08:36

Ish-politikania pozon nudo për t’i dhënë fund kritikave

 “Huffington Post” ka publikuar historinë e ish-politikanes spanjolle, Olvido Hormigos, e cila pas shpërndarjes së një videoje ‘hard’ me atë si protagoniste, së fundi është shfaqur nudo në kopertinën e revistës “Interviú”. Motivet? I shpjegon në intervistën e dhënë për të njëjtën revistë 

 

“Me trupin tim bëj ç’të dua”, kjo është filozofia e jetës e Olvido Hormigos, e cila me pasionin për botën e pornografisë përfundoi në “syrin e ciklonit” gjatë shtatorit të 2012-s. Ish-këshilltarja bashkiake e Partisë Socialiste në Iebenes, në provincën e Toledos u detyrua të jepte dorëheqjen nga detyra e saj, pasi videoja në të cilën ajo shfaqej duke kryer akte seksuale u kthye në “pronë publike” në Spanjë.

Filmimi me drita të kuqe përfundoi në internet, pasi 42-vjeçarja ia kishte dërguar atë ish të dashurit të saj, Karlos Sançes (portier në skuadrën e Los Yebenes). Homigo ishte shoqëruar me futbollistin për tre muaj deri në momentin kur shpërtheu skandali. Përgjegjës të shpërndarjes të videos, fillimisht në kanalin “YouPorn a xnxx.com” dhe më pas në të gjithë rrjetin, ajo bën pikërisht ish-partnerin e saj.

Hormigos u mbulua nga fyerjet, por qëndroi e fortë përballë stuhisë që i kishte tronditur jetën, madje nuk dëshironte as të jepte dorëheqjen nga detyra e saj publike, por më pas u tërhoq edhe pse këmbëngulte: “Ajo që kam bërë nuk është krim, mos vallë i kam bërë keq ndokujt?”.

Çfarë bën sot ish-këshilltarja e Iebenes? Vendos t’u përgjigjet kritikave duke dalë në kopertinën e revistës spanjolle “Interviù” ashtu si e ka bërë mëma natyrë. Këtë radhë shfaqet nudo me dëshirën dhe dijeninë e saj: gjoksi i zbuluar, veshur vetëm me një palë mbathje të tejdukshme dhe taka”. Përse kjo zgjedhje?

“I bëra ato foto për argëtim. Kalova një pasdite të këndshme, ndyshe nga të zakonshmet. Ato janë poza ironike dhe aspak vulgare”, shprehet dhe pastaj mbi politikën: “Nuk pendohem, e megjithatë ndihem e lidhur me Partinë Socialiste, do të më pëlqente të kandidoja në zgjedhjet e ardhshme. Nuk dua që gjithçka që kam investuar të shkojë në tym”.

Një grua e bukur si ajo do të tërheqë sërish vëmendjen, apo kërkon shpagim? “E vetmja gjë që dua është që Sançes (ish i dashuri) të paguajë për atë që ka bërë. Njerëzit mendojnë se unë jam prej akulli, por nuk është kështu. Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme”, thotë ajo. Në fund pranon se e ka lënë mbas krahëve historinë dhe se po ecën përpara. “Të gjithë, për muaj të tërë, më pyesnin nëse do bëja një video tjetër… Tani qesh kur bëjnë shaka rreth saj”, përfundon intervistën e buzëqeshur.

Përgatiti: Dorina Gjuzi

April 19, 2013 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*