Ish-presidenti bleu mëlçi ilegale për transplantin e tij? Reagon Eric Abidal

July 4, 2018 15:08

Ish-presidenti bleu mëlçi ilegale për transplantin e tij? Reagon Eric Abidal

 

Fondacioni “Eric Abidal”, në emër të tij dhe vetë ish-lojtarit të Barcelonës, ka raportuar se “i gjithë procesi i transplantit të mëlçisë është përshtatur me procedurat dhe protokollet e vendosura”.

Përmes një deklarate të dërguar në EFE, ky fondacion mohon kategorikisht informacionin e shpërndarë për parregullsitë në trajtimin e sëmundjes së tij.

“Të vjen keq që vënë në dyshim nderin e të gjithë atyre që janë përfshirë në të gjithë procesin, të cilin Eric Abidal e ka kaluar me admirim dhe vlerësim të madh, veçanërisht karshi donatorit, që është kushëriri i tij, Gerard”, – thuhet në deklaratë.

Informacioni i publikuar nga “El Confidencial” tregon se policia ka përgjuar një bisedë të ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, nën hetim për pastrim parash, ku flitej për një “Juanjo”.

Këtij personi, pretendohet se ish-presidenti i Barcelonës i “bleu një mëlçi të paligjshme” për Abidal, kur atij iu rikthye kanceri dhe iu desh të bënte transplantin e këtij organi në prill të vitit 2012.

a.s/dita

July 4, 2018 15:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*