Ish-presidenti i Federatës Italiane: Nëse nuk do kishim larguar Konten, do ishim në Botëror

June 30, 2018 17:23

Ish-presidenti i Federatës Italiane: Nëse nuk do kishim larguar Konten, do ishim në Botëror

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio ka rrëfyer në një intervistë për “Gazetta dello Sport” lëvizjen më të gabuar që mund të ketë bërë ai kur ka qenë në krye të institucionit më të lartë të futbollit në Itali.

Sipas Tavekios, refuzimi që i është bërë kërkesës së Antonio Kontes për rritje page, ka qenë një gabim i madh që i ka kushtuar Italisë mos pjesëmarrjen në Botëror.

“Kishim investuar shumë tek Konte, madje i shtymë edhe kontratën. Ai paguhej 4 milionë euro, por kërkonte plot 6.5 milionë që të qëndronte. Ndoshta gabimi më i madh ka qenë që larguam Antonio Konten.

Nëse do ia jepnim ato para, sot mund të ishim në Botëror, dhe ai dështim do ishte shmangur. Do kishte qenë më e drejtë të paguanim ato milionë Kontes, pasi do i fitonim vetëm falë disa miqësoreve”, ka deklaruar Tavekio.

s.a/dita

June 30, 2018 17:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?