Ish-presidenti i Sudanit nën akuzë për vrasje protestuesish
Nga Arkiva
Sudani e akuzoi presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir, për nxitje dhe përfshirje në vrasjen e protestuesve, tha prokurori publik. Akuzat erdhën pas hetimeve të vdekjes së një mjeku, i cili u qëllua gjatë protestave që çuan në fundin e sundimit të tij. Bashir nuk është parë apo dëgjuar në publik prejse është rrëzuar nga pushteti më 11 prill. Sipas disa njoftimeve, ai është dërguar në një burg në Kartum.
Në fillim të majit, ai është urdhëruar të paraqitej para një prokurori për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat për pastrim parash dhe financim terrorist. Bashir ka qenë në pushtet për pothuajse 30 vjet, ndërsa në dhjetor protestuesit kanë filluar të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Një këshill ushtarak ka marrë përsipër udhëheqjen e Sudanit, pas përmbysjes së Bashirit, por demonstruesit këmbëngulin që ai t’i dorëzojë përgjegjësitë tek administrata civile. Bisedimet midis koalicionit ushtarak dhe opozitës po zhvillohen në përpjekje për të krijuar një trup të përbashkët tranzicioni për të udhëhequr vendin.
v.l/ Dita
ky lajm te le te kuptosh qe edhe Sudani ka nje demokraci shume here me te funksionale se sa Shqiperia, vend ky i fundit ku presidenti beri genocid ne 97, po ai, vite me von si kryeminister vrau 4 protestues, jo 1, dhe eshte akoma i lire …
Edhe në Afrikë institucionet funsionojnë kur është fjala për autokrat dhe vrasës të civilëve e pa besushme sa poshtë kanë shku njerëzit dhe institucionet në Shqipëri