“Jo dialog me kushte. Pazaret politike janë zgjidhje e përkohshme”

April 19, 2019 21:18

“Jo dialog me kushte. Pazaret politike janë zgjidhje e përkohshme”

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ftuar në studion e Ora News tha se në dialog nuk mund të hyhet me kushte.

Duke folur për krizën në vend, Moisiu tha se duhet të ketë vullnet politik, ndërsa theksoi se sa herë politika shqiptare krijon sherre sytë i mban nga ndërkombëtarët.

Pazaret asnjëherë nuk janë ato që duhet të jenë, japin zgjidhje të përkohshme. Unë mendoj se politika shqiptare duhet të mbledhë mendjen, se ka një përgjegjësi të madhe para popullit. Po mbushen 30 vjet që ne lundrojmë me mendje në demokraci por për fat të keq, demokracinë nuk po e arrijmë siç duhet, jo se është e paaritshme, por për vetë kushtet që politika krijon.

Këto punë duhet t’i zgjidhim vetë, sepse gjithmonë bëj sherre dhe sytë i mbajmë nga qielli, cili do vijë me avion, kjo nuk është normale. Politika në gjithë botën ka probleme, por siç i krijojnë ashtu i zgjidhin. Për fat të keq ne bëjmë atë që nuk duhet bërë. Kështu si ka ardhur koha jo se nuk zgjidhen, ju përmendët 2007. Është e vërtetë që ne qëndruam 48 orë, por u morën vesh me njëri-tjetrin, u gjet çfarë kërkonte njëra palë, jo të gjitha u plotësuan, por u gjet një zgjidhje.

Duhet vullnet politik. Nëse ne duam të bëjmë vetëm zhurmë dhe duam të arrijmë disa qëllime që nuk i themi publikisht, nuk i themi hapur, por në fakt ato na shtyjnë.

Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime. Dhe ne po të njëjtët politikanë i kemi akoma në krye të punëve. Do vijë një kohë që do kërkohet përgjegjësi dhe llogari. Reforma në drejtësi këtë qëllim ka. Nuk ka thjesht qëllim që gjyqtarët e korruptuar ti mënjanojmë, por duke stabilizuar drejtësinë ajo do stabilizojë dhe politikën. Deri tani nuk kemi asnjë politikan prapa hekurave që e meritojnë“, tha Alfred Moisiu.

v.l/Dita

April 19, 2019 21:18
Komento

5 Komente

  1. Popullore April 19, 23:30

    Ky ka rjedhur. Dita e dasmes po afron, ky thote qe dhenderri me dashnorin e nuses te bejne nje marreveshje per ta ndare nusen pergjysem!!!

    Reply to this comment
  2. Daja April 19, 23:35

    Presidenti me i mire shqiptare pas viteve 90

    Reply to this comment
  3. Mark U.K April 19, 23:53

    Moisiu ka kohe qe nuk dinë ku eshte.Fajet i ka Berisha qe e hoqi nga pleqt qe luanin domino dhe beri president.Kti i kan rene trut ne qafe,bile diku ka brezi,nuk po ja themi emrin.Mire si nuk i ka shpetur aty ne studio.

    Reply to this comment
  4. Lili April 20, 06:55

    Daja , aq i mirr sa sot do prape mutat te bejne marreveshje?
    Dégagez! Shpordhun duhet me iu thane te gjitheve me voten tone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim