Ish-Prokurori Hajdari: Reforma në Drejtësi përmbys sistemin, nuk prek kryeprokurorin Llalla

July 23, 2016 17:34

Ish-Prokurori Hajdari: Reforma në Drejtësi përmbys sistemin, nuk prek kryeprokurorin Llalla

Ish prokurori, Shkëlqim Hajdari thotë se sistemi i Drejtësisë në vendin tonë ishte i centralizuar, funksiononte ende me mentalitet lindor dhe reforma ishte e domosdoshme.

“Reforma në Drejtësi duhej bërë 6-7 vite më parë. Po ti ktheheni memories që keni në arkivat e juaja, tha ai gjatë intervistës për News 24, në cilësinë e prokurorit dhe si pjesë e shoqatës së prokurorëve, e kam thënë që sistemi ishte i dështuar. Mendojë se vinim nga një sistem i vjetër që  vuante nga idetë moniste dhe lindore. Ky sistem i sapo miratuar është mjaft më i mirë dhe ofron shumë filtra për të marrë një post drejtues në Gjyqësorë apo Prokurori dhe kjo tregon se do të ketë në kurriz shumë pasoja për ata që cënojnë ligjin”, vijoi Hajdari.

Sipas tij, ky sistem përmbys hireakitë dhe të gjithë tashmë duhet të kalojnë vetingun, pra një filtër kontrolli mjaft të rreptë. “Ky është një sistem i marrë nga vendet më të zhvilluara perëndimore. Brenda 6 muajve do ngrihet Këshilli Lartë i Prokurorsië”, tha Hajdari. “Kryeprokurori aktual nuk preket, pasi ai ende një vit drejtim dh enë fund do të vendosi nëse do rikandidojë”, vijoi ish prokurori.

July 23, 2016 17:34
Komento

4 Komente

  1. Labi July 23, 18:07

    Z:Hajdari,te pershendes!Kam lexuar letren qe i ke bere Presidentit,per problemet qe ke patur me Prokurorin e Pergjithshem,dhe per probleme te tjera etj.Nuk me cudit fakti qe Ai ste ka kthyer pergjigje,sepse Ai(BUJARI) nuk e ka mendjen tek TY dhe te hallet e vendit,por ai shikon si te rregulloje punet e partise ,se ciles i ka sherbyer dhe i sherben me fanatizem.Bujari,nuk e meriton ate vend,sepse Ai ka marre pjese ne grushtin e shtetit qe organizoi Sali Banditi ne v.1998.Prandaj Z:SHkelqim,une mendoj si mbi 80% te shqiptareve qe rreforma pa larguar nga detyra LLALLEN dhe shume prokurore e gjyqetare me kurs plepash,te pa afte dhe te koruptuar ,nuk mund te quhet e plote dhe cilesore.Te gjithe keta duhet ti fshije fshesa e hekurt,ndryshe do jete njelloj sbeme asnjegje.Me respekt Z.SHkelqim!.

    Reply to this comment
  2. kujtesa July 23, 18:30

    I nderuar Shkelqim!
    Te respektoj nga larg sepse nuk njihemi nga afer.
    E lexova shkrimin tuaj,dhe jam pothuajse plotesisht dakort me mendimin tuaj.Vetem ne nje gje nuk mund te jem ne nje mendje me ju.
    Pavaresisht perplasjeve qe ke me ish kryeprokurorin tend(sepse ju nuk jeni me pjese e prokurorise),ne analizen qe ben thua se ai nuk preket nga sistemi i ri!
    Pse them se nuk ndaj te njejtin mendim me ju: Sepse deri sa te hyje ne fuqi ai sistem,nuk preket as Gjin Gjoni dhe jo me Adriatik Llalla. Kjo sepse deri ne implementimin e plote,do kalojne te pakten tre vite.Pra,me perpara do largohet Llalla dhe ne fund largohet Gjoni!

    Reply to this comment
  3. MeteH July 23, 20:26

    Llalla duhej larguar me kohe dhe kot po rri aty.Ai nuk bene asgje veç mer rrogen.Projekti pare e largonte por Saliu k/nguli dhe nuk u hoq se ishte ven aty nga PD.Pa ikur ai.Saliu,Ajazi,Nishani,Like floriru Ky vend nuk behet

    Reply to this comment
  4. Arben July 24, 16:01

    LITARI, LITARI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*