Ish-pularia e Nexhmijes, pallati i Lulit dhe dy standartet e qeverisë

November 11, 2018 17:11

Ish-pularia e Nexhmijes, pallati i Lulit dhe dy standartet e qeverisë

Rreth 200 e ca banesa do të duhet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së kryeqytetit, një projekt gjurma e të cilit ishte ruajtur nga koha e komunizimit, por është mbushur me ndërtime të paligjshme, disa prej të cilave janë të legalizuara apo formalizuara, si ndërtime të rregullta.

Tani banorët e këtyre ndërtesave, mes të cilave ish-Pularia e Laprakës e përshtatur për banim nga një kategori të pastrehësh, mes të cilëve Nexhmije Hoxha, do të përballen me dramën e shpronësimit, ose prishjes së shtëpisë së tyre, kur nuk kanë asnjë letër.

Dje mes banorëve në protestë ka ndaluar Lulzim Basha, ndërsa kthehej nga shtëpia e tij në Holandë.

I ka marrë nga rruga, i ka ulur në një kafe dhe i ka nxitur të vazhdojnë të luftojnë dhe të bllokojnë rrugën, derisa t’ua bien në majë të hundës gjithë qytetarëve të Tiranës, që t’u bashkohen atyre në protestë.

Në fakt, Lulzim Basha mund të shërbente në këtë rast, si shembull pozitiv, dhe mund ta zbuste protestën.

Kështu shkruan analisti Mero Baze i cili fton qeverinë të përdorë me banorët e irrituar të njëjtin standard që ka përdorur me pallatine paligjshëm të familjes Basha në Vlorë, i cili po ashtu u prish nga qeveria.

Ai mund t’u thoshte për ironi të fatit, që ju nuk duhet të shqetësoheni, pasi kjo qeveri edhe kur ke pallat pa leje, edhe kur ke zaptuar detin, dhe kur nuk ke respektuar asnjë ligj të shtetit shqiptar të shpronëson dhe të jep lekë më shumë se sa kërkon.

Dhe për këtë, ai ka shembullin personal. Pallati i tij i paligjshëm në Vlorë, i ndërtuar në det, u shpronësua me 14 milionë euro. Ai mund t’u vërë në dispozicion Avokaten e Popullit, meqë e ka pas dhe avokate të pallatit, mund të vërë në dispozicion gjithë infrastrukturën lehtësuese që ai përdori për të fituar lekët e pallatit të tij, edhe pse ishte i paligjshëm, dhe mund t’ua lehtësoj atyre dhimbjen.

Biles qeveria është e detyruar të përdorë një standart. Atë standart që ka përdorur për të shpronësuar Lulzim Bashën, atë duhet të përdorë dhe për qytetarët. Biles këta janë hallexhinj vërtet, se e kanë shtëpinë e parë dhe të vetme, Lulzimit i është prishur pallati që e kishte për shtëpi pushimi.

Lulzim Basha duhet të trajtohet njësoj si ata, ose qytetarët duhet të trajtohen njësoj si Lulzimi” – shkruan Baze.

k.a. / dita

 

November 11, 2018 17:11
Komento

5 Komente

  1. llogjik e fort e Meros November 11, 17:16

    thuj po deshe e ka gabim

    Reply to this comment
  2. mirel November 11, 17:20

    Ore Lulin e kemi ne pozite dhe jo ne opozite.
    Rama e mban pushtetin bashke me Berishen. E ndan me sakte.
    Dhe shqipot Rilindas nuk kuptojne se paguajne kapar dhe per Ramen dhe per Berishen

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr November 11, 18:52

    Pallati i vjerrit te Lulzim Bashes ne Vlore ishte ndertuar ne menyre korruptive dhe duhej prishur por me vendim gjykate e cila te saktesonte se parat duhet te paguheshin nga ata qe kishin bere shkelje dhe jo te perballoheshin nga buxheti i shtetit.Ato para duhet ti kthehen busxhetit ashtu sic duhet te kthehen edhe ato te grabitura nga Fullani e dhjetra te tjere qe i ka
    perballuar buxheti i shtetit qe eshte bere si ” thesi i miellit”

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr November 11, 18:57

    Pallati i vjerrit te Lulzim Bashes ne Vlore ishte ndertuar ne menyre korruptive dhe duhej prishur por me vendim gjykate e cila te saktesonte se parat duhet tu merreshin nga ata qe kishin bere shkelje dhe jo te perballoheshin nga buxheti i shtetit.Ato para duhet ti kthehen busxhetit ashtu sic duhet te kthehen edhe ato te grabitura nga Fullani e dhjetra te tjere qe i ka perballuar buxheti i shtetit qe eshte bere si ” thesi i miellit”

    Reply to this comment
  5. Kris 1 November 11, 21:11

    Luli,Rama dhe meta jane pjese e pushtetit te Berishes.pushteti i Berishes nga tragjik me vendosjen e horrit te rilindjes u kthye ne komik.Nuk kemi pare gje akoma

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*