Ish-punonjësi i “Shtëpisë me gjethe”: Nuk kërkoj falje, bëmë detyrën!

May 25, 2017 10:26

Ish-punonjësi i “Shtëpisë me gjethe”: Nuk kërkoj falje, bëmë detyrën!

Nesti Vako ka punuar për 37 vite pranë “Shtëpisë me gjethe”, godina prej nga ku përgjoheshin shqiptarët në diktaturën komuniste. Tanimë si Muze Kombëtar i Përgjimeve, me dokumente, video, objekte, harta, ilustrime, rrëfime e incizime, ish-godina simbol e një sistemi që synoi kontrollin tërësor të ‘trupit e shpirtit’- ironikisht hedh dritë mbi mëkatet e veta. Njerëz që u përgjuan e u kontrolluan prej aty, janë dënuar falë atyre përgjimeve, për krime që në konceptin tonë sot, nuk janë krime, siç mund të jetë kritika ndaj pushtetit.

ISH-PUNONJËSI KRENAR
Ndryshe e sheh këtë godinë Nesti Vako, ish-punonjës i “Shtëpisë me gjethe”, kur ajo funksiononte si seli përgjimi, e kur dridhte gjunjët e kalimtarëve nga trotuari përballë. E ka nisur punën aty më 1969, me të mbaruar ushtrinë. “Kam punuar këtu që nga viti 1969 deri më 2006. Isha radioteknik, kur erdha atëherë këtu, më pas bëra shkollën e Sigurimit të Shtetit, edhe pse pasioni im ishin aparaturat, më tepër sesa për punën tjetër, që mund të bënte ndonjë tjetër”. Pasi mbaroi inxhinierinë, dha ndihmën e vet për aparatura me forcat tona, veç atyre kineze e sovjetike, që ishin blerë nga shteti. “Ndërtova edhe aparatura të tjera; bashkë me shokët, u ngrit ai laboratori. Njëfarë kohe isha edhe zëvendësshef i laboratorit, edhe shef i teknikës operative”, – rrëfen Vako. Shton se “merreshim me punë operative natyrisht, pastaj edhe me punë teknike. Të gjitha këto këtu kontrolloheshin nga unë, edhe puna operative, edhe teknike”.

Nuk ka brerje ndërgjegjeje, dhe as ka pasur. “Ndihesha normal. Në gjithë botën teknika operative është një nga punët agjenturiale operative me të cilën merren të gjithë, mbahet shteti me këto. I gjithë personeli i përfaqësive diplomatike që është në vendin tonë, po t’i shikosh, janë oficerë sigurimi. Me çfarë të drejte t’i gjykojmë që vijnë këtu ata oficerë sigurimi?! E ne të mos kemi?!” Ndërsa selia e përgjimeve bëhet muze, Vako veçse shprehet entuziast. “Më vjen shumë mirë që u hap, ta marrin vesh njerëzit që këtu ka qenë një institucion, një degë e Ministrisë së Brendshme, një degë që vërtetonte saktësinë e informacioneve, të rreme apo të parreme”.

VDEKJA, A NUK ERDHI PREJ ‘SYVE’ TË TILLË?

Në muze shfaqen video e dokumente që tregojnë se si përgjoheshin e dënoheshin me akuza që tingëllojnë qesharake, njerëz që kishin të lirë veç shpirtin. Disa prej tyre, shkuan drejt vdekjes. Vdekja, erdhi prej ‘syve’ të tillë, që përgjonin, ose që nuk reagonin, që miratonin, ose që heshtnin, që shtypnin një buton. Një klik. Asgjë më shumë, e dikush, shkonte drejt vdekjes.

Ish-punonjësi Nesti Vako, i pyetur pse përgjoheshin njerëz që shkonin drejt vdekjes, jep këtë kundërpërgjigje: “Unë kam dëgjuar, nuk e di nëse keni dëgjuar ju, që janë përgjuar Obama e Merkeli. Kur përgjohen ata, të mos më përgjojnë mua aktualisht?” “Por, sot nuk dënohesh me vdekje”, i drejtohet grupi i gazetarëve.
“Çfarë duhet të bëjnë sot prokuroria e gjykata nëse dikush kërkon të të vrasë e të të marrë peng?” – thotë Vako, me çka, justifikon më shumë përgjimin e sotëm se të djeshëm.

Vako, mohon të ketë qenë edhe vetë ai i përgjuar. Në fakt, a mund të mos përgjohej një njeri që përgjonte? Refuzon të pohojë se përgjohej, se ruhej, a se ndiqej. “Në asnjë mënyrë! Është një Platformë e Sigurimit të Shtetit, ku thuhet se institucionet shtetërore, ministritë, Kuvendi Popullor, ishin të ndaluara të përgjoheshin. Nëse kishte ndonjë problem ndonjëherë, ndiqej personi”.
Shumë prej pyetjeve për të djeshmen, marrin përgjigje me krahasime për të sotmen.
E pyesim nëse ndjen dhimbje për ata që kanë humbur jetën për një budallallëk. “Shiko, në fakt po ta shikosh, të gjitha zbulimet kanë punuar kundër vendit tonë. Në burgun e Burrelit kanë qenë dy, Kosta Fili, një major grek, i kapur këtu, e që vinte me misionin për të marrë lidhje me njerëz, për të dhënë keqinformime. Aty ka qenë Ethem Çako, që ruhej nga shteti ynë se mos e vrisnin. Në Amerikë u përgatitën Kasem Zhupa, Ethem Çako etj., u hodhën me parashutë; shqiptarët kundër shqiptarëve. “Çfarë do t’u bënin kur erdhën për të na vrarë?” – pyet ai, duke dhënë përgjigje për pyetjen e bërë.
Dhe nuk ndihet fare fajtor. “Nuk ndihem fare fajtor, sepse isha edhe pjesë e këtij sistemi që jemi tani. Kam parë se informatorë më shumë ka tani se atëherë; tani vijnë me lopatë, ndërsa atëherë ishin me miratim”.

NË KËRKIM TË (LEGJENDËS) DHOMËS SË TORTURËS,

GJEJMË NJË PËRRALLË

Në Tiranën e viteve 2000, ende flitej për një dhomë torture, me mure të lyera me gjak nga torturat në këtë godinë. E pyes Nesti Vakon se ku është ai bodrum. “Në bodrum ka kaldaja, për të ngrohur godinën. A mund të bëhet në mes të Tiranës tortura, kur janë rajonet? Kjo ka qenë zyrë që ne vërtetonim a i kemi informacionet mirë apo jo”, – thotë ai. Po në ’97-ën, shqiptoj, pa arritur të riprodhoj frazat e kahershme përsëritur në akuza politike, me ‘SHIK të Gazidedes’? Vako thotë krejt i qetë dhe i ftohtë: “Njëlloj. E njëjta gjë. Si më 1995, më 1996, më 1997 – kanë qenë njësoj”.
Por sa i lejohet atij të flasë për përgjimet që bëheshin, e përtej tyre, për çfarë ndodhte në godinë? “Ky është përgjimi që është bërë. Nëse ke pasur aktivitet, është dosja këtu, hapet ajo e shihet nëse ka pasur aktivitet, pse është dënuar. Teknika operative i vinte vulën, nëse ishte ashtu a jo. Nëse nuk ke pasur faj ti, por ai që ka spiunuar, i thoshin ‘ik ti se nuk je për ne’”.
E pyes pse të gjithë ata që kanë punuar në Sigurim fshihen dhe Vako del me emër, dhe thotë se “ne kemi saktësuar atë që ka bërë faj. Është marrë tjetërkush me atë punë. Nëse ka qenë burrë i ndershëm, i kemi thënë ‘bravo të qoftë’. E ka marrë vesh e ka thënë ‘faleminderit’”.
Për një njeri që nuk e ka njohur nga jashtë godinën, peshën e saj të rëndë, ndikimin e namin, nëse dëgjon këtë rrëfim, mundet me gjasë të besojë se flitet për Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. A qe kaq e pafajshme kjo godinë? Apo Nesti Vako nuk njeh vendin e punës? Apo nuk i lejohet të flasë më gjatë?
“A nuk po e bëni shumë të lehtë punën këtu? – e pyes. – Sikur e zbukuroni pak, ndërkohë që është ndërtuar një muze për të treguar terrorin”. Thotë menjëherë “Më fal, ky muze, këto që shihni këtu, nuk është i kësaj. Janë disa lloje punësh. Është survejimi, kontrolli, është agjentura që ka kontrolluar, vërtetimi- është saktësuar ke apo nuk ke aktivitet, është e saktë a jo. Jo për të gjithë, sepse hajdutin e zije me thes në krah”.
Rrëfen se një ditë normale pune, niste me kontrollin e aparaturave, nëse ishin a jo në rregull. “Edhe personeli, edhe këto, bënin a nuk bënin gabime”.
“GSH” shkroi dje për një nga gabimet, hapja pa dashje e një letre, dërguar Hoxhës, çka nuk lejohej. “Oh, mund të bëheshin, por ishte tjetër sektor ai. Vinin letrat nga jashtë, se kanë ardhur letra me solucion, eksploziv. Kontrolloheshin të gjitha. Dukje letra e bardhë, e po t’i vije solucion, shkruante për vendtakime. Këto viheshin në dosje, që kur të vinte koha për ta gjykuar, ti thoshe, ke edhe këtë. Çfarë do thoshte”.

SËRISH MBI NDJENJËN E FAJIT
Vako është sot i moshuar. Në muze ka ardhur i shoqëruar me familjarë. Ngulmoj të di, a ka ndjenjë faji që ka punuar në këtë godinë. “Përkundrazi, ndjej krenari, se kjo godinë ka qenë për të vërtetuar saktësinë. Nëse ndokush donte ta fuste në burg pa të drejtë, dënohej ai që donte ta dënonte. Kam mundur të shpëtoj njerëz. Nuk kisha frikë për veten, pse të kisha?! Po sot për çfarë do kisha frikë, të njëjtën gjë që bëja atëherë, kam bërë deri më 2006. Duhet të kenë frikë këta që punojnë? Si e mendoni ju?” – pyet Vako, një njeri që regjimin e lexoi në libra, por nuk e jetoi.

I kujtoj një shprehje të Amik Kasoruhos. “Ky muze u kushtohet atyre njerëzve të pafajshëm, të cilët u përgjuan, u kontrolluan, u spiunuan nga regjimi komunist, me pasojë arrestime, internime, burgosje, ekzekutime dhe shumë dënime të tjera të rënda… Atëherë ndoshta nuk e kuptoja, por më vonë e kam menduar se paskan pasur një kurajë të pacipë këta njerëz që nuk kanë kërkuar falje…”

“Shiko, dëgjo, të kërkojnë falje ata që kanë bërë gabime…”/GSH

May 25, 2017 10:26
Komento

15 Komente

  1. sali Serbi May 25, 11:24

    Ore po çjane keto gomarlleqe qe behen.Se pari kjo ka pasur si funksion pergjimin e perfaqesive te huaja,sipas rastit dhe nevojes.Se dyti kjo pune vazhdon edhe sot e kesaj dite ne nje pallat pa gjethe dhe me mjete super te ndjeshme ne pergjime.Se treti, sot ne Shqiperi ndertojne pune pergjuese mjafte nga sherbimet e huja inteligjente dhe se katerti, duke qene shteti jashte kontrollit,sot kjo pune eshte bere edhe masive nga detektive privat te paliçencuar e kondrabande.Po beheni qesharak e karagjoze me keto muzeume e bunkera qe nuk i hujne ne pune askujt veç perçaresve te jetes sociale shqiptare. Kjo qe beht sot eshte forma e shndruar e luftes se klasave.

    Reply to this comment
    • Turpi May 26, 10:54

      edhe oficeret e Hitlerit detyren bene, por ne fund te luftes u denuan. Ndersa ti nuk kerkon as falje, TURP!

      Reply to this comment
      • mortja May 29, 13:35

        Shume dakord. Keta njerez duhet te pergjigjen dmth te denohen. Ky ehste kulmi del nje matuf e thote “bera detyren” po te vrasesh e te pergjosh njerez detyre eshte o i rrjedhur?! Qe pervec qe je i lig nga natyra, se kete pune e bejne ata qe jane te tille, ke dhe pergjimator. I ke bere sherbim enver hoxhes dhe nexhmije hoxhes e kilkes se tyre per te ndenjur ne pushtet. shqiperise i ke bere dem o katil.Ju komentues, pa mendoni per nje cast tju pergjojne juve qe i dilni ne krah si do tu vinte?!

        Reply to this comment
  2. sk May 25, 12:52

    Nje bravo te Madhe z.Nesti Vako!
    Keta njerez si Ju i duhen ketij vendi qe te flasin e te mesoje te vereten.
    Nje e vertete edhe per E.Ramen qe te mos fluturoje me imagjinete se do te gremisen me tej….

    Reply to this comment
  3. Andreas May 25, 14:07

    Gazetar leshi. Amik Kasoruho ishte spiun Sigurimi per vete…

    Reply to this comment
  4. ELIOT May 25, 14:38

    Bera detyren HA HA HA PRAP…KRIMINEL KA NGELUR .. ..EDHE NAZISTAT QE VRANE 6 MILIONE CIFUTE TE PAFAJSHEM …BENE DETYREN ?????????? POR DISA E PRANUAN SE JA KISHIN HEQUR TRUNIN ME PROPOGANDEN E HITLERIT …POR JU KATUNAR TURK SJENI SHQIPTAR SE NJE HUMAN NUK FABRIKON MJETE PE TE FUTUR NE BURG DHE TOTURUAR SHQIPTARET JO OSE JE DEBILE SHOKU OSE TURK GREK SERB POR MOS ME THUEJ SE JE ALBANEZ ..BERA DETYREN .. CFARE JUSTIFIKIMI …. THUAJ ME MIRE QE GJAKU I SHQIPTAREVE TE JEPTE EXITATION ..QE JE NJE PERBINDESH NJE KAFSHE PA SHPIRT PA NDJENJA PA ZEMER …NI AME …. MOTER QIRE …. KY E KA VENDIN NE BIRUCE DHE ….

    Reply to this comment
    • Nique ta mère May 26, 09:14

      @ELIOT
      Ti HAJVAN i quajtur ELIOT po na çan sumen me komentet e tuaja prej idioti.
      Per me teper na fut dhe nje fjale ne frengjisht.
      Pauvre type! Connard.

      Reply to this comment
      • ELIOT May 27, 09:21

        nika ta mere ta seur et ton père CONARD DE PEDE …. KETO TIPA SPIUNA TE POPULLIT BOTA DO TI VRISTE ME KOHE CUN SPIUNI CUN COBANI … POR JU LABT E POSHTER QE JENI TURQ … I TRADHETUAT SHQIPTARET PER NJE VEND PUNE .. STE PELQEN REALITETI KOQE KATUNARI SHKO PIRDHU NE FSHATIN TEND QE HANTE PULA GURE QEN BOLSHEVIKE ..TETE DE BITE … JE T ENCULE GEORGE MICKAEL … .PERSE SE BERI DETYREN E VET TI SHERBENTE POPULLIT DHE JO HITLERIT …… APO SKISHTE MEND ISHTE COBAN TE KUPTONTE NE REALITET QE NJE FSHATART I VARFER SE KUPTONTE …. KY ESHTE NJE BAJGE E DEMOKRACISE E LIBERTESE ….POR NJE ZGJEBS SI JU SE DINI CDOO TE THOTE DEMOKRACIE LIBERTE … TRURI JUAJ KA NJE LIMITE SA EDHE AI I LOPES …MERCI ET A BIENTOT …

        Reply to this comment
  5. Albani May 25, 14:49

    Bravo. Me thoni nje vend te bites ku nuk ka shtepi “me gjethe”
    Po ky njeri paska punuar edhe 16 vjet pas 1990. Bravo I qofte. Shteti ka istitucione, jo si sot qe meret me hajdutet e vegjel e le hajdutet politikane.

    Reply to this comment
  6. katarakti May 25, 20:22

    Regjimi i Enver Hoxhes ishte kriminel dhe çnjerezor. Jane denuar njerez per nje fjale goje, per nje opinion. Na ishte bere Enveri si Zeusi. Kush mund te mendonte dhe te thoshte se ai e ka gabim! Ne nje vend demokratik keto institucione apo organizma sherbejne per te mbrojtur qytetaret dhe vendin. Ne nje shtet diktatorial keto organizma shtypin deri te drejten e fjales dhe opinionit. 7 vjet burg per agjitacion e propagande! Edhe se kishe thene qe ne France mbahen zgjedhje te lira. Po pse eshte krenar ky Nesti?! Ky eshte krenar se po aq krenar eshte sot edhe varkari Sali Berisha me shoke. Asnje nuk ka kerkuar falje.Kriminelet naziste ne Gjyqin e Nurembergut u shprehen te gjithe se nuk ndiheshin fajtore pasi i kishin sherbyer vendit te tyre! Por ata u varen te gjithe. Sepse veprimtaria e tyre binte ne kundershtim me te drejtat e popujve dhe te Njeriut. Nje fakt konkret. Ne ate shtepi te mallkuar eshte pergjuar, nder shume te tjere, edhe Petro Marko. Dhe Nesti e di shume mire kete. Kush ishte Petro Marko. Nje intelektual i ores se pare, luftetar me brigadat internacionaliste ne Spanje, partizan per çlirimin e vendit, kryeredaktor i gazetes Bashkimi deri ne vitet ’50, shkrimtar i pavdekshem etj etj. Por regjimi kriminal i Enver Hoxhes nuk linte njeri pa pergjuar dhe pa perndjekur. Dhe jane me mijera ata qe jane denuar, internuar deri dhe pushkatuar per nje fjale goje. Per nje opinion ndryshe nga ai i tiranit nga Gjirokastra.Faji behet qyrk qe nuk e vesh njeri se atij regjimi i kemi sherbyer te gjithe. Madje me shume zell. Me shume brohoritje. Dhe ata qe u “ngriten” gjoja me 1990 (me urdher te Ramizit) vinin te gjithe nga shtresa e persekutoreve dhe komunisteve. Prandaj nuk ka brejtje ndergjegjeje ky Nesti. Nese i ka ngelur ndopak ndergjegje. Prandaj nuk do te kete kurre drejtesi per viktimat. Vetem perqeshje.

    Reply to this comment
  7. Kudreti May 25, 22:00

    Z Vako tregon se eshte sa i sinqerte aq edhe tregues i se vertetes, qe nuk kemi te beme me nje objekt torturash, sikunder kerkon te na mbushi mendjen Edi Rama, por nje objekt qe pergjonte me vendim te prokurorise dhe jo me porosi te kryeministrit sikunder bejne4 Sali Berisha e Edi Rama. Nuk ka shtet pa pergjime.Madje sot pergjohen telefonat e gjithe shqiptareve dhe ne u themi bravo!, ndersa atehere pergjoheshin vetem agjentet e huaj dh kriminelet e mundshem. Ky Vako ka punuar me shume ne kohen e demonkracise se atehere ne te njejten godine e me te njejtat aparatura dhe thote se tashti agjentet jane me lopate, ndersa atehere ishin me miratim nga struktura te caktuara juridike. Me kaq e merr vesh kushdo qe Edi Rama eshte thjeshte nje mashtrues, nje palaco, asgje meshume.

    Reply to this comment
  8. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista May 25, 22:43

    Psikoptate me nje psikopat ne qeverri.
    Po tani nukbpergjohen mjerezit???
    Po tani nuk ahkerdhehen mga qeverria????

    Reply to this comment
  9. kris 1 May 26, 01:26

    Asgje nuk ka ndryshuar.Tashti harxhohen me miliona per shtepi dhe apartamente me qira per spiunet e demokracise.
    Nga ndryshon spiuni i djeshem nga i sotmi?Ku u zhduk R.Hoxha e te tjere?Kush e qerroi Trebicken?

    Reply to this comment
  10. anticensurë25642654 May 26, 10:13

    “Për një njeri që nuk e ka njohur nga jashtë godinën, peshën e saj të rëndë, ndikimin e namin, nëse dëgjon këtë rrëfim, mundet me gjasë të besojë se flitet për Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. A qe kaq e pafajshme kjo godinë? Apo Nesti Vako nuk njeh vendin e punës? Apo nuk i lejohet të flasë më gjatë?”
    gazetari hetues dhe gjykatës apeli në të njëjtën kohë!!
    flet për një legjendë metropolitane të viteve 2000 dhe vë në dyshim tërë punën e dikujt që ka punuar në këtë shtëpi të “tmerrshme me gjëmba”!!
    ” Apo Nesti Vako nuk njeh vendin e punës?”
    “Apo nuk i lejohet të flasë më gjatë?”
    “A qe kaq e pafajshme kjo godinë?”
    hedhje dyshimesh nga një njeri i tredhur në tru që as zanatin e tij nuk di ta bëjë ashtu si duhet!!një gazekar që shkon e bisedon me një person dhe të vetmen pregatitje që ka është shtrimi i pyetjeve pa lidhje dhe hedhja e dyshimit me fjalë të përgjithëshme për thënjet e të intervistuarit!!
    gazekaruc,duhet të pregatitesh më parë o këllëf mikut!!duhet të pregatitesh që pas çdo përgjigje të kesh faktet për ta kundërshtuar dhe për ta detyruar të intervistuarin të vijë tek e vërteta që do të nxjerrësh ti!!
    sekretet e shtetit shqiptar kanë dalë rrugëve dhe ska njeri të të ndlojë për të folur!!janë dekonspiruar agjentë,shtruktura të agjenturës janë bërë mutdhe sot!!ushtri e çdo fushë tjetër janë të mbushura me agjentë të shteteve shoviniste fqinjë dhe rrota e hajdarit flet për sekrete mistike “masonike” o më keq “të kanibalëve komunist”!!
    shkoni moj medie fshatareske!!akoma me “i besoj se është absurde”!!

    Reply to this comment
  11. Mark uk May 26, 19:11

    Ne komunizem denoheshe pa te torturuar.Mjafton kur te thoshin ate fjalen e embel :NE EMER TE POPULLIT.ishe dakort edhe vete,bile kerkonin te denoheshin ma shume.More te shkret ne komunizem denoheshe edhe per nje enderr.Njerzit gjat kohes se hetuesis shtonin pesh sepse ju beni ushtrime ne cdo tre ore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?