Ish-shefi i Euralius: Reforma në drejtësi s’ka më frymë

October 25, 2017 15:50

Ish-shefi i Euralius: Reforma në drejtësi s’ka më frymë

 

“Çka ka ndodhur në 2017 nuk është aq bindëse sa ishte në 2016. Duhet të kemi një objektiv të ri për vijimin e reformës. Vëmendja ka humbur dhe shoh që ka tema të tjera që kanë tërhequr vëmendjen e publikut”, shprehet ish-shefit të Euralius, Rainer Deville.

Në këtë, pikë sipas ish-shefit të Euralius Rainer Deville, i gjithë procesi për ecjen e reformës në drejtësi nuk është më në dorën e ndërkombëtarëve dhe sipas tij, është sfera politike dhe institucionale shqiptare ajo që duhet të çojë përpara të gjithë proceset.

“Mund të themi që nuk e kemi më në frymën e reformave. Do duhet të shikoni se kush është personi që mund t’i çojë përpara reformat. Aktualisht mungon motori për t’i çuar gjërat përpara. Mos prisni që gjërat t’i bëjnë ndërkombëtarët. Ky duhet të jetë një aktivitet shqiptar”, thotë Rainer Deville.

Rainer Deville kritikoi hamendësimet që janë bërë deri më tani kundër reformës dhe ngritjen e institucioneve të reja.

“S’mund të them gjë për Vettingun. Problemi me Vettingun nuk është aq i dukshëm. Do duhej që në Parlament të kishte më shumë impenjim për t’u marrë me këtë çështje. Hasëm problem me financimin, kush do të jetë pagesa e njerëzve të Vettingut. Patëm kritika për rrogat dhe hamendësime të tipit: Këta njerëz do t’i rezistonin një ryshfeti prej 100 mijë eurosh? A jan vërtetë të pavarur këta anëtarë? Hamendësimet do çonin në dështim reformën”, thotë ish-shefit të Euralius.

Avancimi me reformën në drejtësi, sipas tij, ka një zgjidhje, por që kërkon edhe mirëkuptim e konsensus politik.

“Duhet të hartonim një kalendar pune. Kush janë gjërat që duhet dhe s’duhet të bëjmë. Duhet të kemi një Task Forcë që të ketë një kalendar me prioritetet që duhen bërë. Duhet një konsensus politik”, u shpreh Rainer Deville.

October 25, 2017 15:50
Komento

7 Komente

  1. spata . October 25, 18:43

    Ore zotni ke tru ti apo flet si e ema e Zeqos ne maj te thanes .Ne deri tani syt i kemi patur nga ju dhe kemi bere sic na kin orjetuar ju .Cfare doni me shume te beje populli shqiptare .Ju e dini se kush jane politikanet tane por nuk dini se sa te durueshem kane qene shqiptaret. Doni ta ndezim si ne 97 .Largohuni dhe na lini pa futur duarte se kete pune e rregullojme shume mire.
    Ne kemi nje shprehje popullore .Miku i mire duket ne rrethana fatkeqsie .Ju e late te mblidhet lemshi dhe tani terhiqeni .Nuk vleka azgje nga ato qe ju kini nderhyre me qellim per tu hapur rrugen Reformave .
    E late dopiogjashten ne duarte e shqiptarve dhe na thoni: Vrisni veten me kata politikan qe keni .Burra shteti , Yll ne ngjitje ,rrezoje komunizmin shqiptare .A ju lumte. Mire ja bete ketyre deleve.

    Reply to this comment
  2. Lili October 25, 19:36

    Eurliusi ,eulexi etj etj kane faji vete: me obligimin per viza sa e sa vjete vetem ndihmuan shume qe rrjeti kriminal qe dergonte shqiptaret e shkrete neper evrope te fuqizohet cdo dite e ma shume, e te behet sot faktori kryesore ne jeten politike fale pareve qe ka fituar me keqpolitikat e nderkombtareve per vizat nje here.
    Dy,keta nderkombtare po te ishin serioze do refuzojshin pashaportat diplomatike edhe vizat per keta njereze trafikante e mbretere te korruptionit,po jo nderkombtaret japin viza per njeri qe u akuzuar per drog n’itali e jo per hallexhin qe do me pa femijet e vet.Japin viza per njerezet qe blejne 1 million nje banese ne Pariz, japin viza per njereze qe bleje hektare toke ne texas, apo banesa ne New york ,e qe kane vetem nje rroge deputeti ne Shqiperi…. Cka bene Drejtesia juaj edhe Trakfini i juaj kur ndodhin keto transferta nga Shqiperia jashte ne bankat e juaja, Asgje…
    atehere cdo popull si ne kur sheh sa te padrejte jeni ka te drejte me ia pshtye.

    Reply to this comment
  3. Jimi October 25, 19:39

    Ne menduam se sabotimi i reformes vinte nga subjekte te brendeshme politike, por duket qe nuk qenkan vetem keto!

    Reply to this comment
  4. Lili October 25, 19:39

    Alors, une po kandidoj edhe po them se puna e pare qe duhet eshte te kerkojme paret qe jane derguar prej Shqiperise ne bankat tuaja: kur ´kush ,sa edhe te kontrollojme te ardhurat e tyre me dergesat e tyre…
    Jam e sigurt se shume studente edhe experte shqiptar do me ndihmojne ne kete pune po te hapni ju dosjet e juaja.

    Reply to this comment
  5. The show doesn't go on ! October 25, 19:42

    STOP ! The show doesn’t go on !

    VETTING-ut i doli boja qysh pa nisur mire. Edhe pse kane kaluar gjithe keto kohe me lloqe kavaje dhe skena nga me komiket e nga me bajatet, “tufa amorfe”qe perben afro 2/3 e popullsise nuk e ka akoma te qarte, se cfare nenkupton kjo fjale “magjike” e shpikur nga “shpetimtaret e kombit” ekstra per t’u coroditur atyre mendjet.

    Edhe lopeve te stalles tagjia u hidhet gjithmone me orar te parapercaktuar me pare. VETTING-u nga ana e tij, ashtu sic u nis, ashtu dhe po bitiset. Askush nuk ka parashtruar deri me sot nje plan pune, ku te jene renditur njera pas tjetres dhe me afate te fiksuara kohore hapat dhe masat zinxhir qe duhen ndermarre per rritjen e qellimit.

    Zhurma dhe percapjet sa per sy e faqe te “eksperteve” te huaj, te perkrahur dhe nga ata vendas, deri me sot kane rezultuar te jene nje farse e vertete. Ato kane qene pothuajse ne te njejten linje me moskokecarrjen e pushtetareve per te shembur padrejtesine e per te hedhur per here te pare ne historine e shqiptareve themelet e shtetit te se drejtes ligjore. Ky faktor me teper e ka penguar se sa ka ndihmuar rrenjosjen e demokracise ne vend.

    Drejtesia mund dhe duhet bere nga vete shqiptaret. Akullin shekullor te padrejtesise mund ta shkrije vetem vullneti dhe angazhimi serioz i qytetareve te lire dhe te pavarur nga politika e maskarallekut dhe e krimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*