Ferraj: Besimi te drejtësia rikthehet me ndëshkimin në nivele të larta

Intervistoi: Xhevdet Shehu January 13, 2014 13:37

Ferraj: Besimi te drejtësia rikthehet me ndëshkimin në nivele të larta

Shumë shqiptarë e mbajnë mend studenten vlonjate Mimoza Ferraj si një nga pjesëtaret e bërthamës fillestare të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990. Mirëpo, pak kohë më vonë, si edhe shumë të tjerë ajo iku, e ‘tradhtoi’ lëvizjen dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara. Mospërmbushje e interesave dhe e idealeve të saj këtu në Shqipëri?! Ndoshta. Ajo nuk është rrëfyer asnjëherë deri në fund për këtë çështje. Edhe në këtë intervistë ajo nuk flet për këtë enigmë. Përmend shkarazi një ballafaqim me ish-Kryeministrin Adil Çarçani në mëngjesin e 8 dhjetorit 1990 dhe fjalët që i ka thënë atij se ‘peshku është qelbur nga koka’. Sidoqoftë diçka dhe shumëçka mund të merret me mend. Por objekti i kësaj interviste është tjetër gjë. Prej më shumë se 15 vjetësh ajo punon në Gjykatën Superiore të Nju Xhersit ku merret me hetimin e korrupsionit të zyrtarëve amerikanë. Por shpirtin, mendjen dhe zemrën e ka këtu dhe ndjek me vëmendje çdo zhvillim. Para disa ditësh më shkruante se ditën e punës e fillonte me leximin online të gazetës ‘DITA’ dhe të shtypit tjetër shqiptar. E entuziazmuar nga ngritja e Gjykatës Administrative në Shqipëri, në këtë intervistë ajo përcjell përvojën e saj të punës dhe jep mendime si ajo të jetë më efikase. Gjithsesi, duke përshëndetur disa hapa pozitivë dhe inkurajues të muajve të fundit, ajo nuk e konsideron të lehtë këtë luftë. Është një luftë që nuk mbaron kurrë, sipas saj. Me këtë rast i kujtohet nga fëmijëria një fil;m italian për gjykimin dhe dënimin e një pornostareje… ndërsa pohon se janë disa politikanë shqiptarë që ditën punojnë më Ramën dhe natën flirtojnë me Berishën. Por ajo e quan plotësisht me vend që fillimi i kthesës në sistemin e drejtësisë duhet të nisë me hetimin e korrupsionit të ish pushtetarëve të lartë, duke filluar me Sali Berishën dhe ish-ministrat e tij. Le të vendosë Gjykata nëse ata janë fajtorë apo jo. Vetëm kështu, mendon Ferraj, do të rikthehet besimi i qytetarëve tek drejtësia… Me këtë rast ajo ofron përvojën e gjykatave amerikane në këtë drejtim, pavarësisht se sistemi amerikan i drejtësisht ndryshon rrënjësisht nga ai i Shqipërisë.

 

– Zonja Ferraj, kohët e fundit në Shqipëri është ngritur Gjykata Administrative. Si e konsideroni këtë akt, në kohën e duhur apo të vonuar?

– Nuk është kurrë as shpejt dhe as vonë për të ngritur një sistem drejtësie. Ne do të donim që kjo, pra ngritja e Gjykatës Administrative në Shqipëri të ndodhte sa më shpejt të ishte e mundur. Unë mendoj se më e rëndësishme është që sistemi më në fund u ngrit, le të fillojë të funksionojë në mënyrë që ne të jemi në gjendje të shikojmë që ai të veprojë në mënyrë të pavarur dhe efikase kundër korrupsionit që ai pretendon se do të luftojë. Shpresoj që gjykata do të ketë inkurajimin e qytetarëve për t’i thënë ndal korrupsionit. Kjo do të mund të arrihet duke dënuar njerëzit përgjegjës që janë akuzuar për korrupsion në të kaluarën. Vetëm kështu do t’u jepet fund parrullave dhe sloganeve politike që përdoren në fushata elektorale. Këtë kërkojnë njerëzit, qytetarët shqiptarë, por edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

– Mendoni se kjo Gjykatë do t’i japë fund tranzicionit shqiptar, të paktën në sistemin e drejtësisë, aq shumë të përfolur si i korruptuar?

– Unë mendoj se sistemi shqiptar i drejtësisë është duke i dhënë fund një tranzicioni për të filluar një tjetër. Sistemi ka qenë i ngritur, por ai nuk ka funksionuar. Përmirësimi do të vijë bashkë me përvojën. Korrupsioni është një problem i madh dhe duhet kohë për gjykatat dhe stafet e tyre të fitojnë përvojën e duhur. Duhet kohë që njerëzit të fitojnë besimin se gjykata do t’i trajtojë çështjet e tyre ndershmërisht dhe paanshmërisht. Duhet gjithashtu kohë që njerëzit, sidomos ata të veshur me pushtet, të binden për disa gjëra që nuk duhet t’i bëjnë. Do të ndodhin edhe tranzicione të tjera në të ardhmen. Megjithatë, ngritja e Gjykatës Administrative, sikurse e thashë pak më sipër, i jep fund një tranzicioni dhe ky është një kufi i rëndësishëm që shënon fillimin e një kthese pozitive për demokracinë në vend.

 

– Sa efikas e çmoni rolin e kësaj gjykate në luftën kundër korrupsionit, një nga problemet më të thekshme të Shqipërisë vitet e fundit?

– Unë mendoj se ju keni të drejtë kur e quani korrupsionin një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare të më shumë se dy dekadave të fundit. Kjo është thënë e stërthënë e4dhe në raportet e ndërkombëtarëve dhe me sa di është dhe një prioritetet që Bashkimi Evropian i ka vënë Shqipërisë. Por, duhet të jemi të qartë: problemet e mëdha nuk zhduken me shkopin magjik, në një çast, më një urdhër, me një të rënë të lapsit, apo edhe me tritol. Lufta kundër korrupsionit nuk është diçka që bëhet, fjala vjen, për dy vjet dhe pastaj ndalet. Kjo luftë nuk mbaron kurrë. Unë e përshëndes punën e lavdërueshme që ka filluar të bëhet nga sistemi i gjykatave shqiptare, përshëndes denoncimet dhe kallëzimet që janë bërë në prokurori dhe në aspekte të ndryshme të qeverisë shqiptare për ta goditur këtë problem, i cili ka penguar ecjen përpara të Shqipërisë.

 

– Të flasim me emra konkretë: A duhet të merret kjo Gjykatë me veprimet e kundërligjshme të Sali Berishës dhe qeverisjes së tij, gjatë kohës që ai ka qenë Kryeministër i vendit?

– Nga eksperienca ime në gjykatën ku unë punoj vite të tëra në Nju Xhersi për dënimin e zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me pushtetin, mendoj se kjo është e domosdoshme. Pra sipas legjislacionit shqiptar ata duhet të hetohen për të luftuar me efikasitet korrupsionin vertikal. Dhe fajësinë duhet ta japin organet gjyqësore, sipas përkatësisë. Të mos harrohet se korrupsioni i shkaktuar nga zyrtarët e lartë krijon një dëm të pallogaritshëm në krahasim me qytetarët e thjeshtë. Kur korrupsioni shfaqet apo kthehet në mënyrë jetese nga zyrtarët e lartë, kjo bën që gjithë shoqëria të kriminalizohet. Për këto metastaza, të cilat kanë përmasa të tejskajshme, kërkohet një operacion i thellë në kokën e strukturave që kanë drejtuar apo drejtojnë ekonominë, kulturën, shëndetësinë, arsimin, ushtrinë, rendin, etj. Po ju kujtoj një shprehje që unë i kam thënë ish kryeministrit Adil Çarçani në mëngjesin e 8 dhjetorit, ende pa filluar demonstratat e studentëve në godinën 11 të Qytetit Studenti. “Peshku është qelbur nga koka”, i thashë atë ditë ish-Kryeministrit. Problemi nuk qëndronte në thyerjen e një xhami apo mos pasjen e ngrohjes së studentëve. Ndërsa, sot problemi nuk qëndron vetëm e thjesht me vënien e tritolit një godine të paligjshme, siç ndodhi në Vlorë. Në Shqipëri, korrupsioni ka marrë përmasa të frikshme. Por me këtë intervistë po i drejtohem çdo qytetari shqiptar kudo që janë dhe në çfarëdo statusi që ata kanë si politikanë, si gjyqtarë, si studentë etj. Vallja e drejtësisë është një valle që duhet ta heqin të gjithë dhe me vendosmëri deri në fund.

Po ju kujtoj gjithashtu me këtë rast një film italian që më ka mbetur në mëndje kur isha fëmijë. Filmi tregonte historinë e një trupi gjykues në Romë që për herë të parë do të gjykonte një porno stare dhe do të merrnin vendimin. Salla ishte mbushur me gjyqtarë nga gjithë Italia. Ishte hera e parë që do të dënohej një porno star. Vendimi që u mor nga gjykatësi ishte vendim i prerë, me varje. Një nga gjyqtarët që kishte vajtur me të dhe kishte rënë në dashuri nuk e përballoi dot vendimin dhe u ngrit e tha: Më varni dhe mua se dhe unë kam vajtur në krevat me të. Të gjithë gjyqtarët u ngritën një nga një në këmbë dhe të gjithë pranuan që kishin shkuar me porno starin.

Gjyqi u mbyll atë ditë. Vazhdimin e këtij filmi po jua lë juve si gazetar dhe të gjithë bashkëkombësve të mi të nxjerrin konkluzionet e veta.

 

– Mos doni të thoni se edhe në politikën shqiptare ka pornostarë?

– Këtë ju e dini më mirë se sa unë. Ndaj dhe nuk e kam të lehtë të them se sa e vështirë është lufta kundër korrupsionit në Shqipëri. Unë mund t’u them vetëm kaq: aty ka politikanë që ditën rrinë me Berishën dhe natën flenë me Edi Ramën. Ose anasjelltas. Ata mund t’i quash si të duash, por termi që u shkon më shumë për shtat mendoj se është ‘pornostarë’. Prandaj dhe luftën kundër korrupsionit e shikoj një betejë shumë të vështirë.

 

– Mund të përmendni ndonjë rast konkret shkeljesh nga ana e qeveritarëve shqiptarë që duhet të jetë objekt i punës së kësaj Gjykate?

– Po, sepse unë besoj se kur ju kini probleme me ndonjë, ju duhet të përballeni me të në gjykatë. Unë nuk po e specifikoj në cilën gjykatë, por përballja është e domosdoshme. Në gjykatë ju mund të dëgjoni dëshmi të çliruara nga korrupsioni dhe politika. Sali Berisha dhe ish-qeveritarët e tij duhet ta bëjnë këtë, sepse kur akuzat nuk trajtohen në gjykatë, ato do të shumëfishohen jashtë gjykatës dhe këto kanë shkaktuar historikisht probleme në Shqipëri. Kur gjykata të shpall fajtor është më legjitime të marrësh dënimin e merituar se sa t’i nënshtrohesh një hakmarrjeje.

 

– Dini ndonjë emër konkret të ndonjë politikani shqiptar që ka transferuar para jashtë vendit dhe që është, fjala vjen, në listat e FBI-së?

– Shqipëria aktualisht është renditur si një nga vendet më të korruptuar të planetit, kështu që unë mendoj se Gjykata nuk e ka të vështirë të zbulojë korrupsionin. Unë mendoj se e rëndësishme është që të fillohet nga puna me shpejtësi dhe që njerëzit të shikojnë progresin. Lidhur me transferimin e parave jashtë vendit unë kam dëgjuar shumë. Megjithatë, jam e sigurt se tashmë qeveria ka informacionin e duhur lidhur me këtë dhe duhet të hetojë.

 

– Ç’duhet të bëjnë këta pushtetarë dhe ish-pushtetarë të pasur: t’ia mbathin si Ahmet Zogu me pasuritë që kanë krijuar apo të dalin para drejtësisë?

– Unë mendoj se është një model jo i mirë në historinë e Shqipërisë që ndryshimi i lidershipit në drejtimin e vendit është pasuar me arratisje nga vendi të njerëzve bashkë me paratë e tyre. Prandaj dhe unë mendoj se Gjykata Administrative do të jetë tepër e motivuar që t’i jap fund njëherë e mirë kësaj praktike të dënueshme. Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme në këtë rast. Besoj se kjo do të arrihet nëpërmjet një pune këmbëngulëse dhe gjurmimin se ku kanë shkuar këto para.

 

– Dhe në fund: Si funksionon Gjykata Administrative në SHBA dhe a duhet të shërbejë ajo si model për gjykatën shqiptare?

– Mendoj se detajet e funksionimit të gjykatave në Shtetet e Bashkuara, sikurse është dhe ajo ku unë punoj, nuk mund të përshtaten pikë për pikë në sistemin gjyqësor shqiptar. Ato punojnë në kushte të ndryshme dhe përballen me probleme krejtësisht të ndryshme. Por idealet që mbrojnë këto gjykata mendoj se janë të njëjta dhe përputhen. Ne mund të shpresojmë që do të ketë paanësi në dhënien e vendimeve ndaj të akuzuarve dhe të pafajshëm ndërkohë që do të kemi aftësinë për të dënuar të plotpushtetshmit dhe fajtorët. Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar kanë ruajtur një standard të lartë. Nëse ata shpallen fajtorë nga gjykatat, ata dënohen rreptësisht, sepse ata kanë tradhtuar besimin e publikut. Unë shpresoj që populli shqiptar do të mbështesë Gjykatën Administrative dhe se zyrtarët e qeverisë do të dinë të respektojnë standardet e larta që u kërkohen. Kjo do të shënojë dhe progresin që kërkohet.

 

* * *

Gjykata Administrative

Gjashtë Gjykata Administrative kanë hapur dyert në fillim të nëntorit të kaluar për të gjithë qytetarët që kanë padi për mosmarrëveshje administrative, ndërkohë që ministri i Drejtësisë ka deklaruar se çdo çështje do të marrë zgjidhje brenda 90 ditëve nga momenti i depozitimit të padisë. Bashkë me Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, në të njëjtën kohë ka nisur punën Gjykata e Apelit për çështjet administrative, me seli në Tiranë dhe janë publikuar emrat e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë. “Nëse në Gjykatën e Lartë sot janë 10 mijë çështje të pazgjidhura prej disa vitesh, në këtë gjykatë çështjet do të gjejnë zgjidhje brenda 90 ditëve”, tha Naço. Ministri i Drejtësisë theksoi se kjo është një gjykatë e mirëpritur nga të gjithë qytetarët, e cila i ka munguar vendit tonë ndër vite. Sipas tij, ky është një revolucion, që do të shoqërohet nga reforma të tjera në fushën e drejtësisë.

Gjykatat administrative nisën punën me përballimin e një morie konfliktesh nga komuniteti i biznesit. Gjykatat administrative u këshilluan nga disa misione ndërkombëtare si Bashkimi Europian dhe OSBE duke ndjekur përvojat më të mira perëndimore. Ngritja e këtyre gjykatave u vonua për afro dy vjet nga forcat politike, pasi projektligji për to u përfshi në një grup me tre ligje që BE kërkoi të miratohen me mirëkuptimin e të gjitha palëve.

 

 

Intervistoi: Xhevdet Shehu January 13, 2014 13:37
Komento

25 Komente

  1. "BALASHI" January 13, 10:07

    Kjo qe punoka ne nje vend qe lufton korrupsionin ne SHBA ta kishim ne ketu, ne kete vend shume te korruptuar. Ajo do ikte. Çdo bente ketu. Siç duket e kuptoi shpejt se vendin e moren komunistat me te devotshem se vet udheheqesi i tyre.

    Reply to this comment
    • Open your mind January 13, 20:38

      Kjo zonja vertet punon ne Gjykate Superiore te New Xhersit,por nuk heton zyrtaret amerikane per korrupsion ashtu sic thoni ju,por eshte thjesht COURT OFFICER,ose ndryshe i quajne dhe Bailiff ketu ne Amerike.Po ta kini parasysh dhe nga filmat,eshte ai personi qe thote te çohen te gjithe ne kembe kur hyn ne salle gjykatesi.Eshte nje pune e nderuar si gjithe te tjerat,ashtu si dhe pastruesi i kesaj gjykate eshte i nderuar,por mos ia ngrini vlerat me shume se sa ka.

      As a court officer, you’ll be a law enforcement officer who maintains order and law in the courtroom. When court is in session, you’ll follow the direction of the judge. These directions can include swearing in a witness, collecting court documents, presenting court documents, reviewing reports and filing complaints on behalf of the judge.

      Reply to this comment
  2. anonim January 13, 10:29

    N.q.s. kjo foto eshte eshte tek puna e kesaj zonje, duket qarte qe kjo punon “receptionist” dhe jo “hetuese”

    Reply to this comment
    • Alex January 13, 12:49

      Siç duket se ke idene se si jane vendet e punes ketej or mik…
      Apo komentove kot sa per te shkruajtur diçka…?

      Reply to this comment
      • anonim January 13, 20:39

        Une sepse punoj ne nje zyre ne Angli po e them sepse nga pajisjet qe jane ne desk dhe banaku ne te majten e saj indikojne se eshte ndonje bicim P.A. (personal assistant) ose receptionist tek hyrja, po ku ta dini ju ne Shqiperi se mos jeni mesuar me u prit e percjelle si njerez. Sa per kete zonjen te vij ne Shqiperi e te flase per politike se ne qe ikem, ikem se Shqiperia u dhje nga katundaria qe e mori ne dore.

        Reply to this comment
    • Open your mind January 13, 20:22

      Te pakten mos e kishe permendur qe ate filmin me pornostare e ke pare kur ishe femije.Mund te thoje kur ishe ne moshe te re,ose mund te mos e thoje fare moshen.Ku e paske pare ti zonje kete film me pornostare?Nga e dije se cfare ishte pornostarja qe ne moshe te femijrise,apo e kuptove me vone kur u rrite?

      Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit January 13, 13:04

    Nuk e di se perse na duhet pervoja e te tjereve per te luftuar korrupsionin, kur nje qeveri qe do ta luftoje, mund ta beje shume thjesht.
    Shume kollaj, e kapet Mziun, rraseni brenda, doli korrupsion ne ministrine e arsimit me mbi 6 miljon dollare, shifni kush ka firmosur dhe rraseni brenda.
    Korrupsioni luftohet me burg dhe gjoba qe ti digjet suma, jo me arreste shtepije.
    Lerini dokrat, se Shqiperia ka patur pervojen me te mire ne bote per te luftuar korrupsionin, por ne duam ta dredhim, se ishte komunizem, lereni komunizmin ne nje ane, per te luftuar korrupsionin, vetem ajo metode eshte efikase, se te duash demokraci dhe pa korrupsion eshte e parealizueshme.
    Edhe Gjermania korrupsionin edhe krimin e lufton me metoda diktatoriale, ne qofte se nuk besoni, beni nje vrasje apo vjedhje te shumave te medha dhe do ta shikoni, qe do thoni, ku je o komunizem.

    Reply to this comment
  4. TROJA January 13, 13:13

    Jo moj juriste dhe gjykatese JO.
    Ne shqiperi duhet te hetohen te paret koleget tuaj,klasa me e koruptuar eshte kjo kategori dhe po nuk u konfiskuan,po nuk u denuan,e po nuk u pushua nga puna kjo kjo kaste,mos prit qe te denohen politikane,mistra dhe te tjere grabites se pasurise se popullit shqiptar.
    Kete ne Atdheun tend mund ta beje shtet demokratik nje “QEMAL ATATURK” dhe Edi Rama nuk eshte i tille,kete gje mund ta beje nje “LENIN” dhe as ketij nuk i ngjan Edi Rama,nje gje te tille mund ta beje “MESIA”,por Edi Rama eshte larg,larg sa vite drite kemi ne sot me NEPTUNIN.
    Edi Rama eshte nje nga keta qe ne rezuam ne 23 Qershor????? Nuk e di a me kuptove iç.

    Reply to this comment
  5. Aleksi USA January 13, 14:36

    A ju kujtohet kjo zonje kur shkoj ne Shqiperi para disa vitesh me Eduart Selamin dhe beri deklaraten me idiote :”Kam ardhur me Selamin qe nen udheheqjen e Sali Berishes te demokratizojme PD-en”.Duket Saliu(megjithe lepirjen e zonjes)nuk ja fershelleu dhe ajo iku nga kish ardhur bashke me Selam mavrin,kjo me duket ka qen ne prage te zgjedhjeve te 2009-es.Ja pra ky eshte morali I zonjes FERRA.

    Reply to this comment
  6. mirush sakajeva January 13, 14:46

    Pa rregulluar deformimet ne Kushtetuten e RSH qe beri Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e cetes se tij, nuk funksionon asnje gjykate ne Shqiperi. harrojeni Drejtesine. Nacoja i Ilir Floririt nuk mund te beje kurre Drejtesi!

    Reply to this comment
  7. xha kili January 13, 15:13

    bravo moza ato qe thua jane te verteta

    Reply to this comment
  8. ijs January 13, 15:41

    Z. gazetar i albanistanit mos na hap barkun me intervista pa sens , se ajo mund te punoje ne gjykate si pastruese apo ne karriere si postiere letrash, por mos ofendo ameriken se nuk eshte amerika albansitan, ku te hetoje amerikanet e vertete debilja e albanistanit ,se do e kishte marre zjarri Ameriken me kohe , sic e mori shqiperine kur ajo debile ngriti dy gishtat perpjete. Ajo femer si dhe partizanet e saj te zemres per liri-shkerdhatokraci me Berishe, Azem e shume te tjere ishin pjelle e nje province te prapambetur, qe komunizmi idjot i merrte per tu dhene shkolle, per te zhvilluar provincen e asaj kohe, por ky ishte dhe gabimi trashanik i sistemit qe ju mundesonte hienave si puna saj shkollimin me shpresen qe do dilte nga shpella qe e kishte rritur. Por nuk behet hiena njeri jo, por tani ky eshte muhabet i ikur se pagesen e kesaj lloj specie, qe ne 1990 u cuan me dy gishta perpjete e pagoj nje komb i tere!

    Reply to this comment
    • DREAM January 13, 20:32

      Ijs ,or pis idiot i shkolles enferr
      Kudo ne bote patem sukses ,lame pjata dhe mbaruam specializime ne menyr te shkelqyer dhe per aq sa meritonim u vleresuam me vende pune dhe me mirnjohje nga cdo komunitet .
      Vetem ktu ku nuk fluturojne me shqiponja ,vetem ktu ku kane ngelur sorra dhe ulkonja ,vetem ktu ku qeverisin plehra dhe dinjitetit i ka humbur vlera ,vetem ktu nuk ka vend pune dhe karrierren e ben putana e partise si ateher L.Cuko .
      Ijs ,or pis idiot ,Jozefina ,Kokemadhja ,Doda ,Dade e di une me sa lavire jane ,kane ngelur aty qysh nga koha e sekre.arit te partise qe te ka shoqeruar dhe ty.
      Vajtoje kopil i bunkerit 1990 ,se ajo kohe iku dhe nuk kthehet me !

      Lexoje mire ate fabulen qe shkruan Zonja me siper ,…ja te ndihmoj dhe pak une
      analfabet
      Te gjithe ju ,brezi i deshtakeve shkuat me korrupsionin {putanen}
      sa here qe ju japin nje gjobe gjeni “mikun” nuk paguani ,energjine nuk jua faturojne ,vendin e punes jua gjen ndonje pis i Leseis ,grate i keni aktiviste te konventave ,si dikur KQP ,voten e shisni per nje thes miell ,deputet votoni ate me xhamat e zinj dhe pistolierin e forte ….dhe vajtoni si kukuvajka per shtet dhe drejtesi .Kur ju as si emer nuk dini ta shqiptoni demokracine .
      Azemin dhe Berishen e futi ne radhet e studenteve ajo partia qe rriti ty dhe kelyshat si ty .Ne 23 qershor ,treguat dhe njeher se jeni te gjithe lavire …ato qe perjashtohen nga bordellot per mungese ndershmerie ,treguat sa civilizim keni ,
      treguat se jeni bij te denje te atyre qe si rroge kryesore kishin 80 lekeshin .
      Po e tregoni dhe perdite ,se sa te afte jeni ne berjen e nje shteti .Duke emeruar gjithe mjaftistet e fundit te shkurter dhe thonjve te gjate .
      Legalizuat figuren politike te nje vrasesi dhe hajduti ..vetem ne emrin e marrjes se Pushtetit .Perdoret mjeranet ne bulevard …dhe u bete HALEat
      Europa ,ju thyeu hundet ….shtazet si ju i mban ne laboratore per studime genetike .
      Berisha ka 8 vjet qe vjedh ,vret dhe dhunon kedo …dhe ju ahahahhahahahhaha
      as nje si Mziu nuk jeni te afte te denoni …qofte dhe nje akuze te vetme jeni te afte te formuloni .
      Pra ti shoku Ijs dhe idiot pis …gjeje problemin te vetja dhe te geni bastard qe keni …jo te ata qe me vullnet ,pune dhe vetem pune ,jane aty ku jane .

      Reply to this comment
      • ijs January 13, 23:20

        “Mesuesja e Patosit “, po e marr te mireqene epitetin e komentuesit te nderuar Vezhguesit F. ne lidhje me personin tend se tani sapo e mesova qe je femer dhe jo mashkull. Keshtu qe kerkoj ndjese qe diku te kam thene djale-ballisti por ti qendrojme komentin tend qe kur e lexova me erdhi keq per ty se po shfryhesh si tullumbac i plasur! Te kuptoj shume mire per ulerimat e tua ne lidhje me padrejtesite e kohes ku ne sot jetojme, por dua te te sqaroj qe ne shume gjera jemi ne te njejten ane te barrikades, prandaj te keshillloj qe mos bej armik ate qe eshte ne krahun tend dhe ndan te njejta kritika dhe reagime me ty.
        Zonje mos me fut mua ne grupin e asnje partie apo grupi shoqeror ne shqiperi sot, se une kam ikur nga Shqiperia ne 1991 kur isha student i vitit te dyte ne inxhinerine mekanike!
        Ate debilen qe po na jep ketu leksione per drejtesine qe ishte mesjetare dhe shpellare si tere banda e saj e inkuadruar tek PD e dy gishtave perpjete, ishin njerzit me bastarde injorante e ne qytetin studenti. Ne ato kohe te veshtira kur vendi me shume se cdo gje kishte nevoje per reforma ekonomike keta bandite me ne krye alabakun me te madh qe ka njohur tirana e viteve 1980 Azem Hajdarin mjeshtri bixhozit, hajdutit, kurvarit, kriminelit i ardhur nga provinca e thelle e erresires nga ku kishin origjinen te tera ata mesjetare te asaj kohe papritur na u cuan per me dy gishta perpjete per te rrezuar nje shtet qe kishte 45 vjet jete dhe mezi ishte ngritur ne kembe pas shume sakrificash dhe vuatjesh te nje populli te tere.
        Une isha kunder kesaj levizje me dy gishta perpjete, jo se une isha kunder demokracise si parim apo si shoqeri me e zhvilluar ne ate kohe, por se ata njerez qe ngrinin dy gishta perpjete ishin pjesa me e madhe llumi i shoqerise komuniste te asaj kohe dhe tragjedia ishte parashkruar, se nuk mund te ndertonin shtet kurre nje bande horrash pa shkolle dhe pa njohurite me elementare per sistemit te ri ku donin te aderonin horrat e asaj kohe.
        Motoja ime ate kohe ishte: Keta e prishen dhe keta duhet ta rregullojne duke bere urgjentisht reforma ne ekonomi qe vendi mos te degradonte ne kaos dhe anarshi sic dhe ndodhi me vone, kur cdo gje u shkaterrua dhe ajo pasuria e naftes, qe ti e qan me lot, me te drejte per zonen tende te mos binte ne dore te horrave dhe halabakeve qe po mbushnin radhet e PD.
        Rruget tona ndahen tel vleresimi per sistemin para 1990 por kjo eshte teme me vete dhe mendoj se nuk je ne gjendje ta gjykosh ate person se je shume subjektive dhe flet pallavra boshe tere kohes nga urretja qe ke ne bark. Me sa shoh, ke qene e prekur nga sistemi vjeter. Prandaj te keshilloj qe mos jep kurre vleresim kur ke konflikt interesi se do te behesh sic jane kafshet e partive qe drejtojne albanistanin sot. Keshtu qe qendroji te sotmes ku une e shikoj veten ne te njejten pozite me ty, duke dale ne mbrotje te atdheut dhe njerzve normale dhe te thjeshte qe jane sot komplet te pambrojtur nga bandat mafioze qe vjedhin hapur fare pasurine kombetare.

        Reply to this comment
        • DREAM January 14, 01:05

          Po e filloj nga fundi ,sepse mendoj se do spjegohem me mire
          Mua mos me tregoni pallavrat boshe ,sepse une e kam pasur ne kurriz ate sistem per 3 breza ,nuk rrjedh nga ca kollarekuq si ata te tute qe te derguan ne universitetin enferr .
          Dhe nuk eshte konflikt interesi ,eshte dicka qe ka lidhje me te verteten ,me idealin e atyre qe per 47 vjet enderruan qiellin e nje bote tjeter ,por pane vetem nate pa yje ,ne Spac ,Qafe Bari ,Bulqize ,internimeve Vermik ,Armen ,Ceprat e sa getove qe sera jote ngriti ….ku dhe mos te harrojme qe ende drejtesi nuk eshte ber .Kjo eshte dhe arsyeja qe do vazhdoj te perseris Urrejtjen qe ju edukuat per ‘armikun” .Ju e edukuat ,mua me kane edukuar tu meshiroj …jo tu urrej .
          Te quash ‘debile’ dike ,te flasesh ne cdo koment me mllefin me te madh ndaj levizjes me dy gishta tregon qartesisht se kush e ka urrejtjen .
          Nuk ju kam degjuar ndonjeher te flisni per levizjen e grushtit lart te terrorristeve te kuq …mos valle eshte dhe ky konflikt interesi ???
          Ju nuk ishit dakort me kte levizje …por iket qe ktu qysh ne 91 ,nuk beret asgje …nuk po beni asgje dhe na jepni leksione ?????????????
          Po pse mor njeri ,pse ju komunistet e shkolluar e late vendin ne dore te ktyre te pashkolluareve qe po ju i kishit ne radhet tuaja …Azemin si pardesy gri ,Berishen si doktor ….sepse ujku mjegull do .Juve keshtu ju realizoheshin interesat dhe askush nuk prekej nga rraca juaj e ndyre qe beri genocidin njerezor dhe kulturor mbi kte popull .

          Me ju jam lexuar shpesh here .Nuk e di a keni arriturr te diplomoheni aty ku jetoni …sidoqofte arsyetimi i juaj eshte rrenqethes .Pretendoni ende qe kishit ngritur shtet ,mrekulli 45 vjecare …se per cfare dreqin ngelet rrugeve te botes …nje zot e di .Patosi nuk eshte zona ime ,puna me ka lidhur ne kte zone dhe ne disa zona te tjera ku ju garantoj qe monopoli eshte i pardesyve gri te vjetra …me disa multinacionale te frikshme dhe ne Europe …po po te atyre baballareve te tu …te atyre qe ngriten shtetin e ndershem .
          Zt Ijs ,ky vend do shkoje dhe me keq , shume me keq nqs vazhdoni te quani ‘debile’ ata qe ZGJEDHIN te ikin qe ktu

          Reply to this comment
          • ijs January 14, 10:16

            Zonje nuk dua te perseritem por te keshillova me siper, qe nuk mund te gjykosh dhe vleresosh kurre jo vetem Ju, por te gjithe ata qe ishin te denuar ne kohen e Hoxhes sistemin, qe ai ngriti dhe mbajti ne kembe per 45 vjet. Ne gjermanine, qe mua me rriti dhe formoj po te them, qe ky shtet perendimor qe e luftonte shtetin komunist lindor me tera metodat e mundshme , nuk ju dha te drejten asnjerit prej te denuarve te gjermanise lindore ne asnje gjykate te gjermanise perendimore apo vendi perendimor dhe nuk ju ktheu asnje prone(qofte dhe banese private) klases se vjeter kapitaliste lindore, te ikur prej ruseve pas luftes se dyte boterore nga gjermania lindore dhe kjo per nje arsye shume te thjeshte: LEXOJE dhe FIKSOJE mire JU dhe tere klasa juaj e denuar: Pas rishqyrtimit te dosjeve te komunizmit ASNJERI nuk ishte denuar ne menyre te padrejte, por te gjithe ishin denuar sipas ligjeve legale te sistemit ku njeriu jetonte ne ate kohe.
            Dhe kjo eshte normale, llogjike, ligjore, e drejte, Zonje se pastaj i bie qe te burgosurit e kohes se sotme, qe kalben neper burgjet e perendimit neser kur te rrezohet sistemi kapitalist te na dalin heronj sic doli klasa juaj perverse, se na hapet barkut me viktimizimin tuaj, cudira qe ndodhin vetem ne vendin e albanistanit te sotem, ku te denuarit sipas ligjieve e kushtetutes te kohes, pasi bie sistemi papritur na shpallen si vuajtes dhe si viktima, kur nderkohe kishin dale ne duell duke ngritur pushken kunder sistemit.. Kaq perverse eshte ajo klasa jote e deklasuar, qe mohon normat me elementare te duellit njerzor. 23 Vite ne gjermani nuk takova Kurre qofte dhe nje gjerman deri me sot te qahen apo ankohen si raca juaj perverse, per vuatjet apo krimet qe mbajten vertete mbi kurrizin e tyre ( miliona here me te medha se sa mbajtet ju ne kurriz) pasi humben luften. ( Humbje qe kushtoj 12 milione te vrare 5 milione te internuar, masakruar, 20 milione gra te perdhunuara, ndarjen e kombit,pa llogaritur shkaterrimin total te vendit)
            Dhe kjo per arsye shume te thjeshte, se nuk jane race perverse, qe pasi kur del ne duel, duke marre armen per te vrare, te bejne viktimen pas humbjes se betejes ne duell.
            Keshtu qe mjaft me me pallavra migjeniane nga raca juaj perverse, qe kurre nuk ishin dhe jane viktima,por thjesht u shpaguan me te njejten monedhe, qe Ju vete perdornin nese do kishin qene fitorja ne krahun ruaj dhe biles me perverse se kishit nje dell mesjetar.

            Sistemin e Hoxhes une e mbroj jo se ndeshkoj kundershtaret e tij, Zonje se sjam si puna jote qe te mas boten me dhimbjet personale te barkut tend por E ritheksoj perseri, qe Mbrotja qe une i bej vepres se Hoxhes lidhet ngushte vetem arritjet e tij per kohen dhe kushtet, qe jetoj dhe drejtoj ai shqiperine. Shqiptaret perpara Hoxhes kane humbur jeten me rritme shume here me te larta, ishin shume here me injorante e te pacivilizuar, te kolonializuar, te paarsimuar, te paorganizuar,paemancipuar, e te zhytur ne mesjetarizem, krahinizem, kaos e anarki qe i tregonte me gisht si nje komb barabar e i pagdhendur. Komb pra i lehte per tu terhequr nga hunda. Liri e te drejta ata pak gezuan edhe perpara se te vinte Hoxha ne pushtet. Larja e hesapeve me kundershtaret politike ekzistonte perpara Hoxhes qe ne kohen e Zogut.Pra shume pak gjera ndryshuan ne kete aspekt.

            Por per 50 vjet shqiptaret shpalosen nje energji dhe pasion te papare ne perkushtimin ndaj vendit dhe te ardhmes se tyre. Ata per here te pare ishin zot te vetes se tyre. Ata per here te pare e pane njeri tjetrin ne sy dhe funksionuan bashke duke lene menjane cdo divergjence apo diferenca teper te peshtira e te rendomta e me nje karakter mesjetar, per tu unisuan ne komb e shtet si kurre ndonjehere. Shqiptaret arriten te ndertojne nje shoqeri ku sistemi civil evoloi ne nivelet me te larta te mundshme per shqiptaret. Me nje rend, qetesi, stabilitet, dhe drejtesi civile teper ekselente.

            Ndersa ne lidhje me ato qe erdhen dhe kush perfituan nga renia e sistemit te vjeter dhe mendimi idjot qe sahanlepiresit e sistemit te vjeter ishin ata qe benin sistemin e vjeter tregon per formimin e ulet si person ne cdo hapsire te analizes tende, pasi akoma se ke kuptuar qe ate sistem e ngriten nje grusht njerzit me Hoxhen, qe krye qe me kalimin e viteve ose vdiqen ose u vrane per shperdorim detyre se Hoxha ishte burre shteti dhe ngriti shtet, jo rrumpalle sic ngriti doktor rrumpalla per ti hapur rrugen bandes se tij te krimit per vrasje dhe grabitje te hapur dhe mos ti kap asnje lloj ligji.
            Keshtu qe ata qe mbeten duke filluar dhe pinjollet e sistemit ishin vetem sahanlepirasat e sistemit qe mezi prisnin qe ai sistem te rrezohej se ju prishte planet e grabitjes se pasurise se nje kombi dhe nje populli te tere. Gabimi Hoxhes ska te bej me sistemin, qe ngriti se ai sistem ishte dhe eshte shume here me superior se sistemi kapitalist dhe per kete si shembull kemi zhvillimin e Kines komuniste, se cfare eshte ne gjendje te beje ai sistem, kur ben reformat e duhura. por gabimi trashanik i Hoxhes ishte se e la vepren e tij te ngritur me mijera sakrifica, ne dore te njeriu injorant dhe pa vizion sic ishte Ramiz Alia. Prandaj isha une kunder rrezimit te sistemit ne 1990 se katrahura, qe na priste do ishte sic dhe ndodhi e paimagjinueshme. Dhe nese do kishte pak tru me shume se mban ai barku yt di te them qe nese ai sistem do ishte reformuar dhe pjesa e denuarve politike te asaj kohe sistemi i asaj kohe do kishte vendosur me ligj ti rehabilitonte sot klasa juaj sot do ishte miliona here me e regulluar dhe sistemuar se sistemi yt i bla bla bla qe vetem sa ju dha lirine qe te hapni zorret e barkut por barkun e keni akoma bosh si njehere e nje kohe. Tani vazhdo dhe qaju dhe bej bla bla bla!

  9. Dr. John January 13, 16:01

    O anonim. Kjo foto eshte te puna e asaj zonjes po ti ke koncept tjeter per punen

    Reply to this comment
  10. DENI January 13, 16:05

    GHITMONE KESHTU KA QENE NE SHQIPERI IKNIN ATA QE ISHIN “KOKA” DHE RININ BUDALLEJTE DHE MASKARENJTE, QE UA FUSNIN TE PAREVE.
    KESHTU KA NDODHUR EDHE ME KETE VAJZE VLORE SHUME E SHKATHET DHE STUDENTE E SHKELQYER. SI KJO KA SHUME RASTE

    Reply to this comment
  11. pelivan January 13, 17:05

    O anonim! Anonim,do te thote : ” Mi i fshehur… ” ; Prandaj, aty rri gjirizeve. Me kot qe e nxjerr nga nje here koken, ok? Ok thuaj…. Nejse, O njerz! S’ka hajer kjo pune! Gjersa Ministrin e drejtesise do e kete Lsi.ja….. Si mundet xhanem te denohet korrupsjoni?! (!)…

    Reply to this comment
  12. ijs January 13, 18:11

    o Pelivan dhe pelivanet e tjere cke me anonimin i cili po thote ate qe eshte e vertete. Ajo genjen se nuk eshte hetuese fare por nje pastruese apo sekretare, ne gjykate dhe mjaft o populll debil qe merrni cdo mashtrim per te qene. Shkoni tek faqja e gjykates ku punon kjo debilja dhe shikoni aty injoranta se kush eshte hetues!
    http://www.judiciary.state.nj.us/supreme/
    NUk mund te behet nje injorante si ajo hetuese ne amerike se i bie qe amerikes ti bie zjarri merr majmuner sic ju ka rene juve debilave ketu, qe dini vetem te ngrini dy gishta perpjete!Pfff!

    Reply to this comment
    • pelivan January 13, 19:02

      Po ti Ijs! a Cfar menderi te te quaj, cpate xhanem?! Une s’fola me ty… Dhe e dyte une ate zonje e gjykoj edhe nga intervista qe ka dhene ajo. Edhe pastruese te jet ajo ketu,apo sekretare ne gjykat,sic po theni ju vete,Prap eshte shume, eshte me shume se ty o hic i hicit te hicave gjithandej…ik ogjusmak i sal bajges,ik….

      Reply to this comment
  13. Ajet Delaj January 13, 19:35

    Ne Kushtetuten e Shqiperise thuhet se barazia para ligjit eshte e garantuar dhe e drejte kushtetuese per qytetaret shqiptare.
    Pra duhet thene se drejtesia vendoset atehere kur istitucionet e drejtesise punojne pa selektim pra te gjithe te barabarte para ligjit.
    A ka ndonje komentues apo gazetar qe mund te pergjigjet se perse duhej te rrinte ne burg Xhelal Mziu e duhej te gjykohej i lire Shpetim Gjika kur nga veprimtaria e antiligjore e ketij te fundit se paku gjer tani buxheti i shtetit pagoi afer 5 miljon dollar.
    Une nuk mendoj se eshte arsye e mjaftueshme dalja krah-qafe ne fotografi me Kryeministrin apo vazhdojne praktiken e shpikur nga Berisha para gjygjit te Metes.
    A ka ndonje ndryshim? Perse opozita vetem qahet kure e ka tagrin kushtetues per te bere reforma me themel apo nuk ka ku tja nise pasi te vetet nuk deshiron ti ndeshkoje e kundershtaret nuk jua mban ti prekin.

    Reply to this comment
  14. sadik \\\\Malaj January 13, 19:46

    KETU O JU QEVERITARE NUK MUND TA LUFTONI KORRUPSIONIN DHE HAJDUTERINE PA FUTUR NE BURG DISA GJYKATES DHE KREJT QEVERINE E KALUAR ME saliun NE KRYE.
    HARROJENI SE PO LUFTONI KORRUPSIONIN.

    Reply to this comment
  15. arjan January 13, 21:25

    te gjithe keta mashtrojne, sic thoshte edhe eduart selami qe punonte kryeprofesor ne universitet e njouhra amerikane, por en fakt punonte ne nje fastfood e me pas pergjegjes ne nje parking nentokesor. Keshtu thote kjo Ferra, Shenasi Rama, Zef Borzi e shume te tjere. te gjithe mashtrojne, punojne si gjithe emigrantet e tjere, ndersa po te vijne ketu behen ministra, deputet e presidenta, kryeminisrtra e ambasadora.

    Reply to this comment
  16. Dashnor Kozaj January 13, 22:56

    Mire e ke ti Z, Xhevdet ,qe merr ne interviste ,kete zonjen qe punon ne Amerike si gjykatese.
    Zonja Mimoza ka 20 vjet qe ka ikur nga Shqiperia, dhe nuk e njeh realitetin shqiptar .
    Ne Amerike ,sistemi i Drejtesise eshte 100 per qind ndryshe,ne krahesim me Shqiperine .

    Pse duhet te gezohen shqiptaret ,per ngritjen e gjykates Administrative,kur kjo Gjykate ,nuk do punojne ,sendet qe te japin vendimet ,por do punojne po keta gjyqtare ,apo gjyqtare qe kane qene deri me sot,qe jane afersisht, rreth 350 njerez,ne te gjithe teritorin e Shqiperise .
    Te gjithe gjyqtaret pa perjashtim jane te K O R R U P T U A R ,
    Une personalisht kame nje eksperience te gjate dhe te hidhur nga gjyqtaret ne Shqiperi, qysh nga viti 1986 deri me sot.
    Asnjehere nuk kam patur probleme personale te miat per te zgjidhur ,por kam patur ,ceshtje gjyqsore qe kishin te benin me ruajtjen e pasurise te perbashket te popullit ,sic kane qene :
    Prona e – A L B P E T R O L I T ,
    – V E F A HOLLDING ,
    -K E S H sha ,
    – O S S H .
    Ne te gjitha keto raste ,asnjehere nuk ka fituar interesi i popullit, por perkundrazi ,te gjithe gjyqtaret kane mbajtur anen dhe kane favorizuar ajdutet,te veshur me pushtet politik dhe shteteror.
    Po ti shtjelloj me duhen shume faqe gazetash,por po i them si konkluzion qe une kam arritur,nga faktet e pakundershtueshme qe kam disponuar,per nje periudhe mbi 20 vjecare,aty ne SHqiperi .
    Shqiperise i duhet qe te pushoje se ekzistuari ne menyre te menjehereshme e gjithe Trupa GJyqsore ,e te zevendesohet me gjyqtare EUROPIANE,

    Turp eshte ,po eshte realitet . Populli Shqiptar ,duhet te ngrihet urgjent, e te permbysi
    kete sistem te korruptuar drejtesie. Por ka dhe shume gjera te tjera per te permbysur urgjent, sic jane bashkepunetoret e armiqeve shekullor te Kombit Tone .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*