Ish të përndjekurit, Ahmetaj: Mbyllim pagesat për kategorinë parësore

September 11, 2018 11:22

Ish të përndjekurit, Ahmetaj: Mbyllim pagesat për kategorinë parësore

 

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj foli për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Referuar shifrave gjatë qeverisë së PD, Ahmetaj thotë qeveria Rama ka paguar 9.1 mld lekë, krahasuar me 7.9 mld lekë që janë dhënë nga qeveria e mëparshme.

Ndërkohë, ministri garantoi se nëpërmjet këstit të nëntë do të mbyllet e gjithë pjesa e kategorisë parësore, pra ata që kanë vuajtur drejtpërsëdrejti dënimin.

“Ka pasur një debat të gjatë edhe në parlament se çfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit politik.

Në vitet elektorale 2009-2013, ish-qeveria ka tentuar të përdorë buxhetin e shtetit me emocione elektorale ndaj këtij grupi. Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld.

Sa i përket kategorisë parësore, në periudhën 2009-2013 kësaj kategorie i janë dhënë 1.5 mld lekë, ose 15 mln dollarë në 4 vite. 2014-2018 kategorisë parësore i janë dhënë 7.07 mld lekë, pra 70 mln dollarë. Ky krahasim tregon kujdesin që kjo mazhorancë ka edhe ndaj kësaj kategorie që ka vuajtur në regjimin komunist.

Ndryshimi i dytë që paraqesim në ligj është ndryshimi i raportit mes parësorëve, 70-30, duke i dhënë përparësi parësorëve. Ne do vazhdojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore”, tha Ahmetaj.

a.s/dita

September 11, 2018 11:22
Komento

6 Komente

  1. Askushi September 11, 12:15

    Oooo intelekto i ke marre te gjitha kestet??? Nese po do na japesh nje kafe te tajvani??

    Reply to this comment
  2. Intelektuali eshte mbytyr tek shatervani September 11, 14:00

    O askush nuk e di ti qe intelektuali eshte mbytur tek shatervani i taivanit nga gezimi i marjes kestit te radhes.

    Reply to this comment
    • Askushi September 11, 19:41

      Ahahhahahahah

      Reply to this comment
    • Doni apo nuku doni o mije kenetash, Drejtesia do te BEHET. September 11, 22:09

      O mizakali e mije kenetash,mos u tallni me intelektualin,se ai ra viktime e lirise se fjales,dhe eshte i nderuar nga Populli e bota e lire e demokratike,kurse per ju shume shpejt do te vuani pasojat e cmendurise se rendjes pas lekeve te piset e pushteteve pa kufi brenda djallit.Prisni po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet,doni aponuku doni ju.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza, si dhe mijra femije te mbetur jetim, pa harruar nje pasuri Kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite qe kerkon Drejtesi dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavajsish;thote Populli.Mjaft eshte MJAFT Me.

      Reply to this comment
      • Askushi September 11, 23:33

        Ik e mos na rruaj intelektoleshin. Sna le te bejme shaka se na lodh veshet.

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 September 12, 12:55

        gjithnjë sa herë lexoja ty o
        Doni apo nuku doni o mije kenetash, Drejtesia do te BEHET.-,më jepte përshtypjen se ishe një diçka(jo dikush) e njohur!!nuk ma kishte marrë mëndja të ishe ti o nastorkoqja!!
        sidoqoftë,si e thua vetë,jemi në kohë demokradhije dhe njeriu mund të bëjë çtë dojë!!
        ke të drejtë(pjesërisht)kur shkruan”mos u tallni me intelektualin,se ai ra viktime e lirise se fjales,dhe eshte i nderuar nga Populli e bota e lire e demokratike,”!!
        njeriu nuk duhet të vërë në lojë një njeri si ti!!
        kot nuk i thonë se “atë që e ka tallur perëndia,duhet ta respektojë njerëzia”!!
        ti o nastro nuk ke qënë aspak “viktime e lirise se fjales”,sepse fjalën e lirë,dhe të mënçur se ke thënë asnjëherë!!ti ke lëshuar budallallëkun pa dur,por jo fjalën e lirë!!kjo vërtetohet nga demenca që lëshon sot!nga demenca që ke në karrakter,ndryshon pseudonimet si mbreti gratë(të kishe ndërruar brekët si pseudonimet,do të të kishin mbajtur në azil!nuk do të të kishin dhënë duart dhe ne do të ishim të qetë),nga demenca që ke në kokë!nga budallallëku që përpiqesh të përhapësh me monokulturën që ke të rrënjosur në mëndjen tënde të sëmurë patollogjike!
        sot më pëlqen shkrimi tënd!
        nuk e ke përmëndur krimbin që ke në kokë!
        enverin!!
        të lumtë nastrokoqja!!
        i paske gëlltitur ilaçet!!

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*