Ish-të përndjekurit, lista e tretë me përfituesit si trashëgimtarë

July 10, 2019 08:33

Ish-të përndjekurit, lista e tretë me përfituesit si trashëgimtarë

Ministria e Financave ka publikuar listën e tretë me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.

Dokumentet që kërkohen sipas ligjit janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; certifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar (certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania.

Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për t’i dërguar.

Po kështu, kërkohen numrat e llogarisë bankare në Lek (IBAN) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.

Afati për plotësimin e dokumentacionit për këstin e tretë është deri më 28 shtator.

j.l./ dita

July 10, 2019 08:33
Komento

3 Komente

  1. Ylviu July 10, 09:34

    Kane 30 vjet vec marrin pare nga xhepat tane.Mos tu hante kurrizi te benin tradhti ndaj Atdheut po mos tu pelqente burgu.Kur degjoj qe kjo fare e ndyre dhe parazite vazhdon e merr para akoma me ngrihen nervat perpjete.

    Reply to this comment
  2. IVONI July 10, 16:00

    Epo zhdukeni ate qeveri te poshterish c`prisni me ..!Paguan qelbesirat qe “kulloten ” me djersen e njerezve te ndereshem ..!yt ..!

    Reply to this comment
  3. kujtesa July 10, 18:58

    Po do ngelet me ndonje leke ne ate vend per ata qe punuan e derdhen djersen e shuan jeten per 50 vjet, apo i moren te gjitha parate brezi i trete i katert i bashkepuntoreve te Hitlerit? Deri ne sa breza e kini parashikuar kete? ta dime, qe ta bejme vete varrin tone se s’ka kkush te na e beje e me ta beje. Dhe thone pastaj pse ka perçarje? Po poltika vjedh, te perndjekurit me tre-kater breza marrin para falas , ata qe punuan nje jete po u tretet shpirti. Ne dreq vafte dhe kjo kohe e qelbur!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?