Ish-ushtaraku i ankohet, Rama: Mos të duket vetja më i zoti

July 4, 2017 18:29

Ish-ushtaraku i ankohet, Rama: Mos të duket vetja më i zoti

Një ish-ushtarak i larguar nga Shqipëria i ka shkruar kryeministrit Edi Rama pas thirrjes së tij për ata që duan të punojnë në administratë.

Ai i është ankuar kryeministrit se në 10 vjet punë në Shqipëri ka luftuar që të mbijetojë me aftësitë e tij, por se pavarësisht kualifikimeve, ata që shkonin para ishin servilët dhe ata që dilnin nëpër mitingje.

Megjithëse shpreh bindje të majta, komentuesi thotë se nuk do të kthehet më në Shqipëri.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i përgjigjet se nuk mund të ofendojë të gjithë njerëzit që punojnë në Shqipëri dhe se nuk duhet t’i duket vetja më i zoti se të tjerët.

REPLIKAT
Komentuesi: Jam një ish-punonjës i atij shteti që po e lavdëroni aq shumë ju zoti kryeministër. Kam punuar për 10 vjet me të majtë e me të djathtë me aftësitë e mia personale kam mundur të bëj shumë kualifikime. Dosja ime në zyrat e personelit mund të ketë qenë një nga me voluminozet, por kur vinte puna për të ecur në karrierë e për të bërë kurset që më takonin shkonin ata që “dëshironte” eprori im.

U mundova e luftova për atë vend bëra aq sa kisha mundësi (aq sa me lejuan drejtorët tuaj), derisa e pashë të arsyeshme që ishte e pamundur të luftoje me servilizmin e shtetit me ata që u merrnin postet me daljet nëpër mitingje.

Pas një kalvari të gjatë mundimesh shteti juaj arriti që të më mundte e të më detyronte të largohesha nga Shqipëria. Me mundim e shumë sakrifica arrita të fitoj shkollën dhe bursën e studimit në një nga universitetet e mjekësisë më të mira në Europë. Fitova universitetin për të mos e kthyer me kokën mbrapa në atë shtet që keni krijuar ju politikanët.

Apo mos do më thoni kthehuni sepse koha ka ndryshuar! S’ka ndryshuar asgjë zoti kryeministër sa të ekzistoj servilizmi dhe sahanlëpirësit, emërimet të jenë partiake i drejti dhe i zgjuari do të merren nëpër këmbë në atë lloj shteti që keni krijuar ju, PD dhe LSI.

Megjithatë dua t’i uroj të gjithë drejtorëve dhe atyre që kanë poste në shtetin tuaj vazhdoni me servilizmin sepse është e vetmja mundësi për të ngrënë bukë dhe vjedhur PA të kapur ligji në atë shtet. P.S. Sa për dijeni jam i majtë nga bindja ashtu si dhe babai im e familja ime.

Edi Rama: E para bravo dhe shumë respekte që ke filluar e mbaruar shkollën e lartë për mjekësi në Europë. E dyta çudi që paske bërë 10 vjet punë pa bërë shkollën dhe paska krijuar një dosje nga më voluminozet.

Dhe e treta unë s’të them as kthehu as mos u kthe, sepse unë bëj pjesë tek pakica në këtë rast, dmth mendoj se është fat që jemi njerëz të lirë e mund të lëvizim sa të duam dhe gjithkush ikën apo vjen sipas dëshirës e kjo nuk është aspak një tragjedi, përkundrazi. Dhe e fundit, gjithçka ke bërë apo shkruan se i ke bërë, nuk është as arsye për të ofenduar tërë njerëzit që punojnë për shtetin këtu, as arsye që të duket vetja më i zoti se sa të tërë.

Besoj se i bën më shumë nder vetes dhe diplomës tënde jashtë, nëse e heq këtë pjesën e fundit, jo thjesht nga fjalori, po edhe nga mendja. Të siguroj se individët për të cilët shkruajta në postimin e sotëm, kanë shumë më tepër gjëra për të treguar se sa ti, dhe shumë më shumë modesti në mënyrën se si i tregojnë ato pak që tregojn. Gjithë të mirat e suksese të mëtejshme.

July 4, 2017 18:29
Komento

6 Komente

  1. Hoxha & Smiles... July 4, 20:20

    Gjithe ato kualifikime dhe me ne fund nje vere ne uje? Ankohu, ankohu i shkreti ish-ushtarak, dhe zeri gjithmone ne vesh te shurdhet… Sa gjynah!

    Tani Te pakten ka gjetur tamam xhami ku te falet. Ka gjetur… HOXHEN.

    Po iu lute Hoxhes, te pakten prej tij s’mbetesh pa pergjigje…oh, sorry. s’mbetesh pa SMILES doja te thoja.

    Ne diktature, ushtaraket njihen si mburoja e hekurt e autokrateve. Gojet e Liga thone se tipa me servile, me sahanlepires, dhe me te indoktrinuar se ushtaraket nuk i bon nona…Rasti me tipik eshte relanca midis kapterit dhe oficerit.

    Po e pata gabim me korrigjoni. Ec gjermoni i parafundit, mshoi lapsit !

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit July 5, 00:17

      O hoxhe kaplloqja, servil lindesh, nuk te ben professioni. Psh berberet te japin pershtypjen e servilit, por ne fakt te qethin, te rruajne dhe e kane hallall bakshishin. Qe ta kuptosh ti, psh nje oficer pss 20 vjetesh ne rezerve, si psh une, nuk futet me ne ushtri per 100 arsye objektive, mosha, grada, etj. Zoteria qe i ka shkruar Rames eshte mjek dhe kjo ndryshon nga rregulli i karrieres ushtarake. Meqe ma kujtove, neser do i shkruaj Rames se mos ben vaki e me del lloto per minister. Njerez jemi, llogje bejme, fejsbuku per keto sporte ka lindur. Tek e fundit, edhe ata qe behen ministra nuk jane burra me te mire nga mua. Ta shikojme si do me pergjigjet Edi apo roja qe ka vene per qyfyre fejsbuku.

      Reply to this comment
      • Hoxha & Smiles... July 5, 11:37

        Mjafon nje ngacmim i vogel dhe komentet tona, edhe pse gjysma aguridhe dhe gjysma mufka, s’na mbeten fare pa u lexuar. Shenje e mire kjo. Danke Němec !

        Profesioni te ben qe c’ke me te servil. Sa per krahasimin me berberat, aty ja ke keput si pela kaut. Pse do thuash ti?

        E para e punes, ndryshe nga kapterat servile, qe per lehtesira nga me minimalet ne pune i lajne dhe shpelajne menderen oficerave me lloj-lloj lajkash (e njejta gje vlen dhe per punet shteterore neper administrata, etj.), berberet jane komplet te pavarur dhe i mban gjalle vetem gershera, brisku dhe koka e tjetrit. Sa me e madhe koka e tjetrit, aq me i madh bakshishi, kjo eshte e qarte, por nga ana tjeter, ka dhe nje teori qe thote se sa me i vogel bakshishi, aq me shtrember i shkon dora berberit.. Keshtu qe si perfundim, ata s’mbeten kurre pa gje, pa qene nevoja t’i binden kapriciove te njerit apo tjetrit.

        E dyta eshte zanat qe s’te le kurre pa buke. I ka mbijetuar cdo kohe, cdo lloj sistemi, dhe nuk njeh moshe. Jo si profesioni yt.

        20 vjet rezerve – na thua.

        Une te them – 20 vjet rumpalle. Sidoqofte kjo pak rendesi ka. Rendesi ka qe ty nuk t’u ka tha akoma nervi i ushtarakut. Gadishmeria tende per t’i mbrojtur edhe tani ne pleqeri DELET e fushes nga ndonje mark-UJK i maskuar si parashutist eshte vertet per t’u admiruar…

        Nisja dhe ti nje leter kalifit te Surrelit, se me gjithe ato GRADA TENEQEJE qe t’i qepi ne kapote Partia e Punes, me siguri qe do ta marri ne konsiderate kerkesen, me siguri qe do te reaktivizoje. Ndoshta qysh neser.

        Shfrytezoje rastin Němec-o, se kur rinia ja mbath per ne emigracion dhe popullsia ster-plaket, shanset per pensionistet parazite rriten ne maksimum.

        Tung, dhe amanet… delet mono. Heren e fundit kur i pash nga dritarja e avionit duke kullotur per shtate pale qejfe anesh pistes sikur ma hoqen mallin. Te them te drejten vetem per nje gje me erdhi keq. Te shkretat kishin dale vetem fare. Kapterrin s’ma zuri syri gjekundi. Ah pension, pension… 😉

        Reply to this comment
  2. * July 4, 20:21

    Ende pa komente!

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 4, 22:28

    O kryeministri i pakices shqiptare,nese ju te marre sebashke me meten,majkon,nanon,e berishen do te kishit punuar me ndershmeri,sot SOVRANI,USA dhe BE-ja nuke do te kerkonin me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe dekriminalizmimin,tregohu me i ndergjegjshem dhe binduni ju sera e politikes shqiptare deri me sot,bojkoti ne shumice e dha sinjain e rradhes per ju dhe administraten tuaj qe nuke te mbaron pune po nuke te pa tek duart. Dhe per kete,dhe ju jeni vete i ndergjgjshem po nuke ta lejon morali i detyres ta pranosh.Po ju kujtoj per kulture e dije nje mallkim shkodran kur ndjen amoralitet zyrtare e shoqerore ai mallkon;ju hypte vetja ne qefe,se vetem atehere bie vete nga kali.Ironia,e trimeria nga fuqia e pushteteve eshte moral i te pamoralshmeve,qe historikisht kane patur nje fund te turpshem dhe pakthim.Nuke ishte idjot Enver Hoxha qe ulej gju me gju me me popullin,packa se bente lufte brenda lloit,ai me popullin kthehej si nje nxenes para mesuesit,dhe kurre arrogant e mos njohes gabimesh,qe i shoqeronte me vrasje e burgosje ndaj shokeve qe kerkonin ta armiqesonin me popullin,packa se me egersine e tije ai ishte kthyer nje nga diktatoret me te rrezikshem per kohen e vendet komuniste.

    Reply to this comment
  4. shpatar July 5, 10:23

    As Rama dhe kushdo qe te vije ne pushtet nuk e sheron kete plage brenda nje kohe te shkurter . Eshte nje kulture e futur nga partite politike ketu e 27 vite me pare qe kerkon kohe per tu cnjerrosur si koncept e me pas si ligjeshmeri .
    Ne fakte degjenerimi i organeve te pushtetit filloje qysh ne kohen e Dulles .Largoheshin specialistet dhe vendin e zinin te besuarit e Njeshit .Me vendosjen e pluralizmit ne Shqiperi ky fenomen ,i mos vlersimit te kuadrove te afte e te specializuar , u thellua me shume.I pari, qe dhe mbetet armiku kryesor i intelektualve eshte Berisha . Ashtu sic luftoheshin me fshesa te hekurta emigrantet qe dyndeshin ne Evrope po te njejten bente Berisha kunder kuadrove e specialistve ne administraten shteterore .
    Partite politike monopolizuan cdo kopetence per emerimet dhe cemerimet ne vendet e punes qe lidheshin me administraten shteterore .Militantet dhe te fortit e partive ishin te paret qe zinin vendet me te majne te administrates .Kjo u be norme qe askush nuk mendonte se cfare pasoja do te sillte ne zhvillimin kulturore e teknologjike te vendit .U shtuan aq shume mbushesat e topi sa ceshtjet e specializuara ju lane ne dore te huajve per tu menexhuar e dhene ndihmen e nevojshme .
    Ke apo nuk ke vlera duhej perballur me pare me ato qe u interesonin Partive per te ardhur ne pushtet.. Ky perqendrim kopetencash tek partite ne pushtet solli dhe korrupsjonin galopant ne radhet tona .
    Administrata eshte e gjitha e politizuar qe duhet kohe te gjejne zbatim keto qe shtron Rama sot .E para dhe me e rendesishmja ka te beje me konceptin dhe vendosjen ligjore te standarteve te emerimit e cemerimit te kuadrove ne gjithe sistemin e administrates shteterore .E dyta qe eshte dhe me e veshtira pregatitje e brezave te shkolluar e kualifikuar sipas standarteve Evropjane .Kjo do te keroje kohe qe te kemi nje konkurence reale per ato vende qe kerkojne kualifikim shkencor .E treta ka te beje me kopetencat dhe vlersimin e kuadrove . Cilet duhet ta bejne . Titullari apo komisjonet brenda llojit te specialitetit .Kjo ka shume rendesi mbasi largon mundesine e kompromisit politike ne emerimin e nje kuadri .Sigurishte kur behet fjala per dy ose tre persona me te njejtat vlera do te fitoje ai qe ka dhe perkrahjen politike por cilesia do te jete e njejte .Nuk do te marri vendin e punes nje qe ka kualifikim e eksperience me pak.
    Rama sa po e ka filluar kete ide . Do te duhet shume kohe qe te realizohet mbi bazen e kritereve shkencor. Lufta per te arritur me te miren do te shoqerohet dhe me prishje te shume raporterve qe pa asistencen e Aleatve nuk do te realizohet .Ne gjithmone do te kemi nevoje per konsulten dhe nderhyrjen e Aleatve deri sa te vendosim standatret e duhura .Ne vetem kete nuk e bejme dote .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*