Ish-Zv/Kryeministri grek nesër në Tiranë, zbardhet axhenda
Nga Arkiva
Theodhoros Pangallos, ish-zv.Kryeministri i qeverisë së Greqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, ish-ministër i Kulturës, ish-deputet i Atikës, vjen nesër në Tiranë në një vizitë dy ditore me ftesë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Shtëpisë Botuese Toena.
Gjatë kësaj vizite Pangallos do t’i akordohet titulli “Doktor Honoris Causa”, nga UMSH si dhe do të promovohet libri i tij “Me Papandreun në Europë”.
Në ceremoninë e promovimit të librit merr pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Mësohet se në axhendën e takimeve të planifikuara Pangallos do të takojë Kryeministrin Shqipërisë, Edi Rama, dy ish Kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano, Kryetarin e PD-së Lulëzim Basha, si dhe politikanë të tjerë.
l.h/ dita
Edhe takim me kete,edhe takim me Macronin ne te njeten dite?