Ish-zyrtarët e ALUIZNI-t futën në proces legalizimi 80 objekte pa leje

April 21, 2014 08:59

Ish-zyrtarët e ALUIZNI-t futën në  proces legalizimi 80 objekte pa leje

Në Qarkun e Vlorës janë rreth 25 mijë vetëdeklarime, nga të cilat deri më tani janë pajisur me leje legalizimi 1800 prej tyre. “Kjo është një shifër e vogël, që tregon për punën e pakët dhe jo efiçente që është kryer nga administrata e kaluar e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Vlorë”, u shpreh drejtori aktual i degës Edi Jorgji. Zyrtari shpjegon se gjatë tre mujorit të fundit, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t ka rinisur procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në qark, ku ka konstatuar rreth 500 objekte informale, dhe për 200 prej tyre është plotësuar i gjithë materiali tekniko-ligjor, si dhe është miratuar kalimi i pronësisë. Aktualisht 100 prej këtyre objekteve janë gati për t’u pajisur me Lejen e Legalizimit. Drejtori Jorgji fton qytetarët të interesohen pranë zyrave të ALUIZNI-t dhe të shohin diferencat në lekë që kanë për të paguar, si dhe të lidhin kontratën me këtë institucion.

Por një tjetër shqetësim mbetet ndërtimi i objekteve në zonat që quhen të gjelbërta dhe strategjike, pra të ndaluara. Në Vlorë ka rreth 80 objekte që kanë kryer gjithë procedurat e legalizimit, por nuk mund të legalizohen, pasi janë ndërtuar në zonën e gjelbër, që do të thotë se në këtë zonë nuk mundet që të bëhen ndërtime. Ndërtimet janë të ndaluara sipas Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit, si dhe Rregullores së Planit të Përgjithshëm të Zonës Qendrore të Qytetit, i miratuar me vendim të KRRTRSH-së.

“Në momentin që flasim, unë kam hasur 80 dosje të cilat i kanë plotësuar të gjitha procedurat ligjore, ku qytetarët i kanë paguar të tre zarfet në bankë. Rastet e pagesave janë të ndryshme dhe variojnë nga 12 milionë lekë, deri në 52 milionë lekë të vjetra, në varësi të sipërfaqes së objektit. Pagesat e këtyre objekteve janë kryer në një kohë kur objekti është ndërtuar në zonat e gjelbërta, ose ku i kap zgjerimi apo ndërtimi i rrugës, duke krijuar kështu një problem madhor, përsa i takon legalizimit të tyre, pasi janë në kundërshtim me studimin e KRRTRSH-së të vitit 2004”, shprehet  Jorgji. Ai deklaron habinë se si zyrtarët paraardhës kanë lejuar pagesat e kësteve të legalizimit për këto raste, duke e ditur se ndërtimi në ato zona ishte i ndaluar me ligj. Jorgji thotë se këtë shqetësim ia ka përcjellë edhe Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë, nga e cila pret edhe ndjekjen në rrugë ligjore të problematikës.

Laurant Lamaj

 

Nxënësit e shkollave në fushatën e pastrimit të qytetit

Agjencia Mjedisore e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur Shqipërinë, strehën e disa nga problemeve më të mëdha të mjedisit në Ballkan. Madje Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2000 “Konventën e Arhusit”, që u jep të drejtë qytetarëve të marrin informacion për mjedisin dhe të bëhen pjesë e vendim-marrjes mjedisore. Thirrjes se Ministrisë së Mjedisit duket se i janë përgjigjur pozitivisht këtë fundjavë fëmijët e vegjël, nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Vlorë, të cilët kanë ndërmarrë një aksion modest në dukje, por me një mesazh të fortë sensibilizues për qytetarët. Nxënësit e klasave fillore kanë pastruar “Plazhin e Ri” nga mbeturinat e ndryshme plastike dhe urbane, duke i grumbulluar në thasë të veçantë.

 

 

 

 

 

 

April 21, 2014 08:59
Komento

1 Koment

  1. EURO MALOKU April 21, 12:44

    Ne se desheroni te shikoni si eshte mbushur me ndertime <a href="http://www.saranda.info&quot; title="Kliko per te kaluar pushimetper te kaluar pushimet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*