Ishin dhe janë në Parlament, me votat e prindërve tanë, tonat, e ndoshta edhe të fëmijëve tanë

June 9, 2017 22:38

Ishin dhe janë në Parlament, me votat e prindërve tanë, tonat, e ndoshta edhe të fëmijëve tanë

Afrim Krasniqi

Ishin, janë dhe do jenë! E nisën jetën parlamentare më 1991-1992 dhe vijojnë të kenë mandate parlamentare edhe më 2017-2021. Vetëm 6, tre të majtë dhe tre të djathtë. Berisha, Ruçi e Shehu nga 1991; Majko, Ulqini dhe Shehi më 1992. Ruci ka bërë një ndërprerje më 1996, Berisha pa ndërprerje, Shehu bëri shkëputje më 2001 dhe 2013, Ulqini pati një ndërprerje në mandatin e parë të Ramës dhe Shehi gjithashtu me disa vite ndërprerje pas ndarjes nga PD. Por kanë mbetur në lojë dhe sot janë drejtues në parti ose aktiv në politikë. Bilanci i jetës së tyre parlamentare? Bilanci i efektiviteti dhe dobisë publike që kanë sjellë?

Me siguri, secili lexues ka opinionin e tij, – siç edhe ne. Dhe nuk është bardh e zi, por diçka e mesme, siç është vetë tranzicioni 27-vjeçar, ku gjashtë burrat e mësipërm mbijetuan shpesh duke kaluar rrugë në të cilat nuk do të donin të kishin shkelur dhe për të cilat nuk do të donin të flisnin as sot dhe as mot. Njëri njihet për aftësinë të mbajë grusht partinë, tjetri të mbijetojë përmes krizave, tjetri për të administruar pushtetin edhe kur ai i ikën me vrap, tjetri për të imituar shefat politikë, tjetri për të punuar jashtë vëmendjes publike, tjetri për të folurën popullore, – secila aftësi e zgjedhje personale, por që në fund të fundit është e vështirë për të kuptuar nëse janë cilësitë e duhura për të mbetur gjithmonë në krye dhe për tu imponuar si modele politike.

Model për brezin e ri? Me siguri secili mund të ketë mbështetësit e tij, por një detaj vlen të theksohet: ata që lindën ditët kur këta hynë në parlament u rritën, shkuan në shkollë, në universitet apo emigrim, sot me siguri janë prindër, kanë fëmijë për të rritur dhe po me siguri janë ende në dilema të mëdha nëse e shohin të ardhmen e tyre këtu. Ata janë në dilemë, kurse KETA jo, nuk kanë dilemë, në parlament ishin dhe në parlament janë, natyrisht me votat e prindërve tanë, tonat dhe ka mundësi edhe te fëmijëve tanë.

June 9, 2017 22:38
Komento

7 Komente

  1. ??? June 9, 22:50

    O ti palle qe ke shkruar kete budallallek, Jeremy Corbin lideri i laburisteve ka 35 vjet ne parlament. Experienca sjell pjekuri (perjashto Berishen) .

    Reply to this comment
  2. Tartufi June 9, 23:21

    Sa me teper hajvaneri te kete nje popull,aq me teper mashtrusa do te kete ne faltoren e mashtrimit.
    Rreth mashtrusit te perhershem,ngriten dhe ulen te gjithe
    ata qe i sherbejne mashtrimit. Pa nje krye- mashtrus te
    qelbur dhe te perhershem eshte shume veshtire te ndertohet mashtrimi. Ne qofte se akuzohet partija per
    degjenerim cila qofte ajo,pergjegjesine me te madhe per degjenerimin e ka i perhershmi i degjenerimit,qe vazhdon dhe do vazhdoje degjenerimin. Mund te me kundershtoje dikush,ne kete faqe,per komentin????
    Mund te perjashtohet i degjeneruari imorali i ndyri i perhershimi { Sali } nga kultivimi i hashashit te Lazaratit.se nuk ka pjese dhe nuk kishte dijeni,per kete
    peshtiresi?? Mund te perjashtohet i degjeneruari i shkerdhyeri ,imorali dhe breke- hequri { Gramoz Ruci }
    nga kultivimi i hashashit ne tere shqiperine si i perhrshem i nje partije te degjeneruar pa vlera ne faltoren e degjenerimit te ketij vendi ????

    Reply to this comment
  3. miku June 10, 03:29

    Nuk me duket shkrim i Afrim Krasniqit analizat e te cilit gjithnje me kane pelqyer. Ky shkrim eshte statistike pa analize.

    Reply to this comment
  4. kris 1 June 10, 04:58

    Jane kollonat e degjenerimit te cilat eshte veshtire ti ckulesh

    Reply to this comment
  5. Arben June 10, 14:21

    TE NA E RRUAJ POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  6. Adih June 10, 20:34

    Shkurt , qarte ,,e sakte .Mos i ve re ,ketyre komentuesve partiake qe ju kundervihen , Z. Krasniqi ,Me keqeardhje ,por ky eshte realiteti mjere i yni . . Jemi njerez kot..
    Respakte per ju Zoti Krasniqi..

    Reply to this comment
  7. Ino Centi June 21, 20:06

    Pyetja e z.Krasniqi se… “A janë këto cilësitë e duhura që ATA të mbesin gjithmonë në krye të na imponohen me zorr si modele politike?” eshte nje pyetje filozofike, e cila kerkon nje analize te thelle ekspertesh, te interesuar per ndryshimin rrenjesor te menyres halabake te qeverisjes.

    Qe te behesh i lexueshem nuk eshte e thne te shkruash qitape pa fund. Rendesi ka mprehtesia e lapsit.

    Z.Krasniqi ben dallim nga analistet e tjere, pasi ne menyre shume te permbledhur, ai arrin te transmetoje ke lexuesi mesazhin e duhur ne momentin e duhur.

    E lexoj prej kohesh Afrimin. Kam shume pak analiste te preferuar. Afrimi eshte njeri prej tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*