ISHP: 3 mijë punonjës pa kontrata

December 6, 2015 18:48

ISHP: 3 mijë punonjës pa kontrata

Inspektoriati Shtetëror i Punës për 9 muajt e parë të vitit ka evidentuar rreth 3 mijë punonjës pa kontrata pune individuale në sektorin privat.

Duke e parë në rang qarku vihet re se Lezha kryeson listën e punonjësve pa kontrata, me 11.4 për qind. Mos nënshkrimi i kobntratave të punës mes punëdhënësit dhe të të punësuarit, ka pasoja të mëdha për këtë të fundit, duke i hequr çdo të drejtë dhe ndërkohë është në favor të biznesve.

Kjo për shkak se, nëse nuk ekziton një kontratë, punonjësi nuk ka rregulla të qarta pune, lidhur me ditët e pushimeve, ditët e festave, orarin e punës si dhe në rastin më të keq të pushimit nga puna, nuk i lind asnjë e drejtë për ta ndjekur çështjen më tej.

Te dhënat e bëra me dije nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, tregojnë se qarku i dytë ku bizneset nuk zbatojnë ligjin në këtë drejtim është Kukësi me 10.4 për qind punonjës të evidentuar pa kontrata, e ndjekur nga qarku i Vlorës me 8.8 për qind. Nga ana tjetër vihet re se ky tregues është më i ulët në Tiranë me 0.6 për qind, Dibër me 1.3 për qind dhe Fier me 1.4 për qind, raporton Scan.

Këto shifra janë zbuluar nga kontrollet në rreth 7135 subjekte private. Sektorët më problematikë në këtë drejtim, ku gjendet edhe numri më i lartë i të punësuarve pa kontrata është ai i bujqësi, pyje dhe peshkim, i ndjekur nga sektori i tregti, hotelbar­restorante. Ky tregues është më i ulët në sektorin e elektricitet, gaz, ujë.

December 6, 2015 18:48
Komento

1 Koment

  1. vike December 7, 11:59

    po a zbatohen keto kontrata gjithesesi . kush punon ne sektor ( pervec amc vdf eagle ) dhe paguhet ekstra sipas ligjit . Kush i ben te shtunen pushim ? Kush i ben 28 dite ( pa te shtune te diela ) pushim ne vit sic eshte te kodi i punes dhe qe theksohet dhe ne kontrate. Prandaj problemi nuk eshte nese kane apo jo kontrate por problemi eshte te zbatohet kodi i punes dhe te mos marrin rryshfet ata qe kane bere kete deklarate pasi vet u kam dhene 100 euro per nje raport kontrolli fiktiv 😛

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*