ISHP: Maska nuk rekomandohet kur s’jeni sëmurë, asnjë rast deri tani

February 25, 2020 11:43

ISHP: Maska nuk rekomandohet kur s’jeni sëmurë, asnjë rast deri tani

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në një dalje për mediat pas mbledhjes së Task Forcës për masat që janë marrë u shpreh se në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por sipas saj, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.

“Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Tetë raste kanë rezultuar negativ pas analizave. Nga survejanca në të gjitha pikat kufitare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura, por asnjëri nga ka rezultuar i infektuar. Ata që kanë shfaqur temperatura, kollë dhe rrugë të njoftojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura”.

Tomini garantoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet.

“Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim. Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia nga 22 shkurti kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”.

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik u ndal edhe te rastet kur duhet përdorur maska dhe rritja e çmimeve nga farmacitë, që po përfitojnë nga rasti.

“Qytetarët të shtojnë masat; larje të duarve, përdorim i letrës sa herë tështimë, të minimizojmë prekjen me dorë të hundës dhe syze, etj. Përdorimi i maskave duhet të bëhet vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte më të sëmurë. Nuk rekomandohet kur nuk jeni të sëmurë apo nuk keni rekomandim mjekësore. Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, por jemi duke monitoruar rastin edhe për çmimet dhe pajisjen me mjetet e duhura”.

Sa i përket analizave për rastet e dyshuara me virusin kinez, ajo tha se përgjigjet dalin nga 8-12 orë. Dërgimi i elementëve të higjenës personale për shtim të masave në institucionet arsimore, sipas Eugena Tominit është përgjegjësi e sistemit arsimor. Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë se tetë raste të dyshuara rezultuan negativ, ndërsa gatishmëria është maksimale.

o.j/dita

February 25, 2020 11:43
Komento

7 Komente

  1. Doda February 25, 14:24

    Popull fshatar injorant i duket se jan trendi kur rrin me mask , dun me tregu qe jan si gjith europa , o vllezrit dhe motrat e ariut nuk ka ardhur koha per mask , jeni ber si qent e kufirit, ju duket sikur jetoni me situaten , kokrrat e katundarve , injoranca me e madhe e territorit SHQIPTAR ka ardhur ne tiran dhe bejn si modern qe gjoia dhe kta kan haber nga jeta , sa qesharak qe behen mer zot.

    Reply to this comment
    • Liu February 25, 17:12

      U bete si ata mjeket e 21 janarit.
      Genjeni per partinë.
      Unë erdha dje nga porti i Durresit. Asnje kontroll nuk kishte

      Reply to this comment
  2. Vlora February 25, 14:25

    Dje, brodha në të gjitha farmacitë e Vlorës në kërkim të maskave mbrojtëse nga Coronavirusi.
    Nuk gjeta as dezifektues.

    Nuk gjeta në asnjë.
    Ishin shitur të gjitha.
    Në kohë rekord.

    Epo, i thashë vetes, nesër e gjithë Vlora do të jetë me maska nëpër rrugë e institucione.

    Por sot, nuk pashë asnjë vlonjat me maskë!

    Ku i kanë?
    Përse t’i kenë blerë me aq nxitim?
    Kur do t’i vendosin?

    Kaq shumë të jenë vlonjatët të faniljarizuar me maskat!

    Reply to this comment
  3. mirel February 25, 18:29

    More eshte ne rregull kjo?
    Maska rekomandohet per te shmangur semundjen dhe kur nuk je i semure.
    Maska eshte mbrojtese per te mos lejuar hyrjen e virusit, ndersa i semuri mund ta mbaje qe te mos e perhape.
    C eshte ky lajm prej injoranti
    Ky eshte skandal

    Reply to this comment
  4. mirel February 25, 18:30

    “Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim.”

    Cilat jane masat? Pse nuk i thekson masat nje me nje?
    Cilat jane vleresimet?

    Reply to this comment
  5. Lili February 25, 20:09

    Bota qenka budalle qe rekomandon maskat!

    Reply to this comment
  6. servet February 26, 08:35

    Ne nuk i rekomandojme se nuk kemi por po te arrijne shikoni ju se ç’reklame do i behet sepse duhen shitur ne kohe rekord.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim