“Ishte emigrant kosovar, agjent i UDB, e nxorrëm në pritë dhe e vramë”. Dëshmitë e kolonelëve të Sigurimit në gjyqin e Kadri Hazbiut

June 23, 2020 21:21

“Ishte emigrant kosovar, agjent i UDB, e nxorrëm në pritë dhe e vramë”. Dëshmitë e kolonelëve të Sigurimit në gjyqin e Kadri Hazbiut

Akuza për terrorizëm masiv dhe ekzekutime pa gjyq në disa raste, janë akuzat që i bëhen Kadri Hazbiut në seancën e 25-të nga vartësit e tij, oficerë të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Përveç vrasjeve të 22 vetëve në një fshat në veri të vendit gjatë vitit 1944, Kadriu akuzohet se në vitet e mëvonshme, ka urdhëruar vrasjen pa gjyq të disa personave. Ndër të ekzekutuarit në këtë mënyrë, dëshmitarët përmendin një mirditor, një emigrant kosovar në qytetin e Beratit dhe një agjent të Sigurimit që donte të arratisej.

“Për vrasjen e Idriz Zeqirit, për të cilin morëm informacion se do të arratisej, i vajta në zyrë Kadri Hazbiut. Ai më tha që të ndiqet, e në ikje e sipër, të vritet. Kështu u bë, u vra me kombinacion, si në gjueti..”- pohon në dëshminë e tij ushtaraku i lartë Zylfi Lame…

Pjesë nga procesverbali sekret i gjyqit të ish-ministrit të brendshëm të pushkatuar (materiali tashmē është deklasifikuar) janë botuar në rubrikën Histori rë gazetës DITA.

 

Kryetari(Aranit Çela): -I pandehuri Kadri Hazbiu. Tani, në dosje, në dëshmi e deponime, së bashku me Feçorin e vartës, akuzohen se kanë vrarë dy persona pa gjyq, a kanë urdhëruar vrasjen. Tani, dëshmitari, oficeri i Sigurimit Jake Tefiku…  I njeh këta këtu ti?

Jake Tefiku: -Njoh një pjesë. Njoh Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Peçinin, Gani Kodrën… Ali Çenon e Xhavit Ismailagën nuk i njoh…

Kryetari: -Të kemi thirrur ty, Jake, për çështjen e vrasjes së një mirditori në vitin 1949. Si është çështja?

Jakia: -Kam qenë në organet e Sigurimit të Shtetit nga viti 1947 deri në vitin 1950… Në vitin 1949, në bazë të të dhënave që kishin organet e Sigurimit, ishte një person, një kandidat Partie që vrau dy veta dhe u arratis. Organet e Sigurimit vepruan, morën të dhëna dhe kërkuan që ai të dorëzohej. Ai nuk u dorëzua se kishte bërë vrasjen. Si pjesëtar i kësaj pune, kam qenë dhe unë gjallë, e morëm këtë person dhe e çuam në burg. E hetuam dhe përfundimisht u njoftua Ministria e Brendshme. Dhe në fakt, ky u asgjësua pa gjyq. Urdhri për këtë vrasje është dhënë nga Kadri Hazbiu. U hap lajmi që e vranë Forcat e Ndjekjes.

Kryetari: –Kjo është e gjithë historia… Keni ndonjë pyetje ju të pandehurit?

Kadri Hazbiu: -Kam dhe këtë po e bëj që nga vendi këtu. Nga e di ky që e kam dhënë unë këtë urdhër?

Jakia: -E kam parë urdhrin me shkrim. Kam qenë shef sekretarie…

Kadriu: -Urdhër me shkrim që të vritet?

Jakia: -Po.

Kadriu: -Nuk është kjo.

Kryetari: -Ti sikur e pranove këtë, apo jo?

Kadriu: -Jo ore, nuk është kjo.

Kryetari: -S’është ky mirditori?

Kadriu: -S’është ku, është tjetër ai…

Kryetari: -Po ky thotë kështu tani, nuk e pranon…

Kadriu: -Po ky thotë… Po çfarë them unë… Mbase e gjejmë atë urdhrin për hir të drejtësisë…

Kryetari(Aranit Çela): -Tani po për këto vrasjet pa gjyq që ka urdhëruar ky Kadriu… Të vijë dëshmitari Zylfi Lame. I njeh këta të akuzuarit ti?

Zylfi Lame(Saliu): -Njoh Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Mihallaq Ziçishtin, Llambi Peçinin e Gani Kodrën…

Kryetari: -Tani, të kemi thirrur ty Zylfi Saliu të na thuash për dy gjëra, lidhur me relatat që ke pasur me Kadri Hazbiun, për çfarë ti ke biseduar, të na i sqarosh. E kemi hallin të na sqarosh për Riza Kadrinë dhe e dyta, mbi një vrasje që është bërë në Berat, vrasja e atij Idriz Zeqirit. I ke të qarta këto dy gjëra?

Zylfiu: -Pyetjet i kam të qarta. Për çështjen e parë, Riza Kadriun, i pandehuri Kadri Hazbiu e ka njohur nëpërmjet nesh në vitin 1944. Dhe ne pra, e kemi çuar tek Kadri Hazbiu, tek batalioni partizan i Lumës. Sepse Kadri Hazbiu, vepronte dhe ky atë kohë në atë zonë. E çuam tek ai se ky ishte njeri i rrezikshëm, ishte nga elementët kryesorë nga reaksioni që mund të na vinte pushkën atëherë, siç bëri Muharrem Bajraktari. Ky ishte kapobandë, njeri i pabesë… Kemi shkuar tek Riza Kadria, e kemi marrë me vete djalin e Rizait si dhe Arif Kadrinë. Pra peng. Dhe kemi ecur e jemi bashkuar me forcat e tjera partizane. E çuam tek Kadri Hazbiu që është marrë me atë operacionin në atë zonë, në vazhdim në zonën e Shtrecit. E ne u kthyem… Por në vend që të luftohej e të veprohej sipas parimeve të Partisë, ky Kadriu u hakmor. U dogjën shtëpi, u arrestuan njerëz jo në luftë e sipër, por mbarë. Mes të tjerëve vetëm 22 vetë nga fshati Buzëmadh janë pushkatuar në këtë zonë. Kjo ishte në kundërshtim me vijën e Partisë e porosinë e shokut Enver që ishte për të ndëshkuar elementët kryesorë që në këtë zonë ishin Ber Avdullaj, Zaim Banushi, Tasim Breca nga Buzëmadhi… Këta, ne i kemi vrarë më vonë… Ky është një krim i bërë nga Kadri Hazbiu në atë kohë në këtë zonë. Riza Kadriu, meqë ra fjala, që këtu është marrë nga Kadri Hazbiu dhe është përdorur nga ai si person, sa u armatos dhe me automatik. E quante veten major Riza Kadria. Ai ishte një tip nga më të degjeneruarit që mund të kishte. Bile, në vitin 1957, ne e kemi shtetëzuar atë, i kemi marrë bagëtitë… Unë i kam pas thënë të pandehurit Kadri Hazbiu një herë se pse merrej me këtë. Po ai, siç e kishte zakon, më tha se “po, është njeri i degjeneruar, por më ka rënë në qafë dhe nuk kam se çfarë t’i bëj”. Kjo është çështja e parë që kisha për të thënë…

Kryetari(Aranit Çela): -E dyta, në lidhje me këtë çështjen e vrasjes…

Zylfiu: -Lidhur me vrasjen e Idriz Zeqirit. Për ekzaktësi e për kujtesë, çështja është zhvilluar rreth datës 19 deri më 24 maj të vitit 1952. Unë jam ndodhur në Tiranë për arsye se zhvillonte punimet sesioni i dytë i legjislaturës së dytë të Kuvendit Popullor, aprovonte planin e parë 5-vjeçar dhe Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Njoftohem nga seksioni përkatës në Berat se një person, një objekt, në rastin e dhënë Idriz Zeqiri donte të arratisej me një njeri që ishte në marrëdhënie me ne. Ky ishte informacioni. Në këtë moment kërkoj mendime tek Mitat Zaçia që drejtonte punën e kundërzbulimit se si duhej bërë në këtë situatë. Më thonë se s’mund të arrestohet se nuk e miraton prokuroria me një të dhënë, por duhet bërë në një mënyrë tjetër. Atëherë shkuar dhe kam gjetur të pandehurin Kadri Hazbiu në zyrë. I kam thënë këtë situatë. “Në qoftë se është për t’u arratisur, në rrugë e sipër, bashkë me njeriun që është, të qërohet dhe ky agjent” -më thotë Kadri Hazbiu. I them Kadriut: ’Po ka dhe një mënyrë tjetër, ta arrestojmë me të dhënat, ta transferojmë, të transferojmë një grup njerëzish, se nuk jemi përgatitur për këtë situatë, domethënë të qërohet në rrugë e sipër!’. “Thuaju, veproni, se me u ik, u piu e zeza” -më thotë. Pas këtij takimi, unë kam njoftuar në telefon në këtë mënyrë. Kam marrë në telefon Beratin, degën dhe u thashë: ”Në bazë të situatës që më po thoni, duhet që t’i ndiqni dhe gjatë ndjekjes, rrugës, nëse largohen nga Berati, zhdukini gjatë rrugës. Kaq!”. Për kujtesë, për hollësi, i pandehuri Kadri Hazbiu ishte ngarkuar të diskutonte të nesërmen në Kuvendin Popullor për Kodin Penal. Nuk e di, qe ashtu, qe punë gjahu atëherë…

Kryetari: -Keni ndonjë pyetje ju të pandehur?

Kadriu: -Kam.

Kryetari: -Hajde.

Kadri Hazbiu: -Dëshmitari thotë që Riza Kadria ishte kapobandë! Është e vërtetë që këta strehoheshin tek Riza Kadria? Në kohën që kam vajtur unë, edhe kur kam dalë unë nga rrethimi, ju ishit në shtëpinë e Riza Kadrisë…

Zylfiu: -Unë e thashë, ne e morëm vesh e shkuam tek Riza Kadria se ishte i rrezikshëm, në qoftë se ne nuk i merrnim peng djalin dhe vëllanë…

Kadriu: -Po dhe një gjë tjetër. Abdulla Daku është nipi i Riza Kadrisë. Meqenëse je lumjan ti, e kishit komandant skuadre në batalionin tuaj?

Kryetari: -E ke pasur ti?

Zylfiu: -Jo. Abdulla Daku nuk ishte efektiv në batalionin tonë. Abdulla Daku u mor në drejtim nga Kadri Hazbiu dhe shkoi në Shterec. Nga Shtereci bëri proçkën tjetër Kadri Hazbiu, që u nis gjoja me marrë bagëtitë dhe i la partizanët në Shishtavec, nuk u mor vesh me batalionin…

Kryetari: -Ke pyetje tjetër Kadri Hazbiu?

Kadriu: -Po, kam. Ky pse erdhi tek unë për vrasjen e Beratit, ka kryetar dege atje?

Kryetari: -Pse nuk vajte tek kryetari i degës po erdhe tek

Kadriu…?

Zylfiu: -Unë isha kryetar dege.

Kadriu: -Le të shihen dokumentet. Vetë erdhe në zyrë ti? Nuk kishte njeri tjetër, ai përgjegjësi i sektorit, Mitat Zaçja, e njërën e tjetrën. Si nuk erdhi bashkë ky tek unë t’i shtronim këtë mendim?

Kryetari: -Ke pasur njeri tjetër, apo vetëm ti ke vajtur tek i pandehuri Kadri Hazbiu?

Zylfiu: -Unë e bisedova me Mitat Zaçen e nuk arritëm në përfundim… Shkova vetë pastaj e gjeta, në zyrë e gjeta Kadri Hazbiun…

Kadriu: -Më falni, i nderuar kryetar e trupi gjykues. Ky nuk është i saktë në mendimet e tij, as në njërën  e as në tjetrën…

Zylfiu: -Ky është mendimi im dhe është i saktë.

Kryetari(Aranit Çela): -Mirë shkoni. Të vijë Anastas Bojaxhiu. Ju, i njihni këta të pandehur?

Anastasi: -Njoh Mihallaq Ziçishtin, Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Peçinin…

Kryetari: -Ty Anastas të kemi thirrur vetëm të na sqarosh lidhur me vrasjen e emigrantit kosovar Idriz Zeqiri. Ç’di?

Anastasi: -Idrizi me emigrantë të tjerë ishin në Berat në vitin 1951. Morëm të dhëna se ishte agjent në shërbim të UDB-së. Më pas morëm të dhëna se kishte tendencë terrori dhe tendencë arratisje. Këto materiale, ish-kryetari i degës Zylfi Saliu, shkoi dhe i diskutoi në ministri. Kur u kthye nga ministria, na tha që atje u vendos që ky Idrizi të vritet.  E nxorëm në pritë dhe e vramë…

Kryetari: -Kush të tha ty që ta vrasësh?

Anastasi: -Nuri Çakërri që ishte nënkryetar. Ai ma komunikoi…

Kryetari: -Me cilin e vrave?

Anastasi: -Ishim katër oficerë dhe 5 policë.

Kryetari: -Kishte ndonjë vendim gjyqi, u gjykua?

Anastasi: -Jo, jo, nuk kishte, ishte pa vendim gjyqi.

Kryetari: -Po mirë, kush ka urdhëruar për këtë?

Anastasi: -Siç tha Zylfiu, kishte diskutuar në ministri këtë problem…

Kryetari: -Me cilin?

Anastasi: –Me cilin, nuk ma tha…

Kryetari: -Nuk e di ti kush e ka dhënë urdhrin?

Anastasi: -Nuk e di…

Kryetari: -Zëvendës kryetar i degës ishte Zylfiu apo kryetar?

Anastasi: -Zëvendës ishte Nuriu…

Kryetari: -Zëvendës ishte Nuri Çakërri, kryetar ishte…

Anastasi: -Kryetar dege ishte Zylfiu…

Kryetari: -Keni ndonjë pyetje ju të pandehur?

Kadriu: -Direkt me Zylfiun unë nuk kam biseduar, vetëm nëpërmjet Nuri Çakërrit…

Kryetari: -Gjë tjetër ke për të thënë?

Kadri Hazbiu: -Jo s’kam gjë, po të mbahet shënim….

Kryetari: -Mirë, e mbajmë shënim, e mbajmë. Mund të largohesh…

 

*****

Marrë nga rubrika Histori e gazetës DITA. Botuar për herë të parë në shkurt 2013. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

June 23, 2020 21:21
Komento

12 Komente

  1. ana April 6, 17:08

    Shikoje kush ndihmonte regjimin e Hoxhes http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  2. Shoku i Dautit June 23, 22:03

    Thone qe Fecori ja leronte nenocken Intelektualit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 24, 13:00

      dauto,
      ajo ka qënë me pare,ndoshta feçua e bënte gratis,por vetëm këtu është ndryshimi!!
      ne të tjerët duhet të paguanim!!

      ps:nastro mos e merr për ters!du me u tall pak me dautin!!

      Reply to this comment
  3. intelektuali June 23, 23:21

    O Ana. Ai eshte nje kric. Si Mund ti besosh gjerave qe flet shkruan ai qypi qe vete halucinon
    Psycho i gjithe.

    Genjeshtra pa nivel. Pralla me Mret.

    Gjinie Pa shkolle. Popull injorant

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 24, 12:58

      nastro më ke pëlqy!!
      si more nuk e beson gimçen ti??
      ai na ka dhënë dhe numrin e dari melit në amerikë!!bile thotë provoje se të përgjigjet!!
      bile sipas gjimçes kadriun nuk e kanë pushkatuar,ai ka shkuar në amerikë me dy djemtë,kurse familjen e tij që thoshin se e kishin internuar në rrëshen,duhet të ketë qënë fallco!!

      aman mi ana,kaq tarrallake ke qënë??
      të besosh për të vërteta dokrrat e gimçes??
      motra,ja kam shkruar dhe gimçes vetë!
      po ta kishte paraqitur si roman!?do ishte bërë milioner!!si dokument!?tallin bythën mileti!!

      ajo që kam vënë re në leximin e dëshmive të asbiut ka qënë gabimi i madh që ai ka bërë!!
      ai pothuajse në të gjitha thëjet e tij “ka folur për vete”!pra ka folur për niuvelin e tij të njohjeve të sektorit dhe të hetuesisë!!ai ka folur dhe ka dhënë të dhëna të bollshme për të gjetur të vërtetën,por nuk vlejnë!
      në radhë të parë duhet të jetë dhe tjetri në të njëjtin nivel që ti kuptojë!
      në radhë të dytë kur tjetri nuk do ti kuptojë,kur dihet që gjyqi ishte një farsë,nuk mund të flasësh pa i shqaruar në thelb gjërat!edhe nëse e di që nuk do të sjellin asnjë ndryshim në përfundimin e gjyqit!!
      sjellin shumë ndryshim në kohët e mëvonëshme!!

      Reply to this comment
  4. demo June 24, 00:14

    Ka vrare 22 fshatare te pafajshem ne Lume.
    Ama e futen ne bige edhe skilen e Hysoverdhes.
    Hallall enver,vetem per kete,se ti nuk kapje lepurin me qerre,ti kapje skilet me qerre.
    Sali Berisha lketij i hante mune…
    Shume shume do ta emeronte minister te brendshem.
    E ka pasur epror operativ.

    Reply to this comment
  5. Messerschmitt June 24, 08:49

    Fecorrin e vrane sepse ka qene imoral dhe perdhunonte gra !

    Reply to this comment
  6. TaniT June 24, 23:09

    Si ka mundesi qe intelektuhali eshte gjalle kur vrane nje te udb po Ky PSE shpetoi

    Reply to this comment
  7. demo June 25, 23:12

    O Agim Hanmiti,,Juve nuk i dhimbseni kurrkujt,se juve jeni kulishet e Memet Shehut,Fecorr Shehut,Kadri Hasbiut.
    Ju jeni zagare kriminela te Mallakastres e te Kucit,,nuk ju deshi as padroni juaj,jo t`ju doje populli.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 29, 09:18

      dem
      mirë unë që jam ” kulishet e Memet Shehut,Fecorr Shehut,Kadri Hasbiut.
      Ju jeni zagare kriminela te Mallakastres e te Kucit,”,po me nastron çfar ke??
      edhe ai nuk e pranon idiotësinë e gimçes!!
      dhe që ta themi troç,unë “kulishi” e kam pëlqyer si roman,ja kam thënë në një koment direkt gimçes,POOOOOr nuk mund ta pranoj si dokument!si këmbngul ai në “të vërtetën” që thotë!?
      duhet të jesh idiot që ta besosh!!
      pra unë “kulishi” dhe nastro “zagari”kemi të njëjtin mendim për librin e gimçes!!të paktën si “fakt”!
      nuk e di se çfar mendon nastro si roman!
      kurse ti si copë muti pa sy fare nuk do të bashkoheshe ndonjëherë me mendimin tim vetëm e vetëm se ke urrejtje,për “kulishët”,pavarsisht se ti je jo vetëm i njëjti kulish por dhe i rrahur keq!!që në lindje!!
      dem ti nuk e ke kurrë mëndjen e ftohtë!!ti nuk mund të mendosh ndonjëherë me llogjikë të ftohtë e të thuash “ky armiku im ka të drejtë në këtë moment”!!
      ke deformime në karrakter,sëmundjen e ke kronike!!
      duke u nisur nga ajo që ai ka thënë për jetën e tij!?
      më vjen shumë keq për atë që ka vuajtur,por kjo nuk më errëson sytë që të marr për të vërtetë çdo brroçkull që ai mund të thotë!!
      nëse ty të kujtohet!?
      vite më parë ai ka shkruar një artikull për “agresionin gërk ndaj shqipërisë”!kam qënë një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij!bile i kam thënë,në mos gaboj,”se ky po është shkrim që duhet të mbështetet dhe jo “dedektivi””!!!
      gjë që ti nuk mundesh ta bësh dem!!sepse nuk mund të kapërcesh mbi urrejtjen tënde!!

      Reply to this comment
  8. Fidel Kastro June 27, 19:19

    “Doni me per belulin” ky ka qene shteti ligjor ne kohen e diktatures!!!!!!! Enveri i perdori keto kriminelet si deshi dhe me pas i eleminoi se ashtu i duhej, do ti hapej rruge demokracise! Neqoftese kriminele si Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu , Feçorr Shehu etj ne vitin 1990 do te ishin gjalle do te ishte shume e veshtire renja e sistemit kriminal komunist.Nga shume te keqija qe Enveri i beri vendin , ne fund tew jetes se tij beri disa te mira, vrau disa nga terroristet qe i mbajten gjalle sistemin e tij kriminal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim