Ishte i dënuar për vrasje në Itali, kapet në Vlorë

March 26, 2018 20:05

Ishte i dënuar për vrasje në Itali, kapet në Vlorë

 

Policia ka arrestuar një person që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Itali.

Ai është Fatmir Halla 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Asti/Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Vrasje me armë”, të parashikuar nga nenet 575, 56 të Kodit Penal Italian dhe Ligjit 110/75.

Pas arrestimit, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë procedurat e nevojshme për ekstradimin e Fatmir Hallës në Itali për të vuajtur dënimin për vrasje.

a.s/dita

March 26, 2018 20:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*