Ishte larguar nga shtëpia, gjendet e pajetë pranë një pallati

December 17, 2017 11:05

Ishte larguar nga shtëpia, gjendet e pajetë pranë një pallati

Më datë 16.12.2017, rreth orës 03.40, policia është njoftuar, se në lagjen nr 1 në Pogradec, në afërsi të një pallati është gjetur i pajetë trupi i shtetases I.Ç, rreth 67 vjeçe, banuese në fshatin Starovë.

Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati, pasi nga kqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme.

Në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç, rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së premtes.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

December 17, 2017 11:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*