E përplasi treni duke ecur me kufje në vesh, humb jetën 16-vjeçari
Nga Arkiva
Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të hënë në Durrës, pasi u përplas nga treni. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4.
16-vjeçari, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendngjarje, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Por aksidenti hekurudhor ka rezultuar fatal. Samuel Kokomani nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas dëshmitarëve ai ka qenë me kufje në vesh dhe nuk e ka dëgjuar trenin, e rrjedhimisht pa mundur të largohet.
Pas disa orëve në spital, ai ka ndërroi jetë me gjithë përpjekjet e mjekëve.
b.b/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento