FOTO: Ishte me mision në Afganistan, ndërron jetë ushtaraku shqiptar 45-vjeçar. Ende mister rrethanat e ngjarjes, Ministria e Mbrojtjes nuk jep detaje
Nga Arkiva
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar që ishte me mision.
Mësohet se në ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Heratit, ku trupat shqiptarë janë me mision paqeruajtës.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarakut shqiptar Xhevahir Iljazi, 45-vjeç, me detyrë Major i Shërbimit Informativ Ushtarak, në Afganistan.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por nuk jepen detaje.
MM i shpreh ngushëllimet familjarëve të ushatarkut të ndjerë, ndërkohë që thuhet se do të vijojë mbështetja ndaj të gjithë trupës së FA-së që është me shërbim jashtë vendit.
Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.
Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.
Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.
Kujtojmë se në vitin 2012 humbi jetën kapiten Feti Vogli gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, ndërsa mbeti i plagosur rëndë ushtari Aleksandër Peçi.
Ishte 20 shkurt i vitit 2012 kur një grup me efektivë shqiptarë u godit pabesisht nga një efektiv taleban i infiltruar mes trupave afgane duke qëlluar me armë nga ku mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli.
Vogli shërbeu si pjesë e kontingjentit paqeruajtës “Eagle 4” të batalionit te forcave speciale.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento