Ishte shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Lezhë 42 vjeçari

January 11, 2018 11:07

Ishte shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Lezhë 42 vjeçari

Policia e Lezhës ka vendosur në pranga një 42- vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtarë nga Italia për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Migracion të paligjshëm” dhe “Vjedhje”.

Burime zyrtare në Policinë e Lezhës bëjnë me dije se 42-vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit fqinj, është Danjel (Artan) Lleshi, i cili është banues në Kurbin.

Sipas po të njëjtave burime, arrestimi i Lleshit është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ku edhe ishte në kërkim për tre vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

January 11, 2018 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*