Ishulli grek pushtohet nga karkalecat

May 20, 2017 10:01

Ishulli grek pushtohet nga karkalecat

Në ishullin grek Agios Efstratios, në detin Egje, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi është pushtuar nga karkalecat.

Ishulli ndodhet 30 km në jug të Limnos  dhe ka rreth 200 banorë të cilët mbështeten në bujqësi dhe peshkim.

Mbulimi i zonës me karkaleca është një problem shumë i madh për ata pasi kopshtet me perime dhe bimësia për kafshët janë shkatërruar, raporton BBC.

Zona po spërkatet nga studentët nga Universiteti Bujqësor i Athinës por zhdukja e tyre është shumë e vështirë për shkak të terrenit.

May 20, 2017 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*