Ishulli, ku mijëra persona shkojnë për t’u martuar (Foto)

September 12, 2016 14:09

Ishulli, ku mijëra persona shkojnë për t’u martuar (Foto)

Çdo vit, 3000 çifte nga Lindja e Mesme fluturojnë pёr nё Qipro pёr t’u martuar. Është vendi që u mundëson shumë çifteve që të zhvillojnë një ceremoni civile dhe jo fetare. Një muzikё e lehtё shoqёron çiftin e ri tё kapur pёr dore, teksa ecin tё nervozuar pranё rreshtave tё boshatisur tё sallёs Larnaca ku zhvillohen dasmat civile.

_91095735_cyprus2Rachelle dhe Abdul Kader janë libanezё, por ata duhet tё shkonin nё njё vend tё huaj pёr t’i premtuar njëri-tjetrit besnikëri të përjetshme. Këtu nusja dhe dhëndrri nuk vishen me veshjet e zakonshme, por si të kenë dëshirë. Të veshur me bluzë dhe xhinse të grisura ata bëjnë betimet në gjuhёn angleze dhe jo nё gjuhёn e tyre amё, arabishten.

Pasi shpallen burrë dhe grua nga punonjësi i gjendjes civile, të ndrojtur ata puthin njëri-tjetrin.

Historia e dashurisё sё tyre ёshtё diçka e zakonshme ne Liban. Njё vend, i cili ka te njohura zyrtarisht 18 sekte fetare. Rachelle ёshtё katolike maronite, ndërsa Abdul një mysliman sunit. Asnjёri perj tyre nuk dёshiron tё konvertohet në fenё e partnerit dhe për këtë arsye kanë zgjedhur një martesë civile dhe larg vendit të tyre.

“Sigurisht, do preferoja tё martohesha nën emrin e Zotit, por nuk kemi zgjidhje tjetёr”, thotë Rachelle. “Ne erdhёm këtu, pasi nuk kemi martesa civile nё Liban”, shton ajo.

Shumë çifte te huaja vizitojnё Qipron për dasmat e tyre. Rreth 3000 çifte fluturojnё çdo vit nga Lindja e Mesme për të kurorёzuar martesat e tyre. Shumica e tyre janё libanezё dhe izraelitё. Ato gjejnё njё ceremoni civile greko-qipriote, e cila ёshtё e shpejtё, e lirё dhe çka ёshtё më e rёndёsishmja,  ligjёrisht e njohur nё shtёpite e tyre.

“Ka shumё njerёz, tё cilёve nuk u lejohet tё bëjnë martesa civile dhe ne jemi vendi i parё Europian ku ata kanё mundёsinё tё bёjnё njё martese civile”, thotё oficeri i martesave civile tё Larnaca, Michaelakis Mallas. “Ceremonitё zgjasin 10 deri nё 15 minuta dhe ne ju japim atyre njё shfaqe te mirё”, shton ai.

Michaelakis e do shumё punёn e tij. “Shikon shumё emocione. Dashuria nuk njeh barriera”, shprehet ai.

Nё disa pjesё te Lindjes sё Mesme janё bёrё tentativa pёr tё legalizuar martesat civile, por drejtuesit e feve kanё pёrdorur influencёn e tyre politike pёr t’i ndaluar ato. Disa vende thjeshtë  imponojnё ligjin Islam ose atё tё Sheriadit, por tё tjerёt kanё struktura, tё cilat zёnё rrёnjё qё nё kohёn e osmanёve. Kjo lejon komunitete tё ndryshme fetare tё operojnё me gjykatat e tyre dhe sisteme paralele tё ligjeve tё familjes.

Pra imamёt, priftёrinjtë dhe rabitёt kontrollojnë martesat, divorcet, kujdestarinё e fёmijёve dhe trashёgiminё. Ata argumentojnë se perёndia i sheh tё gjitha dhe feja nuk mund tё ndahet nga kёto aspekte tё jetёs sё njё personi.

Ky është vendi ku grekët e lashtё besonin se kishte lindur Zoti i dashurisё dhe ёshtё njё vend shumё popullor pёr martesa.

September 12, 2016 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*