ISIS kërcënon: Do pushtojmë Parisin

February 8, 2018 13:36

ISIS kërcënon: Do pushtojmë Parisin

ISIS ka kërcënuar nëpërmjet një videoje që tregon një sulm mbi Kullën Eiffel, se do të pushtojnë Parisin në një të ardhme të afërt.

Qyteti francez është cilësuar si “kryeqyteti në rënie” nga xhihadistët, të cilët paralajmërojnë për një rrethim nga militantët dhe një bastisje të papritur nisur nga “tunelet e tokës”.

Terroristët janë parë duke formuar një celulë në një fshat jashtë Parisit.

Në një video shfaqet një sulm i kryer në pjesën e poshtme të Kullës Eiffel, filmuar në stilin e një videoje loje.

Në regjistrim përmenden edhe fjalët e zëdhënësit të vdekur të ISIS, Abu Muhammad al-Adnani: “Ka ardhur koha, duam Parisin para Romës dhe para al-Andalus, pasi do t’i bëjmë jetët tuaja të mjerueshme dhe të bombardojmë Shtëpinë e Bardhë, Big Ben dhe kullën Eiffel.”

l.h/ dita

February 8, 2018 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*