ISIS kërcënon Vatikanin: Prisni gjak Krishtlindjesh

November 17, 2017 10:05

ISIS kërcënon Vatikanin: Prisni gjak Krishtlindjesh

Është koha e festave dhe ISIS bën kërcënimin e radhës për Perëndimin në prag të  Krishtlindjeve.

Së fundmi është zbuluar një poster, një fotomontazh ku shfaqet një person që drejton një automjet BMW dhe që futet me shpejtësi në sheshin para bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Në faqen zyrtare të ISIS shkruhet: “Gjak Krishtlindjesh, kështu që prisni”.

Sheshi Shën Pjetër mbledh dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë bota gjatë festave të krishtera, të cilët ndjekin shërbesat e drejtuara nga Papa.

Hyrja me automjete përmes zonave të këmbësorëve është taktika e përdorur shpesh kohët e fundit, nga militantët e Shtetit Islamik për kryerjen e sulmeve terroriste.

I tillë ishte sulmi i 19 dhjetorit 2016 në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Tuniziani Anis Amri hyri me kamion përmes tregut, duke vrarë 12 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulme të ngjashme pasuan edhe në kryeqendra të tjera europiane si Nisë, Londër, Stokholm e Barcelonë.

November 17, 2017 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*