ISIS merr përsipër sulmin kamikaz në Kabul, mbi 60 të vrarë

July 23, 2016 23:21

ISIS merr përsipër sulmin kamikaz në Kabul, mbi 60 të vrarë

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Kabul objektiv i të cilit ishin pjesëtarët e komunitetit minoritar shiit.

Lajmi i publikuar nga agjencitë ndërkombëtare është mbështetur në informacionin e publikuar nga Amaq, agjencia e lajmeve e grupit ekstremist.

“Dy luftëtarë të Shtetit Islamik e kanë shpërthyer eksplozivin e vendosur në bel, gjatë demonstratës së shiitëve në qytetin e Kabulit në Afganistan”, është thënë në lajmin e shkurtër të publikuar nga Amaq.

Të dhënat për numrin e viktimave në këtë sulm po ndryshojnë çdo çast. Lajmi i fundit është se mbi 60 persona janë vrarë, ndërsa 142 të tjerë janë lënduar.

Minoriteti Hazara, kryesisht shiit në Afganistan e përbënë 9 % të popullatës.

July 23, 2016 23:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim