ISIL planifikon sulme në qytetin ku do të luajnë Kuqezinjtë?

May 30, 2016 12:10

ISIL planifikon sulme në qytetin ku do të luajnë Kuqezinjtë?

Organizata terroriste ISIL po planifikon të sulmojë Marsejën, qytetin ku më datë 15 qershor luhet takimi mes Francës dhe Shqipërisë.

Alarmi jepet nga gazeta britanike “The Sun” e cila ka informacione se kjo organizatë terroriste synon të bëjë një masakër të ngjashme me atë të Parisit në qytetin që cilësohet me rrezikshmërinë më të lartë në Francë

Burime policore konfirmuan për këtë gazetë se në një laptop që ishte përdorur nga Salah Abdeslam, organizatori i sulmeve në Paris dhe Bruksel, ekzistonte një plan për të sulmuar tifozët anglezë që do të mblidheshin në Marsejë më 11 qershor për ndeshjen kundër Rusisë.

Frika e policisë angleze është se ndjekësit e Abdeslam janë të vendosur të ndjekin këtë plan ndonëse terroristi është arrestuar.

Sipas informacioneve paraprake, plani përfshin edhe përdorimin e dronëve për të bërë masakër mes tifozëve në zonat e grumbullimit të tyre në qytet.

Në laptopin e sekuestruar nga policia belge, u gjendën foto dhe të dhëna rreth zonës historike të “Portit të Vjetër” në Marsejë, ku pritet të mblidhen pjesa më e madhe e tifozëve gjatë ndeshjeve që luhen në këtë qytet.

Ekzistenca e një plani të tillë vë në rrezik serioz edhe tifozët shqiptarë dhe Kombëtaren kuqezi, e cila do të vizitojë Marsejën vetëm pak ditë pas ndeshjes Angli­-Rusi.

May 30, 2016 12:10
Komento

3 Komente

  1. anticensurë 25642654 May 30, 13:23

    ju jeni me të vërtetë me llogjikë të fortë!!
    jo në kuptimin e argumentit por të idiotësisë tuaj!!
    “Ekzistenca e një plani të tillë vë në rrezik serioz edhe tifozët shqiptarë dhe Kombëtaren kuqezi, e cila do të vizitojë Marsejën vetëm pak ditë pas ndeshjes Angli­-Rusi.”
    nëse ndodh një atentat gjat ndeshjes angli rusi francezët nuk janë aq trapa sa të vazhdojnë më gjatë me kampionatin!!do të thotë dështim për mbrojtjen dhe nuk mund të rezikojnë më tej!!në këtë moment ata po rrezikojnë shumë,por shpresojnë se nga masat që kanë marrë do të mund të shmangin një gjë të tillë!!
    pastaj,po themi se u bë atentati!’mendoni se do të bëhet një tjetër pas pak ditësh kur të shkojë kombëtarja jonë??çfar mendoni se këta të luajturit e ISIS kanë aq shumë njerëz sa ti vënë në radhë pritjeje!!
    shpresojmë që francezët e sidomos BE të ketë mësuar të bashkpunojë për të parandaluar dhe ata pak idiotë që kanë mbetur,se po ndodhi një atentat,sado i vogël dhe pa viktima,do të jetë një katastrofë si për kampionatin ashtu dhe për sigurinë e mëtejshme!!politikisht do të ishte një fitore e të gjithë atyre ekstremistëve të djathtë që do të gjenin shkakun e fundit për tu hedhur në sulm!!do të ishte një dështim total i qeverive të sotme europiane!!
    do të kishim një ndryhim jo të këndëshëm në politikën europiane!!askush nnuk do të dilte i fituar!!as ata që do të fitojnë!!

    Reply to this comment
  2. Qytetari dixhital May 30, 13:43

    Ramy more debil qe ma ben anal-istin per cdo gje.

    Reply to this comment
  3. nje ish myslyman May 30, 23:05

    Po si mund te sulmoje ISIS kunder Mavrajt dhe islamikeve te tjere “shqiptare” ? Me sa dihet , pjestaret e ISIS , jane sunite , si myslot shqiptaro-kosovare , prandaj , mos u frikesoni .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*