Islami dhe kontrollet në kufi, nis me grindje koalicioni i madh në Gjermani

March 21, 2018 11:44

Islami dhe kontrollet në kufi, nis me grindje koalicioni i madh në Gjermani

 

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ia doli brenda një kohe të shkurtër të trazojë qeverinë e re që sapo filloi nga puna. CDU nervozohet. Ndërkohë që me pikëpamjet e tij janë dakord shumica e gjermanëve.

Jens Thurau – DW

Çfarë ndodh kur i pyet politikanë të CDU-së për politikanë si Horst Seehoferi, ministri i Brendshëm federal i CSU-së? Jo më ai, do të dëgjoje. Gjashtë ditë në postin e ri, dy herë ai ia ka acaruar nervat kolegëve të partisë CDU. Fillimisht me fjalinë, se myslimanët që jetojnë në Gjermani janë pjesë e Gjermanisë, por jo islami. Pastaj me propozimin për zgjatjen e kontrolleve kufitare në Gjermani e zgjerimin e tyre.

Annegret Kramp-Karrenbauer, CDU

A kemi nevojë për debate të tilla? Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer përmblodhi në fillim të javës atë që e mendojnë shumë gjermanë: Qytetarët presin që pas një kohe të zgjatur të krijimit të qeverisë, koalicioni të kthehet tek puna faktike. Të profilizohesh me punë të vendosur është në rregull, tha ajo, por kur erdhi puna të përmendte emra, nuk përdori atë të Seehoferit, por të ministrit të Ekonomisë, Peter Altmeier (CDU) që ka shkuar në Uashington për të mënjanuar një luftë tregtare me SHBA.

“Çfarë do të thotë ky debat?”

“Çarë do të thotë ky debat?”, reagon një politikan i zemëruar i CDU-së që nuk do të përmendet me emër. Ai ka parasysh deklaratën e Seehoferit se islami nuk i përket Gjermanisë. “Ne kemi shumë probleme të tjera, grindjen me SHBA, të ardhmen e BE. Digjitalizimin. Për këto duhet të kujdesemi.”

Edhe kancelarja e refuzoi ftohtë Seehoferin. “Ndërkohë jetojnë katër milionë myslimanë në Gjermani. E po ashtu edhe feja e tyre i përket Gjermanisë. Pra edhe islami”, tha ajo. Nga ana tjetër ofensivën e Seehoferit për kontrollin e kufijve ajo e mbështeti për sa kohë që nuk është garantuar plotësisht mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE.”

“Askush nuk do të shkallëzohet grindja”

Lidhur me debatin për islamin reagoi edhe partneri i koalicionit, SPD. “Debatet që ndajnë vendin, nuk i ndihmojnë askujt”, tha zëvendëskryetarja e partisë SPD, Manuela Schwesig. Shumë reagime nuk ka pasur edhe nga CDU për deklaratën e Seehoferit. Vetëpërmbajtja ka arsyet e veta: “Sigurisht grindja mes partive ndikon menjëherë në perceptimin në popullsi”, thotë Roberto Heinrich nga instituti i opinionit publik, Infratest për DW. “Pra askush nuk ka interes për shkallëzimin e grindjes.” Sidomos edhe SPD-ja mendon tani që të riorientojë kursin e saj në politikën e refugjatëve. Kredoja e ministres socialdemokrate për Familjen, Franziska Giffey është – oferta të qarta integrimi, por edhe sanksione nëse rregullat nuk respektohen. Nga ana tjetër të gjithë në qeveri e dinë se deklaratat e Seehoferit kanë mbështetje në popull. “Kur pyetëm herën e fundit, nëse islami i përket Gjermanisë, ishin 60% e të anketuarve që thanë se islami nuk është pjesë e Gjermanisë”, thotë eksperti i opinionit, Roberto Heinrich.

Një debat i vjetër

Horst Seehofer bën deklarata, por ato nuk do të kenë ndonjë pasojë konkrete, sepse çështjet e kontrolleve kufitare rregullohen brenda BE. Shumë vende të BE, krahas Gjermanisë, edhe Austria, Suedia, Danimarka, Norvegjia kanë futur kontrollet kufitare pas valës së refugjatëve në vitin 2015. Kontrollet konsiderohen në fuqi deri në maj. BE kërkon t’i heqë ato, por nëse kjo do të ndodhë varet nga bisedimet mes vendeve të prekura. Ndërsa debati tjetër, nëse islami i përket Gjermanisë, është një debat më i vjetër. Ai u ndez në vitin 2010, kur presidenti i atëhershëm, Christian Wulff tha se “islami i përket Gjermanisë.” Opozita kritikon, se Seehofer vepron si politikan i CSU-së dhe jo si ministër i Brendshëm.

a.s/dita

March 21, 2018 11:44
Komento

2 Komente

  1. aktualiteti March 21, 12:32

    Ne kemi nje fjale te urte “Nuk behet stan me lepuj”.Kjo i shkon pershtat atij qe quhet Koalicioni i madh ne Gjermani. I krijuar vetem per te mbajtur ne zyren e Kanzelares ate Merkel. CDU e saj nga kjo qeveri eshte e humbur, ka vetem Kanzelaren. SPD Socialdemokrate edhe pse ka rezultatin me te dobet ne zgjedhjet e fundit, ka gjysmen e qeverise! Paradokse te nje politike qe nuk qeveris, por hiqet zvarre per te mos dale nga zyrat e pushtetit.Ky eshte dhe lajmotivi i qeverive ne vende tjera te atij qe quajne Bashkimi Europian. Qeveri te stisura me pazare mes partive qe nuk kane vota popullore, qe me teper ngjajne me nje rrogoz te arnuar se me qeveri stabel. Kjo situate nuk do vazhdoje gjate as ne Gjermani, as ne Europe. Sepse fjala jone e urte “Nuk behet stan me lepuj” do gjeje zbatim pikerisht te ky amoralitet politik qe sajon qeveri arna-arna e ngjyra-ngjyra si ato veshjet e kllouneve te cirkut.

    Reply to this comment
  2. MH March 21, 16:38

    Me skicimin e shkeputjes te fjalis ne thojza i baj komentin filozofise se Minstrit te brendeshem Horst Seehofer.Ku shprehimisht thuhet:

    “””Ndërkohë që me pikëpamjet e tij(te Ministrit te Brendshëm gjerman, Horst Seehofer) janë dakord shumica e gjermanëve.”””
    Kjo fjali te bind qe kemi te bajme me gjak te vjeter racist gjerman.Por keto te shumices gjermaneve harrojne qe,ne perfaqesuesen e futbollit gjerman luajne dhe zezak.Ndersa ne klube ke sa te duash mysliman;arab,turq e orientalas.Te cilet duratrokiten gjate lojes ne suksesin individual te tyre gjate ndeshjes.Me kete due te tregoj,qe shumica gjermaneve bien ne kundedrshtim me vetveten dhe vete ministri Horst Seehofer
    Merkeli i perbahet rrealitetit qe asht veshtire ta kundrshtosh,ta bllokosh sic kerkon ministri i brendshem qe i duket vetja gjeni pse po shpupurish zjarrin me unet e zjarrit.Kjo ceshtje nuk asht vetem per kombin gjerman.Asht per gjithe kombet,shtetet e Europes.Ideja e Ministrit te Brendshëm gjerman, Horst Seehofer duhet te parapelqehet nga e gjithe BE qe te bahet sic deshiron mendja e tije.Gje e pa mujtun.Nuk shkon.Dhe do behet sic parashikon e fameshmja MERKEL qe gezon diapazon nuhatje politike ma larta se Horst Seehofer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*