Islami hedh shashkën e radhës: Kryeministër? Berisha ose Meta, Rama s’ka shanse

Redaksia Online May 25, 2013 10:32

Islami hedh shashkën e radhës: Kryeministër? Berisha ose Meta, Rama s’ka shanse

Kastriot Islami, i cili tashmë kandidon nën siglën e PD-së, thotë se Rama nuk ka asnjë shans që të bëhet kryeministër. Islami, i cili prej kohësh merret me përllogaritjet  dhe parashikimet e zgjedhjeve, kësaj radhe ka marrë përsipër të parashikojë edhe se kush do të jetë kreu i qeverisë së pas 23 qershorit. Ai thotë se nëse fiton e djathta, në krye të qeverisë do të vijojë të jetë Berisha, ndërsa nëse fiton e majta, kryeministër do të jetë Ilir Meta.

“Rama tha një vërtete se ‘Kryeministrin e vendos rezultati” pra është hera e parë që në mënyrë indirekte pranoi se nuk ka asnje shans për të qënë kryeministër, sepse nëse fiton aleanca e djathtë, Kryeministër është Berisha; nëse fiton aleanca e majtë, kryeministrin e caktojnë votat e LSI, pra kryeministër është Meta ose dikush tjetër, por jo Rama. Nëse PS e vetme merr 71 mandate, gjë që nuk ndodh në asnjë rast, Rama mund të ishte kryeministër, por këtë e di edhe vetë Rama që është e pamundur. Madje, PS nuk merr më shumë mandate se në 2009 për të mos thënë se numri maksimal i mandateve të PS është jo më i madh se 60”, shprehet Islami.

Madje, Islami fton Ramën në një bast në lidhje me mandatet që do të marrë PS-ja në 23 qershor.

“Rama tha gënjeshtrën më të madhe që askush nuk e beson se e majta fiton nga 77 deri në 80 deputetë.  E sfidoj më një “bast”publik duke u thënë se kjo është gënjështër, dhe kushti i bastit është të largohet nga politika nëse kjo deklaratë e tij del e pavërtetë. Nuk mundet të vazhdojë me të tilla mashtrime thjesht për të motivuar ekipin e tij dhe votuesit”.

Redaksia Online May 25, 2013 10:32
Komento

8 Komente

  1. ester May 25, 10:47

    Lum si demokratet, per ke do votojne. Ta gezoni dhe ja pafshi hajrin. Shume shpejt do e kaloje perseri ylberin dhe do shkoje ne vathen e vet, keshtu qe beni mire te votoni per “demokartin” Kaq Islami.

    Reply to this comment
  2. Lomi pri Baldushku May 25, 11:05

    O Kaço, të kishim pas dit për as po na dule pras. Kaç, tyrqeta pri Lomit.

    Reply to this comment
  3. tradita May 25, 11:25

    Ruani Meten se ka shume deputet dhe per Shqiperine dhe intergimin kalon shpejt me Salen se Kaçi nje eshte.

    Reply to this comment
  4. c May 25, 12:13

    Zoti Kaqi na vjen keq,por jeta jote bixhoz qenka. Deri ketu shkon,hapi jot eshte i shkurter. Mendja jote eshte e shplare dhe tani ke detyre te lash gojen. Eshte pak per ju emertimi qelbesire.

    Reply to this comment
  5. endri May 25, 15:13

    kastriotit i qenka pergjysmuar shume shpejt besimi tek fitorja. deri pak ditesh per te ishte vetem nje fitues, Berisha sot shikon edhe nje tjeter… me syte e tij te zene, natyrisht

    Reply to this comment
  6. MARKO May 25, 15:24

    Bajga si puna e KAQIT, i ka shkelur me kohe kemba e “lopes”…

    Reply to this comment
  7. myftari itali May 25, 23:26

    o kazo u rite u poqe dhe ngele kokelo.e

    Reply to this comment
  8. MH October 9, 16:34

    Ky “filozof” jep mendime per te tjeret e nuk gjen vendin per vetveten ku te qendroj.Po shetit sa andje e ketjza.Nuk la parti pa i ndier aromen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*