“Islami i dha Lesit foton time për 500 USD. Për para, shet babën”

June 19, 2016 12:05

“Islami i dha Lesit foton time për 500 USD. Për para, shet babën”

Servet Pëllumbi, si përgjigje ndaj reagimit të bërë nga deputeti Kastriot Islami, duke e cilësuar “sovjetik të rrymës marksiste”, e cilëson atë kryearrivist. Në ditarin e tij politik, profesor Pëllumbi sjell në vëmendje një episod pas vizitës së tij në Uashington në krye të një delegacioni zyrtar nga PS-ja.

Pas kthimit në Tiranë, gazeta “Koha Jonë”, sipas profesorit, kishte botuar një foto të tij me librin e Marksit në një nga libraritë e Uashingtonit. Për këtë ai fajëson Kastriot Islamin, i cili ishte pjesë e delegacionit e që, siç ka rezultuar në 2003-shin, ia kishte shitur për 500 dollarë këtë foto pronarit të gazetës, Nikollë Lesit.

Publikimi i fotos, sipas profesor Pëllumbit, kishte si qëllim dëmtimin e suksesit të vizitës së tij dhe delegacionit të PS-së në Uashington, i cili nga një marksist, i etiketuar nga Berisha dhe disa rryma në PS, ishte vlerësuar nga zyrtarët amerikanë gjatë takimeve të zhvilluara, raporton “Panorama”.

E hënë, 22 prill 1996

Sot një delegacion i PS-së, i kryesuar prej meje, u nis për në Uashington me ftesë të DASH-it dhe të Mediterranean Institute. Një vizitë në kohën e duhur dhe që shpresojmë të ndikojë për mirë në zgjedhjet e 26 majit.

Vetëm kam dy dyshime “të vogla”, të cilat pata kohë t’i gjykoj mbarë e mbrapsht në avion, në linjën shumorëshe Tiranë-Sofje-Nju Jork-Uashington.

  1. Udhëtimi më erdhi si i papritur, i njoftuar me një letër urgjente nga Fatosi, në të cilën caktoheshin dhe anëtarët e delegacionit (Iliri, Kastrioti, Anastasi, Jorgji si përkthyes) dhe unë si kryetar delegacioni.

E martë, 23 26 prill 1996

Takime intensive në Uashington. Takimi i parë në Institutin Demokratik dhe Republikan në krah të Kapitolit. Nga të dyja institutet, rreth 10 titullarë me sa duket ishin caktuar për të bërë testimin e parë të delegacionit tonë të kryesuar nga “marksisti” Pëllumbi.

Na shoqëronte prof. Nikolla A. Stavro, shefi i Departamentit të Shkencave Politike të Institutit Mediterranea. Që në fillim unë thashë vetëm dy fjalë: Falënderim për vizitën dhe për takimin.

Kemi ardhur në SHBA jo për të kërkuar mbështetje për vete për zgjedhjet e afërta, por që të kërkojmë mbështetje që zgjedhjet e 26 majit të jenë të lira, sepse kemi dyshime të përligjura se ato nuk do të jenë të tilla.

Çështjen e lashë të hapur dhe pyetjet filluan nga zgjedhjet dhe kaluan deri në pyetje të zgjedhura si rastësisht, por që kishin natyrë testimi. Gjithsesi, ishte takim shumë miqësor. Profesori që na shoqëronte, më tha kur dolëm në korridor: “Këtu në SHBA thonë që profesorëve nuk u jepet për politikë, por ju sot, me fjalët dhe qëndrimet tuaja, e përgënjeshtruat këtë”.

E mora kryesisht për kompliment e xhentilesë të profesorit me origjinë nga Dhrovjani i Sarandës, por që më inkurajoi realisht për të ndjekur një linjë të tillë të thjeshtë, por të qartë e të sinqertë edhe në takimet e tjera që vazhduan në DASH, në USAID me drejtorin e Përgjithshëm, në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, me kryetarin e tij Stefanopullos, me kongresmenë e senatorë të rangut të Sabanisit, me drejtorin e Institutit të Studimeve Strategjike ku shkova vetëm unë me Ilirin etj.

Pasi trajtova disa nga faktorët e rrezikut, si ligjin e zgjedhjeve të miratuar vetëm me votat e PD-së; ligjin antigjenocid që krijon aparteid në kandidimin për deputet; organizimet policore dhe të “paramilitarëve” në funksion të dhunimit të zgjedhjeve etj., nënvizova edhe disa momente kyçe të vizionit tonë programor…

Ne nuk synojmë ndërrim kursi, por ndreqje të tij. PS është për një shoqëri demokratike të tipit perëndimor, të lirë e të hapur, është për një ekonomi tregu, për pluralizëm politik dhe ekuilibër social, për shtet ligjor, për respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut e të minoriteteve, si dhe për arritjen e një cilësie më të lartë jetese për qytetarët e vet…

Në rrafshin ndërkombëtar jemi deklaruar në mënyrë programore për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike, për anëtarësim në NATO, për fqinjësi të mirë me Greqinë, Italinë e Maqedoninë, për një politikë aktive në bashkëpunimin e gjithanshëm ballkanik dhe europian…

Zgjidhjen e problemit të Kosovës e shohim si një faktor kyç për stabilitetin në rajon, si një zgjidhje paqësore dhe në përputhje me interesat e dëshirat e popullit të Kosovës, por edhe me parimet e aktet e njohura ndërkombëtare…

Marrëdhëniet ekonomike, politike dhe ushtarake me SHBA-të i quajmë prioritare…

Deklaratën time në Press House e mbylla me fjalët: Ju siguroj se këto nuk janë deklarime koniunkturale, por pozicione programore të partisë kryesore opozitare në Shqipëri, pozicione të njohura mirë tashmë nga elektorati shqiptar, i cili shpresojmë të na besojë dhe të na votojë më 26 maj. I kemi premtuar se nuk do ta zhgënjejmë.

Një premtim të tillë ua japim sot edhe miqve të pranishëm… Pas kësaj, takimi vazhdoi me pyetje e shkëmbim mendimesh. Bugajski, të cilin e kisha për karshi, më përgëzoi për fjalën dhe më tha se takime të tilla janë të dobishme për të njohur të vërtetën për njerëzit që nuk u shpëtojnë dot komenteve të llojllojshme…

U interesua posaçërisht për Ilirin, për moshën e tij të re si nënkryetar i Partisë dhe lavdëroi anglishten e tij. Kur u mbyll takimi, më përshëndetën shumë nga të pranishmit ndërmjet të cilëve ishte dhe Elez Biberaj, deri sot i painteresuar për delegacionin tonë. Pasi më uroi për suksesin e takimit, z.Biberaj më tha:

– Delegacioni juaj ka qenë shumë i suksesshëm. Patjetër e dua një intervistë për “Zërin e Amerikës”. I thashë që në mbrëmje largohemi, por ai nguli këmbë për të shkuar menjëherë në studion që ishte afër, për të regjistruar intervistën. Kështu bëmë. Në studion e tij biseduam miqësisht për Kosovën dhe probleme të tjera, më prezantoi disa nga bashkëpunëtorët.

Kur po vëreja librat në raftet e bibliotekës ku kishte shumë libra të Enver Hoxhës, më tha: “I mbajmë edhe këto”! Është normale për një studio si kjo, i thashë me të qeshur… Pastaj shkuam në studion e regjistrimit që ishte në fund të një korridori të gjatë.

Intervista iu kushtua vizitës në SHBA dhe fushatës së zgjedhjeve në Shqipëri, që porsa kishte nisur zyrtarisht. Po sonte në mbrëmje u nisëm për në Shqipëri përmes Sofies. Në rrugëtimin e gjatë po sistemoj edhe këto shënime…!

E shtunë, 27 shtator 1996

Një intensifikim interesant i luftës kundër “marksistit Pëllumbi”. Sot, gazeta “Koha Jonë” boton në tërë faqen e parë një fotografi timen me një libër për Marksin, me të cilin K. Islami më fotografoi në një salon librarie në afërsi të Pentagonit, në Uashington. Gazetare Anila, më vjen që në mëngjes te dera e shtëpisë me gazetën në dorë, ma tregon dhe më kërkon që të prononcohem për “Kohën”…

Në fillim u indinjova, më pas u kthjellova plotësisht dhe i thashë se nuk kam asnjë koment, sepse e di që është “vepër e kryearrivistit”!

– Kush është ky? më pyeti Anila.

– Pse, nuk e dini që ky është Kastriot Islami?!

Dhe vazhdova.

– Do të ketë paguar goxha para Nikolla për këtë foto, se “arrivisti” për para shet edhe babën! Megjithatë, po u them, se te lexuesit me këtë fotografi “arrivisti” do të arrijë një efekt të kundërt nga ai që pret. Shikoni deçiturën: Zv.kryetari i PS-së me një libër të Marksit në një librari në Uashington. Njerëzit me mend do të thonë:

– Po ç’të keqe ka një fotografi e tillë, kur edhe në Uashington u shitkan dhe u lexuakan libra të Marksit”! Po kështu asgjë s’ka për të fituar, veç përbuzjes së merituar me kapardisjet kafeneve duke thënë:

“Ia hodha S. Pëllumbit me vizitën në Amerikë!” Kaq. Bëji të fala Nikollës”. Kështu e përcollëm, unë dhe Lavdia, Anilën, që është tepër këmbëngulëse për të marrë atë që do. Megjithatë, intervistë nuk I dhashë! Në vitin 2003, në kafenenë e Parlamentit, Nikoll Lesi ia thotë hapur Kastriot Islamit, se si i kishte dhënë 500 dollarë për t’ia blerë fotografinë. Prezent me mua ishte edhe Ylli Bufi e deputetë të tjerë.

June 19, 2016 12:05
Komento

11 Komente

  1. ketër June 19, 12:39

    Kastriot Islami ka shitur ndihmat që vinin në vitet e para të demokracis, kishte një magazinë andej nga radiotelevizioni shqiptar, ku shitëse ishte motra e tij. Më kutohet ndër të tjera kam blerë batanije të përdorura. Ai është jo vetëm fshatar i babëzitur por primitiv. Ai u shit së fundi dhe vetë. E tëmershme as diploma e Francës nuk e ka modifukuar. Si ka thënë Noli i madh: katundar kryepaul 100 herë me ta rrjep atë lëkurë, qytetar nuk bëhesh kurrë.Antipodi i tij eshte Prof Pëllumbi, që megjithëse e goditi Enveri, nuk ka folur asnjëherë në plan personal dhe i mbetet dokrinës Marksiste gjë që e bëjnë dhe shumë shoqëri të emancipuar të botës. Po pse kush e do çfrytëzimin e njeriut nga njeriu, edhe Islami do vetëm të shfrytëzoj , prandaj i ka shpallur gjasmja luftë marksizmit, një copë injorant, që nuk e di që marksizmi i përket shoqërive të emancipuara.Jo urrejtje po neveri ndaj Primitivit Islam.

    Reply to this comment
  2. Labi June 19, 13:07

    Z.Servet!Te uroj shendet dhe jet!Sa per Kastriot Islamin me kompani,qe i kane vene gurre nen rrota PS,ata jane funderinat e ketij vendi,dhe koha 25 vjecare tregoi se kjo kategori,jo vetem jane llumi,por per para e kariere te pa merituar shesin dhe nderin e gruas e te femijeve.Ka dhe pak llum te PS,dhe shpejt edhe keta do bashkohen me llumin e PD,si Ben Blushi,Hafizi,Mejdani,Lakrori,Bello,Nano,Legisi,etj,etj.PS me largimin e tyre do behet me e paster dhe e forte,per ta nxjere vendin nga sketera qe e kane futur keta delenxhinj,qe e rropen dhe e xhvaten dhe e katandisen vendin ne pike te hallit,ku disa mendje shkurter shkojne pas ketyre qe dogjen e vrane e shiten SHqiperine tone te bukur e me dinjitet.Do vije shpejt dita te japin llogari keta bandite e kriminele me ne krye Saliun dhhe Lulush Karabushin.

    Reply to this comment
    • Pallumb Xuxufi June 19, 16:53

      A e dini se keta kelyshet e Frances, asnjeri, nga Mejdani te Shejtani, asnjeri nuk ka bere doktorature ne France. THjesht, kane bere nje master te ciklit te dyte.

      Reply to this comment
    • Artemisa June 19, 18:02

      More Lab !
      I marrim te mireqena ato qe thua ti per Islamin, Blushin, Hafizin dhe deri tek Nano.
      Po perse ata qe “i vene gure nen rrota PS” qenkan TE POSHTER dhe ata “qe i vene gure nen rrota PD” qenkan BURRA TE MIRE ?
      Apo se ti je socialRilindas ?

      Reply to this comment
      • normali June 20, 20:34

        Artemisa, se pd deri tani prej 25 vjetesh nuk ka egzistuar, vetem banda e Sali Berishes qe pushtoi shtetin ne emer te nje partie e nje shprese shqiptare. Kur do gedhendi apo kur tu gedhende toka?

        Reply to this comment
  3. Arben June 19, 14:36

    POR EDHE TI OR MIK, PO QE SE TE TERHEQ MARKSI, PRANOJE HAPUR, NUK KE PATUR PERSE TE TURPEROHESHE NGA PUBLIKIMI I KESAJ FOTOJE.

    NE FUND FARE, NUK KA MASHTRUAR.

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu June 19, 20:13

      K. Marx ishte filozofi i antishfrytezimit te njeriut nga njeriu dhe ne menyre shkencore ai tregon rruget e ndryshimit te shoqerise se vjeter per te krijuar nje shoqeri te bazuar ne barazine e njerezve, qe ka qene endra e njerezimit. Nuk eshte turp e mekat te lexosh ate, por eshte kenaqesi dhe krenari. Prandaj ji krenar Profesor. Nuk ka rendesi cfare mendojne disa njerez te paemancipuar, te cilet ndoshta nuk kane lexuar qofte edhe ndonje faqe nga historia dhe humanizmi. Nisuur nga ato qe ata shkruajne, bindesh qe gradat e tyre jane pa vlere.

      Reply to this comment
  4. fteri June 19, 14:56

    Profesor S.Pllumbi është burrë shteti,ndërsa Islami- Ka…..!!!! ,Tani i jep një copë buk të helmuar S.Berisha dhe L.Basha.

    Reply to this comment
  5. Spartaku June 20, 13:56

    Zoti Servet Pellumbi! Mos ja vere veshin Kaç Islamit dhe Bashkim Zenelit se ata flasin nga b…a dhe jo nga goja.Kaç Islami po te ishe njeri i mire qendronte ne vendin e tij te nderit,ne ps-te,por si njeri pa bythe qe eshte, shkoi i ra na preher Sali Berishes.Bashkim Zenelit i eshte rritur mendja se ps-te e ka perkedhelur shume kete njeri.U be ambasador nga ps-te dhe nuk beri asgje per shqipetaret ne greqi.Prandaj mos e vra mendjen fare se keta dy jane monstra vertet te keq,dhe te keqet,dine vetem te flasin keq.Respekt per ju profesor Pellumbi.Edukaten dhe miresjelljen tende,ngritjen tende inteligjente,nuk e ka njeri tjeter.Mos degjo legenate grisur te Saliut.

    Reply to this comment
    • ylli June 21, 09:28

      servet pllumbi eshte prefesor me intelegjent ,me kultur,izhdervjellt, ipergjigjet kohrave, pac jet eshendet per familjen dhepopullin tent te vet.

      Reply to this comment
  6. Dashamirwsi D. June 23, 04:32

    Zoti na ruajtw nga Kacwt…
    Pwllumbi mbetet PWLLUMB.
    Tw lumtw mwndia komanduar atw PEnw o “Ketwr” sa keni thwnw pwr Kastriot Islamin qw ne ish socialistwt qwnkemi gwnjyer nga ai njeri,vwrtet ipokrit . Njw gjysh intelektual tw ndierw nga krahina e tij tani i jap tw drejtw,sa mw fliste pwr tw. Ndiesw pastw.dhe me mwndie ata qw ka lwnw pas, mos lidhen me Kacin.
    Dashamirwsi D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin