“Islami nuk i përket Gjermanisë”

March 16, 2018 14:46

“Islami nuk i përket Gjermanisë”

Ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, kryetar i CSU-së simotër të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) të Angela Merkelit, e nisi marrjen e detyrës me një deklaratë të fortë.

“Islami, tha ai, nuk i përket Gjermanisë”. Një koment ky që është në kundërshtim të thellë me linjën e mbajtur deri më tani nga Merkeli.

Seehoferi është shfaqur me kohë si kritik i politikave të refugjatëve të Kancelares, por një pohim i tillë, i parë si përpjekje për të siguruar mbështetjen e votuesve të “AfD”-së së ekstremit të djathtë, e vendos në kurs të hapur përplasjeje me shefen e ekzekutivit.

Merkeli pati deklaruar në vitin 2015 se besonte me forcë që Islami është pjesë e Gjermanisë, duke i bërë kështu jehonë fjalëve të ish-presidentit Christian Wulff.

Në intervistën e dhënë të përditshmes “Bild”, Seehofer shfaq krejt tjetër qëndrim. “Gjermania, u shpreh ai, është ‘formëzuar nga Krishtërimi’ dhe nuk ka përse heq dorë nga traditat e saj”.

Ministri i Brendshëm gjerman shtoi gjithashtu se ka ndërmend të klasifikojë më shumë shtete si “vende të origjinës së sigurt”, gjë që do ta lehtësonte deportimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Seehofer, sipas ekspertëve është veçanërisht i prirur të tregojë se partia e tij është duke e luftuar emigracionin përpara zgjedhjeve rajonale të tetorit në Bavari, ku “AfD”-ja pritet të hyjë në Asamblenë shtetërore.

o.j/dita

March 16, 2018 14:46
Komento

2 Komente

  1. katarakti March 16, 14:54

    Islami nuk i perket as Europes: nga Uralet deri ne Lisbone dhe nga Norvegjia deri ne Kroaci. Tjeter pune me shqiptaret qe jane krenare qe kane marre fene e pushtuesit te pameshirshem dhe barbar turk.

    Reply to this comment
  2. malok palok maloku March 16, 15:41

    ‘katarakti ‘dukesh se je nga malet kujdes mos te thesh qafen,a nuk kan kene pushtus gjermani e breshkaxhit a? ul mushak e lexo naj liber para se me ba komente dhe me lavdru europen rruspi te degjenerume qe i ka met kryqi ne byth,NHK.MALOK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*