Islami: Nuk kam marrë ende ofertë nga Berisha

Redaksia Online May 2, 2013 08:51

Islami: Nuk kam marrë ende ofertë nga Berisha

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, thotë se nuk ka ende një ofertë nga Partia Demokratike për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një intervistë në emisionin “Prizëm” të gazetarit Aleksandër Furxhi, Islami shprehet se nëse do të ketë një ofertë konkrete, do të marrë një vendim të minutave të fundit.

“Nuk kam një ofertë konkrete të cilën unë duhet ta shikoj, dhe tjetra, edhe sikur të kisha një ofertë konkrete, sot akoma nuk kam një vendimmarrje midis këtyre dy opsioneve. Me sa duket është një vendimmarrje e vështirë, dhe do ta marr vendimin në minutat e fundit, siç e marrin edhe liderët shqiptarë për të nxjerrë listat në minutën e fundit”, thotë Islami, teksa shton se qëndrimi në politikë apo edhe largimi prej saj do të jetë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij.

Ish-socialisti Islami komenton edhe largimin nga PS, e cila është për të një thyerje tabush. “Ne politikën e kemi filluar relativisht jo shumë të rinj. Te ne demokracia ka ardhur në vitin 1990 dhe kështu që mosha jonë matet me 20 vjet. Më këtë kuptim, ndryshimi i bindjes nuk është ndonjë gjë shumë e madhe do thosha unë, por nuk është as argument për t’u justifikuar. Unë doja të thosha dhe këtë gjë, unë doja të thyeja edhe një temë tabu”.

Islami foli edhe për një shprehje të përdorur në vitin 1993, se “do t’u thyente kafkat demokratëve”, e cila u përfol në media se ishte e tija. “Nuk është tamam kështu. Ka qenë momenti kur është bërë mbledhja për heqjen e imunitetit të zotit Nano në ’93-shin, ka qenë një mbledhje e Komisionit për heqjen e imuniteteve, ka qenë një debat dhe ka qenë dikush tjetër që e ka thënë dhe e kam transmetuar në media, por nuk është thënia ime ajo. Unë nuk jam dalluar ndonjëherë as për veprime retorike të këtij lloji”, deklaron Islami.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit për një bashkëpunim afatgjatë me të, ish-deputeti i selisë rozë shprehet: “Unë kam katër vjet që veproj ndryshe, kam një vit e gjysmë i përjashtuar nga PS dhe siç thashë, nuk kam pasur as presionin e një disipline formale, dhe vendimet e mia kanë qenë sipas ndërgjegjes sime, nuk janë bërë siç mund të ketë menduar ndonjëri, në funksion të ndonjë pazari apo marrëveshjeje, apo dhe bashkëpunimi me zotin Berisha, pavarësisht se atij kjo gjë i ka shërbyer, i ka volitur”.

Redaksia Online May 2, 2013 08:51
Komento

11 Komente

  1. LORA May 2, 09:11

    Edhe k.rvat tabu thyejne ;me cdo klient.
    Po k.rve unitare si kac-spiuni ,vetem keto 23 vjet demokrature mund te pillnin.TUNG.

    Reply to this comment
  2. Korcari1 May 2, 09:17

    Qerohu Kac ne pension se i ben nder ketij kombi plus qe qenke plakur e shtemberuar fare ..

    Reply to this comment
  3. Argita May 2, 09:37

    Si te kantidoshe ,dhe si Jo ti je flakur ne ruge nga te gjithe,. Bishti I qenit bisht qeni ngelet

    Reply to this comment
  4. Dezenjatorja May 2, 09:50

    Berisha eshte me pleher si ti more Kac,por jo me budalla se ti per te vene fytyren tende ne lista,po kush te jep voten ty more ditezi!!!

    Reply to this comment
  5. guri shabani May 2, 11:17

    Berisha do te çfrytzoj per ti shtuar ato pak vota qe mund te fitosh por nuk ka ndermend te japi vend ne parlament se do fusi Argiten qe nuk fiton vota.

    Reply to this comment
  6. saliheqenefi May 2, 12:13

    une nuk marr vesht cfare garancie mund te jape morali i ketij ,te themi njeriu si mund ti besojne PD-istet ,nje personi qe ka trdhetuar te vetet

    Reply to this comment
  7. Mark.uk May 2, 13:14

    nuk fitohet duke blere langaraqet e ps -se si ky dordoleci i zi kadeli+dogjani duke hequr deputetet e pd-se per ti zevendesuar me keta palaco o doktorr mortja po sa fiksim i paske te reciklosh plera mjer pd-istet ,si tha kaci kur iku nga ps-ja km kontribuar 15 vjet per ate parti po kur te vije tek pd-ja si do perkthehet ky skuth pulash…

    Reply to this comment
  8. gegetoske May 2, 14:06

    More te dashur! Nuk mendoj qe Saliu yne te besoje Kacin e zi per ta bere deputet. Do te thote humbje e madhe per partine tone! Kaci le te rrije aty ku u rrit!PPSH e lindi, PS e rriti dhe te mos i bjerre bukes me shkelm se eshte gjynah, ajo buke i ngopi barkun, ajo buke e ushqeu, nuk qe helm.E si ta besojme ne se do te jete i mire,ndoshta do te na e punoje sic ja beri PS! Une per vete i them Kryeministrit te mos i besoje dhe te mos gaboje me nje njeri te tille! Edhe mbiemrin ja kane nderuar; I Ziiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii !

    Reply to this comment
  9. aldo May 2, 18:21

    he mo , u bo armik ky tani eee? ka tradhetu shoqen parti dhe shokun edvin ? 😛

    Reply to this comment
  10. Devolliu May 2, 23:10

    Q E L B Ë S I R Ë.

    Reply to this comment
  11. MARKO May 3, 23:08

    Kur nje budalla te lavderon ( Konkretisht Saliu Kaçin e Zi), ai nuk duket dhe aq budalla. Me budalla mbetet ai qe degjon budallane…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*