Islami politik, Shqipëria, “mjekërgjatët pantallonshkurtër”… Cila është zgjidhja?

November 15, 2015 19:43

Islami politik, Shqipëria, “mjekërgjatët pantallonshkurtër”… Cila është zgjidhja?

Çdo shoqëri e përgjegjshme duhet të nxjerrë mësime nga masakra e Parisit. Çfarë po ndodh? Çfarë pritet të ndodhë? Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të tjerët, por mbi të gjitha për të ardhmen e vet?

Bedri Islami, gazetar, ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe bashkëpunëtor i gazetës DITA mendon se institucionet në Shqipëri dhe Kosovë në mënyrë shqetësuese po i lëshojnë terren radikalistëve islamikë.

“Ne u kemi lëshuar terren mjekërgjatëve dhe pantallonshkurtërve, sepse kemi pasë droje nga egërsimi i tyre, nga lidhja që anë mes njëri-tjetrit për të qenë të dhunshëm, për të marrë primarin e për të bërë ligjin në jetën familjare, nga lindja e deri tek vdekja. Ne heshtim kur ata predikojnë hasmëri, e shohim si një çështje besimi, kur në të vërtetë besimi islam është krejt i kundërt me jetën, qëllimin e mizoritë e tyre.

Bedri Islami

Bedri Islami

Ne kemi heshtur kur janë bërë të njohura publikisht lidhjet e lëvizjes vehabiste , ta zëmë në Kosovë, me struktura të posaçme të shërbimit sekret serb, që e përdorin këtë armë, sepse armë është, për të ngritur një vatër të re të krimit” – shkruan Islami sot në Dita

Ai thotë se Shërbimi Sekret shqiptar ka tashmë një rol kyç.

“Shefi i Shërbimit sekret shqiptar deklaron se janë 140 “luftëtarë” të ISIS nga shteti ynë amë, dhe shumë më tepër se kaq janë nga Kosova apo viset shqiptare në Maqedoni. Numërimi i atyre që kanë ikur për të qenë pjesë e luftës kundër nesh nuk është një detyrë statistikore për shefin e shërbimit sekret shqiptar, Ajazi. Këtë mund ta bënin edhe kryepleqtë.

Shërbimi sekret nuk është këtu për të bërë analizën e shkaqeve përse ikin njerëzit e përse vazhdojnë të ikin, por për të parandaluar këtë valë mizore, e cila, ashtu si zbriti në Paris, mund të jetë nesër diku tjetër  – thotë Islami.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ngre shqetësimin e islamit politik që kërkon tashmë hapa të vendosur ose, mendon Baze, “mund të na zhbëjë si komb, shumë më shpejt se sa mendojmë ne”:

Mero Baze

Mero Baze

“Shteti shqiptar duhet të tregojë dhëmbët duke forcuar legjislacionin e tij, duke pasur parasysh rrezikun e islamit politik, i cili duhet të ndëshkohet si fashizmi, me një kuadër ligjor që të ndalojë dhe propagandën fetare të tyre.

Shteti shqiptar duhet të marrë kontrollin e rreptë ligjor, mbi çdo tekst apo libër fetar që hyn në Shqipëri dhe duhet ta konsiderojë këtë çështje të sigurisë kombëtare. Ashtu siç licenson tekstet shkollore, ashtu duhet të licensojë dhe të kontrollojë në detaje çdo tekst fetar që predikohet në xhamitë tonë.

Me të njëjtën përgjegjësi, Komuniteti Mysliman shqiptar duhet të detyrohet me ligj të marrë kontrollin mbi çdo xhami ilegale në Shqipëri dhe të përjashtojë nga hierarkia e vet çdo hoxhë, i cili në vend të Kuranit, bën propagandë për islamin politik.

Islami politik është armiku ynë kombëtar dhe është një nga ato mekanizma që mund të na zhbëjë si komb, shumë më shpejt se sa mendojmë ne, nëse nuk merret seriozisht – shkruan Baze.

Shkrimtari Ben Blushi që ka prekur edhe më herët problemet e islamit politik, në një shkrim botuar në disa portale online shkruan se shpëtimi nga terrorizmi mund të vijë vetëm nga brenda Islamit dhe se ai duhet ndihmuar ta kuptojë këtë:

Ben Blushi

Ben Blushi

“Islami duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Kudo ku ai ka besimtarë duhet t’i edukojë ata. Të gjitha thirrjet e klerikëve islamë anembanë botës, deri sot, kanë qenë të pafrytshme për  të mos thënë që nuk kanë qenë të sinqerta. Ka mijëra fëmijë në gjithë Evropën, të cilët aktet e fundit në Paris i konsiderojnë si heroizëm. Ata rriten për  t’u ngjarë atyre që vranë.

Atëherë si binden ata se vdekja e të tjerëve nuk është një mënyrë për  të jetuar? Ka vetëm një rrugë: duke iu bindur Islamit. Dhe vetë Islami ka vetëm një rrugë: duke ndryshuar. Islami duhet të ketë kontroll mbi ndjenjat, mbi emocionet, mbi jetën dhe vdekjen. Kontrolli mbi ndërgjegjen është cilësia dhe arsyeja e çdo besimi. Një besim që nuk e ka këtë fuqi, ka vënë në dyshim ekzistencën e vet.

Prandaj them se kjo është e vetmja rrugë dhe nëse ende ka një rrugë ajo kalon nga vetë Islami. Evropa dhe bota mund dhe duhet ta ndihmojnë. Sot nuk është dita për ta luftuar Islamin, por sigurisht është dita për  ta ndihmuar.

Eshtë dita për ta ndihmuar të reformohet, të zbutet, të mësojë të bashkëjetojë. Të kthehet nga emocion në arsye. A duhet ta kemi këtë shpresë? Unë e kam – thotë Blushi.

Analisti Fatos Lubonja më herët ka shprehur shqetësimin se islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë.

Fatos Lubonja

Fatos Lubonja

“Në Shqipëri dhe Kosovë, sipas mendimit tim, siguria dhe fjala e lirë  janë edhe sot të kërcënuara jo nga islamikët, por nga dy kasta në pushtet që kanë ndërtuar më shumë atë që mund të quhet shtet i mafies sesa shtet ku ka edhe mafie. Përpara këtij “ujku’ që kemi përpara syve, “gjurmët” se disa myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e që mund të kthehen e të bëhen rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën më duket i largët.

Madje do të thosha se nëpërmjet përhapjes së kësaj ideje, kjo elitë e korruptuar mund të kërkojë të legjitimojë vetveten duke na thënë: shtrëngoni radhët rreth nesh se përndryshe vijnë “ata”. Në Shqipëri po ndodhin përditë vrasje nga krimi i organizuar dhe shumë kriminelë nuk i prek kush pasi janë të lidhur me polici e politikanë. Vrasësit na kanë hyrë deri në Parlament. Vrasësit me pagesë janë bërë si të ishin punëtorë ndërtimi në të zezë. Ja ky është rreziku i vërtetë për momentin.

Në këtë situatë emigracioni i të rinjve të frustruar nga ky realitet në Europë apo edhe vajtja e disave në vende si Siria më së shumti janë valvula shkarkimi. Por mund të vijë një moment që këto valvula të mos mjaftojë. Prandaj ideja që kam shprehur edhe më herët është se një ditë islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë dhe të instrumentalizohet e të kthehet në një lëvizje politike kundër kësaj elite të korruptuar properëndimore me fjalë po kriminale me vepra siç ka ndodhur së fundi në disa vende që përjetuan atë që u quajt “pranvera arabe” që fatkeqësisht nuk sollën demokraci, por më së shumti kaos.

Fakti që jemi në Europë nuk mjafton që të mos ndodhë kështu edhe tek ne. Veçanërisht po dështoi projekti europian dhe ne lihemi në dorë të këtyre kastave që më duket se përditë e më tepër thellohen në të keqen – shkruante Lubonja pas sulmit të parë terrorist mbi një redaksi gazete në Paris. / Dita /

 

November 15, 2015 19:43
Komento

40 Komente

  1. kalushi November 15, 12:11

    Bedriu dhe Baze me te qarte.
    Blushi e Lubonja te sakte por shume teorik.
    Mendimi im:
    Islami si fe nuk e pranon demokracine. Ska lidhje fare me te. Eshte komplet kundra vlerave demokratike, te drejtave te njeriut, lirise se shtypit e mendimit te lire. Shif partine islamike te Erdoganit sa demokratike eshte

    Reply to this comment
    • toni November 15, 16:55

      Pallatonshkurterit dhe mjekeroshet e xhamise tek rruga e kavajes ne Tirane te arrestohen dhe te mbyllen te gjitha xhamite te cilat pranojne e strehojne te tille persona.
      Ata nuk kane lidhje me fene.

      Reply to this comment
  2. emigrant gjermani November 15, 12:12

    e nderuar Dita
    te nderuar komentues
    filosofi italjan Umberto Galimenti mendon se :
    – Myslimanet jane aktualisht me te forte se kristianet sepse ata kane nje fe, neve mund te jemi te krishtere ne renje por aktualisht te gjithe jemi laike.
    – Kristianet ne Europe kane dy rruge :
    a.- Ose te integrojme te gjithe myslimanet qe kemi ne Europe, gje eshte pothuaj e pamundur.
    b.- Ose te bejme lufte me ta.
    Luften nuk e bjeme dot se ne fakt nuk kemi dy ushtri te dukeshme perballe njera tjetres. Problemi yne do te jete se neve nuk i dallojme dot se kush jane kundershtaret tane, ata jane midis nesh. Islamistet kane dy avantazhe perkundrejt nesh : Pra jane te paidentifikueshem dhe kryesorja qe jane gati te vdesin per fene e tyre ndersa neve jo.

    Problem tjeter i madh eshte faktori DEMOGRAFIK, pra fakti qe grate arabe bejne shume femije dhe grate eurpjane jo, prandaj ata po shtohen shume ne Europe. Dihet se grate gjermane bejne pake femije dhe pas 20 vjetesh Gjermania do te paksohet ne 15 miljone njerez dhe shume studjues gjermane kane mendimin se ky boshllek do te mbushet me femijet myslimane qe do lindin ne Gjermani.

    Reply to this comment
    • Bariu November 17, 10:25

      Besimi islam esht shum here me i keq se diktaturat komuniste ose fashiste sepse ka ne thelb te drejta qe cenojn lirin e mendimit,ate te cenimit te te drejtes se gjinis sidomos se femres qe e perpunon ne nje skllave te vertete pa te drejta te barazis gjinore?
      Ngadalson shkencen e modernitetin ne kohet moderne dhe esht nje fallcifikat e profetit muhamet qe ne baze te nje genjeshtre ngihet nje mur i madh qe ndan kristalizimin e jetes sociale ne krishterim dhe fatalitetin e brutalitetin e nje feje e lindur me vone ne sajes te pabarazis dhe nje prapambetje mendimesh qe e ben ket fe te quajtur islame nje diktatur idesh e pa barazi sociale ne nje prapambetje ne te gjitha aspektet e ndertimi te nje shoqerie qe ka vlera shkencore!
      Ne do te mbetesh kungull,besone ket fe qe quhet islam!

      Reply to this comment
  3. pirro November 15, 12:13

    Shkaku i radikalizimit te Botes islame esht mosgjidhja e problemit te Palestines.
    Radikalizimi nuk ka te beje me krizen e shteteve Europiane se sa me krizen e vete personave te radikalizuar,me krize indetiteti.Nje pjese e femijeve te emigranteve qe e kan te veshtire te integrohen,nuk jan fetare te denje si Baballaret e tyre,nuk duan te bejne pune te rendomta si prinderit e tyre.Deshirat kontravese te konfliktojn me shoqerine ku jeton.Francez jo,besimtare i mirefillte jo,militant po.Brezi i dyte,i trete dhe me pas,mund te quhet nje brez “i humbur”(as mish as peshk) ne krize indetiteti.Besimtare myslimane te mirefillte si prinderit e tyre,keta nuk mund te jene,sepse kan lindur ne Perendim,
    integrimi ne shoqerine Perendimore eshte teper i veshtire,sepse vijn nga nje kulture tjeter dhe nga nje shtrese e ulet shoqerore me nivel te ulet intelektual.Deshtimi profesional te radikalizon me urrejtje per shoqerine.
    Kjo urrejtje merr nje forme te nje ideje(feja) qe tek keta nuk ekziston,
    duke zbrazur urrejtjen e akumuluar per shkak te deshtimit ne jete.Ky eksploziv urrejtjeje qe ekziston ne getot e disa vendeve Europiane,eshte militantizem fetar i brezit te humbur.Para disa vitesh iu vu flaka mbi nje mije makinave ne Paris.Prandaj problemi eshte gjithmone prezent.Ky problem vlen ne te ardhmen edhe per Shqiperine.
    Emigracioni shkarkohet neper zonat e metropoleve Perendimore me te zhvilluara,kur shumica e emigrantave vijn nga zonat rurale!Si mund te integrohet nje fshatar afrikan ne Paris,kur ky integrim esht i veshtire edhe per vete fshatarin francez?
    Zgjidhja eshte,emigracion i kualifikuar profesional .

    Reply to this comment
    • dardan November 15, 12:14

      Zgjidhja eshte detergjenti i llojit “HI-tler”. Derisa Evropa duhet te duroje e te harxhoje para pafund per integrimin dhe emancipimin e ketyre monstrave me kollaj e me lire eshte ky detergjenti i famshem.

      Reply to this comment
      • Pirro November 15, 12:14

        Llojin“HI-tler” nuk e arriti Hitleri vete,prandaj i qendroj asaj qe thash me siper,emigracion i kualifikuar profesional dhe jo derri me gjith dos.
        Myslimanet perbejn gati 1 miliard dhe nuk mund te persekutohen te gjith vetem prej disa kriminelave.

        Reply to this comment
    • Agron November 16, 15:29

      Nuk mund ti heq asnjë presje asaj që ke shkruar! Madje do doja ta kopjoja dhe ta përdorja (sigurisht me të drejtë autori .. 🙂 ) si argument kundër disa radical-chic-ve. Kundër disave të cilët un i quaj “Chamberlain”, disa injorantëve që siç shkruante Winston Churchill: “Ushqejnë krokodilin me shpresën se ai (krokodili) ata do i haj të fundit”.
      E keqja është se Europa është e mbushur sot me tipa të tillë, janë këta që e drejtojnë, janë këta që mbushin programet televizive, bashkë me miqtë e tyre që filozofojnë mbi përgjigje absurde, nderkohë që pergjigja është ajo që ti ke shkruar më sipër!
      Radical-chic-ët me sa duket nuk e njohin shkak-pasojën.
      E përsa i përket shkrimit më i godituri është ai i Mero Baze, të cilin e lexova të plotë te ‘Gazeta Tema’. Që islami politik radical është një problem i madh, real e kanë kuptuar shumë tashmë, vetëm belgët neoliberalistë idiotë nuk e kanë kuptuar akoma; dhe nuk është për tu çuditur kur mësohet se disa prej terrorsitëve janë brezi i dytë emigrantësh nga Brukseli…..Brukseli (Belgjika) i njëjti vend neo-liberalistësh idiotë që me shpresën se krokodili do haj te fundit lejojnë edhe krijimin e partive islamiste.

      Reply to this comment
  4. Zani Burimi November 15, 12:15

    Nuk na vjen e keqja prej ca mjekrosheve injorante qe dine vetem dy-tre fjale nga Islami e Kura’ni. Jane edhe te paditur, edhe shume ne minorance ndaj myslimaneve besimtare dhe te urte. Po, nese do te kishin synimin dhe aftesite qe te formonin parti politike me ideologji terroriste, atehere rreziku do te ishte imediat dhe duhej te shqetesoheshim shume (jo se nuk na dhemb per ata djem tanet qe shkojne si cjapi te kasapi). Duhet degjuar nga te urtet me shume se nga politikanet ne keto momente dhe nuk duhet te fyejme askend: kritiko dhe argumento, por mos denigro. S’ka gje se ja, mua nuk me pelqejne ca shashka qe leshon nganjehere Lubonja (se njeriu i shkrete s’mund te prodhoje idé PERDITE SIç IA KERKON PUNA, de!),por shpesh ia di radhen punes, ndonese “s’e ditka teologjine”, siç thote nje zoteri parashkrues. Ketej nga Dibra ca trushkulurvv a mendjeshperlareve ua kemi gjetur anen keshtu:” Shihu syfetin, largohu me lanetin!”
    Haj, tungjatjeta Njerez!

    Reply to this comment
  5. komunist i djathte November 15, 12:16

    Bernard Maris
    Banque de France
    e Vrane Terroristet …………………………………..
    Ka thene :
    Dobbiamo cancelare parte del debito PUBLICO . [ POR e vrane ne paris ]

    Bernard Maris
    ka the ne :

    Te gjitha shtetet Europiane , tani ose me vone duhet
    Te dorzohen ose cancelare parte nga borxhi publik i tyre .

    Eshte e nevojshme te Rinegociojme kur kalon 60% e PIL , PER poter rispektare edhe njehere i criteri di Mastricht ,
    Kreditoret dhe bankat deuhet qartesisht te bejne nje sforco te rendesishem .

    Edhe shtetet e medhaja si Franca dhe gjermania ,
    Eshte e vetmja menyre qe i lejon shtetet e Tjera te Eurozones
    di Rilanciare l’economia .
    Pa Crescita nuk munde ta perballojne Borxhin publik ,
    siç u ndodhi shteteve afrikane disa vjete me pare, duke paguar nje borxh deri ne mbytje te europes,
    Eshte e vetmja menyre , qe te Evitohet nje groso crollo di aquisto e familieve , dhe shmang Konfliktet sociale ,
    Zgjedhja qe ka bere Gjermania , do ta shkateroje edhe ate vete ne LUNGO TERMINE,

    NUK eshte nje cirkolo Virtuoso ,
    por eshte nje cirkolo Vizioso ,

    Pra
    preferon te ule Nivelin e jeteses se gjermaneve ,
    vetem e vetem te jete Kompetitiv
    Kjo politik eshte si ajo e Kosta D’avorios ne vitet 60.

    dhe quhet :

    RRitja qe Varferon

    Crescita che impoverisce .

    Reply to this comment
  6. nje qytetar November 15, 12:16

    Hej Lubonja, vrasesit nuk na kane hyre tani ne parlament ! Ata,kane qene aty,bile jo vetem ne parlament,por edhe ne qeverine e mepareshme,dhe ti,i ke mbrojtur,i ke justifikuar kur ata vrisnin qytetaret e pambrojtur,vetem se merrnin pjese ne proteste. Po,Ljubo’ , vrasesit,qe jane lideret e Pe.De.-se , jane ne parlament dhe kane qene aty. Nuk kane hyre tani. Perse aludon per kundershtarin tend,te cilin e urren patologjikisht e personalisht. N.q.s. ka kriminela ne parlament,ata jane BANDA berishiane qe e shkaterroi kete vend prej 23 vitesh dhe edhe tani qe humben pushtetin nuk bejne gje tjeter vecse bejne thirrje per destruktivitet e lufte ndermjet shqiptareve.
    Tani u kujtove ti, te flasesh per kriminela e vrases ne politike? Deri dje qe ishte Sali serbi ne pushtet,nuk e ngrite kete problem,bile edhe kur vriste Saliu,ti pa pike turpi ja hidhje fajin Edi Rames , qe pse i nxorri njeresit ne proteste.A thua se ti nuk e di qe edhe ne Europe behen protesta shume me te dhunshme se ajo e 21 janarit !
    Dhe ne fund,dua te te them se, une (dhe jo vetem une), ndjej nje peshtirosje te madhe kur te degjoj,lexoj,bile edhe kur te drejtohem!

    Reply to this comment
  7. korcar November 15, 12:17

    do votoja Blushin pa hezitim nese vendos te themeloje nje parti me platforme te qarte kunder ketij rreziku qe me duket edhe mua shume evident per shqiperine

    Reply to this comment
  8. aliu November 15, 12:19

    Feja si fe mund te kete vetem rol pozitiv,sepse besimi islam dhe ai i krishtere nuk lejojne vrasjet,vjedhjen,urrejtjen,genjeshtren,akmine dhe padrejtesite.Besimtari i vertete ne asnje menyre nuk urren as nuk perdhose besimin e tjetrit.Problemi eshte tek keqinterpetimi dhe keqperdorimi i religjionit nga nje pjese ekstreme brenda klerit,gje e cila gjate historise ka ndodhe nga njeri dhe tjetri besim.

    Reply to this comment
  9. . November 15, 12:20

    nje pjese e prijesve te fese islame ka degraduar islamin deri ne ate mase sa e ke shendrruar ne nje perbindesh ne syte e njerezeve te cilet nuk kane aftesite as kapacitetin ta bejne dallimin.
    Kur i brohoritet vrasjes se njerezeve te pafajshem,ekzekutimit makaber te prerjes se kokave,varrosjes per se gjalli te njerezeve te besimit tjeter,nuk eshte e mundur te qendrohet indiferent sepse keto horror krime po behen perditeshmeri.
    Nga keto ,eshte e vertete se po peson me se shumti Islami.Merrnje me mend po te kishin keta perbindesh aqrsenalin berthamor apo fuqine e SHBA-ve a te Frances ,qfare do ti ndodhte njerzimit.

    Reply to this comment
  10. . November 15, 12:21

    Per lubonjen..
    A nuk tingllon pak si cinike kendeveshtrimi juaj ku bene analogjine mes terrorizmit e terroristeve dhe depiuteteve te KUvendit te Shqiperise.Kujt i ndihmon nje analogji e tille.? A i ndihmon islamit dhe njerzimit ne pergjithesi relativizimi i terrorizmit,vrasjeve masive te njerezeve te pafajshem??
    Askush nuk mund te fajesoje ty per simpatine apo te qenunit besimtar i religjionit islam,por te relativizoshe krimet qe po trondisin boten,te cilat prishin gjumin dhe qetesine.Mbjellin frige tek mbare njerzimi ,kjo eshte mekat mortor

    Reply to this comment
  11. plaku November 15, 12:21

    Po te shofesh historine feja nga te dy anet ka sjelle vetem luftera per me shume se dy mije vjete. Te gjitha fete kishin zotin nga ana e tyre per te vrare dhe prere te gjithe ata qe nuk besonin si ata ne emer te zotit te tyre. Kujto kryqezatat fetare.
    Feja eshte nje ideologji dhe histöria ka treguar se cdo ideologji prodhon violence. M.q.s feja eshte nje vend i identitetit dhe apartenences ( perkatesise ) krijon violence. Krahu politik i fese inslame ka nje ideologji te forte dhe prandaj ata edhe godasin sepse duan hapsira me te medha jetike. Tingellon pak si teorite e Hitlerit por ama eshte e vertete. Nje sqarim ju lutem, une flas ketu vetem per krahun politik te fese islame, te cilet thone se perbejne vetem 2 % te shumices se myslimaneve ne bote qe kane kapur shifren prej 1,6 miljarde njerez.

    Kuptohet se une me lart shpreha mendimet e mija pa hequr dore nga mendimi se feja eshte nje gje e mire per sa kohe qe ajo, kushdo qofte, nuk merret me politike, eshte e ndare nga shteti dhe eshte nje ceshtje personale.
    Eshte e kjarte nuk pretendoj se kam e drejte. Une di qe nuk di asgje.

    Pershendetje

    Reply to this comment
  12. antikomunist November 15, 12:22

    ISLAMI RADIKAL I ARABEVE ESHTE SI FANATIZMI RADIKAL I PARTISE DHE ENVERIT

    sepse cfare i dallon keto ideollogji terroriste qe kane te dyja ne themel te ideollogjise se tyre POSTULATIN komunisto-fashist:

    O BEJU ME MUA, O TE VRAVA!

    Vrastaret fanatike radikale te Partise se Punes dhe te ANTIKRISHTIT Enver Hoxha hyne ne Kuvendin e Shqypnise bashke me 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone.

    KU ESHTE NDRYSHIMI?

    sepse nuk ka nevoje qe tani te dale Xhelil Gjoni qe t’i zbuloje Fanatiket Radikale te Partise se Punes dhe te Sigurimit te Shtetit me deklaratat e tij te vonuara per t’i spjeguar Fatos Lubonjes se ISLAMI RADIKAL KOMUNIST i Enverit i ka hedhur rrenjet ne trojet shqyptare qe ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes, sepse o milet i indoktrinuar dhe fanatik ASGJE nuk i dallon xhelatet e Enverit dhe te Partise se Punes nga xhelatet e ISISIT apo te AL KAEDES.

    Reply to this comment
  13. "Horri i Bulevardit" November 15, 12:22

    U terrorizua qyteti i Nju Jorkut ne 11 shtator, u rrezaun dy kullat kryesore, ku punonin qindra izraelite, qe per cudi, ate 11 shtator, te gjithe keta, kishin nga nje preteks, per mos shkuarjen e tyre ne pune!?.
    6 muaj perpara, pasuria e dy kullave u sigurua Full, thone qe nje muaj perpara u hoqen rezervat e arit, kjo e dhene, eshte deklaruar nga vete specialiste investigative, qe e kane deklaruar kete ne media.
    A eshte vrare vertet Osama Bin Laden?, apo endet neper kazinote e Amerikes me nje fytyre te re dhe identitet te ri!?.
    A nuk po flitet ne qarqet europiane, se vala e emigrimit nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, ka marre permasa biblike dhe me ligje kushtetuese e demokratike, nuk mund te ndalet!?.
    Dhe zgjidhja gjithmone gjindet me masa ekstreme, ku disa jete njerezish, nuk llogariten, para nje vendimi te madh, qe popullsia e Eurpes plake, te beje presion ne qeverite e tyre, qe jane kapur keq, nga ligjet demokratike, duke i detyruar, qe te mbyllin kufinjte, njehere e mire.
    Natyrisht persona per te realizuar kete qellim, gjinden.

    Reply to this comment
  14. Objektivi November 15, 12:26

    Para se tu shkruaj dy fjale, po ju them se jam simpatizant Nr 1 i USA-s e po aq simpatizant i Frances.

    Prandaj denoj ne menyren me absolute aktet terroriste ne France.

    Tani dy fjale per ata qe fluturojne me presh:

    Shihni pakez harten e AFRIKES e mejnehere do te kuptoni se ajo, ka nje porte te madhe qe e ndan me Evropen e perbere nga 7 kanata; Iraku, Siria, Egjypti, Libia,Tunizia, Algjeria, Maroku.

    Nga keta, Iraku, Siria e Libia jane kanata te thyera, pra afersisht gjysma e portes eshte e thyer.

    Si y thye kjo pjese e kesaj porte te madhe, u thye per shkak te gabimeve madhore qe bene si Amerika ashtu dhe Franca, ku here vec e vec e here bashke eleminuan qeverite e ketyre dy vendeve me menyrat me te gabuara, me te papergjegjeshme, me skandaloze qe ekzistonin, kur shume mire mund te spostonin si Sadam Hysenin ashtu dhe ate budallain tjeter te Libise Gedafin, me menyra te tjera, dhe duke e kaluar pushtetin ne duar te femijeve te tyre qe ishin shume me te moderuar, por pa sulme ushtarake, pa nje lufte te vertete, gje qe beri te mundur qe Iraku te bjere ne duar te disa tribuve e Libia ne duart e shume me teper tribuve, kur nderkohe dhe Sirine e kemi akoma si nje Han pa parta.

    Hiqni dore nga shprehjet, islami ashtu e katoliku keshtu e ortodoksi keshtu. E keni pare Shqiperine cfar ndodhi pas vitit 1997 kur nuk pati shtet se pati shtet te dobet ne Shqiperi, u kethye ne vend skafistesh per Italine etj, etj.

    E gjithe kjo qe ndodhi ne France, ish pasoje e nje politike shume te gabuar qe ndoqen Amerika me nje pjese te shteteve te Evropes, ndaj kanatave te portes se Afrikes.

    Deri ne sekondat e fundit, bente thirje Berluskoni e disa lider te tjere te Evropes e Botes, e beme nje gabim duke sulmuar Irakun (pothuajse padrejtesisht) te pakten mos bejme GAFEN TJETER, te mos e sulmojme ushtarakisht Libine, pasi nuk mund ta parashikojme ne dore te kujt do te bjere Libia qe pastaj do te kete dhe popullin te gjithe te armatosur.

    Te largojme Gedafin nga froni, duka ja kaluar pushtetin me te moderuarve me revoluion portokalli ose menyra te tjera te buta, por pa e thyer njeren kanate te Afrikes me Evropen.

    Cti besh, u bene pak xheloze Francezet, pse Libia kish me preference firmat italiane etj etj se te tyret per investme ne Libi.

    E ja cfar ndodhi, sot kemi gjysmen e portes se thyer nga mund te vershojne tere afrika sikurse dhe vershuan.

    Parisi a Franca nuk mbrohet duke forcuar forcat e rendit apo ushtrine apo terrci e verrci, apo me peralla Parisin ta mbojme ne Tirane, e komente medjelehtesish por duke ristabilizuar ato shtete qe u destabilizuan artificialisht, si Iraku, Libia, Siria.

    Ka plotesisht te drejte Ministri Alfano ne Itali qe tha, nuk ka kurre Rrezik Zero, por ja qe budallenjte e Frances e rriten rezikun me duart e tyre, me kokfortesine e tyre, me mendjemadhsine e tyre, duke na e lene nje kontinet te tere me porten gjysme te thyer.

    Mire se Amerika po themi e beri gabimin e saj pak me heret, duke sulmuar ushtarakist Irakun, po Franca me Angline, c’mutin paten qe e fuen ne lufte Libine duke e lene ne duar te dhjetra tribuve e ploteshit te armatosur.

    Paqja e Frances, e tere Evropes, e tere ne evropianeve do te jete pothuaj e plote, kur se me shpejte te ristabilizohen keto vende, pasi popujt pa nje te pare te kujto religjioni te jene behen te rezikshem, sidomos, sidomos, sidomos kur kane tribu te fuqishem brenda e jane te armatosur.

    E mbani mend nje gje: njerezit, kushdo qofshin ata, te cdo lloj ngjyre, moshe, religjioni, duan me shume paqen se luften

    Tani e kuptoni vete se cila eshte zgjidhja pa fluturuar me presh ne hava, por duke ecur me kebe ne toke e duke e pare te verteten e realitetin ne sy.

    Reply to this comment
  15. katarakti November 15, 12:26

    Problemi i myslimaneve ne Perendim eshte se ata nuk integrohen dot, ose po te duash, nuk asimilohen kurre. Ata kane vajtur dhe shkojne edhe sot duke u lutur per te hyre ne Europe, por mbesin gjithmone si “mish i huaj” ne gjirin e ketyre shoqerive. Dhe pastaj kur shtohen dhe shumohen kerkojne qe te imponojne rregullat dhe ligjet e tyre ne shoqerite vendase. Pra jo me mish derri ne mencat e shkolles, jo me Kryq neper shkolla, jo peme te Vitit te Ri etj etj. Ne kete menyre ata formone nje shoqeri tjeter, paralele, e cila nje dite do te perplaset me shoqerine vendase. Ky eshte problemi. Zgjidhja eshte e veshtire, ne mos e pamundur: Ose ideologjia e Hitlerit e cila do te shkaktoje nje lufte civile ne mbare Europen me qindra mijera te vrare ose gjunjezimi i Europes dhe kthimi i saj ne nje kontinent mysliman, siç ka parashikuar edhe romancieri francez Hullebek.

    Reply to this comment
  16. Fatherland November 15, 12:28

    ISIS ka nje super-aleat te fuqishem : Sistemin politik liberal! Prej ketij aleati ka siguruar armen e vet vdekjeprurese : Ushtrine ne Europe si klandestine! Me kete aleat e me kete arme ISIS eshte i fituar! Europa qe te mbijetoje i duhet te ndrroje sistem politk menjehere. Me kete liberalizem politik eshte e humbur lufta pa filluar! Shkaktaret e kaosit nuk behen dot shpetues te europianeve!

    Reply to this comment
  17. Lesi November 15, 12:49

    Per Fatos Lubonjen ;”Shoke kush fol nga fundi,jo se pordhi Mao Ce Duni”!Ne vetvehte edhe ti je nje Isam politik z.Lubonja!

    Reply to this comment
  18. Daku November 15, 13:21

    Lubonja me legeni nga te gjithe. Edhe per yjet ta pyesesh nje pergjigje ka – Fajin e kene kastat politike ne politike qe jane mafioze. Kete di vetem ky robot te thote si nje pllake e ngecur gramafoni. Rrezikun islamik e sheh me te paket se rrezikun e kastave politike. Or Tos Palla, keto kasta politike vertet vjedhin e keq-qeverisin por ai tjetri, islamiku, te merr te ben te jetosh si qen mes qenve te zhytur me koke ne balte 5 here ne dite duke kthyer bythen perpjete. Ty te pelqen kjo byth perpjete m duket.

    Reply to this comment
  19. Z/Kallami November 15, 13:35

    Derrat te uritun!
    Hanibali perdori elefantet per te mposhtur Romen.Dhe nuk ia doli.Une propozoi qe ne Meke e ne qendra potenciale sidomos aty ku asht palca e keti Xhihadit te sulmohen me derra nga 1 miljon deri ne 10 miljon derra ne jave,mbas nji muajit nuk gjen kembe xhihadisti aty. bejeni prove,do ngelni te habitur nga suksesi i triumfit mbi Xhihadin.

    Reply to this comment
    • elshanibislim November 15, 14:12

      duket se je ekstremist katolik i thekun. Sepse edhe katoliket kane ekstremistet e tyne. Shikoni se cfare po bejne priftat katolike ne tane boten. Pedofili, kurveri, shampanje,maskarrallek,si nje Luigj i vertete, qe shkoi aty ku shkoi.Ti derr, dashke te leshosh derrat, ne nje vend te shenjte , si eshte Meka.

      Reply to this comment
  20. Z/Kallami November 15, 14:32

    elshanibislim
    Ke te drejt per cfare bajne priftat.Nuk ta kundershton njeri.Kjo vjen sepse Bibla i ka lane tek pulle pa shoqenues seksit,asnji per derman.Kete problem e ka humorizue edhe Ate Gjergj Fishta.Kur po pinin kafe tre perfaqesuesit e besimit klerik Shkoder.Popi dhe Hoxha vrejne se po i vinin grat.Te dy keto iu drejtune Ate Fishtes:E shikon sa bukur.Po na vijne grate.Ju priftat si ja bani.-Kollaj fort! I pergjigjet Pader Fishta.-Kenaqena me te shokve!Ndersa Muhameti i Mekes i ka garantue deri ne 7 shoqenuesa (gra) per koke mashkullit.Ky Xhihadi rrajen e ka ne Meke ndaj mendja me shkoje qe te tundet ne rraje feja ma anakronike dhe ma idiote e shoqerise njerzore ane e kand botes.
    Cohet inisani prej P….t te sames e vjen e vret njerez te pafajshem mijra km larg.

    Reply to this comment
    • bislim November 15, 16:31

      Mor zog kurve e kush e bani masakren e shen bartholomeut per pune feje.Mbreti katolik i frances,e sa per thanien e fishtes, qe nuk asht e fishtes, se nuk ka luejt mendsh fishta me shkruajt ashtu, se nuk ishte burrec si ti,qe hedhni helm ne besimet fetare. Se me grate e kujt kane ba qejf njerezit kete e flasim nji here tjeter.

      Reply to this comment
  21. ESSESI... November 15, 15:38

    Numerimi ka filluar mbrapsht…Civilizimet po shkojne drejt perplasjes fatale …Terrorizmi islamik si pjelle e pashmangshme e nje “besimi” okult ,te urrejtjes dhe erresires, ka marre revansh drejt fundit te vet…Por deri sa te kape fundin , do kete shume viktima te pafajshme dhe shume kombe do humbasin…Shqiptaret jane ne emergjence kombetare dhe historike qe te pozicionohen qarte dhe perfundimisht si europiane…Per ne nuk do te kete “here tjeter”, dhe koncepti “neser”, nuk do ekzistoje per ne dhe shume si ne…Te keqen e kemi brenda nesh, e cila eshte gati te na shperbeje dhe te na ktheje ne “ushqim” per “hijenat” qe presin te jargavitura…”Popuj, jini vigjilente”….Shqiptare, solidarizohuni me fatkeqesine boterore franceze…jini vigjilente ku vini kemben, denonconi helmin vellavrases qe perhapet nga objektet e kultit, …mbroni identitetin europian kudo qe te jeni…Vetem keshtu behemi pjese e mrekullise se mistershme te ZOTIT, i cili e do dhe e mbron nga djalli popullin e TIJ, deri ne fund te kesaj bote………

    Reply to this comment
  22. Arben November 15, 16:23

    NJE PARTI ISLAME QE UDHEHIQET NGA LIGJET E KURANIT, ESHTE AJO QE DO TA KTHEJE SHQIPERINE NE SHINA.

    GJITHE CKA DEGJONI ME SIPER ESHTE PROPOGANDE, PERJASHTO PAKEZ LUBONJEN, I CILI KA MEND NE KOKE.

    TE TJERET JANE BOSH.

    Reply to this comment
    • katarakti November 15, 18:00

      Rrini urte ju salafistat shqiptare se ne Shqiperi kurre nuk do te udheheqe ndonjehere ndonje parti fetare islamiste. Populli shqiptar ne shumicen e tij derrmuese eshte laik, ateist apo i perziere ne fe. Ca si ty nuk perbeni as 0.1 perqind te popullsise. Dhe sikur te supozojme qe shqiptaret u çmenden dhe renden pas kesaj partise tende, dije mire se ai do te jete fundi i te gjithe talebaneve shqiptare. Perendimi atehere do te krijoje nje konflikt ne rajon ku Shqiperia do te ndahet perfundimisht ndermjet Serbise dhe Greqise. Me kohet qe po vine, Europa, qe do e rimarre veten shpejt pas ardhjes ne pushtet te partive te ekstremit te djathte, nuk do te lejoje kurre qe ne kontinentin e saj te sundoje Kurani. Mos e harro kete.

      Reply to this comment
  23. koloneli November 15, 18:20

    Fjana Islam eshte fasade , problemi real ska te beje fare me islamin,tjeter gje eshte problemi
    te gjithe e dine por asnje se thote.

    Reply to this comment
  24. kreator November 15, 18:35

    Zgjidhja??? Ausvic. …

    Reply to this comment
  25. I revoltuari November 15, 19:47

    Keshtu si e Kane nisur vehabistet brenda pak vitesh do e kthejne ne lufte civilizimesh! Po ne c’kusur kemi te paguajme per radikalet islamik qe po shtohen me numur te frikshem. Shteti dhe shoqeria duhet te reagoje sa nuk eshte vone.

    Reply to this comment
  26. Dritani November 15, 19:49

    Ore jeni ne terezi ju qe s’me botoni komentet?

    Reply to this comment
  27. vasil November 15, 19:54

    Ne kemi heshtur kunder ithtareve te wahabizmit terorist,te perhapur gjithandej ne token tone,thone midis te tjereve,gazetaret Islami dhe Baze.
    Dhe nuk e sqarojne fare fajin e vet te madh profesional, perse kane heshtur,kur ndjenin per tere kohen si perhapesh dhe po vazhdfon te perhapet kjo metastaze malinje aziatike ne boten tone shqiptare europiane dhe kur per me teper jane te besimit myslyman dhe duhet te ishin te paret qe duhet te prononcoheshin,per te mbrojtur islamin tradicional,nga islami monstruoz,njeri ngrenes dhe kultur dhe liri asgjesues i al-kaides,isisi-it etj.
    Perse nuk e kane bere,kete detyre bazamentale te integritetit te tyre profesional?
    Frika,apo mospelqimi i botes kristiane perendimore?.
    Frika eshte me i vogli faj,por e mjaftueshme,per mos i quajtur gazetare ne kuptimin me bazal te fjales.
    Dhe duke shkarravitur per tere kohen,per bemat e Saliut,te nje psikopati,fare te rrjedhur me bythet ne uturak,kjo perligjet nga refreni:
    Shqiperia digjet,shkerdhato media vazhdon te krihet.

    Reply to this comment
  28. Z/Kallami November 15, 23:14

    Bislim mor bire kurvet!
    Fishta nuk ka shkrue por ka fol.Shkrimet e veprat e Tije nuk do perseriten kurr ma,Jo se nuk do kete nji te dyte si Ai.Por forca e vargut ne gegnishte asht me e forte se vargu i Majakovskit.Asht varg kreshnikesh dhe jo halldupesh pa pike forcet e logjiket,etj etj.
    Ato te dy qe po pinin kafe me Fishten asht e vertete.Dhe,po i shitnin beleg per t’ia hedhur larg e larg Fishtes dhe i kjanin hallin se si ja bani ju priftat ne munges te grave.Ato donin me e zane Fishten ngusht.Po kurkush nuk mujt me e xan.Sa i gjithe populli thonin per Fishten:
    Pader Gjergj Fishta
    Qe qet hallkut bishta.
    Kush e ka ia pret.
    Kush s’e ka ia ngjet.
    Ka kene absolut ne logjiike dhe ne varg.Hazer gjevap i persosur.
    Keshtuqe ato te dy jo vetem nuk e pyeten ma.Por nuk i ka shkue mendja ma,me u marr me Ate Fishten se,e pesojne ma zi se e pesune.Autogol.
    Si dashamires kurve per kurve,une dhe ti, te keshilloj qe punen e sodit mos e len kurr per neser.

    Reply to this comment
  29. ali demsi Gjermani November 16, 02:36

    Bashkohem me fjalet e kolonelit.keni frike ta shihni realitetin ne sy dhe sajoni emra si bin laden ose al bagdadi(qe te dy agjente superjor te cias) sajoni organizata si isis daish etj (te, gjitha keto organizata jane celula te cia e cila nuk vesh as breket pa lejen e mosadit cifut) dhe sajoni histori si 11 shtatori,charli hedbo ose rasti i fundit (te gjitha keto histori te vena ne skene nga hollywood dhe regjizoret jane perseri cia nasa dhe mosadi cifuto mason).kjo eshte edhe nje nga arsyet pse sulmohet ne kete menyre islami,sepse myslimanet e vertete jane ata qe nuk tremben ta thone kete te vertete,sepse myslimanet e vertete nuk i tremben mizorisecifuto-iluministe,por nuk i bejne padrejtesi.myslimanet e vertete jane ata te cilet urrejne por nuk bejne padrejtesi kurre.bin ladenrat me shoke duke u perkrahur nga mosadi cia nasa cifuto-masone kane vrare sa e sa muslimane anembane botes.dhe evropjanet e civilizuar pasi pane virtytet e larta te islamit dhe te muslimaneve te vertete perqafuan Islamin si fe e drejtesise.

    Reply to this comment
  30. petrika November 16, 21:40

    Feja islame eshte turpi i njerezimit.Eshte prapambetje.Besimtaret myslimane jane shume me prane kafshes nga te gjitha besimet e tjera.Ata thone se muameti e ka percaktuar menyren e jeteses,qe eshte ajo e 1500 vjeteve me pare,ku nje burre mund te mbaje deri ne shtate gra.Sa per dijeni ,ai maskara,i quajtur MUHAMED,ka qene tejet i shemtuar,me fytyre te deformuar,gjithe xhunga,te qelbezuara,e dinte sa i shemtuar ishte dhe qellimisht e ndaloi pikturimin e fytyres se tij,dhe shpalli denim me vdekje per ate qe do ta pikturonte dhe per tu dukur shume popullor,tha se cdo gje e gjalle ,nuk duhet pikturuar.Feja se pranon shkencen,por ama luften e bejne mbi kamiona qe i ka prodhuar shkenca,hoxha nuk del te pellase me mbi minare,por ka vene altoparlante shkencore,lufton me mitrolozet e shkences,perdor celularet shkencore,tanket shkencore etj,se nuk mund ti permend te gjitha,pra islami sot nuk mund te jetoje pa ndihmen e shkences.Une dua ti them atij Arbenit te mesiperm ,qe kerkon ligje islamike.Pse nuk shkon te jetoje ne iran ose andej nga Afganistani me ata talibanet,se besoj do jete me i lumtur duke qene prane atyre me te cilet ka te njejtat ide?Per shqiptaret ,feja islame eshte e huaj,e imponuar me dhune rreth 200-300 vjet me pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*