Islami te PD, Mustafaj: Nuk mund ta bëjmë partinë kosh plehrash

Redaksia Online April 22, 2013 12:29

Islami te PD, Mustafaj: Nuk mund ta bëjmë partinë kosh plehrash

Ndërsa në media dhe opinion qarkullojnë hamendësimet për një kandidim të mundshëm të Kastriot Islamit në listat e PD-së, Besnik Mustafaj, komenton këtë fakt. Ish-ministri i Jashtëm i mandatit të kaluar të qeverisë “Berisha” shprehet se nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se PD po kthehet në kosh plehrash.

“Ju drejtohem në këtë rast të gjithë miqve të mi, që janë ndjerë dhe e kanë treguar veten si demokratë para vitit 2005. Dua të sjell në vëmendjen e tyre një thashethem që po qarkullon sikur Berisha do të fusë Kastriot Islamin në listën e kandidatëve për deputetë të PD për Tiranën. Si do të ndjeheshit ju në qoftë se Berisha na kërkon të votojmë për të bërë deputet Islamin? Unë për veten time si demokrat do të ndjehesha shumë keq. I ftoj të gjithë demokratet, që mendojnë si unë, t’i shkruajnë Berishës në faqen e tij FB për t’ia shprehur mendimin qoftë për Kastriot Islamin e qoftë për dy socialistët e tjerë që PS i nxori jashtë vetes si të pavlefshëm. Nuk mund të bëhet kosh plehrash PD, që është partia më e madhe e vendit,” shkruan Mustafaj në Facebook.

 

Redaksia Online April 22, 2013 12:29
Komento

9 Komente

  1. Vasil April 22, 17:16

    Une nuk shok ndonje gabim ketu. Cdo njeri ka te drejte te nderroje partine. A nuk jane partite grupime njerzish qe duan te bejne karriere? Politikani do te aderoje ne ate parti qe i ofron mundesine per kariere dhe partia (PD) duhet te ndihmoje politikanin qe ka kontribuar per te miren e saj.

    Reply to this comment
  2. Hamdi April 22, 18:16

    “E mira” e Kastriot Islamit nuk eshte e mire per PD-ne, por e keqja e te keqijave te demokracise.

    Reply to this comment
  3. dymi April 22, 18:17

    Respekt per Mustafaj-n, por kete rradhe ka gabuar kur thote se nuk mund ta bejme partine kosh pleherash. PD-ja eshte prej kohesh nje KOSH I MADH I PLEHRAVE HELMUESE. Sa-lehi eshte konsumatori i ketij koshi.

    Reply to this comment
  4. johnny April 22, 18:31

    mustafa je bere ti me socialist se socialistet me keto deklarata kundra pd

    Reply to this comment
  5. deni April 22, 21:52

    O Mustafa kot e ke ty ste degjojne te Pd kane vete mend s a po te duash ti te japin dhe ty ca mend.Ju e urreni Kacin por PD e don dhe Kaci seshte plere por je ti plere .

    Reply to this comment
  6. Fatos sal meta April 22, 22:40

    Ke shume te drejte o Mustafa se pd eshte bere me keq se kosh plerash kur kryetarja Jozi flet me ate fjalor

    Reply to this comment
  7. BAY AREA Ca. April 23, 01:14

    Besniku ka nje gabim qe PD e quan te Djathte, qe ne kohen e B. Mustafaj PD ka qe ne nje parti e majte. Nga viti 1992 dhe sot Partia Demokratike e Majte, nuk i ka prishur dhe vazhdon ti forcoje kontaktet dhe aleancat me partite e majta, qe nga koha me S. Gjinushin, Xhuvelin, deri dje Meten, me P. Komuniste fitoji Bshkine e Tiranes etj etj Vetem aleancat me keto Parti ka mbajtur pushtetin, se asnjehere nuk ka qene shumice. Kaci e ” MERITON ‘ te jete kandidat ne Tirane se eshte nga Mallakastra, per perkushtimin qe ka treguar Kaci duhet te jete edhe ne Kryesine e PD e i Keshillit Kometar. Shtepia dhe familja e Shokut Kaci Rruhet, perkohohesisht me grupe speciale qe i paguan jo me taksat e popullit por nga qesja e familjes se tij, e njeriut me duar te ” Pastra ” Shokut Sali.

    Reply to this comment
  8. urim gjata April 23, 07:42

    z Mustafaj ka shume te drejte.Te mire apo te keqinj cdo force politike ka politikanet e saj,te cilet se bashku me ate force mbajne pergjegjesite si per mire apo dhe per keq.E cfare pergjegjesie do mbaje tani Ilir meta per koalicionin me PD-ne? Iliri kaloj limin te dh…kalin.Dhe Kastriot islami i hedhur nga PS duhet te gjente apo te gjeje vendin e tij jashte PD-se ne politike.Nje fjale e urte thote gomarin e mire fshati as nuk e shet as nuk e hedh.Kastriotin le ta mbaje fshati i tij atje ku var xhaketen dhe merr vota jo ne PD.Etiketimet e uleta ndaj z Mustafaj jane jo te pergjegjeshme ato vine nga urrejtje personale apo ???????????????????????????.

    Reply to this comment
  9. deda April 23, 07:56

    une di qe parti quhet nje grupim njerzish me interesa dhe ide te perbashketa .Dhe si ka mundesi qe Kaci inderro idete, por jo interesin per leke se po te ishte i ndershem u terhiqte nga politika ashtu si meksi nano e.t.j.se eshte ndyshe te besh aleance e ndryshe antar partie.prandaj Z.Besnik Mustafaj kaplotesisht te drejte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*