Kupa e Botës, Islanda befason Argjentinën. Messi humbet penalltinë

June 16, 2018 17:06

Kupa e Botës, Islanda befason Argjentinën. Messi humbet penalltinë

Ndeshja Argjentinë-Islandë ka mbaruar me rezultatin e barabartë 1-1.

Futbollisti Leo Messi, mbi të cilin ishin përqëndruar sytë e të gjithë tifozëve të futbollit, pati një performancë të dobët, e cila u “vulos” nga humbja e 11-metërshit në pjesën e dytë.

Golat e takimit u shënuan në pjesën e parë.

Aguero shënoi në minutën e 19 dhe Finbogasson në minutën e 23.

Topi u zotërua rreth 80% të kohës nga skuadra e Argjentinës, por kjo nuk e ndali Islandën që të mbrohej deri në fund.

Rezistenca e Islandës në fushën e blertë i mundësoi asaj marrjen e një pike të vlefshme.

s.a/dita

June 16, 2018 17:06
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi June 16, 17:34

    Islanda e tregoi veten ekip solid qe ne Kampionatin Europian, kur eliminuan Angline! Nuk eshte cudi qe Islanda te marre serish pike ne grup, dhe ta beje situaten aty shume te koklavitur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*