Ismail Kadare dhe shqytarët e vrerosur

 Nga Viktor Malaj August 8, 2014 12:43

Ismail Kadare dhe shqytarët e vrerosur

 Njerëzimi është racë e pakorrigjueshme. Mjafton t’iu japësh idhujt dhe gogolët dhe s’duan t’ia dinë për dallimet midis të drejtës dhe të gabuarës, të vërtetës dhe gënjeshtrës, të mirës dhe të keqes” – William Hazlitt

 

Një letër e hapur që shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi i dërgoi nga DITA shkrimtarit Ismail Kadare para pak kohësh ngjalli shumë reagime në shtypin e përditshëm të Tiranës. Me përjashtime shumë të rralla, të gjithë opinionshprehësit iu shmangën thelbit të letrës dhe u pozicionuan në formacione luftarake, gjë që tregon se shtysa e dhënies së mendimeve të tyre nuk ishte arsyeja njerëzore dhe kultura intelektuale por pasionet dhe paragjykimet me të cilët e kalojnë jetën këta individë.

Me përjashtim të studiueses dhe kritikes letrare, zonjës Klara Kodra, z.Sokrat Habilaj si dhe shkrimtarit Visar Zhiti, shumica e reaguesve të tjerë as që u morën me përmbajtjen e letrës por nisën anatemimin e Jorgaqit dhe njerëzve të tjerë anonimë, duke i etiketuar si “pjesë e nomenklaturës komuniste”, “spiunë”, “sigurimsa”, “bolshevikë” etj., që kërkonin të hidhnin baltë mbi Kadarenë. Zonja Kodra bëri një analizë profesionale, që ne të tjerët e kemi më të vështirë ta realizojmë, por nuk shkoi më tutje, ndërsa zoti V. Zhiti tentoi të merrej me thelbin e çështjes por u tërhoq me kujdes, me sa duket për të mos e prishur me askënd. Mirëpo, e vërteta që nuk do t’i bjerë ndesh askujt nuk mund të jetë më e vërtetë e dobishme.

Shmangia nga thelbi i çështjes dhe etiketimi i njerëzve, me qëllim për t’i bërë të heshtin, ka kohë që është bërë mënyrë sjelljeje me publikun e një skuadroni akrepash intelektualë, të cilët karakterizohen sa nga intelektualizmi shterp, aq edhe nga një lloj perversiteti moral. Janë, përgjithësisht, një kategori personash, të cilët, si arritje të tyre më të madhe kanë prodhimin dhe  dhënien e diplomave universitare thuajse gjithë kokëboshëve dhe xhepplotëve të Shqipërisë ose janë individë që shërbejnë pa pushim dhe paguhen nga media shqiptare të korruptuara, të korruptueshme dhe korruptuese. Shërbejnë prej shumë vitesh duke përsëritur e ripërsëritur, pa ndërprerje, të gjithë termat e sotëm social-politikë, pa gjetur dhe ofruar kurrfarë zgjidhjesh për problemet më madhore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Po t’i referohemi një thënieje popullore të përdorur në mbarë Shqipërinë, këta janë individë që paguhen duke punuar sipas parimit “Korr e mos lidh”. Mirëpo, janë individë shumë vigjilentë dhe të gatshëm të pickojnë e helmojnë cilindo që shpreh mendime dhe vlerësime të kundërta me të tyret. Duke mos qenë të aftë ta përballojnë debatin me argumente, ata kanë zgjedhur të shfaqen si modernë, perëndimorë, demokratë etj. dhe palën tjetër ta shpallin “komuniste”, “lindore”, “bizantine” etj. Në këtë mënyrë besojnë se të tjerët do të tërhiqen, të heshtin dhe këta do të jenë të vetëm, të përhershëm dhe fitimtarë në mejdanin e mendimit, duke vringëllirë shpatat e marrëzisë, ndërsa dëgjojnë me kënaqësi belbëzimet e të tremburve prej tyre, që, të strukur në një qoshe të debatit, luten pa pushim, “Zot, na shpëto nga maskarenjtë!”.

Në këtë skuadron, që përbëhet kryesisht nga individë të papersekutuar nga regjimi komunist, dallohen gazetarë të stilit Qypi, që ka një çerek shekulli që, me një fjalor të huazuar nga bordellot e kohës, nuk lë pa sulmuar askënd që nuk i pëlqen, e deri tek disa gazetarë apo studiues të tjerë që përpiqen të imponohen jo nëpërmjet dijes por shfryrjes së pasioneve. Është e sigurt se shumicën e tyre, po të ishte ende regjimi i para 1990-ës, do t’i shihnim duke u shtyrë në radhë për të marrë teserën e PPSH apo për të siguruar ndonjë vend në “nomenklaturën komuniste”. Ndërsa në gjithë këtë kohë passocialiste përpiqen të na bindin se qenia e dikurshme anëtar partie apo zyrtar i çfarëdo rangu në regjimin komunist paska qenë mëkat dhe, pse jo, edhe krim. Sipas tyre, gjithë këta individë nuk kanë sot të drejtë të shprehin mendimet e tyre. Që ta gëzosh këtë të drejtë, ose duhet të kesh qenë i persekutuar i atij regjimi, ose duhet të kesh qenë bari dhensh apo punëtor me kazmë. Këta pjesëtarë të skuadronit në fjalë nuk të fusin në burg, jo pse i pengon ndërgjegjja, por sepse nuk i lejojnë kushtet dhe rrethanat që ka krijuar koha e sotme. Në këto kushte, kanë zgjedhur të të burgosin fjalën tënde, në pamundësi të të burgosin trupin. Kjo është çfarë iu intereson atyre.

Në rastin e letrës së Jorgaqit për Kadarenë thelbi i çështjes qëndron nëse Kadare e ka shkruar romanin më të fundit në vitin 1958 apo tani vonë dhe e paraqet si arritje të rinisë së tij (ky fakt nuk cenon vlerat e veprës letrare të shkrimtarit por është domethënës për karakterin e tij), nëse është e vërtetë se në vitin 1958 Kadare e “kishte çuar kudo namin” e novelës së shokut të tij Nasho Jorgaqi kurse sot pohon se “Kur e kam lexuar… kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”. Gjithashtu, në thelbin e letrës së Jorgaqit bëjnë pjesë edhe vlerësimet e Kadaresë për metodën e realizmit socialist, që dikur argumentonte përparësitë e saj ndaj metodave të tjera ndërsa sot e konsideron si “art çnjerëzor” etj.

Shqytarët e vrerosur, që morën përsipër baltosjen e Jorgaqit dhe gjithë atyre që kanë vërejtje për Kadarenë, nuk u morën me asnjërin nga këto probleme. Disa prej tyre janë aq të pafytyrë saqë vetëm para dy vitesh u përpoqën ta bëjnë Kadarenë të heshtë rreth manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës duke përdorur të njëjtin fjalor me të cilin sulmojnë sot qortuesit e Kadaresë. Ka shumë vite që kjo kategori individësh, kur nuk të bëjnë dot të heshtësh, të rekomandojnë që librat e Kadaresë dhe disa libra të tjerë, të botuar para 1990, “duhen lexuar midis rreshtave”. Ata duan të na bindin se p.sh. fjalët “rrap madhështor” duhen lexuar si “ferrë e vyshkur” apo urimet “të rrojë shoku Enver sa malet me dëborë!” t’i lexojmë si “të rrojë sa dëbora në male (dihet se dëbora shkrin shpejt)” etj. Mirëpo disa shqiptarë “anadollakë” nuk pranojnë të lexojnë midis rreshtave ku ndodhet errësira e mbushur me gënjeshtra, por preferojnë të lexojnë vetë rreshtat ku ndodhet e vërteta e ndriçuar.

Në reagimet e tyre ndaj letrës në fjalë individët e lartpërmendur u përpoqën ta paraqesin qëndrimin e Jorgaqit si dashakeqës, si smirë, si dëshirë për t’u dukur (sepse po sulmonte Kadarenë, ndërsa mbrojtjen e Kadaresë nuk e konsiderojnë të tillë), si sulm i nomenklaturës komuniste që “s’ia fal Kadaresë antikomunizmin e sotëm”, si imitim i fletërrufeve të dikurshme etj. E vërteta është se N. Jorgaqi, jo vetëm në atë letër, por edhe në studimet e tij të mëparshme e ka pohuar disa herë vlerësimin e tij shumë të lartë për Kadarenë dhe veprën e tij letrare. Shqytarët e sipërpërmendur thonë se nuk duhet ndarë Kadareja si shkrimtar nga Kadareja si njeri dhe se “ai nuk mund të jetë një shkrimtar i madh dhe një njeri i vogël”. Ky pohim nuk qëndron, jo vetëm për Kadarenë, por për asnjë individ tjetër të kësaj bote. Aftësitë, prirjet dhe dhuntitë e shfaqura në veprimtarinë njerëzore janë një gjë dhe karakteri i njeriut është tjetër gjë. Ato ndërthuren dhe bashkëndikojnë por, në asnjë rrethanë, nuk mund të njësohen. Po të niseshim nga pohimi i tyre do të duhej që nobelisti norvegjez Knut Hamsun, i cili e cilësonte Hitlerin, vrasësin më të madh të njerëzimit, si “një profet i Ungjillit”, apo nobelisti serb Ivo Andriq, një armik konsekuent i çështjes shqiptare në Ballkan, të konsideroheshin edhe njerëz të mëdhenj dhe të mos kritikohen për asgjë.

Një pjesëtare halucinacionante e familjes së E. Hoxhës i konsideronte kritikat ndaj Kadaresë si sulm i mafies dhe i agjenturave, ndërsa disa adhurues pa kushte të tij apo kinse adhurues u shprehën se Kadare është “i shenjtë!”, është pjesë e Trinisë (kupto: trinisë së shenjtë biblike). Kuptohet qartë se cenimi (qoftë edhe në formën e kritikës) i tij do të përbënte sakrilegj.

Sa i përket kohës kur Kadare ka shkruar romanin e tij më të fundit, as kritikët dhe as idhujtarët e tij nuk mund ta vërtetojnë këtë fakt. Këto janë fakte që vërtetohen vetëm me ekspertiza specifike. Personalisht, si lexues i tij, ky fakt s’më intereson fare, përveçse kur është fjala për raportet e Kadares me të vërtetën.

 

Raportet e Ismail Kadaresë me të vërtetën

Nuk ka asnjë dyshim që I.Kadare është një shkrimtar i klasit të parë. Ismail Kadare mund ta kishte marrë dhe duhet ta marrë Çmimin Nobel për letërsinë. Ai e meriton këtë çmim jo pse ka qenë për dy dekada një komunist formal dhe as pse ka një çerek shekulli që shfaqet si antikomunist i çakërdisur dhe as pse është shqiptar. Kadare e meriton çmimin e lartpërmendur për shkak të dhuntive të tij superiore letrare të manifestuara në shumë libra të shkruar, të botuar dhe të përkthyer në disa gjuhë të huaja. Madje, të duket qesharake dhe cinike kur mendon se një çmim i tillë iu është dhënë dikur disa autorëve që qëndrojnë dukshëm poshtë Kadaresë.

Pas vitit 1990, disa individë shqiptarë e patën cilësuar Kadarenë si shërbëtor të regjimit komunist dhe ndihmës të tij, ndërsa disa të tjerë e patën cilësuar si armik dhe varrmihës të atij regjimi. E vërteta e madhe është se asnjëri nga këto pohime nuk është i vërtetë. Regjimi komunist nuk jetoi gati gjysmë shekulli në Shqipëri për shkak të ndihmës së Kadaresë dhe as ra në vitin 1990 për shkak se ndihmoi Kadareja me ikjen e tij. Ismail Kadare nuk iu ka borxh shqiptarëve që e pësuan nga regjimi i para 1990. Pohime të tilla burojnë ose nga dashakeqësia, ose nga mendjelehtësia. Kur ishim të rinj dhe studentë ne i pëlqenim shumicën e librave të Kadaresë për shkak të ndjesive artistike dhe estetike që na shkaktonin dhe jo pse ishte anëtar partie (ne, as e dinim këtë fakt dhe as ishim të interesuar për këtë) apo pse kishte shkruar edhe për Partinë dhe “shokun Enver”. Unë dhe disa shqiptarë të tjerë të thjeshtë dhe anonimë nuk kemi këtë konsideratë për letërsinë artistike të Kadaresë të pas 1990, jo pse ai bën përpjekje të stërmundimshme dhe të panevojshme të vetëparaqitet si antikomunist, por sepse kjo letërsi nuk e ka atë nivel artistik të librave të tij të dikurshëm dhe sepse në sprovat (esetë) e tij letrare Kadare dëshmon se ka shumë probleme me të vërtetën dhe etikën.

Shqytarët mjeranë të Kadaresë, duke u përpjekur ta paraqesin si hyjnor, kërkojnë nga të tjerët që ato që ka thënë apo thotë Kadare, të merren si postulate, të mos diskutohen, të mos vihen në dyshim dhe, aq më pak, të kundërshtohen. Ata duan që ne, shqiptarët e zakonshëm, për hir të cilësisë artistike të letërsisë kadareane, të pranojmë verbazi dhe të duartrokasim edhe atëherë kur Ismail Kadare nuk thotë të vërtetën, edhe atëherë kur ai trillon apo thotë gjëra që e bëjnë qesharak. Të mos jesh dyshues dhe, më së paku, kritik kur ndesh pohime të tilla të Kadaresë si: Letërsia nuk ka kurrfarë lidhjeje me jetën, se nga mënyra si lëviznin balerinat në teatrin kinez të viteve ’70 mund të kuptoje sa anëtarë të Byrosë Politike kineze do ta pësonin në javët në vazhdim, se Italia e pushtoi Shqipërinë në prill 1939 sepse Konti Çiano donte të shtinte në dorë Geraldinën, se udhëheqësit komunistë të regjimit të kaluar bënë çmos ta rrëzonin Skënderbeun por u rrëzuan prej tij dhe broçkulla të tjera si këto, do të thotë të mos kesh respekt as për veten dhe as për të vërtetën historike.

Adhuruesit pa kushte dhe rezerva të Kadaresë duan të na bindin se libra të tij si “Mosmarrëveshja” duhen konsideruar si “dhiatë e antropologjisë kombëtare”, mirëpo arsyeja e shëndoshë nuk mund të mos konstatojë se, në një pjesë jo të vogël të tij, ky libër është një lajthitje intelektuale. Përdorimi i fantazisë në çështje të historisë dhe moralit nuk mund të jetë produktiv si në krijimtarinë artistike.

Qysh nga viti 1990 Ismail Kadare ka bërë një përpjekje vigane, si askush tjetër jashtë fushës politike, për të bindur opinionin e brendshëm dhe të jashtëm se ai ka qenë armiku kryesor i regjimit komunist dhe në luftë të vazhdueshme me të. E filloi këtë me “arratisjen” nga Shqipëria atëherë kur nga regjimi komunist nuk rrezikohej as edhe një fshatar i thjeshtë, duke pretenduar më vonë se ikja e tij do i shërbente rënies së regjimit, e vazhdoi me paraqitjen e vetes në libra eseistikë sikur të ishte Prometeu i mitologjisë, dhe nuk pushoi kurrë së mohuari dhe anatemuari shumëçka që ishte krijuar në Shqipëri gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Në këtë kuadër janë edhe pohimet e tij rreth realizmit socialist në intervistën që paraprin botimin e librit “Mjegullat e Tiranës”. Në të, ndër të tjera, ai thotë: “Çështja e heroit pozitiv ka qenë e para që më ka dalë përpara në raportet e mija me realizmin socialist. Për t’i rënë shkurt, ishte shëmtia e parë që arrita të dalloj, pa ndihmën e askujt, përveç se të letërsisë… Nuk e kisha marrë me mend se do të vinte dita që mbi shpinën time të ndieja se ç’turp do të ishte të gjendeshe si hero pozitiv në një vepër të realizmit socialist… Personazhi qendror, d.m.th. unë vetë isha një student që më rrinte mendja ditë e natë se si pas mbarimit të studimeve, të shkoja ku të më dërgonte partia për t’i shërbyer popullit… Për herë të parë… unë kuptova se sa çnjerëzor mund të ishte ky art”.

Pohime të tilla të lënë pa mend, edhe sikur të ishin bërë nga një njeri i rëndomtë dhe jo më kur ato i bën njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të kulturës kombëtare. Është e sigurt se pohime të tilla nuk burojnë nga padija. Kur mendjet e mëdha udhëhiqen nga pasionet dhe interesat vetjake, jo rrallë, sjellin pasojat e stuhive dhe jo ato të diellit pranveror.

Bazuar në pohimet e mësipërme rezulton se metoda e realizmit socialist dhe, rrjedhimisht, edhe letërsia e krijuar sipas saj, janë të shëmtuara, të turpshme dhe çnjerëzore. Problemi bëhet akoma më i çuditshëm dhe i ndërlikuar kur vëren se shkrimtari ka ardhur në këtë konkluzion, kryesisht, duke pasur parasysh “heroin pozitiv”.

Që realizmi socialist ka pasur kufizimet e tij, herë të drejta dhe herë të padrejta, kjo nuk ka diskutim. Por, siç thotë me të drejtë kritikja Klara Kodra, e keqja më e madhe erdhi nga trysnia që organet partiake dhe shtetërore shqiptare ushtruan mbi shkrimtarët dhe artistët duke i degjeneruar parimet e kësaj metode deri në absurditet. Dihet se parimi kryesor i asaj metode ka qenë pasqyrimi me vërtetësi i jetës. Nga ana tjetër, “heroi pozitiv” i asaj letërsie ishte (ose, më saktë, duhej të ishte) individi që vë interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak dhe që është i gatshëm të sakrifikojë për shoqërinë. Pikërisht, ky hero, i cili ishte i gatshëm “për t’i shërbyer popullit”, siç thotë Kadare, i jepte karakter çnjerëzor letërsisë (po sipas Kadaresë).

Ky pohim i pretendentit për Çmimin Nobel është shërbimi më i keq që mund t’i bëhej gjykimit mbi vetë autorin dhe veprën e tij. Shërbimi ndaj shoqërisë, sakrifikimi për njerëzimin është shtylla kurrizore e Doktrinës së Krishterë, nga e cila Perëndimi pretendon se udhëhiqet, ai Perëndim të cilin Kadare e glorifikon pareshtur dhe pohon se ne i përkasim dhe duhet t’i përkasim. Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel, pikërisht sepse sakrifikoi gjithë jetën e saj për njerëzimin (popullin), me motivacionin “Me punën e saj iu ka sjellë dinjitet të varfërve të kësaj bote…”. Kur letërsia dhe propaganda e regjimit komunist e vinte theksin tek ky lloj heroi pozitiv, Presidenti i SHBA, Xhon F. Kenedi i këshillonte amerikanët: “Mos pyesni se çfarë bën Amerika për ju por çfarë bëni ju për Amerikën”.

Nëse ka një element human (njerëzor) që përshkon artin e realizmit socialist, pavarësisht ekzagjerimeve nga ndërhyrjet e politikës, është pikërisht “heroi pozitiv”. Prania e këtij heroi, sipas Kadaresë, e bënte artin çnjerëzor. Sigurisht, në një kohë dhe shoqëri ku quhet art emisioni “Big Brother” dhe promovohen si “heronj” individë të zvetënuar si Kim Kardashianët apo ku një prapanicë e mbushur me  silikon për pesë orë çmohet më shumë se një kokë e mbushur me dije për 50 vjet, nuk mund të ketë vend për të tillë heronj pozitiv si ata që sakrifikojnë për shoqërinë. Jo më kot, njëri nga shqytarët e Kadaresë, që hiqet si filozof province, thoshte në shtyp se “Njeriu i mirë, ai që sakrifikohet për interesin e përgjithshëm është një kategori e mjerimit filozofik… Po, kapitalizmi i ka njerëzit e tij të mirë:Tek punëtorët socialë, klerikët, dhe po deshe prostitutat”.

Nëse ato që thotë Kadare për realizmin socialist janë të vërteta, atëherë lindin disa pyetje: Nëse arti i realizmit socialist ishte çnjerëzor, a duhet hedhur i gjithi në koshin e plehrave? Po kështu, të gjithë shkrimtarët e asaj kohe a duhen mohuar, harruar dhe madje, ndaluar (sepse gjërat çnjerëzore shkatërrojnë njerëzimin)? Vetë vepra letrare e Ismail Kadaresë a i përket realizmit socialist? Nëse po, si mundet një shkrimtar, që ka shkruar e botuar vepra letrare çnjerëzore, të pretendojë fitimin e Çmimit Nobel për letërsinë? Nëse veprat letrare të Kadaresë nuk i përkasin realizmit socialist, si mundi shkrimtari t’i shmangej kësaj metode letrare “çnjerëzore”, jo vetëm pa e pësuar nga shteti diktatorial, por, madje, duke pasur edhe poste politike e shtetërore (anëtar partie, nënkryetar i Frontit Demokratik, deputet i Kuvendit Popullor)? Kaq budallaqe ishin të gjitha strukturat e shtetit të diktaturës, sa ua hodhi një njeri i vetëm?

Ismail Kadare ua ka detyrim moral dhe intelektual të gjithë lexuesve të tij t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve, dhe të tjerave si këto. Përndryshe, ne kemi të drejtë të besojmë se, me gjithë ekzagjerimet dhe deformimet, realizmi socialist ishte një metodë letrare humane (dhe jo çnjerëzore, siç thotë Kadare), se, në tërësi, librat e tij të para 1990 mbështeten në këtë metodë dhe se regjimi i kohës, me dashje, ka lejuar edhe shmangie, sado të vogla, nga zbatimi i kësaj metode.

Përfundimisht, unë besoj se e ardhmja i mbetet shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa me njeriun Kadare ajo nuk duhet të merret. Sepse, edhe në të ardhmen, njerëzimi do të ketë nevojë për Diogjenë që, me qiri të ndezur në dorë, të dalin ditën me diell nëpër rrugët e qyteteve, në kërkim të njeriut.

 

 

 Nga Viktor Malaj August 8, 2014 12:43
Komento

51 Komente

  1. jan August 8, 12:52

    NE KETE KOHE ..PRA PAS VITEVE 90…KUR MENDUAM QE NA ERDHI SHANSI PER TE NDERUAR DEMOKRACINE…KADAREJA ESHTE FLLIQESIRA E DYTE PAS SALI BERISHES …………..KAQ PE R KTA 2 FLLIQESIRA TE KTIJ KOMBI TE LODHUR NGA KJO KLASE QELBESIRASH E PUSHTASH ……………ME FALNI KY ESHTE MENDIMI IM ….KA EDHE TE TJERE ….

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB August 8, 18:18

      Kadareja dikur nje shkrimtar gjenial,
      ndersa sot nji plak avdall.
      Ka rrjedhun i shkreti nga trute.
      Njikshtu e kan gjith soji i burrave gjirokastrit,
      n’pleqni komandohen nga grat.

      Gjermani.8 August

      Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati August 8, 20:25

      Po te lexosh shume vepra te Kadarese , duket qe atje mungon heroi pozitiv ne moden e realizmit socialist ,keshtu qe nuk eshte cudi qe Kadareja te kete qene kunder ketij heroi ne brendesi te mendimeve te tija …
      Biles edhe kur lexon letren qe Kadareja i kishte bere Nexhmijes per te mare nje apartament te ri duket qe Kadareja eshte tip qe nuk vendoset ne resht , nuk eshte servil,
      sepse atje ai nuk e kerkonte te drejtene tij me te lutura te Nexhmija, por e kerkonte plot dinjitet dhe me njefare ftohtesie te cuditeshme …
      Une kur e kam lexuar ate leter te Kadarese , dukej ashiqare qe Kadareja ishte tip qe nuk te servilosej, dhe qe t emos harojme ne ate kohe ti shkruaje nje leter atyre lart , do e mushje plot lepirje bythe ..se ndryshe nuk ecej ne ate ruge

      Ndersa Kadareja ne ate leter rezatonte nje zemerim dinjitoz per te drejten qe i takonte dhe as jepte as edhe nje iluzion sado te lehte per servilizem ndaj Nexhit

      Porse jam dakort qe nuk ka azgje negative te reklamosh heroin pozitiv , eshte gje shume pozitive per shoqerine,
      vecse njerezit dhe shkrimtaret nuk pelqenin kornizat qe realizmi socialist i vendoste fantazise se shkrimtareve , se ju ngushtonte lirine, ndersa heroi pozitiv ne vet vete eshte gje e dobishme per shoqerine…

      Natyrisht , si cdo njeri edhe Kadareja ka te metat e tij, por as qe diskutohet fare se si njeri ne diktature Kadareja ishte shume mos-perfilles ndaj regullave qe diktatura kishte vendos ne Letersi, si asnje tjeter
      Ne te njejten kohe vete Kadareja ka deklaruar se nuk ishte aspak kunder diktatures ne ate kohe ,sepse nuk mund te shprehej dot , sic thtoe edhe vete, por ama ne krahasim me te tjeret Kadareja jepte atehere shenja te daljes nga reshti

      Ndersa kur Kadareja ka ikur ne France, pavaresisht se atehere ishte zbutur diktatura , ikja e tij beri buje –Biles atehere foli edhe Rexhep Qosja tek Zeri i Amerikes per ikjen e Kadarese , dhe foli shkelqyer ,
      nderkaq te nesermen e fjales se Qoses ne mbeshtetje te ikjes se Kadarese te gjithe ne rinia flisnim dhe behej ceshtje e dites ….
      iSHTE I VECANTE KADAREJA EDHE SI NJERI –Dallonte shume nga gjithe ju te tjeret ….

      Gjithmone atehere rinia tregojne se peshperisnin me njeri tjetrin :..Tha Kadareja keshtu, e tha Kadareja ashtu …..
      si psh kur tha njehere ne nje kolektiv punonjes :..Une nuk shkruaj per klasen punetore, une shkruaj per intelektualet
      Apo vogelsirat :….20 qindarka per te folur me ty, 30 qindarka per te ardhur tek ty…..
      Ose shprehjen famoze :…Eshte teper vone Besnik… hahahahaha lol

      Keto shprehje te vogla, por tejet pikante , tregojne edhe tipin e Kadarese dhe ishin pikerisht keto qe mbanin gjalle dhe e benin interesante jeten e rinise ne ate kohe gri te komunizmit .Keto shprehje sherbenin si nje nxites i bisedave plot humor dhe kolorit midis te rinjve e te rejave

      Ose kur shkonte bashke me djalin e Mehmet Shehut dhe takonte Lasgushin ,Lasgushi i cili atehere ishte si armik i REALIZMIT SOCIALIST dhe qe te gjithe kritiket e stigmatizonin etj etj

      Ishte dhe eshte shkrimtar shume i madh Kadareja, por si njeri, si tip , eshte akoma me i madh

      Ne fund do thosha se ky artikull ishte i panevojeshem , ashtu sic ishte e panevojesheme edhe letra e ..Nasho Jorgaqit ……
      Jorgaqi si shok i ngushte qe ishte duhej qe ate leter tja lexonte ne personalisht Kadarese , jo ta botonte, sepse edhe Kadareja nuk ja permendi emrin atij
      Apo Jorgaqi eci me shprehjen qe tha njehere Mehmet Shehu per Kinen :…Miqesia me nuk mbahet,shoqeria jone ndahet ..lol

      Nuk besoj se meqense kane ardhur sharlatanet ne fuqi, ne duhet te rezojme …Piedestalet,
      TE CILAT VERTET I KEMI TE PAKTA,,POR AMA I KEMI TE JASHTEZAKONSHME

      Reply to this comment
      • ?!?! August 8, 21:59

        Per korrektese xhanem, te mos’ vjedhim’ te drejten e autorit,…” 20 qindarka per te folur me ty / 30 qindarka per te ardhur tek dy…” jane dy vargje te poezise per dashurine nga Natasha Lako…Kadareja ka boll dhe s’nevojitet t’i shtojme dhe xhevahiret e te tjereve…Si njeri cfare t’i bejme ?!

        Reply to this comment
  2. shekulli i RI August 8, 12:54

    Femijet shqipetare po vuajne mjerimin mesjetar migjenjan ne meremi me nje plak antishqipetar gjirokastrit e me Helkenen sa dashnore nga djemte e ish bllokut ka patur mbas ndarjes me profesorin e inxhinierise Bestar Doko.

    Reply to this comment
  3. TUTKUNI NGA PODGORICA August 8, 13:26

    Je nje hiç ti Alqi Koçiko dhe Ilir Metaj, jeni nga ata te ashtuquajturit pseudo gazetare, qe trembeni nga nje kritike realiste, u meshoni ideve idiote siç eshte ky rasti i Kadarese: ka qene dhe mbetet shqiptari (ne se mund te quhet shqiptar) me meskin qe ka jetuar ne keto troje. Vazhoni te peshtirosni edhe kete gazete. Mos u habitni se surprizat nuk do vonojne t’ju vijne. Thano, Thano me çfare debilesh po e mbush kete gazete te vyer !

    Reply to this comment
  4. Tomor August 8, 13:29

    Shkruesi i ketij artikulli e fillon ate me nje shprehje te William Hazlitt,shkrimtar dhe kritik anglez i shek.18-19.
    William Hazlitt,adhurues i flakte i Napoelonit vet(shkrime te tera per te-gogoli).I filluar me nje citat nga ai ,qe vet ishte viktim e adhurimit te “gogolave”.
    Per te mos shkuar me tej per William Hazlitt.
    Shkrimi fillohet keq,vazhdohet keq dhe ai qe kenaqet ne fund,eshte vet shkruesi dhe
    “Once more unto the breach, dear friends, once more”-Shekspir,Henry 5,Akti ne vazhdim.
    “.. we hate that which we often fear.”-Shekspir.

    Reply to this comment
  5. jan August 8, 13:31

    Bravo shekulli i ri…………

    Reply to this comment
  6. Vaso Papaj August 8, 13:38

    Na lodhet me keto diskutime.Nuk kam asgje me Kadarene, po me fenomenin kadare sigurisht qe kam.Ai fenomen ka te beje me rolin e intelektualit ne shoqeri, cilado qofte kjo, demokratike apo totalitare.Nuk po e zgjas duke ju prure ketu nje prej tregimeve te mia(sigurisht jo trillim).

    Letër e padërguar
    Tregim i vërtetë

    Sapo kisha nisur një punë të re. Drejtor i Komunales së Plazhit. Gusht 1991. Vazhdonte stina e ndërrimit të pushteteve. Sidomos në qytetet e mëdha, ku opozita kishte fituar zgjedhjet. Kisha marrë një ndërrmarrje të shkrehur. Drejtori i shkarkuar as kish pritur të më dorëzonte çelsat. Kishte qenë një drejtor nga ata që durrsakët i quanin skiftera. Kishte patur më parë detyra të rëndësishme në organet e partisë dhe të pushtetit vendor. Por kariera e tij kishte nisur të zbriste dhe si dukej ky kishte qenë stacioni i fundit. Thuhej, do të dilte në pension.
    Ishin muaj ikanakësh. Secili kërkonte të largohej. Drejt Durrësit kishin vërshuar nga të gjitha anët. Ishin rrëmbyer përsëri vaporët, po këtë herë, pjesën më të madhe të të ikurve e kishin kthyer. Me avionë, me anije…Kishim vendosur pluralizmin tashmë, nuk ishim më diktaturë. Refugjatët s’mund të ishin më politikë, shteti Italian po zbatonte vendimet e OKB-së.
    Pikërisht, në këtë klimë, pritja në zyrë me dhjetra qytetarë në ditë. Vinin nga të gjithë anët e vendit. Kërkonin kabina plazhi. Kishte mjaft të përndjekur politikë që vinin direkt nga burgu ose nga vendet e internimit të familjes. Kishte dhe pa familje. I kisha marr udhëzimet nga të parët e qytetit. Kujdes të veçantë për ish të përndjekurit. Një kabinë për të futur kokën. Më e pakta që mund të bënim. Atëhere dhe u njoha me Nadirin. Duhej të ishte aty mbi pesëdhjet vjeç. Kishte pritur gjersa mbaroi rreshti i njerëzve.
    -Do ta pimë një kafe. – më tha si me detyrim – Mora vesh se edhe ti je njëlloj si unë. Një kabinë. S’kam njeri. Vij nga burgu, drejt.
    S’ kisha si ta refuzoja. Kishte ca sy të kaltërt të zbardhëllyer. Mbaruam shpejt formalitetet. Një kabinë tre me tre, me banjë të përbashkët.
    – Do të shkosh tek shoqata në Durres, – i thashë – kërko ndihma. – I dhashë emrin e një miku tim. – Do të të ndihmojë. – shtova.
    Rutina e punëve na ndau. E takoja rrallë. Përshëndeteshim. E ftova dhe unë një herë për kafe. Kishte gjetur një grua moshatare. Punonte pastruese në një ndërmarrje shtetërore. Dikur e ndihmova të niste një punë në Ndërmarrjen e peshkimit. Por punoi ca muaj dhe iku. Nuk e duronte dot detin. Me të keq. Me të shtyrë pas kësaj. Po një të shtunë më kish marrë edhe tek kabina. Më njohu me gruan. Po fliste pak. Sytë i hidhte gjithnjë prapa krehëve të mi. Shikonte larg. Thuajse nuk e ngacmova asnjëherë. Pas disa vjetësh u largova nga ajo ndërmarrje. Shkova larg. Por gjithsesi, vazhdonim ndonjë shkëmbim urimesh. Nga fundi i vitit 96 kisha celular. Ma kërkuan një herë dhe unë ua dhashë numrin. Mbase donin një mbështetje. Por Nadiri nuk të bezdiste kurrë. I shihja ndonjë herë duke shëtitur buzë detit. Buzëqeshja. I përshëndetja nga larg. Nuk kishte asnjë gjurmë kokorrithesh në kokë. Rruhej me brisk. Por në 97- ën mora vesh që nuk i kishin dhënë shtëpi të re. Kishte ndarë mbi njëqind apartamente shoqata dhe atij nuk i kishte dhënë. Ishte mërzitur. Shkaku: sikur ishte pa fëmijë… Shpesh ecnin për krahu të dy, buzë detit. Ngadalë. Po sa herë që i shihja edhe më ngadalë.
    Kur një natë, celulari vonë. Mezi e njoha zërin e gruas.
    -Nadiri vdiq – më tha me zë të ulët. Ajo gjithmonë kështu fliste. Renda ta ndihmojë. Por s’ qe nevoja. Shokët e burgut ia morën të gjitha përsipër. Varrim i thjeshtë por dinjitoz.. Donin t’i thonin dhe dy fjalë mbi varr, por gruaja nuk i la.
    -Nadiri më thoshte gjithnjë, nuk dua asnjë ceremoni mbi varrin tim. – Kur i zgjata dorën e ngushullimit, më pëshpëriti: -Na ke ndihmuar shumë. Kalo nga shtëpia për një kafe. Kam një porosi. Nuk të shqiste nga goja ditët e fundit. Të të rrojnë gjithë ç’ke!
    Dhe shkova një ditë brenda javës.
    -Ç’të të them … – thoshte gruaja gjithnjë në këmbë. – Ti duhet ta kesh kuptuar. Ai fliste pak. Po kishte kohë që shkruante. Ja, në atë bllokun e trashë… Më porositi të ta jepja ty. Ke dhe një letër brenda. Ai zarfi. Dhe ai është për ty. Një lloj ditari. Janë kujtimet e tij. Ndoshta një ditë do të të shërbejnë. Mos e humb letrën, të lutem. Letrën ma kujtonte shpesh. Çoja deri në fund…
    E përshëndeta dhe ika. Dhe atë natë s’ vura gjumë në sy. Lexova shënimet e bllokut. Një jetë e shpenzuar në dukje kot. Por mes rreshtave shfaqej një dinjitet dhe një karakter për t’u patur zili.
    Dhe aty nga mëngjesi i erdhi rradha letrës. Mbeta gojë hapur. Një llogjikë e hekurt dukej se e përshkonte dhe aty për aty, vendosa ta bëja publike. Ai kishte vdekur tashmë, ma kishte lënë mua në dorë dhe kishte ikur. Ishte një histori nga të shumtat që kishte kaluar ky vend. Një histori me moral. I përqasej gjithsesi mendimit tim. Këtë vend do ta shëndoshte morali. Edhe sikur mos ta bëja unë, do të dilnin të tjerë. Të tjerë do të bënin publike me qindra dhe mijëra të tilla. Kishte pa fund nga këto. Veç, s’ duhej t’i bëja asnjë retushim. Historia ishte e gjallë mbi tryezën time dhe unë s’ mund t’i shmangesha asaj. Le të zemërohej Olimpi. Le të lëshonte rrufe. Të vërtetës nuk do të mund t’i bënte dot asgjë. Do të shuheshin rrufetë pa arritur në tokë. Fundja, kishte ndodhur një përmbysje. Një përmbysje në të gjithë parametrat. Dhe s’ mund të ndërtohej një shoqëri tjetër me të njejtin ushqim shpirtëror. S’ mund të bëja ndryshe. Do të ishte pjesë e tregimit tim “ Letër e padërguar“. Ja lexojeni…

    Krijuesi im, Ismail Kadare!

    Me anë të kësaj letre, po të drejtohem ty, pikërisht në momentin kur kuptova se nuk kam më kohë për të jetuar, duke besuar se do të të bjerë në dorë pas ikjes sime për gjithnjë. Mund të duket e çuditëshme, sepse jam njëri nga personazhet e tua. Ndoshta ndodh rrallë apo askurrë një kontrovers i tillë, por besoj se do ta kuptosh së paku sinqeritetin tim.
    Po… Jam një njeri pa emër, madje pa mbiemër dhe për këtë nuk kam asnjë faj. Deshe dhe më bëre kështu dhe do të vazhdoj të jetojë kështu gjersa të vdes. Anonim. Por jetuam ca kohëra disi ndryshe kohëve të fundit, ndaj marr guximin të të shkruaj. Nuk futem më në burg. Të gjitha të tjerat mund t’i pres, por tani janë pa pasoja, jam në fund dhe mirsetëvijnë. Vetëm të betohem, do të jem i hapur, serioz dhe paparagjykime.
    Atëhere: Po vetquhem me nofkën që më vure ti në roman: Kokorrithi qimekuq me prenka jam, ose shoferi i furgonit të kuq me targë TR 17 55. As që diskutohet që më kujton. Tek “Dimri i vetmisë së madhe”ose “Dimri i madh”. Nëse do ta marrësh ndonjëherë letrën, sigurisht që do ta hapësh librin në faqen 380 e tutje.
    Sa e kam vrarë mëndjen atëhere dhe tërë kohën! Përse nuk më vure një emër? Një mbiemër? Të paktën, një inicial? Letërsia i pranon edhe këto të identifikojnë tipa të shtresave të ndryshme shoqërore. Edhe ti ke përdorur, për shembull: Kritiku K.C., ose shkrimtari A.T. Përse nuk e bëre edhe me mua një gjë të tillë? Nga e pate idenë? Mos nga Manzoni? Klasiku i letërsisë italiane? L’Innominato? Njeriu pa emër? Personifikimi i së keqes njerëzore që s’ meriton as të emërtohet? Anonimati gri i përjetshëm? Llumi?…
    Një ide të tillë pata hasur dikur edhe tek Majakovskij: Njeriu i keq nuk meriton as të emërtohet. Ashtu është. Po pse atëhere më njollose edhe mua me atë vulë memece? Në ç’kuzhinë e gatove atë? Mund ta quaj laborator atë kuzhinë? Qoftë edhe i sofistikuar, qoftë edhe delikat ai krahasim. E ç’ta diskutoj tani. Kështu deshe ti, krijuesi im, le të mbetet kështu: Jam pra, shoferi kokorrith me prenka, shoferi i furgonit të kuq të mishit me targë TR 17 55 ose shkurt jam Targa 1755.
    Ka qenë një qëllim parësor ky i laborantëve të rregjimit tashmë të urryer dhe të diskredituar. Ashtu i donin njerëzit: thjeshtë një numër, një targë. Një masë gri pa jetë, amorfe, me një veti plastike të mirfilltë. Të gjithë të barabartë, por me zero. Të falenderoj për këtë, krijuesi im. Nuk ishte shaka të më krijoje si personazh. Të më jepje frymë. Veçse kam pasur dhe kam rezervat e mia. Dhe këto për të treguar sa larg realitetit dhe sa dashakeq ke qenë. Pse mos të them falsifikator i sofistikuar, megjithë profesionalizmin e lartë në krijimin e figures time. Ti nuk zhvillove veçse një nga ato shabllonet e gatëshme që i pëlqenin aq shumë Enverit “të madh”, rrugën e të cilit s’ pate thellësinë e mjaftueshme të mendimit për ta gjykuar atëhere kur duhej. S’pate (s’mund të jeshë gjeni atëhere) ose s’ munde, si një oborrtar meskin që në subkoshiencën e vet përsërit orë e pa orë: Bukën tonë të përditëshme falna o Zot, amin!
    Krijuesi im, Kadare! (S’ mund të të quaj si Pinoku: Baba Karlo)
    Është e vërtetë që më bëre shofer. Është e vërtetë që më bashkëngjite dhe një targë. Por s’është e vërtetë që unë mbartja në atë kohë tërë ditën mishin aq të kërkuar. Ky do të ishte një privilegj tepër përkëdhelës për çdo shofer, aq më tepër për mua, të deklasuarin, një privilegj ireal. Po edhe për ty do të ishte një zbutje e luftës së klasave. Dhe këtu historia do të dënojë si fallsifikator.
    Unë mund të mbartja çdo gjë tjetër, ashtu siç kam mbartur: dru, plehra, katran, përsëri plehra, (edhe fekale posi), por kurrsesi mish, në asnjë mënyrë mish, në një kohë pa mish. Ky ka qenë një truk me qëllime të mbrapshta që s’i përgjigjej realitetit. Ky veprim nuk inkuadrohet as në atë që në letërsi ose në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë mendore quhet skematizëm. Aspak jo. Është pjesë e asaj strategjie tepër të sofistikuar gënjeshtare dhe të mbrapsht që u luajt në kurrizin e këtij populli vite e vite me rradhë. Ishte një piramidë e tërë diktatura, me mekanizmat e saj, me strategjinë e saj. S’kam dyshim, se në këtë mekanizëm e në këtë strategji, pozicion të padiskutueshëm ke pasur edhe ti, krijuesi im, shpikësi im, Ismail Kadare. Ky është problemi më i rëndesishëm i një kombi, ka të bëj me ushqimin e tij.
    Kanë kaluar kaq vite, tashmë. Vendi nuk eci në rrugën “e ndritur” nëpër të cilën donit ta drejtonit ju, krijuesi im. Kjo u vërtetua katërcipërisht. Asnjë parashikim i yti nuk doli. (Paradoksale për një gjeni)
    Më kishe stisur mendime të mbrapshta në kokë. Më kishe mbruajtur me urrejtjen më të skajshme. Humanizmin tim e ktheve në një tymnajë fantazmash hamletjane. Kur i rilexoj ato faqe të librit tënd që më takojnë mua, më rrenqethet edhe tani mishtë. Një shpirt fisnik ti e paraqet kanibal. Rri e mendoj. Përpunoj në mëndje teorinë tënde të zvarritjes… Dhe si besimtar, s’kam dashur kurrë të merrem me problemet e drejtësisë, por gjithsesi një pyetje më ka gërryer gjithë këto vite ndërgjegjen: Interpretimi i kësaj teorie si tradhëti e lartë ndaj atdheu, a do të mund të realizohej ndonjë herë?…
    Injektove në trurin tim me dhunë profesionale e intelektuale prej fanatiku të sëmurë idenë e zvarritjes. Të gjatë, të lodhëshme, totale. Zvarritje të trupave të Komitetit Qëndror. Zvarritje të funksionarëve shtetërorë dhe partiakë. Të shkrimtarëve dhe artistëve kolaboracionistë të pushtetit popullor, pra edhe zvarritjen tënde. Për të qeshur…
    Më tej akoma. Zvarritje të aktivistëve të organizatave të masave, të Frontit, të Gruas, të Rinisë. Pambarim. Skena makabre. Nxjerrje kockash nga varret e dëshmorëve (o Zot!) si në mesjetë. E dyshimtë është ta kenë bërë turqit te varri i Skënderbeut. Gojëdhëna…Hajmajli…Kombinime trupash të vrarë lidhur me kockat. Përralla arabo-aziatike. Rrëzime monumentesh dhe zvarritje bronxi. Krahë të këputur, mish, gjak, kocka e bronx sëbashku etj, etj, etj…
    Nuk mund të vazhdojë më tej veçse duke klithur një ndal!
    Përse më bëre aq cinik e të verbër? Përse më polarizove në skaj? Cilës teori i shërbente kjo? Cilave forca? Të bardhëve apo të kuqëve? Vëllezërve apo armiqëve?
    Është e qartë tashmë. Nëse do të mund të bëja një akuzë, ajo do të ndiqej nga një materjal pafund. Vetëm miopët dhe akrobatët mund të të besojnë akoma. Mjaftë më me “e lagu, s’e lagu”. Çdo njeri në spektrin e shoqërisë shqiptare të asaj kohe të zezë, që kishte një thërmizë pushteti, ndoshta edhe fëmijë, kur lexonte ato rreshtat e tua, nxirrte vetëm dhe vetëm një përfundim: T’u biem atyre, t’u marrim frymën, t’i luftojmë gjer në fund, sepse sikur edhe pak të ngrenë kokën, ja çdo të na bëjnë: Zvarrë do të na heqin, gjysëm të gjallë rrugëve… Dhe pasojat dihen. Arrest. Hetuesi. Dhjetë vjet burgim të rëndë nëpër miniera. Dhjetë të tjera në revoltën e Spaçit e do t’më kishte ardhur vdekja brenda, po të mos kishin fryrë erërat e lirisë… A nuk ishte ky një fabrikim dhe nxitje e hakmarrjes së njërës palë të popullit kundër tjetrës, ushqim i asaj motoje të zakonshme të një diktature: përça e sundo?!…Sigurisht, sigurisht…
    Pra, në errësirë të thellë, më shumë se një qiri i ndezur ke qenë një buri gjahëtarësh shtrigash. Një penë e fortë pas të pagabueshmit Zeus, prandaj dhe dyshimi im me akuzën e madhe duhet të ishte plotësisht i përligjur. Haga dhe Stokholmi janë larg, por dhe afër, krijuesi im. Më beso. Dhe Helsinki, gjithashtu…
    Sa ngjarje të madhërishme kaluam në fundshekullin e shkuar! S’ më shqitet nga mëndja heqja zvarrë e monumentit të diktatorit. Dhe sinqerisht të them, s’e kisha menduar kurrë kaq shpejt. Por të jesh i sigurtë, krijuesi im i paharruar, se ajo qe zvarritja e vetme që bëri ky popull, në të cilën s’ kish sesi të mos mirrja pjesë dhe unë, biri i atij “kolaboracionisti” të pushkatuar në rrethinat e Tiranës që as varrin nuk ia mësova për pesëdhjet vjet. Asgjë më tepër, i dashur. As gjak, as kocka, as plumba, as, as…Madje, as muzikë imponuese me violinçel nga Marku, në ndonjë nga udhëkryqet e Tiranës, siç parashikoje ti. Një popull fisnik natyrisht. Lulet e bardha të shpirtit të tij i kanë kaluar të gjitha stinët pa ndryshuar ngjyrë. Kurrë. Duhet të qëndroje midis tij për t’i njohur ato lule. Atëhere po. Do t’i kishe njohur si duhet edhe proceset historike, edhe shpirtin e popullit tënd. Larg, larg, im Zot, nga komercializmi për të jetuar.
    E që këtu, del akoma më në dritë aftësia jote në inskenimin e trukeve, aftësi që sado pak do ta ketë mbushur ndërgjegjen me danga (Ç’më kujtojnë Migjenin këto danga!) Dhe ndoshta është pikërisht kjo arsyeja e vërtetë që të bëri të mirrje arratinë. Sepse gjemia kish nisur të mbytej tashme.
    Por koha është gjykatësi më i drejtë dhe melhemi më shëronjës. Shpesh jemi ndodhur kohët e fundit vetëm pak kilometra larg: Ti në vilën në Golem , unë në kabinën prej druri të kalbur në Plazh. Kam dashur shumë herë të të takoj. Ndoshta vetëm për vetëm do t’ më kishe kërkuar të falur. Por jo, nuk desha ta prish këtë paqe të vogël që m’u krijua në fund të jetës. Një gjë është e vërtetë. Targa jote TR 17 55 vazhdon të qëndrojë midis njerëzve. Sigurisht nuk mbart më fekale në këtë moshë të thyer. Por mundohet ta ushqej shpirtin me paqe. Edhe kjo letër besoj se i shërben paqes dhe prosperitetit të vendit tim. Po nuk ditëm se nga erdhëm nuk do të dimë kurrë se nga të shkojmë.
    Shpesh e më shpesh rri e mendoj për romanin tënd tejet të njohur “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”dhe mendja më shkon në një ëndërr që nuk m’u nda kurrë: A do të mundem, vallë, të të përgjigjem ty, shkrimtarit aq të shquar, krijuesit tim, me një antiroman:”Ushtria e gjallë e gjeneralit të vdekur”? Zoti më ndihmoftë ta bëj! E në s’ e bëfsha, do të ketë të tjerë pas meje.

    Targa 17 55

    Reply to this comment
    • E VERTETA August 8, 13:58

      Na fal o Vaso Papaj, por s’e mora vesh fare tere kete histori. Ay tregimi i mesiperm, ngjante si reportazh me shume sesa si tregim. Please, Na bej nje permbledhje te shkurter per idene e gjythe ketyre gjera qe the ne komentin tend.

      Reply to this comment
      • Vaso Papaj August 8, 16:15

        E verteta.Nese e keni lexuar me vemendje romanin “Dimri i vetmise se madhe apo Dimri i madh do ta gjeni kete personazh ne liber.Ktheuni ne ato vite(nuk e di sa vjec jeni) dhe do te shikoni cdo gje te qarte.Nuk eshte nje triller sigurisht.Eshte nje tregim i vertete,i ngjyrosur edhe me nuancat e nje reportazhi, eshte nje leter e nje personazhi te shkrimtarit te madh qe e nxjerr perpara diktatures kanibal.Kuptohet si do te vepronte ajo ndaj nje kategorie njerezish te tille qe vuanin pasojat(me te drejte apo pa te drejte te prinderve.A nuk do te thote kjo per shkrimtarin, nje nxites i luftes se klasave?Shume njerez dalin ne mbrojtje apo e mbrojne shkrimtarin e madh edhe pa e lexuar, lexuar pak ose pa vemendje.Po koha na meson se ne si popull s kemi nevoje per idhuj, gjeni, jerarke etj qe na treguan apo perpiqen te na tregojne rrugen e shtrembet te perparimit.Rrugen e kane vendosur Rilindasit e medhej, rrugen e dashurise.Vetem duke pasur ate mund t ja dalim ne kete rruge te veshtire qe kemi nisur.Shume ide te tjera i shpalos vet personazhi.

        Reply to this comment
    • LORA August 8, 15:01

      E K S E L E N T E.
      Faleminderit Vaso Papaj per kete informacion dritherues.

      Reply to this comment
    • Pajtim Pirasi August 8, 17:54

      Faleminderit, Vaso Papaj, perqafime te sinqerta per emocionet qe me dhe. Do ta shtyp e fus ne te gjithe librat e Kadarese qe kam ne shtepi qe femijet e mi kur te lexojne veprat e I.K. te lexojne me pare parathenien e parathenieve per ta kuptuar me mire te verteten e asaj kohe.

      Reply to this comment
    • Targa 1755 ose Deshmia e Heronjve Negative August 8, 18:50

      Ne shkrimin e Viktor Malaj ka momente te arrira, te verteta te pohuara edhe prej te tjereve ne kete debat, autori eshte i vertete dhe i ndershem, por…ju lutem, mos e qortoni kadarene nga E Majta! Se ia rrisni vleren qe s’ka…!

      Por letra e Targa 17 55, qe zoteria i nderuar Vaso Papaj, edhe vete poet i ndjere lirik i kthjellet, duke qene dinjitoz ne virtytet e tij si qytetar, eshte me aq vlere sa do duhej te shfaqej diku si shkrim me vehte, pa asnje prezantim…
      Eshte e dhimbshme, e vertete deri ne dhimbje te qelizes se eshtres se njeriut qe jetoi ne ate kohe te Qoftelargut, te cilin ndokush e quante “Udheheqesi” dhe e gdhendi mjeshterisht si personazh pozitiv!

      Rrofsh Vaso…

      ……..
      Krijuesi im, Ismail Kadare!

      Me anë të kësaj letre, po të drejtohem ty, pikërisht në momentin kur kuptova se nuk kam më kohë për të jetuar, duke besuar se do të të bjerë në dorë pas ikjes sime për gjithnjë. Mund të duket e çuditëshme, sepse jam njëri nga personazhet e tua. Ndoshta ndodh rrallë apo askurrë një kontrovers i tillë, por besoj se do ta kuptosh së paku sinqeritetin tim.
      Po… Jam një njeri pa emër, madje pa mbiemër dhe për këtë nuk kam asnjë faj. Deshe dhe më bëre kështu dhe do të vazhdoj të jetojë kështu gjersa të vdes. Anonim. Por jetuam ca kohëra disi ndryshe kohëve të fundit, ndaj marr guximin të të shkruaj. Nuk futem më në burg. Të gjitha të tjerat mund t’i pres, por tani janë pa pasoja, jam në fund dhe mirsetëvijnë. Vetëm të betohem, do të jem i hapur, serioz dhe paparagjykime.
      Atëhere: Po vetquhem me nofkën që më vure ti në roman: Kokorrithi qimekuq me prenka jam, ose shoferi i furgonit të kuq me targë TR 17 55. As që diskutohet që më kujton. Tek “Dimri i vetmisë së madhe”ose “Dimri i madh”. Nëse do ta marrësh ndonjëherë letrën, sigurisht që do ta hapësh librin në faqen 380 e tutje.
      Sa e kam vrarë mëndjen atëhere dhe tërë kohën! Përse nuk më vure një emër? Një mbiemër? Të paktën, një inicial? Letërsia i pranon edhe këto të identifikojnë tipa të shtresave të ndryshme shoqërore. Edhe ti ke përdorur, për shembull: Kritiku K.C., ose shkrimtari A.T. Përse nuk e bëre edhe me mua një gjë të tillë? Nga e pate idenë? Mos nga Manzoni? Klasiku i letërsisë italiane? L’Innominato? Njeriu pa emër? Personifikimi i së keqes njerëzore që s’ meriton as të emërtohet? Anonimati gri i përjetshëm? Llumi?…
      Një ide të tillë pata hasur dikur edhe tek Majakovskij: Njeriu i keq nuk meriton as të emërtohet. Ashtu është. Po pse atëhere më njollose edhe mua me atë vulë memece? Në ç’kuzhinë e gatove atë? Mund ta quaj laborator atë kuzhinë? Qoftë edhe i sofistikuar, qoftë edhe delikat ai krahasim. E ç’ta diskutoj tani. Kështu deshe ti, krijuesi im, le të mbetet kështu: Jam pra, shoferi kokorrith me prenka, shoferi i furgonit të kuq të mishit me targë TR 17 55 ose shkurt jam Targa 1755.
      Ka qenë një qëllim parësor ky i laborantëve të rregjimit tashmë të urryer dhe të diskredituar. Ashtu i donin njerëzit: thjeshtë një numër, një targë. Një masë gri pa jetë, amorfe, me një veti plastike të mirfilltë. Të gjithë të barabartë, por me zero. Të falenderoj për këtë, krijuesi im. Nuk ishte shaka të më krijoje si personazh. Të më jepje frymë. Veçse kam pasur dhe kam rezervat e mia. Dhe këto për të treguar sa larg realitetit dhe sa dashakeq ke qenë. Pse mos të them falsifikator i sofistikuar, megjithë profesionalizmin e lartë në krijimin e figures time. Ti nuk zhvillove veçse një nga ato shabllonet e gatëshme që i pëlqenin aq shumë Enverit “të madh”, rrugën e të cilit s’ pate thellësinë e mjaftueshme të mendimit për ta gjykuar atëhere kur duhej. S’pate (s’mund të jeshë gjeni atëhere) ose s’ munde, si një oborrtar meskin që në subkoshiencën e vet përsërit orë e pa orë: Bukën tonë të përditëshme falna o Zot, amin!
      Krijuesi im, Kadare! (S’ mund të të quaj si Pinoku: Baba Karlo)
      Është e vërtetë që më bëre shofer. Është e vërtetë që më bashkëngjite dhe një targë. Por s’është e vërtetë që unë mbartja në atë kohë tërë ditën mishin aq të kërkuar. Ky do të ishte një privilegj tepër përkëdhelës për çdo shofer, aq më tepër për mua, të deklasuarin, një privilegj ireal. Po edhe për ty do të ishte një zbutje e luftës së klasave. Dhe këtu historia do të dënojë si fallsifikator.
      Unë mund të mbartja çdo gjë tjetër, ashtu siç kam mbartur: dru, plehra, katran, përsëri plehra, (edhe fekale posi), por kurrsesi mish, në asnjë mënyrë mish, në një kohë pa mish. Ky ka qenë një truk me qëllime të mbrapshta që s’i përgjigjej realitetit. Ky veprim nuk inkuadrohet as në atë që në letërsi ose në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë mendore quhet skematizëm. Aspak jo. Është pjesë e asaj strategjie tepër të sofistikuar gënjeshtare dhe të mbrapsht që u luajt në kurrizin e këtij populli vite e vite me rradhë. Ishte një piramidë e tërë diktatura, me mekanizmat e saj, me strategjinë e saj. S’kam dyshim, se në këtë mekanizëm e në këtë strategji, pozicion të padiskutueshëm ke pasur edhe ti, krijuesi im, shpikësi im, Ismail Kadare. Ky është problemi më i rëndesishëm i një kombi, ka të bëj me ushqimin e tij.
      Kanë kaluar kaq vite, tashmë. Vendi nuk eci në rrugën “e ndritur” nëpër të cilën donit ta drejtonit ju, krijuesi im. Kjo u vërtetua katërcipërisht. Asnjë parashikim i yti nuk doli. (Paradoksale për një gjeni)
      Më kishe stisur mendime të mbrapshta në kokë. Më kishe mbruajtur me urrejtjen më të skajshme. Humanizmin tim e ktheve në një tymnajë fantazmash hamletjane. Kur i rilexoj ato faqe të librit tënd që më takojnë mua, më rrenqethet edhe tani mishtë. Një shpirt fisnik ti e paraqet kanibal. Rri e mendoj. Përpunoj në mëndje teorinë tënde të zvarritjes… Dhe si besimtar, s’kam dashur kurrë të merrem me problemet e drejtësisë, por gjithsesi një pyetje më ka gërryer gjithë këto vite ndërgjegjen: Interpretimi i kësaj teorie si tradhëti e lartë ndaj atdheu, a do të mund të realizohej ndonjë herë?…
      Injektove në trurin tim me dhunë profesionale e intelektuale prej fanatiku të sëmurë idenë e zvarritjes. Të gjatë, të lodhëshme, totale. Zvarritje të trupave të Komitetit Qëndror. Zvarritje të funksionarëve shtetërorë dhe partiakë. Të shkrimtarëve dhe artistëve kolaboracionistë të pushtetit popullor, pra edhe zvarritjen tënde. Për të qeshur…
      Më tej akoma. Zvarritje të aktivistëve të organizatave të masave, të Frontit, të Gruas, të Rinisë. Pambarim. Skena makabre. Nxjerrje kockash nga varret e dëshmorëve (o Zot!) si në mesjetë. E dyshimtë është ta kenë bërë turqit te varri i Skënderbeut. Gojëdhëna…Hajmajli…Kombinime trupash të vrarë lidhur me kockat. Përralla arabo-aziatike. Rrëzime monumentesh dhe zvarritje bronxi. Krahë të këputur, mish, gjak, kocka e bronx sëbashku etj, etj, etj…
      Nuk mund të vazhdojë më tej veçse duke klithur një ndal!
      Përse më bëre aq cinik e të verbër? Përse më polarizove në skaj? Cilës teori i shërbente kjo? Cilave forca? Të bardhëve apo të kuqëve? Vëllezërve apo armiqëve?
      Është e qartë tashmë. Nëse do të mund të bëja një akuzë, ajo do të ndiqej nga një materjal pafund. Vetëm miopët dhe akrobatët mund të të besojnë akoma. Mjaftë më me “e lagu, s’e lagu”. Çdo njeri në spektrin e shoqërisë shqiptare të asaj kohe të zezë, që kishte një thërmizë pushteti, ndoshta edhe fëmijë, kur lexonte ato rreshtat e tua, nxirrte vetëm dhe vetëm një përfundim: T’u biem atyre, t’u marrim frymën, t’i luftojmë gjer në fund, sepse sikur edhe pak të ngrenë kokën, ja çdo të na bëjnë: Zvarrë do të na heqin, gjysëm të gjallë rrugëve… Dhe pasojat dihen. Arrest. Hetuesi. Dhjetë vjet burgim të rëndë nëpër miniera. Dhjetë të tjera në revoltën e Spaçit e do t’më kishte ardhur vdekja brenda, po të mos kishin fryrë erërat e lirisë… A nuk ishte ky një fabrikim dhe nxitje e hakmarrjes së njërës palë të popullit kundër tjetrës, ushqim i asaj motoje të zakonshme të një diktature: përça e sundo?!…Sigurisht, sigurisht…
      Pra, në errësirë të thellë, më shumë se një qiri i ndezur ke qenë një buri gjahëtarësh shtrigash. Një penë e fortë pas të pagabueshmit Zeus, prandaj dhe dyshimi im me akuzën e madhe duhet të ishte plotësisht i përligjur. Haga dhe Stokholmi janë larg, por dhe afër, krijuesi im. Më beso. Dhe Helsinki, gjithashtu…
      Sa ngjarje të madhërishme kaluam në fundshekullin e shkuar! S’ më shqitet nga mëndja heqja zvarrë e monumentit të diktatorit. Dhe sinqerisht të them, s’e kisha menduar kurrë kaq shpejt. Por të jesh i sigurtë, krijuesi im i paharruar, se ajo qe zvarritja e vetme që bëri ky popull, në të cilën s’ kish sesi të mos mirrja pjesë dhe unë, biri i atij “kolaboracionisti” të pushkatuar në rrethinat e Tiranës që as varrin nuk ia mësova për pesëdhjet vjet. Asgjë më tepër, i dashur. As gjak, as kocka, as plumba, as, as…Madje, as muzikë imponuese me violinçel nga Marku, në ndonjë nga udhëkryqet e Tiranës, siç parashikoje ti. Një popull fisnik natyrisht. Lulet e bardha të shpirtit të tij i kanë kaluar të gjitha stinët pa ndryshuar ngjyrë. Kurrë. Duhet të qëndroje midis tij për t’i njohur ato lule. Atëhere po. Do t’i kishe njohur si duhet edhe proceset historike, edhe shpirtin e popullit tënd. Larg, larg, im Zot, nga komercializmi për të jetuar.
      E që këtu, del akoma më në dritë aftësia jote në inskenimin e trukeve, aftësi që sado pak do ta ketë mbushur ndërgjegjen me danga (Ç’më kujtojnë Migjenin këto danga!) Dhe ndoshta është pikërisht kjo arsyeja e vërtetë që të bëri të mirrje arratinë. Sepse gjemia kish nisur të mbytej tashme.
      Por koha është gjykatësi më i drejtë dhe melhemi më shëronjës. Shpesh jemi ndodhur kohët e fundit vetëm pak kilometra larg: Ti në vilën në Golem , unë në kabinën prej druri të kalbur në Plazh. Kam dashur shumë herë të të takoj. Ndoshta vetëm për vetëm do t’ më kishe kërkuar të falur. Por jo, nuk desha ta prish këtë paqe të vogël që m’u krijua në fund të jetës. Një gjë është e vërtetë. Targa jote TR 17 55 vazhdon të qëndrojë midis njerëzve. Sigurisht nuk mbart më fekale në këtë moshë të thyer. Por mundohet ta ushqej shpirtin me paqe. Edhe kjo letër besoj se i shërben paqes dhe prosperitetit të vendit tim. Po nuk ditëm se nga erdhëm nuk do të dimë kurrë se nga të shkojmë.
      Shpesh e më shpesh rri e mendoj për romanin tënd tejet të njohur “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”dhe mendja më shkon në një ëndërr që nuk m’u nda kurrë: A do të mundem, vallë, të të përgjigjem ty, shkrimtarit aq të shquar, krijuesit tim, me një antiroman:”Ushtria e gjallë e gjeneralit të vdekur”? Zoti më ndihmoftë ta bëj! E në s’ e bëfsha, do të ketë të tjerë pas meje.

      Targa 17 55

      Reply to this comment
    • info analitike August 8, 19:31

      Deshmite e njerezve qe vuajten ne heshtje dhe ruajten dinjitetin e tyre, qendrojne shume me lart nga te bertiturat e rrahjet e gjoksit te shqytareve te regjimit qe me kapacitetin kameleontik jane mesuar te nderrojne ngjyre per t’iu pershtatur cdo ambjenti.

      Shkrim shume prekes ne thjeshtesine e tij.
      Faleminderit z. Vaso Papaj qe kete deshmi te vyer e ndate me ne, lexuesit e forumit!

      Reply to this comment
  7. Milo Koka August 8, 13:38

    Po çna e nxirrni kete plere se mjaft ja kemi pare surratin , çfare ka bere ky plere perveç nje jete te rehatshme si ne ate kohe e si ne demokraci

    Reply to this comment
  8. E VERTETA August 8, 13:43

    Kadare, nuk duhet kurre te lejoje te rrjedhin te tilla Diare. Se te gjithe servilat me Kamardare mezi presin te marrin ne Kabare. Zot na ruaj nga servilat se nga armiqte ruhemi vete.

    Reply to this comment
  9. Mira August 8, 13:50

    Nje artikull qe ka gati permasat e nje studimi. Shkruar nga nje njeri i ditur (po turperohem qe nuk e njoh), i kthjellet dhe i kulturuar. Pandershmerisë dhe haluçinanteve u duhet thene Ndal edhe duke shkruar. keshtu e kemi lehtesuar misionin e Diogjenit…Faleminderit V.Malaj! Edhe Gazetes Tuaj!

    Reply to this comment
  10. kolonel August 8, 13:50

    Nje kritike dhe esse brilante, te lumte, vetem me nje mospajtim persa I takon heroit positive Kim Kardashian, se po I ben ndere gjithe kurvarve, anje me shume se ajo deri tani. Se dhe Kadare ne fakt ne France per nje Kim iku qe e kisht njohur ca kohe me pare se ju merzit e u nda nga ajo qe kishte ne Shqiperi para se te largohej, mos te themi se kjo femer qe merzia qe inatosi Kadaren me sistemin pacavure komunist te Ramiz Alise qe e rrezun pa problem ata qe erdhen nga mallet per shkollim, ose me mire qe u paramendua ti sjellin gjoja per shkollim ku pati dhe te tjere qe donin ndryshim.

    Reply to this comment
  11. Tradita August 8, 13:50

    Kisha pershtypjen se Viktor Malaj ishte nje njeri i zakonshem qe perdorej nga gazeta vetem se ishte antiberishist i thekur por me kete reagim u binda se ai eshte nje nostalgjik mjerane por i pademshem ( askush me tani e pas nuk e merr seriozisht) i se kaluares komuniste dhe i rregjimit komunist aq sa e dhe Razi Brahimi krijuesi i nje partie te re Komuniste qe u terhoq shpejt)

    Reply to this comment
    • eagle-1 August 8, 16:09

      Qe Kadareja eshte nje shkrimtar i madh kete nuk e ve njeri ne dyshim dhe e meriton jo nje por dy cmime Nobel (si shkrimtar boteror)

      Por kjo nuk na ndalon te themi se IS ka qene “droguesi” me i madh i shqiptareve
      me “mesimet e Stalinit dhe te Enverit.Ne kete pike e falim dhe i shprehim mirenjohje qe i shpetoi atij regjimi se nu kishte rruge tjeter.

      Por Ismaili i pas 1991 eshte armiku me i madh dhe me mizor i Kadarese se para viteve 90′.sidomos “arratisje” e tij ne Paris kur sistemi teorikisht dhe praktikisht kishte rene ishte jo vetem groteske por dhe antishqiptare dhe nuk po zgjatem.

      Per kenaqsi te lexuesve po ribotojme poezine per Babain e ismailit jo per Halitin po per Stalinin..

      LAMTUMIRA E FUNDIT STALINIT (Nga Ismail Kadare)

      Kurora dhe kurora pa mbarim,
      Kurora gjithe lule, gjithe yje;
      Dhe syte te perlotur me trishtim
      Dhe pamje e rende zije.
      O shoke! Per te fundit here sot,
      Babane po percjell turm’ e pasosur
      Me dhembje te kulluar e me lot,
      Me zemer te plagosur.
      Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,
      Nje ze i njohur, qarte po degjohet.
      Ne emer tone sot, shoku Enver,
      Perpara tij betohet.
      Ne gjysme shtiz flamuret era tund,
      Gjemime topash ndihen ne hapesire;
      I jep Stalinit turma e pafund,
      Te fundit lamtumire.
      Pra, lamtumire mik i madh, baba!….
      ….Pushon tashti Ay ne qetesi, Por, jo!
      Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!
      Dhe fjal’ e tij e urte perseri
      Perpara do na coje! PRANVERA DHE STALINI
      Por kete here perse i trishtuar Valle pranveren sodis?
      Avull i kalter kudo. Pranvere. Toka ne fllade prej lulesh po qesh.
      O, keto lule shikoj i trishtuar Lule per bustin e tij.
      Shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar Pranveren e bukur me lule e blerim.
      Hapur dritarja. Cibuku ne duar Nxirrte nje dridheze tym.
      T’ ardhmen mendonte si diell te qarte Qe nga Uralet e gjer ne Ballkan; Stepa te blera nen diellin e arte, Planin e madh Stalinian.
      O shoku Stalin, a esht’ e vertete Qe pranveren s’e ndjeni Ju me?
      Flasin per te ne cdo koh’ e pranvere Lulet qe celin me gaz pasketaj, Doni i qete dhe Vollga e gjere, Dritat ne brigjet e saj.
      Vendesh te mija ku flladi perhere Endet mbi detin e kalter jugor, Flet per Stalinin cdo lule pranvere Flet cdo agim pranveror.
      Kenge te reja ne cdo parevere Stalin do thur un’ per Ty!

      konkluzion:
      Nuk kam asnje iluzion per kadarene shenjtor apo djall….ai i ka te dyja dhe e ka vertetuar vete dhe nuk eshte faji i yne..

      Respekte viktor malaj

      Reply to this comment
    • zefi August 8, 20:03

      Ku kupton ti mor hajn shtepiash nga kesi punesh. Ruj fort pishtarin qe te dha Sala dhe kruju si ke be ne burg. Edhe shpin time do ta kishe perla por fal zotit polica te kapi. A i ke harru shpaiat qe vidhje ne Shkoder mor zok thiu!?
      Ca lidhje ke me tradien por hajn gjakprishuni prej Grizhe?

      Reply to this comment
  12. TOCQUEVILLE August 8, 13:53

    JU LUTEM TE ME THONI VETEM NJE RAST KU KADARE NGITI
    ZERIN PER TE DENONCUAR PADREJTESITE E SHOQERISE
    SHQIPTARE,PARA APO PAS 1990.
    NE SHOQERINE E KALBUR SHQIPTARE RASTET NUK KANE
    MUNGUAR KURRE.DUHET TE THEM SE ESHTE SHKIMTARI
    ME I MIRE QE KA SHQIPERIA EDHE PER FAKTIN SE
    “NE BOTEN E QORRAVE AI QE KA NJE SY BEHET MBRET”
    SHEMBULLI I SHKRIMTARIT QE MERITON NOBEL EDHE GJATE
    REGJIMIT KOMUNIST ESHTE NJE EMER QE TE BENI KRAHASIM
    QOFTE PER VEPREN LETRARE QOFTE PER QENDRIMIN QYTETAR.
    AI ESHTE A.SOLZHENINCI
    KADARE DO TE TURPEROHET PO TE GUZOJE TE KRAHASOHET ME TE.
    TE MERITOSH TE JESH SHKRIMTER I MADH NE NJE VEND TE VOGEL
    DUHET TE JESH EDHE INTELEKTUAL I MADH E JO OPORTUNIST I VOGEL.

    Reply to this comment
  13. mir August 8, 13:54

    shkrimtar i madhe…..njeri negativ.

    Reply to this comment
    • E VERTETA August 8, 14:31

      Njeri negativ pse ?! Ju desh t’i mbijetonte kohes se diktatures, me levizjet qe i pa te arsyeshme t’i bente. Shkroi per komunizmin ca gjera, dhe mire beri qe te ishte disi i mbrojtur per te shkruar ato qe deshironte te shkruante. S’mund te quhet njeri negativ sepse nuk ka spiunuar, nuk ka denoncuar, nuk ka deshmuar kunder krijuesve te tjere, perkundrazi eshte mbrojtur sa ka mundur nga ziliqaret, zemervegjlit, intrigantet, te liqte ne ate kohe. Po edhe po ka ca “lajthitje” edhe per shkak te moshes a te komercializmit, mundet te diktuara disi edhe nga koherat qe ndryshojne apo nga vete botuesit apo redaktoret, nuk eshte ndonje problem i madh. Nje trup i bukur, nuk gjykohet nga ndonje rrobe e grisur.

      Reply to this comment
  14. Dardha August 8, 14:03

    Jo gjithmonë na jepet mundësia të lexojmë përshkrimin e të vërtetës në mënyrë kaq etike, kaq faktuese, kaq të qartë, kaq kuptimplotë, kaq të lartë sa ç’po e lexojmë tek ky artikull. Ndërsa në Shqipëri, për fat të keq, kjo mundësi është pothuajse e joekzistente.
    Përgëzime Z. Malaj.

    Reply to this comment
  15. Ben August 8, 14:12

    Pse njerezit vazhdojne dhe e urrejne Shekspirin.
    Intelektualisht,sepse nuk e kuptojne,nuk e kane lexuar .sepse i urrejne librat dhe fatkeqesisht urrejne the autorin,sepse eshte me i shituri,me i njohuri,me afer asaj cfare cdo njeri do te deshironte te shkruante,por nuk arriti ne jete.

    Reply to this comment
  16. kolonel August 8, 14:24

    Jani nuk je vetem, ke plot me vete, se I vetmi koncep modern per letersine perendimore qe kishte Kadare dhe e gjithe familja e tij per ata qe e njihnin mire, ishte kurveria.

    Reply to this comment
  17. drenica August 8, 15:14

    Urimet me te mira!,Eshte reale ajo leter e te ndjerit.Kadareja nuk ka anje merite njerzore pozitive ne karakter e tiparet e larta qe duhet te kompletoje nje njeri qe mund te meritoje shume ne kompleksitetin e gjerave pozitive,vecse te shkruarit qe i a ka stimuluar jeta e rehateshme qe ka bere ne te gjitha regjimet.Frikacak,burracak…..!Neveri per hipokrizine e tije.E KAM MBIVLERSUAR PA E MERITUAR KUR NUK E NJIHJA E QORTOJ VETEN…!kA PATUR KURAJO TE NDESHET ME BURRIN E KOMBIT,REXHEP QOsEN…!

    Reply to this comment
  18. Albert August 8, 16:26

    O drenica,ke nevoje te shkollohesh me teper!
    Mos u lodh,Kadare s`eshte per ty.
    Por po je i Kosoves mos harro,se ne Rambuje,Kadare vuri gjithcka per pavaresine e Kosoves.
    Ne ato takime dhe telefonata netesh,ai u mundua te ndricoje mendjet e pastervitura te delegacionit shqiptar.
    Nese je kosovar,

    Reply to this comment
  19. UNE August 8, 16:26

    Fantastike.Faleminderit.Me ne fund nje njeri i aresyeshem.Me ne fund nje analize sa teknike dhe morale per leyersine ne pergjithese dhe per shkrimtaret tane ne vecanti.Duhet apo jo te luftonin ,shkrimtaret kunder diktatures?Duhet apo jo te luftojne kunder plehrave qe kane qe nga 1990,qe drejtojne Shqiperine?Pergjigjes se tyre artikullshkruesi i eshte shmangur.U vodh thesari i shtetit per here te dyte.Ardian Civici,pedagog,intelektual,shkrimtar(per ekonomine) nga njera ane;nga ana tjeter,anetar i keshillit mbikqyres sot thote:Per ngjarjen kane pergjegjsi te gjithe,nga keshilli mbikqyres deri tek punonjesi i fundit.Pergjigje tipike e kriminelve naziste ;Bera detyren.Kur ka pergjegjesi pse e merr rrogen akoma,pse nuk jep dorheqjen.Kam frike se kesaj llogjike as shkrimi Juaj,nuk i jep pergjigje.FALEMINDERIT.

    Reply to this comment
  20. zija shkurti August 8, 16:31

    E zeme se z Malaj e vuri poshte Kadarene, gje qe do te ishte e barabarte me; miu e mundi malin. Ku eshte e mira, ku eshte morali? Ne emancipimin e shoqerise gjysme injorante shqiptare?Ne mohimin e vlerave githhumane qe mund te prodhoje nje vend si Shqiperia?Autori , ne te vertete ‘betejen ”e ka me te tjere duke menduar se perfshirja e Kadarese i rrit vlerat dhe i shton mundesite per te dale fitimtar ,ose me se paku per te afirmuar ato qe ai deshiron.Kur ndeshesh me nje kampion ,edhe pse humbes , emri edhe pse me germa te vogla eshte brij kampionit. Te ushqehesh me mushkonja i thone kesaj.

    Reply to this comment
  21. Bashkim Pitarka August 8, 16:34

    E lexova me shume interes dhe vleresim artikullin kritik te zotit Viktor Malaj.Ne fakt e kerkova tek “Dita” por nuk e gjeta ne variantin on-line.Insistova ne kete kerkim,jo si jam i pritur e pelqej debatet(aq me bak sharjet bajate e vulgare ndaj njerezve ne internet,sic jane edhe shprehjet vulgare kunder personit te shkrimtarit tone te mirenjohur IsmailKadare),por vete tema e debatit te hapur N.Jorgaqi-Ismail Kadare ne shtyp,me terhiqte bashke me kersherine e interesin te lexoja nje tjeter autor mbi kete teme.Nuk dua te hyj aspak ne analizat dhe vleresimet qe ben autori per temen e letersise dhe vlerave te verteta te letersise mazhore te Ismail Kadarese e autoreve te tjere te realizmit socialist,por me terhoqi verejtjen dhe vleresova mjaft faktin se autori,zoti Malaj,kish trajtuar aq bukur dhe drejte nje teme mbi nje fenonmen aq te lig e te rrezikshem te “censures se re” te kasneceve te te liges,qe per t’u mbullur gojen njerezve te lire e te ndershem per t’u shprehur publikisht per ceshtje qe u interesojne apo qe prekin hallet e popullit dhe te vendit tone,nuk merren me vete shkrimin dhe permbajtjen e tij,per te dhene nje mendikm personal,germojne ne “bataket” e tyre se mos gjejne te dhena bigrafike me te cilat te ngrejne e te montojne thashethemnaja dhe sulmet e tyre per t’u mbullur gojen atyre qe nuk jane dakord me ta,per t’ua “borgosur” fjalen sic shkruan me te drejte autori i shkrimit ne fjale.
    Nje viktime e tille e nje sulmi pervers “biografik” me “germime biografie”,te stilit te vjeter te asaj kohe qe gjoja ata kritikojne por qe ne te vertete e promovojne me tej,u perdor kunder meje jo me larg se dy dite me pare ne komentet ne “Dita” lidhur me artikullin e shkruar nga kritiku i vjeter e i mirenjohur letrar.z.Razi Brahimi. Nje nder keta “shqytaret” e Kadarese u turr ndaj meje sepse une thjesht e shkurt komentova lidhur me vete shkrimin e z.Razi Brahimi,per faktet e te dhenat qe ai paraqiste mbi kohen e shkrimit te librit te tij te pabotuar deri tani(mbasi ishte marre direkt me botimin e vjershave te para te Ismail Kadarese ne shtypin e asaj kohe) si dhe personin e Ismailit nga vete lidhjet e tij te vjetra te miqesise e bashkepunimit me te ne kohen e komunizmit.Une as qe bera as me te voglen perpjekje te ulja vlerat e medha letraro-artistike te krijimtarise se shkrimtarit te madh e ca me pak te hidhja sharje e kritika per personin e tij,perkundrazi theksova vleresimin tim per te.Deliranti anonimat ne kete debat u muarr vetem me biografine time si dibran,per te me lidhur me Nexhmije Hoxhen si dibrane e per gjoja perfitimet qe gjoja paskam pasur prej saj si dibran ,deri ne,ate c’ka ai e quan ne menyren me qesharake perbuzeze te karieres sime te ndershme ne diplomaci,si “katapultim te nje diplomati medioker me aresim te mesem ne postin e ambasadorit te Shqiperise ne OKB”!!!.Keta shqytare te te zezes,ligesise dhe “censures” se re ndaj ushtrimit nga kushdo te drejtes e lirise njerezore te te shprehurit ne publik e ne shtyp,nuk njohin limit ne shpifjet dhe baltosjen e njerezve,por dalin me anonimkat e tyre edhe kunder personave qe shkruajne e shprehen hapur e trimerisht me emrin e tyre te vertete personal,kurse per vete dalin si “Arberor” apo “Tomor”,e gjithfare soj anonimash te shpifura.
    M’u desh te futesha ne ate debat me nje te tiklle,jo per te mbrojtur veten e per te treguar publikisht biografine time te vertete,por me teper per te bere,si te thuash “betejen” time te rradhes,detyren time qytetare per t’iu kundervene edhe kesaj te keqeje e ligesie me te cilat u duhet te ndeshet sot cdo qytetar i ndershem shqiptar kudo qe te jetoje e punoje.Une per vete kam qene e do te mbetem i hapur ndaj debatit por edhe me “shqyten” time te mprehte,te pastertise e ndershmerise morale e patriotike,te fjales se lire e si mbrojtes i interesave te bashkatdhetareve te mij ne atdhe e kujdo qe punojne e jetojne.Jam tani pensionist e jetoj ne SHBA si qytetar i ri amerikan,por ceshtjet e popullit e te vendit tim me kane shqetesuar e do te me shqetesojne kurdohere,se i perkaqsin atdheut time,por edhe familjes sime te madhe qe jeton e perpiqet te punoje ne Shqiperi,ne kushte te veshtira ekonomik-financiare,sepse nuk kane patur fatin te zene ndonje biznes ose ndermarrje fitimprurese,por edhe sepse i perkasin nje familje te nderuar ,te ndershme e patriote dibrane,qe kurdohere e ka nxjerr buken e vet me perpjekjet te parshtura per aresimin e punesim te ndershem,larg cdo fenomeni negativ te vjedhjes e grabitjes se pasurise se popullit ndhe shtetit.Per mua jane te huaja ndjenjat e pasivitetit dhe “paaneshmerise” apo fenemoni “c’me duhet mua”.”ka kush merret me hallet e vendit’etj.por mbahem i lidhur me ato halle e zhvilime me deshiren e vullnetin e mire per t’u gezuar per arritjet dhe zhvillimet pozitive,por edhe per t’iu kundervene sado pak akteve e zhvillimeve negative ne Shqiperi.Ne kete kuader e shoh edhe nderhyrjen tikme ne debatet ne shtyp dhe internet per keto zhvillime e ceshtje me interes e angazhim te sinqerte.
    Edhe nje here vleresoj shkrimin analitik te zotit Viktor Malaj si kontribut me vlere ne kete drejtim,pra ne ne mbrojtje te fjales se lire e te vertetes si dhe falenderoj gazeten “Dita” per botimin e artikujve te tille informative dhe ne mbrojte te se vertetes.
    Bashkim Pitarka
    Florida,SHBA

    Reply to this comment
  22. Tomor August 8, 18:01

    Bashkim!
    Une nuk te ofendova,por nga kendi im i veshtrimit me kujtove sadopak ca shprehje nte vjetra te te madhit Shekspir.
    Aksush nuk ta mohon vleresimin qe ke,por si ish diplomat i vjeter karriere mund ti marresh gjerat me shtruar me “kundershtaret”.
    Perhere ne bote ka pasur pale.
    Pale qe pelqejne nje gje(veper,artist etj,etj) dhe pale qe nuk.
    Edhe pse shumica “cmendet” pas Shekspirit,prape gjenden njerez qe (spo perdor urrejne)nuk e duan dhe e kane inat.
    Kimia njerezore.
    Reaksioni ne momente te caktuara,shkaktuar nga origjina,krijimi,reaksionet molekulare etj,etj.
    Ti pelqen “fjalen e lire”,Raziun,Viktorin,Nashon dhe ca me,edhe mua me pelqen fjala e lire,Shekspiri,Milton,Swift,Blake,Dikens,pse jo dhe Kadare.
    Prandaj eshte e bukur jeta dhe bota.
    Njerezit pelqejne gjera te ndryshme.
    Mendo per nje moment sikur njerezit te pelqenin te njejten gje,psh te njejten femer(banale pak),do vriteshin me thika me njeri-tjetrin.
    Miqesisht!

    Reply to this comment
    • plaka nurihan August 8, 19:47

      Nje mesazh modest per komentuesin Tomorr !

      Fillimisht do tju jepja ne “kulac” per menyren e te shkruarit me kulture qe eshte ne dispropcjon te madh me llogjiken elementare te te menduarit.Lejomeni te jap disa “kerbace” qe besoj se i meritoni:

      Xhentilenca nuk e lejon qe per nje komentues qe shkruan me emer orgjinal si B.P ju te replikoni prapa gorricave te Tomorrit.Ju po abuzoni me lirite qe na jep interneti,por dhe ju si Kadareja keni frike nga hija juaj e dikurshme…Ketu dalloni me zotin Bashkim qe nuk ka frike nga e kaluara e tij.

      Kerbaci i dyte ka te beje me Kadarene:

      Ne adoleshencen time ne vitet 60-70 te shpoheshin veshte nga Daullet e Dasmes te Kadarese,te qerroheshin syte nga shqiponjat qe fluturonin lart,nga firmat vetetim e te tjera qe duan mijra faqe ti pershkruajne…

      Asnje shqiptar me llogjike minimale nuk e denon Ismailin per cka shkruar ne sistemin qe kaloi sic quhet zakonisht sistemi i Enveri…Biles Lavdia boterore e Ismailit u arrit nga Gjenerali qe munden shqiptaret,nga Keshtjalla qe rezistuan nga Dimri madh qe pershkruante nje nga historite me guximtare te njerzimit ate te debimit te flotes ruse nga Vlora….etj etj

      Pislleku i Ismalit eshte se u bashkua me “shiit storm” qe ka nje cerek shekulli qe hidhet per vitet 1995-1990…Jam dakort qe jane bere gjera te renda dhe sikur Enverhoxha te ngrihej nga varri do tu kerkonte ndjese shqiptareve…Dhe ne kete pike Ismail Kadareja qofte dhe kolegu i tij “i kaltert” Sali Serbi duhet ti kerkojne falje shqiptareve se kane qene ingranazhe te diktatures “lavdishme” pasi te dy kan pire kafe te oxhaku i enverhoxhes..

      Jo vetem kaq por Smajli si dhe Saliu po e shajne ate sistem qe nuk i kam ndegjuar as nga te burgosurit e spacit dhe te qafe-barit..,,sepse po te ishte aq c’njerzor ai sistem dissidenti Smajl dhe Saliserbi duhet te ishin ngrene nga krimbat qe ne vitet 70-80…Biles historia e saliut me shoshorin dhe kadareja me “jaranin” e te bijes duhet te denohen si kobure te enver hoxhes..

      A ka ndonje shqiptar te na thote qofte dhe nje rast te vetem qe Ismaili te kete kritikuar apo denuar antishqiptarin berishe keto 22 vjet (jo belbezime si te bashkia tiranes)

      Prandaj jam dakort me nje komentues me lart qe thotepak a shume: Kadareja eshte nje tanent shume i madh i rrangut boteror si shkrimtar po aq sa negativ eshte ne paraqitjen e tij si njeri..

      C’na duhet Kadareja apo cmimi Nobel kur Shqiperia ka arritur ne nje nivel te tille ku bazohet dhe doktrina e shnjete serbe qe thote se shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisese..

      Eshte e kote Tomorr te debatoj me ju .Te keshilloj qe ose dil nga ferrat dhe goricat e atij mali te shenjte ose mos u krruaj me Bashkmin qe edhe pse nuk e njoh e cmoj si shqiptar fisnik..dhe kjo fisnikeri i mungon Isamilit qe se bashku me dritero agollin dikur i ferkonin sumen Enverit,tani i ferkojene bolet Salulit..Turp e neveri

      Reply to this comment
      • Tomor August 8, 21:45

        E peshova me kujdes komentin plaka nurihan dhe…te pershendes!Nuk ia vlen,Shume larg ne hapsire dhe kohe.

        Reply to this comment
    • hektor mihaj August 8, 21:48

      Te pershendes, Tomorr!

      Reply to this comment
  23. Pajtim Pirasi August 8, 18:12

    Pergezime, Viktor Malaj ! Nuk kam lexuar ndonjehere nje shkrim per Kadarene kaq te sinqerte e te vertet.

    Reply to this comment
  24. Aljor August 8, 18:44

    Z. V,kur lexova ne shkrimin tuaj emerin Qypi,mu kujtua i perndrituri Fan Noli qe thoshte: “Beu dhe gomar te behet,mos i hip siper se te rrezon”.

    Reply to this comment
  25. Studenti. August 8, 18:53

    Do te lartesoshej ne vend qe te tekurrej Kadare neqoftese do te ruante integritetin e koezionin e vet duke mbajtur ndaj mikut te tij,Jorgaqit ate qendrim qe mbajti ndaj Enverit, kur ky i fundit,i ofroi gjate pritjes ne shtepine e tij njeqind faqe shenimesh per Gjirokastren dhe i dhuroi kompletin e vepres se Balzakut, siç e pohon vete shkrimtari ne vepren “Kujtime per Enverin”, vellimi1/1998, faqe 369:”S’dija me ç’fjale ta falenderoja per besimin si dhe fisnikerine e ketyre fjaleve,sepse duhej te ishin teper te rralla rastet ne bote kur nje autor te dhuronte aq bujarisht nje liber te pabotuar per ta shfrytezuar dikush tjeter”.Besoj se per arsye te adhurimit dhe jo te urrejtjes shkrimtari e vuri tiranini ne qender te veprave te tij te realizmit socialist si kryeheroin pozitiv duke iu referuar me repekt e perkushtim ne çdo fjalim te tij e diskutim .

    Reply to this comment
  26. Saimir Mani August 8, 20:30

    Viktori Malaj te kam thene Bravo thuajese per cdo shkrim. Per kete te sotmit te theme TE LUMTE PENA! qe e more dhe shkrova keto fjale per Kadarene. Uroj vetem qe Kadareja ta kete lexuar (e di qe lexon edhe komentet). Jo se do ndryshoj gje ne sjelljen e tij, por ta dij qe keshtu mendojne jo pak shqiptare. BRAVO Viktor Malaj.

    Reply to this comment
  27. Arben August 8, 20:33

    KADARE = SHKRIMTAR I MADH

    VUAN NGA MANIA TE MARRE NOBELIN

    NOBELIN E NDAJNE CIFUTET DHE I KANE VENE SI KUSHT TE PUNOJ PER THYERJEN E LIDHJES SE SHQIPETAREVE ME FENE ISLAME
    AI E KA PRANUAR KETE ROL DHE PRANDAJ E KEMI PARE TE “POZICIONOHET” NE ARGUMENTE KUNDRA IDENTITETIT SHQIPETAR

    NUK E KA TE QARTE I SHKRETI SE ATA E TALLIN DHE SE GJITHASHTU, NOBELI KA NEVOJE PER TE QE TE RUAJ REPUTACIONIN SI CMIM SERIOZ, ME SHUME NGA C,KA NEVOJE KY PER NOBELIN…

    KESHTU DHE KY MUHABET

    Reply to this comment
  28. AP August 8, 20:34

    Stambolli digjet, kurva krihet !
    Sa halle ka ky vënd dhe gjen kohë të merret me diskutime akademike. Dy njerëz ambiciozë e egoistë në kulm,na janë ngjitur e s’po na shqiten- Sali Berisha si shtetar dhe Ismail Kadarea si shkrimtar. Në esencë janë të pakënaqur se u është ngrënë haku. Saliu , si bastard që është , ka për të lehur ham- ham sa të jetë gjallë. Për Ismailin unë uroj të marrë , po të qe e mundur , jo një çmim por, dy çmime Nobel , vetëm të shpëtojmë prej tij. Po bëhet dhe qesharak duke retushuar edhe me genjeshtra të shkuarën e tij. Më vjen keq për të. Nasho Jorgaqi, natyrisht , i kupton më mirë këto punë!

    Reply to this comment
  29. Studenti. August 8, 20:39

    Ne respekt dhe kompliment te shkrimtarit te madh risjellim vlagen e kohes me disa vargje te marra nga “Poezi”,Shtepia botuese “Naim Frasheri”.Kombinati poligrafik Shtypshkronja e re.tirane 1979.

    Ne pallat mbreti zog jepte ballo per nate,
    Buzeqeshin princeshat,
    Vallezonin çingite,
    Ne qelite e qeta te manstireve te ftohte,
    Benin studime per sufikset prifterinjte.(“Perse mendohen keto male”fq 99)
    Ka kohe per te gjitha me vone,
    Te gjitha ne radhe do te vijne,
    Atehere kur e kuqe bota,
    Ne komunizem do te ndrije tej e mbane.( “Poeme blindazh”fgq.116)
    Do te behet drite,
    S’eshte bibla qe flet,
    Eshte partia, zeri i saj si gjemimi,
    Rritet e rritet gjithenje.(“Motive per elektrifikimin e pergjithshem te Shqiperise”fq.205)
    Njerezit pavaresisht nga klasat buzeqeshin,
    Dhe duke buzeqeshur une shpesh ju kam pare,
    Por veç kur kam shkruar diçka qe veçanerisht ju ka prekur,
    Mes zmaltit te dhembve tuaj ka ndritur terrori i bardhe.(“Terrori i bardhe”fq 260)
    Shoku Enver Hoxha, mbeshtetur tek dritarja…
    Ne Moske kishin rene ngricat e para…
    Kjo ishte semundja e rruazave te bardha,
    Leucemia e tmerrshme e revolucionit,
    Lokomotivat e revolucioneve nga treni i historise,
    Tradhetaret u perpoqen me kot t’i stakonin…
    Nga muret e Krujes tek zjarret partizane…
    Qysh tani kemi hyre ne lavdine proletare.(“Vitet gjashtedhjete”fq 312-329)
    Peshtyj mbi sensacionet e pertej detit,
    Mbi “yjet” e “superyjet” e gjithe ç’jane,
    Te gjithe ata bashke, denjitetin,
    E nje are me grure s’e kane…
    Ne Evrope jemi vendi i vetem,
    Qe ne mbremje me pare se gjitheçka,
    Japim lajmet per njerezit e thjeshte,
    Te uzinave dhe fushave te medha.(“Koha e popujve”fq.245)
    Ditet tona jane te gjitha te lavdishme,
    Keshtu do te marshojme me partine pa u ndalur,
    Njesh kolone partizane,drejt horizontesh te ndritur.(“Shqiponjat fluturojne lart”fq 206-220)

    Reply to this comment
  30. dn August 8, 21:05

    Vajza e kadarese,te cilen ky e detyroj me abortuar ,sot per inat? Eshte martuar me nje zezak!
    Ka pse me uçmend kadareja,ka pse me u çmend se sot paguan per mekatet e tij!

    Reply to this comment
  31. Neser August 8, 21:26

    ISMAIL KADARE eshte i vetmi shqiptar qe komunikon dhe shkruan gjera qe duhen shekuj per kete brez qe ti kuptoje.Thjesht gjenial.

    Reply to this comment
  32. Toni i Madh... August 8, 21:27

    Mos e hidhni poshtè figuren e Ismail Kadares o populll koti,kèt figurè tè madhe e n’grenèè lartè
    shumè vende tè botès,sidomos ajo Mysluymane Moderne,si ka mundesi shqyptaret nuk janè
    nè njè mendje (tè paktèn 51%)per ket personaxh tè lartè qè SHQIPERISE sonè i mungon prej
    shekujsh. Jetè tè gjatè ketijè SHkrimtari tè madh qè ne SHQIPERINE tonè nuk lind edhe per
    100-ind vjetèt e ardhshèm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*