Ismail Kadare: Historia e vërtetë e Ramize Gjebresë

December 3, 2014 14:05

Ismail Kadare: Historia e vërtetë e Ramize Gjebresë

Tek sprova “Mosmarrëveshja” e Ismail Kadaresë, po botojmë përshkrimin e fatit tragjik të partizanes Ramize Gjebrea. Gjyqi i çuditshëm, urdhrat e ardhur nga lart, Zaho Koka, sjelljet e shokëve bashkëluftëtarë…

 

…Nako Spiru e ka shkruar këtë letër fill pas pushkatimit prej vetë shokëve të tij komunistë të të fejuarës së tij: R. Gjebrea, me nofkën “Ramona”, një vajzë partizane me një bukuri të rrallë, ardhur në mal nga qyteti. Vrasja e saj, që tronditi në atë kohë gjithë Shqipërinë, ende sot në kohën që po shkruhen këto radhe, ka mbetur e errët. Pyetjen “përse?” e ka bërë e para ajo vete.

Sipas dëshmitarëve të shumtë, e lidhur siç qe, në një qilar të pistë, në katundin Ramicë të Vlorës. Pyetjen e ka përsëritur, fill pas viktimës, njeriu më i afërt i saj, Nako Spiru, i fejuari i vajzës. E ndonëse shef kryesor komunist, në fillim as ai s’merr veçse një përgjigje të mjegullt. Lihet të nënkuptohet se shkaku i dënimit ka qenë i tillë që është vështirë të thuhet, për të mos plagosur shpirtërisht shefin e rëndësishëm. Shumë shpejt shkaku merret vesh: Ramona, njëzetenjëvjeçarja me kulturë dhe bukuri të rrallë, qenka dyshuar për Iidhje dashurie me njëfarë Zaho Koka. Rrjedhimisht, “gjyqi partizan” paska mbrojtur, veç të tjerash, nderin e një prej shefave të lartë të tij!

Dyshimi, sa vete rritet, sidomos pas vrasjes së vetë Zaho Kokës, ç’ka e tregon qartë letra e dërguar shefit të madh, E. Hoxhës. N. Spiru është i pari dhe i fundit që jo vetëm shkruan se “rivali” i tij është vrarë pas shpine, por guxon ta pyesë E. Hoxhën përse ka ndodhur kjo!

Çështja e vrasjes pas shpine lidhet me diçka tjetër. Nëse joshësi i Ramonës është vrarë në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai duhej të merrte në varr një të fshehtë.

E fshehta lidhej me pyetjen që do të përsëritet qindra herë, nga mijëra njerëz, në dhjetëra vite: Nëse u besua vërtet si një faj pasional, që dëmtonte çështjen e moralit në luftë, me fjalë të tjera, disi i përligjur, ndonëse tepër i ashpër, rrjedhimisht i dënueshëm, atëherë përse u dënua me pushkatim vetëm ajo, “femra”, dhe jo tjetri, “mashkulli”?

Problemi, ndërkaq, ngjan shumë më i thellë.

Ramize Gjebrea

Ramize Gjebrea

Vetë vrasja, por sidomos fshehja e së vërtetës për të, e sidomos shndërrimi i saj në një histori të rrejshme dashurie, dëshmonte për diçka të paparë në historinë shqiptare. Më saktë se ligjërimet e kohës, ai krim paralajmëronte një të shekulli zi dhe mjegull, në historinë aspak të kthjellët shqiptare. Ështe kjo arsyeja që gjithsesi e përligjte, qoftë dhe me vonesë, zhbirimin e hollësishëm të asaj që kishte ndodhur në shkurtin e egër të vitit 1944, në Ramicë të Vlorës.

Qysh pas pushkatimit të Ramonës përpara brigadës partizane, pyetja e pashmangshme, se ç’është kjo që ka ndodhur: gjyq partizan apo sheriat arab?, s’ka reshtur asnjëherë. Nëse kanë kryer mëkat, atë e kanë kryer së bashku. Se i tillë ka qenë gjithmonë dhe kurrsesi ndryshe mëkati i dashurisë.

Bashkë me lajmet që vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm, ku Zaho Koka paska shkuar të japë shpjegime, dyshimet shtohen. Jo vetëm s’ka dënim për donzhuanin e dyshimtë partizan, por atij i qenkan kthyer armët dhe gradat. Dhe, për më tepër, i qenka dhënë edhe një qese me flori… Kjo e fundit ngjan me një trillim të sajuar enkas për ta poshtëruar atë farë trimi.

 

Për një habi të madhe, dëshmia e mësipërme jepet jo nga ndonjë dashakeqës, por nga një adhurues i Zaho Kokës, profesor komunist, në vitin 2002! E vetmja gjë që sqarohet është se qesja me flori s’qenkësh ndonjë shpërblim për tradhtinë që i ka bërë të dashurës, siç pëshpëritin smirëzinjtë, por për një mision sekret të ardhshëm, çka tregon se sa fort e çmojnë Z. Kokën shokët “atje lart”. Është po ky profesor stërkomunist, që dëshmon “padrejtësinë” tjetër që i bëhet trimit të vetmuar Z. K., përçmimin që vendasit tregojnë për të kur kthehet në katund. Nuk i flasin, ndoshta pështyjnë në tokë, e ndoshta murmuritin nëpër dhëmbë fjalën “judë”.

Nga shtabi “andej lart” mbërrijnë, ndërkaq, udhëzime të rrepta: Të mos flitet më për R. Gjebrenë! Të harrohet Ramona bashkë me historinë e saj! Sipas anketuesit V. Baruti, Enver Hoxha vetë paskësh pranuar se kishte qenë gabim pushkatimi i saj, megjithatë, shefi i madh mendon se mjaft u fol për të. Ka ardhur ora e heshtjes.

Por as ora, as dita e heshtjes nuk vjen. Përkundrazi, jehona sa vete merr dhenë. Legjenda e yllit të bukurisë, e zanës së maleve, e princeshës flokëverdhë kthehet në njëfarë elegjie kombëtare. Hidhen trakte për të nga kundërshtarët politikë, nga mbretërorët, nga nacionalistët, s’do të ishte çudi nga vetë gjermanët. Të gjithë e duan për vete. S’ishte komunizmi i përshtatshëm për qenie të tilla të epërme. Princesha ka gabuar kur është bashkuar me të.

mosmarreveshjaKomunistët e kuptojnë se betejën e heshtjes e kanë humbur. Të mundur, heqin dorë prej saj. Në pamundësi për ta fashitur gojëdhënën përpiqen t’i ndërrojnë drejtim. Ta kthejnë në favor të Zahos, kundër Ramonës. Ramona duhet të poshtërohet. Madje, me ngut. Me të gjitha mjetet që njihen aq mirë prej shekujsh.

Zhdrivillimi i dosjes R. Gjebrea, nga faza e parë, ajo e heshtjes, hyn në një fazë të dytë, atë më të rrezikshmen. Poshtërimi i një femre ka qenë gjithmonë më i lehtë se poshtërimi i një burri. Gjithçka e brishtë, e bukur, e sinqertë e vajzës, mund të kthehet lehtësisht kundër saj. Ajo vjen nga qyteti i largët me hije aristokratike i Gjirokastrës, nga shtëpia e madhe e Gjebrenjve, me dritare të mëdha, me qiellzana të gdhendura e doke të fisme. Ashtu si zonjusha tjetër e brishtë Musine Kokalari, nga shtëpia e Kokalarëve, që do të ketë një fat të ngjashëm. Këto janë zonjusha të kohës, asaj që mund të quhet”belle epoque”, version ballkanas, me shumë sqimë, me trille natyrisht, me gjuhë të huaja (Ramona, përveç italishtes, që ishte në modë, dinte anglisht dhe frëngjisht e Musineja gjithashtu). E kështu me radhë, me Dante Aligierin, të mësuar gati përmendsh, me Nietzsche-n dhe Schopenhauer-in, me maniera të sjelluri fine dhe, mbi të gjitha, me pamje të bukur, tepër të bukur.

Të gjitha këto mund të kthehen, ashtu siç u kthyen, kundër tyre.

Ja Ramona, në mbrëmjet e ftohta, pranë zjarrit, iu këndon (siç thuhej ende në shqip për “reciton”), partizanëve këngën e pestë të “Ferrit” të Dantes, atë të dashurisë tragjike midis Françeska da Riminit dhe Paolo Malatestës. E këndon italisht, pastaj shqip, çastin e puthjes së parë midis tyre, çka do të jetë një vërtetim i akuzës që do t’i bëhet si nxitëse e shthurjes morale. Ashtu siç do të quhet e tillë, këtë herë prej Zaho Kokës vetë, këshilla e vajzës që të përdorë furçë e pastë dhëmbësh, për gojën e tij problematike.

Të dyja këto, kënga e pestë e Dantes dhe higjiena e gojës, meqenëse lidhen me puthjen, janë fakte të mjaftueshme për gjyqin partizan, që vërtetojnë akuzën që çon drejt vdekjes. (Duhet të jetë hera e parë në historinë mijëvjeçare të gjyqësisë botërore, që furça dhe pasta e dhëmbëve, bashkë me një poemë të Mesjetës së vonë, të merren si dëshmi krimi prej një gjyqi, në përbërjen e të cilit ka një komunist që ka studiuar për drejtësi në Francë!)

Merret me mend interpretimi që u bëhet gjesteve të përditshme të Ramonës, krehjes me kujdes të flokëve, që ajo nuk e harron kurrë, pastërtisë trupore, buzëqeshjeve, përqafimit që komisarja e re iu bën partizanëve kur nisen për aksion ose kthehen prej tij, ledhatimi i flokëve të tyre e gjcrtek e qara shumë ditë rresht për heroin c vrarë në Tiranë, Misto Mame, vërtetim i mjaftueshëm për disa, se paska qenë e fejuara e tij e fshehtë, përpara se të fejohej me Nako Spirun…

E megjithatë, një mrekulli e madhe po ndodhte, e ky ishte i vetmi lajm i mirë: balta nuk zinte mbi vajzën. lshte një gjë e rrallë, pa dyshim, njerëzit ishin mësuar me shprehjen se “plumbi nuk zinte”, por jo balta.

 

Dhe jo vetëm kaq. Balta jo vetëm nuk zinte, por pas çdo hedhjeje të saj, vajza ndritte më fort.

Heqja dorë nga përbaltja e Ramonës ka qenë faza e tretë e procesit të habitshëm të pasvdekjes së saj. Komunistët binden se duhej përmbysur me ngut kjo gjendje. Duke pranuar humbjen, ata rreken të vendosin një drejtpeshim midis të dyve: Ramonës dhe Zahos. Të sajojnë një çift mitik sipas modelit të Romeos dhe Zhulietës. Por çifti qëllon i vështirë. Ramona ka një përparësi ndaj tjetrit: vdekjen. Ashtu siç Zahoja ka një mungesë: jetën. Që të vihen në kushte të barabarta, siç e kërkonte ky model legjende, duhej që së paku ai të vdiste. Dhe kështu vendoset që ai të vritet. Me plumb pas shpine, siç e dëshmon Nako Spiru. Siç e kërkon logjika. Por kurrsesi legjenda.

Legjenda kërkon një vdekje romantike. Skenarin e kësaj vdekjeje, sipas V. Barutit, e sajon N. Xhuglini, e fejuara e Hoxhës, më pas gruaja e tij. Gjithmonë sipas anketuesit, motivi kryesor për vrasjen e Ramonës ka qenë xhelozia femërore. Një tjetër motiv, edhe më i fshehtë, rreh të shfaqet aty-këtu, si dritëza e zbehtë në fundin e një pusi.

Sidoqoftë, skenari i epilogut vihet në jetë shumë shpejt. Vrasja e donzhuanit të hamendësuar partizan ndodh vërtet tek oborri i një kishe. Veç ndryshe në jetë e ndryshe në skenar. Në jetë me plumb pas shpine, siç thotë Nako Spiru. Kurse në skenar, sipas Xhuglinit, mortin e ka romantik, alla Romeo, në dramën e Shekspirit. Helm e pikë nga humbja e Zhulietës së tij, s’e do më jetën, ndaj si trim i marrë nxjerr gjoksin përpara gjermanëve, që t’i japë fund asaj.

Suksesi i shfaqjes është i plotë. Kaq shumë ka punuar regjimi komunist nga viti 1944 gjer më 2010, saqë për shtatëdhjetë vjet rresht miti i rrejshëm e mbulon plotësisht të vërtetën. Shpifës të rëndomtë, korrierë partizanë, poetë, muzikantë, akademikë, historianë, spiunë, arkivistë, arrijnë të sajojnë një motërzim të ri roze të historisë së Adamit e të Evës, përzier me pak Shekspir e shumë gënjeshtër. Këngë, poema, drama, romane, kantata, kujtime, s’kanë të sosur. E të gjitha këto për një hero të rremë, në të vërtetë, për një burracak që e shiti të dashurën që, me sa dukej, s’e kishte pasur kurrë, veç në ëndërrime, sëmundje e njohur e meshkujve ballkanas.

Për të kapur diçka më shumë nga ky kryengulth makabër, le të kthehemi prapë te nata e ftohtë e shkurtit të vitit 1944, në Ramicë të Vlorës.

E lidhur me litar, midis baltës, bagëtive dhe pisllëkut, në haurin ku mezi bën dritë një kandil i zbehtë, Ramona e brishtë, shumë herë do të ketë sjellë në kujtesë gjyqtarët e saj, ndërsa shpresa për mëshirë do të zhvendoset nga një fytyrë te tjetra.

Ja Hysni Kapo, shefi i tyre, ka gjasë që edhe po t’u besojë pëshpërimave, të mos ia quajë për të madhe “mëkatin”, ngaqë ai vetë e ka lënë gruan e dhënë me mblesëri, në katund, për një tjetër, marrë me dashuri. Dhe ja i dyti, Manush Myftiu, kthyer nga Italia, ku ajo ka qenë gjithashtu për studime, e sidomos student i mjekësisë, s’ka si të kërkojë dënimin e saj. Aq më tepër, të tretit, Bilbil Klosit, ardhur nga Franca, ku ka studiuar për drejtësi, e gjithë kjo s’mund t’i duket veçse groteske. Sa për të katërtin, Dushan Mugoshën, serb nga Jugosllavia, atje ku flirtet dashurore nuk mallkoheshin aq fort, e për më tepër i dërguar i Kominternit famëmadh, do të duhej t’i ngjallte më fort shpresën, sikur një dyshim i errët të mos e gërryente.

 

Pastaj, me radhë, fytyra të rëndomta, për të cilat s’di ç’të mendojë, gjer te komandanti puritan e kokëshkretë i brigadës, Sh. Peçi, dhe ndihmësi i tij, D. Hekali, një djalë i ri, ish-ngarkues- shkarkues porti, në Durrës, që c adhuron komandantin e vet hijerëndë. Prej këtyre të dyve ka gjasë të ketë frikë, e sidomos tek ish-punëtori i portit, që pothuajse nuk e njeh.

Siç do të dëshmohet më pas, për një rreng tepër trillan të fatit, është pikërisht komandanti i ashpër Sh. Peçi që nuk do të ketë ndonjë zell për dënimin e vajzës. Do të shkojë te H. Kapo e do të kërkojë “të pyetet Partia”, por përgjigjja e këtij të fundit do tëjetë: “Partia këtu, jam unë!”. Kurse befasimi i madh do të vijë prej D. Hekalit, zëvendësit, i cili, pa kurrfarë lëkundjeje, do të jetë gjer në fund kundër dënimit të vajzës.

Këtu nis ftillimi i çështjes. Pyetja mund të shtrohet ndryshe: ç’dinte njëra palë më shumë se tjetra ose, përkundrazi, ç’dinte tjetra më pak?

Me sa dukej, pikërisht për këtë të fundit, në mungesën, zinte fill enigma. D. Hekali nuk dinte diçka që aq sa e vinte nën të tjerët, po aq e vinte mbi ta. Ai nuk dinte, me sa dukej, urdhrin e fshehtë, që, sipas V. Barutit, kërkonte vrasjen me çdo kusht të Ramonës.

Sipas këtij motërzimi, komandanti me zëvendësin tregojnë mëshirë për vajzën, ndoshta për shkak të mosdijenisë së urdhrit. Fakti që komandanti ndryshon qëndrim, ka gjasë që kjo të ketë ardhur pas marrjes në dijeni për urdhrin. D. Hekali, me sa duket, edhe pas dijenisë së urdhrit, vazhdon të mos bindet.

Shpjegimin e merr me vete në varr. Kjo ndodh pak kohë pas ngjarjes. Pas një beteje (jo gjatë betejës, por pas), D. Hekali merr një plumb (jo në ballë a në gjoks, siç e kërkojnë doket heroike, por në shpinë), sipas stilit që përshkruan Nako Spiru në letrën e tij.

E lidhur me litar, në haurin e bagëtisë, e më pas nën dhe, Ramona nuk di asgjë nga ato që ndodhin mbi tokë. Në mendjen e saj të turbulluar sa prej territ, aq dhe prej dritëzës së kandilit, ka gjasë t’i vijnë dy të fejuarit e saj, të njëpasnjëshëm, Misto Mame, i vrarë para pak kohësh, dhe Nako Spiru, që mendohet se ka zënë vendin e të vrarit, më pas, në zemrën e saj. Kjo fejesë dyshe, disi e çuditshme, do të përdoret përkohësisht në fazën e poshtërimit të saj.

Do të donte apo s’do të donte Ramona, i fejuari i saj i dytë, ai i njëmendti, Nako Spiru, do të kthehet e rikthehet pafundësisht në ankthet e saj. E dinte vallë që po dergjej në haurin plot baltë si më e fundmja lavire e Shqipërisë? I kishte marrë vesh thashethemet, hetimin, egërsinë? Nëse i dinte, pse nuk turrej ta nxirrte nga ai haur i lemerishëm?

Në çdo zhurmë, në çdo pipëtimë që vinte nga jashtë, shpresa i ngjallej se ndoshta shpëtimtari më në fund po arrin. Por pastaj, bashkë me heshtjen, thyhej besimi dhe ajo i ka të gjitha arsyet të besojë se i fejuari i saj, jo vetëm nuk do të vijë kurrë, por ndoshta me cinizëm dhe xhelozi ndjek dënimin e saj për tradhti ndaj tij.

Anketa e V. Barutit nuk është e butë me N. Spirun, por në asnjë rast nuk sjell ndonjë dëshmi për cinizmin e tij. E kundërta njoftohet prej shumë dokumentesh, e sidomos prej dëshmisë së L. Belishovës, shoqe e ngushtë e Ramonës dhe gruaja e ardhshme e shefit komunist. Thelbi i të gjithëve është i njëjtë: Nako Spiru e ka përjetuar vrasjen e së fejuarës si një tragjedi. Tre vjet më pas, më 1947, ai vetë do të rrëzohet nga plumba po aq të dyshimtë, si ata që ka përshkruar në letrën e tij dikur. Vrasja, e paraqitur si vetëvrasje, do të ndodhë në zyrën e tij prej ministri. Në tryezën ministrore, përbri njëra-tjetrës, do të jenë fotografitë e dy grave: Liri B., e shoqja e tij, dhe Ramona Gj., e fejuara.

 

Njeriu i tretë në jetën e saj, njeriu i gabuar, fatal, ai që ajo do ta mbante si gur dantesk për gati shtatëdhjetë vjet mbi qenien e saj, ishte Zaho Koka, partizani, ai që nga bari dhensh ishte bërë komisar, për të përfunduar në Romeo.

Seancat e hetimit janë të shkurtra dhe akoma më të shkurtra ato të ballafaqimit të Ramonës dhe Zaho K. Përgjigjet e tij janë varfërisht të sakta. E kam dashur, por s’kam guxuar t’ia shpreh dashurinë. Jep të kuptojë se ajo, si vajzë qyteti, i jep shenja, por ai, si katundar i thjeshtë që është, druhet

Anketa e V. Barutit i afrohet më në fund pikës fatale: shkakut të vërtetë të vrasjes. Atij që më fort se gjithçka, më këmbëngulshëm, më frikshëm, i largohen të gjithë. Është ankthi i Dushan Mugoshës, të dërguarit jugosllav, që i vjen herë pas here Ramonës. Jo se ishte serb, përkundrazi, e ka çmuar si të tillë, ngaqë ka Iënë vendin e vet e rrezikon jetën për Shqipërinë. Është i fundit me të cilin nuk do të donte të kishte moskuptim. Por moskuptimi s’varet prej saj. Ai i ka rrënjët larg. Ramona e ka nënën nga Kaçaniku i Kosovës. Dhe natyrshëm herë pas here flet për Kosovën. Dhe sa herë që ndodh kjo, në sytë e Mugoshës ka një ngricë. Ramona e di se të përmendësh Kosovën është gati-gati krim. Dënimi i Ballit Kombëtar, thënë ndryshe i “nacionalizmit” nis pikërisht nga çështja e Kosovës. Por Ramonës, ndonëse i fejuari Nako Spiru ia ka shpjeguar se “nacionalizmi” është pikërisht shenja që ndan komunistët nga fashistët shqiptarë, nuk e ka besuar fort. I duket kaq e pavend kjo histori, saqë beson se do të jetë e përkohshme.

Anketa e V. Barutit jep copëza letrash të këmbyera midis E. Hoxhës dhe të fejuarës së tij, N. Xhuglinit, ku flitet për “dekorime”, çka do të thotë vrasje pas shpine, si për një gjë të rëndomtë. Sipas V. Barutit, një pjesë të “dekorimeve” i propozon Nexhmije Xhuglini. Për t’i miratuar pastaj E. Hoxha. Midis “të dekoruarve”, gjysma, në mos më tepër, janë nacionalistë.

Për “dekorimin” e këtyre të fundit, ashtu si për gjithçka të rëndësishme, vendos Mugosha.

Baruti, krahas motivit të Kosovës, jep gjithmonë si shkak xhelozinë e N. Xhuglinit. Prej anketës së tij është vështirë të vërtetohet krejtësisht një gjë e tillë. Ashtu siç është vështirë të kapet nëse njëri nga të dy motivet është fshehur pas tjetrit, apo, siç ndodh shpesh në jetë, rastësisht janë ndërthurur të dy për të shpejtuar orën e keqe të vajzës. Në këtë histori, pas luksit të jashtëm, pas shprehjeve latine në gjyq, pas leximeve e komenteve të Dantes, pas dy të fejuarve, pas një dashurie të hamendësuar për të vdekurin, pas dy vajzave shemra, tri-katër të tjerave xheloze dhe, pa dyshim, shumë meshkujve ngacmues të sprapsur prej Ramonës, xhelozia e gruas së ardhshme të sunduesit shqiptar i shkon stilit të dramës.

 

Po gdhin më në fund mëngjesi i dënimit. Ramona, e hutuar krejt, del nga hauri. Sytë i lëbyren, mezi i hedh hapat. I kanë thënë se do të flasë përpara brigadës dhe kjo i ka përtërirë shpresën e faljes. Tek ecën, kërkon me sy Zaho K., bashkëfajtorin, që duhet të ishte i lidhur si ajo, por nuk e sheh kund. Me një shpresë të fundit, kërkon të fejuarin, Nako S., por as ai s’duket. Duket vetëm brigada e rreshtuar në pllajë, një mur hijerëndë, që hesht. Tri vajza partizane, me armë në duar, pakëz mënjanë, ndjekin me sy të turbullt ecjen e së vetmuarës. Ajo i afrohet një flamurthi, ku ndoshta duhet të ndalonte për të folur. Ndërkaq, midis heshtjes ndihen krisma. Dhe midis krismave, dëgjohet zëri i saj: ç’janë këta plumba! Kthen kryet dhe, si në mjegull, sheh tri vajzat partizane që shtien drejt saj. Por, ngaqë iu dridhen duart, plumbat s’e kapin. Bëhet gati të klithë përsëri: ç’janë këta plumba?, kur një partizan, me sy të çakërritur, shkëputet nga rreshti dhe i turret pas për të zbrazur pas qafës së brishtë të vajzës, armën e tij.

Ramona bie më në fund, për të mos u ngritur më.

December 3, 2014 14:05
Komento

44 Komente

  1. Zaho MITRUSHI December 3, 14:15

    Zaho Koka lindi ne 14 korrik 1920 në fshatin bregdetar të Vunoit, partizan dhe Heroi i Popullit.

    Zaho Andon KOKA lindi në Vuno më 14 Korrik 1920.

    I ati ishte punëtor i shumë zanateve: rriste qitro,ndërtonte mullinj drithi dhe vaji, bënte qereste, meremetonte armë.

    E ëma Katerina (Takja siç e thërrisnin) erdhi në Vuno nga Grabocka e Korçës sepse I ati kishte goditur një bej dhe duhej të mbrohej nga hakmarrja e beut.

    Takja ishte një grua e thjeshtë, e virtytshme, e bukur, me shpirt të ndjeshëm.

    Midis kujdesit prindëror, 2 vëllezërve Fanes dhe Kostës dhe 3 motrave Thipes, Lilos e Ferditës u rrit Zahoja në një shtëpi vunjotase ku rriteshin lule e trëndafila.

    Më 25 gusht 1942 Zahoja kryesoi aksionin në Vishë ku iu zu pritë tenente Luigi Moreti dhe karabinier Fulvio Capeleti në makinën italiane me numër 10019.

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati December 3, 17:30

      Kadare abuzon

      Ramizeja u vra per shkak te atyre aprtizeneve te thjeshte qe thoshin se ajo po bente dashuri me Zahon

      Dhe te gjithe drejtuesit e larte donin ta mbronin ne gjyq , per kete menduan se Zaho nuk do e linte vetem Ramizene ne gjyq , mirpo Zaho u tregua i pabese dhe e la zbuluar ne gjyq Ramizene ,
      U tregua tamam burrec saqe gjithe Komunistet e larte partizane e urryen Zahon saqe e quanin Jo Zaho Koka, por Zaho Kaka ( sic i thoshte Shefqet Peci),
      sepse Zaho u tremb ne gjyqin partizan, dhe u tregua tamam qelbesire ……

      Dhe ngaqe Zaho u tregua tamam qelbesire bure, edhe e vrane partizanet dhe pstaj thane qe gjasme ai u hodh me trimeri …lol perpara autokolones gjermane

      Nuk e denuan Zahon ne gjyq meqense ishte nga Himara dhe do shkaktonte perplasje me Greket , prandaj edhe nuk e denuan Zahon

      -Zaho ishte nje frikacak muti, saqe u diskretitua fare ne gjyqin partizan si njeri zemer pule dhe qe e la Ramizene vetem ….Tamam burrec

      Sidoqofte nuk ishte urdheri i Enverit per ta vrare Ramizene , por ishte opinioni i atyre partizaneve te thjeshte qe ishin lopcare fare dhe po hapnin me pesheprima njeri tjetrit , sikur aty po behej nje kurveri–Ndaj edhe u be gjyqi aprtizan qe te degjonin te gjithe se nuk ishte azgje serioze,

      Zaho u drodh nga frika dhe tregoi qe ishte puthur me Ramizene etj gjera koti …por qe per ata bujqit partizane ishte nje hata ….
      Keshtu q e nuk ksihin cte benin autoritetet e larta komuniste atje , Nuk e mbronin dot Ramizene, megjtihse te gjithe ishin pro Ramizese , sepse u be gjyq i hapur dhe e pane te gjithe ..qe Zaho po tregonte si idot frikacak .

      E trajton shume bukur kete gjyq edhe Kastrito Myftaraj , dhe eshte tamam sic thote Myftaraj …

      Dmth Ramizene e denoi opinioni primitiv qe kishin shqipot ne ate kohe , ….dhe nuk kish lidhje fare ajo pune me Nexhmijen apo me Enverin sic i jep drejtim Kadareja

      Reply to this comment
  2. anonim December 3, 14:33

    Makbethiane….!! fatkeqesisht,alla komuniste…!!

    Reply to this comment
  3. ben tirona December 3, 15:09

    C`bukuri ne te shkruar!C`kenaqesi ne te lexuar!Kapelen,mjeshter!

    Reply to this comment
  4. Eli December 3, 15:31

    O filozofe te PD!
    Pse nuk thoni edhe te verteten e vrasjes se Azem Hajdarit nga Sali Berisha?

    Reply to this comment
  5. BARLETI December 3, 15:56

    I NDERUARI KADARE ;
    Lartesia stilistike të shkruarit të pershkrimit është KADARE !!!! ; Jeni njësi matëse e vlerave letrare…..
    Por, është dashtë të theksohet edhe një fakt të të cilin e tregon Znj.Liri Belishova e fejuara e dytë e patriotit(pastaj komunistit) Nako Spiro.
    E pyetur nga intervistuesi (nuk me kujtohet se kush) se si e kishte pritur N.Spiro pushkatimin e Ramize Gjebrea-s Nako Spiro iu kishte pergjigjur përafersisht :

    ,,Erdhi at mbramje(mbramja e fundit e jona) shumë e shqetsuar. Sepse kishte pas një dialog me Dushan Mugoshen rreth Kosovës dhe dialogu kishte ngjall mospajtime të tejskajshme dhe perfunduar pothuajse me konflikt.”

    I Nderuari Kadare ;
    Si duket platform e shovenizmit serb paska qenë që: Çdo serb apo malazias gjatë bashkpunimit me partizanet shqiptar të indentifikon dhe të i zhdukë shqiptaret intelektualë që kanë një vetdije e gadishmeri të lartë në realizimin e PLOT TË JETËSIMIT TË VETFJALËS SË LUFTES NACIONALÇLIRIMTARE ”
    Duke lexuar historit e vrasjeve të shumintelektualeve partizan si Emin Duraku; Hajdar Dushi ;Nako Spiro … del se të gjitha vrasjet janë pergatitur e motivuar nga komunistat serbo-malazias.e të ekzekutuar nga servilet, debilet, injorantet, shqiptar , bile tek Ramize-ja mendoj se shkas ka qen edhe frika se : Mos po dashurohet Dushani ne Ramizen e po mbetet Nexhmija pa simpati…. T’lexohet letra e Nexhmijes derguar Dushan Mugoshes…Nga permbajtja e letres lehtë e kjart kuptohet se Nexhimija ka ne zemer Dushanin.
    I shkrojta keta rreshta për të thënë se nuk është vrarë Ramizea per shkak ,,tmangesis sonë mentale ndaj dashuris”…. etj etj siç e trajton analist si Fatos. Lubonja etj

    I bindur se do të më mirkuptoni Sinqerisht ju Deshiroj shendet Juve e të dashurëve TU e pasi jemi n’fund t’vitit Uroj që t’pritni edhe shumë e shumë MOTE !!
    Me Dashamirsi Flamur Gojani- Gjakovë

    Reply to this comment
  6. Partizani December 3, 16:02

    Lereni Ramizene ne heshtjen e vet ,por merruni me 26 te vraret e Gerdecit,80 te mbyturit e Otrantos,4 te pushkatuarit e 21 janarit,aksidentin e Trebickes dhe Olldashit!
    Merrini me vjedhjet e FLORIRIT TE THESARIT DHE MILIARDAVE TE Bankes se Shqiperise!
    Merruni me grabitjen e qindra fabrikave,uzinave,kombinateve,pyjeve,ullishteve,hekurushave,grabitjen e ARMATIMIT TE USHTRISE etj,etj.
    UJKU-UJKU-ulurini ju,qe CAKALLI te lejohet te beje kerdine!!!

    Reply to this comment
    • nastradini December 3, 16:21

      CAKALLI gjakatar lindi nga barku i KAFSHES komuniste qe kur i buzeqeshi Fati, kur Vukmanovic Tempo e zbuloi me nuhatjen e tij te kriminelit dhe e zgjodhi si mekembes te Titos ne Shqypni Enver Hoxhen qe sapo e kishin debuar nga ambasada e Zogut ne Bruksel dhe endej i papune rrugeve te Tiranes. Qe hapi nje epoke te re te historise se vendit tone me lumenjte me gjak njeriu qe mbushi Enveri me Nexhmijen deri sa falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin pa e vrare fare mendjen dhe pa piken e ndjeses apo te moralit. Prandaj edhe ato krime qe rendit ti ne lutjen tende per Mol Kadarene e kane zanafillen tek CAKALLI Enver Hoxha qe politika jone kombetare e mban akoma si HERO te popullit dhe te punes socialiste, sepse te gjithe ata BOSA kriminale qe rendit ti jane pjella besnike te Partise se Punes qe dine vetem:

      TE VRASIN
      TE VJEDHIN
      TE MASHTROJNE

      si enveriste te vertete.

      Reply to this comment
      • Partizani December 4, 00:18

        O nastradini cetnik serb!
        Enver Hoxha nuk lind me NENA SHQIPTARE!
        Ai ka qene dhe do jete NJERIU ME I MADH QE KA PATUR NDONJEHERE KOMBI SHQIPTAR!!
        Ti je vetem nje gjarper me zile,nje anti shqiptar i poshter sa meriton perbuzjen e te gjithe shqiptareve!
        A nuk e kupton nga te gjitha replikat qe bejne mety,se je i URRYER NGA TE GJITHE???
        Ne se nuk e kupton,JE PLEHRE!!!

        Reply to this comment
  7. Lion December 3, 16:07

    Ngjarja tashme dihet si ka ndodhur, prandaj nuk ka nevoje per sterhollime. Fatkeqesi qe nuk u parandalua!

    Reply to this comment
  8. nastradini December 3, 16:13

    FOL EDHE PER SABIHA KASIMATIN O MOL KADAREJA SE E KA HISTORINE E SAJ FARE PA DUSHIME KREJT TE QARTE.

    Sepse gazeta DITA po i fshin nje nga nje shkrimet e nastradinit me gomen e inkuiziotirit mesjetar pa asnje arsye qe tregon se Koha e Qepes e enver Hoxhes eshte prezente akoma ne trojet shqyptare.

    Reply to this comment
  9. sokoli December 3, 16:14

    Pse ngaterroni opinionion me fakte personale dhe te pa verifikuara!!!
    Mos luani me gjakun e te vdekurve per line e ketij KOMBI!!!
    Te nderohen te renet per lirine!!
    Kujt i plasi per gojedhanat e mepasshme, kjo vajze eshte deshmore dhe nuk duhet te perfitoje njeri tjeter ne emer te saj.
    Turp!!!

    Reply to this comment
  10. ne emer te Migjenit te Math December 3, 16:17

    Kadare ky Gjeni qe pas tije do kaloje ndofta gati nje shekull qe kombi te kete nje Kadare te Ri.
    Ashtu sic u desht shume kohe pas Fishtes ta kemi kete gjeni sot qe e kemi.
    Ti Lutemi Zotit te Math ti jape sa ma gjate jete e shendet Ketije Gjeniu qe quhet
    ISMAIL KADARE

    Reply to this comment
  11. Toni December 3, 16:54

    O moli ishalla ta japin ate te shkrete nobel se spo na ze dhe ne gjumi dhe pastal barazoheni ramizeja- plumbin zahoja- qesen me flori ismaili- nobelin

    Reply to this comment
  12. Mosmarreveshja me...Veten December 3, 17:09

    Ky njeri, Ismail Kadare, e shkruan historine e thjeshte partizane, si nga maja e Kulles Ejffel!

    Shikoni se me sa percmim rrefen per shtepine ku bujtin partizanet: “qilare te pista, te felliqura”

    Se vete Moli, as ne tren nuk hipte, deri vone, para arratisjes nga Parisi ne France!!!
    Sa here dilte nga Tirana vinte makina e sekretarit te pare te rrethit ku shkonte (i interrnuar!) dhe me te kthehej…!

    Por ky Mol fyen edhe Zaho Koken: thonjte e paprere, psh.
    Dhe ajo, bukuroshja, e paska keshilluar te lante dhembet…

    Po te mendosh ato rrethana, do ndjehej ngushte shkrimtari, Nobelisti Pa Fisnikeri, qe te rrefente ne kete menyre.

    Kriminelet dihet kush ishin, diheshin edhe kur ata ishin mbrojetesit e Kadarese…dhe nuk ishte Zaho Koka apo edhe ata partizanet e thjeshte, qe rrojten e mbeten gjalle sa per te treguar te verteten, qe s’ka nevoje te letrarizohet prej Kadareut…

    Ky Njeri eshte ne Mos-Marreveshje me Veten, ne mos me Popullin e tij Real!

    Reply to this comment
    • Ramiz December 3, 18:14

      Eshte i veshtire per tu kuptuar Kadare,mik!Mos u ngaterro se te le pagjume dhe sheh endrra te frikshme.Lerja kompetenteve,qe se kane ndergjegjen te perlyer.

      Reply to this comment
    • albert December 3, 19:20

      Kadareja bazohet tek libri “Nega totum” i V.Barutit. Pra nuk eshte Kadareja ai qe e “shkruan historine e thjeshte partizane, si nga maja e kulles Eiffel”.

      Reply to this comment
  13. Sallakja December 3, 17:31

    Kadare !
    Kur ishte per te folur, nuk fole.
    Tani, mos na caj trapin.
    Gjeniu Kadare ?
    Tregjet e europes i ke te hapura.
    Shkruaj, e behu i famshem. Eshte e thjeshte.
    Kujdes !
    Me vargjet……..une komunisti i pa gjume…….
    Nuk te blejne ne europe.

    Reply to this comment
  14. tirana vitet '80 December 3, 17:34

    shkrimi..nje skaner brilant i nje ngjarje me shume se sa tragjike!!! ‘SHqiperi fatkeqe Pushtuar dhe Sunduar nga ”injorantemizoret ” e djeshem dhe te sotem ??? Nje vajze simbol i nje minorance te “mirkultivuar” kunder te ”palareve” mazhoritare…Si ka mundesi qe k’to 75 vite po fitojne gjithmone vetem k;ta te fundit ?????????????

    Reply to this comment
  15. Edi nga Vunoi December 3, 17:37

    Zaho …

    Reply to this comment
  16. Iremila December 3, 17:46

    I nderuar Kadare,Te gjithe ishin RINI.Mos i shperfill sipas oreksit te njerit apo tjetrit.Respekt per ate rini qe rroku armet dhe sot ju jeni ne Paris1

    Reply to this comment
  17. LORA December 3, 17:51

    Pushkatimi i kesaj vajze te ndritur do te mbetet nje gjyq ,perhere i hapur ,per burracakerine e neveritshme te meshkujve shqiptare ,,,ne shumice.
    “Ne nuk e meritojme te jetojme,me te zezat qe i kemi bere Ramizese”-ka thene ne nje moment hesapi me ndergjegjen Pajo Islami,,,,,,njeri nga birbot e komplotit dhe intriges qe e futi ne dhe vajzen me rrezatuese, intelektualisht dhe fizikisht te luftes ,,,vajzen qe ngriti peshe ne lufte tere rinine e Laberise.
    Ishte rrezatimi i saj ,me nje karizme brilante dhe thjeshtesi shqiptarizme te rralle,qe i mbeshtolli inferioret bashke me dushanin e zi ne corben e intriges kunder RAMONES ose iNTERESANTIT(pseudonimi i Ramizese) .Kushdo qe kerkoi mbylljen e kesaj historie ngjalli vec kureshtjen e atyre qe kane degjuar apo lexuar per te.Kjo histori eshte nje njolle tejet e trishte e luftes ,ne fundin e saj,,,,kur po beheshin hesapet e marrjes se pushtetit.
    Ruaj kujtimin e Gjyshes sime ,e cila e ka takuar ne fshatin Kanine Ramizene,,,,,e pershkruante me fjalet dhe konsideraten me te larte,,,e portretizonte si nje vajze shume te bukur,,,,,por me te bukur quante gojtarine dhe magjine e saj per t’u dhene njerezve besimin te Lufta Nacional-Clirimare.

    Reply to this comment
    • Triumfi January 23, 17:16

      Ti duhet te jesh menderisht e semure… Mos guxo me te permendesh emrin e Pajo Islamit. Perpiqu te besh hesapet me ndergjegjen tende… Para se te jete vone per ty… Birbo per ty – eshte vec nje forme perkedhelese… Mjerane …

      Reply to this comment
  18. pionier Lubonja December 3, 17:51

    SHUME ME TEPER SE ANTISHQIPETAR.MJAFTON TE BESH PARALELIZMIN E VAJZES SE STALINIT ME GRUAN E PARE DHE VAJZES SE ISMAILIT ME DJALIN QE DASHURONTE DHE MOLI SI KOMUNISTO FASHIST E INTERNOI DHE E PERFUNDOI NE PSIKIATRI.Svetllana vajza e stalinit qendron shume me lart se ajo e Ismailit se doli kunder te jatit e kerkoi azil politik ne Amerike ndersa vajza e Helenes ish e fejuara e Profesor Bestar Doke pasi kaloi ne duar te ish femijeve ‘besniku’ te bllokut e me von gruaja e Ismailit jo vetem nuk u be disidente por me parate e femijeve te pa ngrene shqipetare gezon ofiqet e babait ish nen kryetar i frontit demokratik te Shqiperise.’JASHTEQITJE E KOMBIT’!

    Reply to this comment
  19. Bexheti December 3, 18:06

    @pioner Lubonja-Ja ke fut kot!(Nga nderzimi artificial te amerikanet ne Vietnam).
    Mashtrues,qe natyra te ka gatitur keq.

    Reply to this comment
  20. Lleshi December 3, 18:16

    A thua re ne vendin qe ke o Kadare ? Shume poshte paske rene ! Ke filluar te shkruash shpifje me art !

    Po harron ti more koketul çakall qe ushqehesh me trupa te vdekurish , se ajo (Ramizeja e ndier) jetonte ne mes te nje batalioni dhe po te mos kishte te verteta ne akuzat ,do te ishte e pamundur te prekej ? Pse si kujton ti more gjakshitur , se ata bij nenash shqiptare ishin pa moral dhe pa nder dhe nuk do te bertisnin “Ua cfare po flisni dhe beni ! Ajo as nuk eshte trazuar ne kesi punesh !” ?

    Ata ishin shqiptare , more gjakprishur femeror , i lajkatosur nga Katjushat ruse ! Kishin shume me shume here moral dhe drejtpeshim nderi se sa ty dhe raca jote qe kerkon te ushqehesh politikisht me trupa te vdekurish ! Njeri vertete i ulet Kadhare …!

    Reply to this comment
  21. dhori December 3, 18:24

    Kadareja abuzon ne menyre te shemetuar. Nuk abuzon se ka merakun e Ramizes, e cila nuk eshte e vetmja partizane qe eshte pushkatuar nga gjyqet partizane, ka shume te tjere, qe me veprime te pakujdesshme demtonin moralin e ushtrise partizane. Edhe ne vepren e Kadares gjejm raste te ngjashme, por ata qe kane ekzekutuar vendimet e gjykatave partizane nuk i ka percmua, por i ka mirekuptuar si veprime qe i justifikon koha e luftes. Perpjekjet e tij per te poshtruar Zaho Koken si burracak jane nje hakmarrje e ulet e Ismailit ndaj profesorit te ndiere Sofo Lazeri qe e ka lartesuar Zahon ne monografine e shkruar per te dhe Ramizen. Ismaili e ka semundje hakmarrjen, semundje qe i shperthen edhe kur ai qe sipas tij i ka borxhe nuk eshte me ne jete. Armiqesia e Ismailit me te ndjerin Sofo Lazeri e ka shkakun se Sofoja i pengonte botimin e romanit “Koncert”. Sipas nje ish-shoku te ngushte te Ismalilit eshte e vertete qe Sofoja e pengoi per shume kohe botimin e librit.

    Reply to this comment
  22. A December 3, 19:46

    Raimond vlonjati mire do ishte te shkruaje me emrin tend te vertete dhe te te vije turp qe shkruan me kaq vrer per Zahon, cfare te ka bere une nuk e di por per nje gje jam e sigurt nga niveli se si shkruan dukesh qe je kake bashke me ate qe e vrau Ramizene dmth Shefqetin dhe bashke me keta trilluesit e tjere qe jane kujtuar te shkruajne dhe te shtremberojne historine .Doni apo sdoni ju njerez cinike Zahua ra per liri dhe dashuria e tyre ishte e sinqerte pamvaresisht si perfundoi.Kam dhe nje nje pyetje ju qe keni merak nese i lante dhembet dhe i priste thonjet Zahua vete si ja beni tani pas 70 vjetesh i lani apo jo lani qe u shpelafte mortja njerez te mbaruar.

    Reply to this comment
  23. nastradini December 3, 19:48

    Enveristet ne DITA jane te pakenaqur me historine e Molit per Ramizene dhe i jane sulur te gjithe si cakenj per ta shqyer. Po deri dje more te paudhe e lavderonit Molin tone dhe shanit Boten qe nuk po i jepte cmimin NOBEL per letersi? Cfare ka b’o vaki me ju enveristet qe e keni ndryshuar kaq shpejt mendimin tuaj, vetem pse Mol Kadaraja nuk shkruan me per Partine e Punes poema:

    SHQYPNONJAT FLUTUROJNE LART

    por ka treguar nje histori te trishtuar njerezore, kete radhe krejt te VERTETE qe te prek telat e shpirtit dhe te kujton Kohen e Qepes te Enver Hoxhes kur vajzat dhe djemte duhet te dashuronin vetem Partine Komuniste.

    Mos u merzisni o fanatike te Enverit qe e shitet kaq shpejt edhe Mol Kadarene tuaj, sepse se afermi Moli Yne me lutjen e nastradinit do te shkruaje edhe nje histori tjeter, ate te Sabiha Kasimatit, bukuroshe si Ramizea, por nje histori akoma me e trishtuar se ajo e Ramize Gjebrese sepse rolin kryesor ne kete histori e ka luajtuar vete MONSTRA Enver Hoxha me hallatin sa ka Blendi Fevziu shtatin.

    PRISNI O KAQOLA TE ENVERIT “SOON” TREGIMIN E RADHES TE MOL KADARESE PER BUKUROSHEN INTELEKTUALE SABIHA KASIMATI QE I REFUZOI ENVERIT SEKSIN DHE AI E PUSHKATOI ME PABESI PDERERASTI

    Reply to this comment
  24. Zaharulla SHETI December 3, 21:13

    ……………………………… PO CPATE MO ISMAIL PARISI ESHTE DHE QYTET ROMANTIK!!!!!!!!

    Reply to this comment
  25. Noli December 4, 00:01

    Ne se vertet ky shkrim eshte i Ismail Kadarese ky paska marre fund. Paska rrjedhur.

    Reply to this comment
  26. MEMEDHETARI December 4, 01:01

    Malesori 80 vjecar ka thene nje fjale te urte:”Ka kohe akoma me u korite!”…
    Per mendimin tim Kadareja ka koritur veten me kete shkrim te peshtyre…
    Perderisa peshtyn plot zell mbi fytyren e paster te Heroit te Popullit Zaho Koka!!!
    “…Atij i binte ere goja ndersa ajo,lahej me sapun “Venus” e hidhte deodorant atje lart ne male”..
    Vec kesaj,Ismaili e di fort mire qe Ligjet e Luftes jane te rrepta,sidomos per moralin…
    Lufta nuk behet me “plumba mishi” por me municion te vertete e me disipline…
    Po te mos ishin ato Ligje ndofta do te kishim tjeter histori per Clirimin apo Skllaverimin e Atdheut …
    Dhe neve bashkekohesit krenare te Kadarese mund te na mungonte nje nga perlat e penes se tij sic eshte “Shqiponjat fluturojne lart”…
    Por “gojet e liga” (qe nuk bien ere) thone se vete Ismaili eshte te pakten pjesemarres ne nje “vrasje” per moral,pikerisht ne “vrasjen” e dashnorit te vajzes se tij…
    Dhe jo ne kohe lufte,ishte kohe paqeje,ku “Krimineli” Enver Hoxha e kishte zgjedhur Malon Nenkryetar te Frontit Demokratik te Shqiperise,zevendes direkt te Nexhmijes…
    Une e kam respektuar dhe e respektoj Ismail Kadarene si shkrimtar dhe patriot qe ka folur gjithmone ne favor te Kombit,por me vjen keq kur shikoj qe,ndofta edhe nga pleqeria,i pelqen te beje veprimin e lopes qe,mbasi e mbush shikllon(keshtu i thonim dikur koves),fut kemben brenda apo me keq akoma …i jep shkelmin duke e derdhur fare…

    Reply to this comment
  27. ismail stalin kadare December 4, 01:03

    nqs ka nje njeri ku eshte nderthurur me shume ne globin toksor ne menyre te cuditeshme madheshtia e talentit me madhesine e ligesise njerzore qe arrin vlera kozmike ky eshte kadareja.

    ne lukunine e atyre kanibaleve qe po ushqehen akoma me te vdekurit u shtua dhe djali i stalinit

    Ja pse eshte Stalin babai i kadares,nuk e kam thene une por vete ai qe banonte te sokaku i te marreve …nqs nuk e dini kadareja ka dhe nje grade ushtarake te ushtrise kuqe dhe ben ti kujtoje kleckat e veta dhe jo te vdekurve si gjeneral i ushtrise vdekur

    ne gop te semes enveri me komunizmin e tij por ne djall shkofshin dhe kadareja me ca vampiroide nastradine qe i lepine bythen dje kurse sot jane kthyer ne hijena frankestien monstra

    Ismail Kadare: Poezi për vdekjen e Stalinit
    LAMTUMIRA E FUNDIT

    Kurora dhe kurora pa mbarim,
    Kurora gjithë lule, gjithë yje;
    Dhe sytë të përlotur me trishtim
    Dhe pamje e rëndë zije.

    O shokë!
    Për të fundit herë sot,
    Babanë po përcjell turm’ e pasosur
    Me dhembje të kulluar e me lot,
    Me zemër të plagosur.

    Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
    Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
    Në emër tonë sot, shoku Enver,
    Përpara tij betohet.

    Në gjysmë shtizë flamurët era tund,
    Gjëmime topash ndihen në hapësire;
    I jep Stalinit turma e pafund,
    Të fundit lamtumirë.

    Pra, lamtumirë mik i madh, babà!
    Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
    Së bashku me Leninin krah për krah
    Ay ka për t’u shtrirë.

    Pushon tashti
    Ay në qetësi,
    Por, jo!
    Ay nuk vdiq!
    Vazhdon të rrojë!
    Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
    Përpara do na çojë!

    5 Mars 1953

    Boll vampire,nekrofile shkrimtare,spiune,drejtore apo ambasadore po merreni me te vdekurit akoma..beni pak pushim se na u neveritet

    te rroni vete gospodin ismail ..tju kete lene uraten baba stalini dhe ky nekrofili nastradini

    Reply to this comment
    • nastradini December 4, 11:02

      Po c’ke kete radhe me nastradinin more i paudhe enverist? Pse te vjen keq qe po reklamon tregimin e ri te radhes te Ismalil Kadarese me titull:

      REFUZIMI FATAL I BUKUROSHESH INTELEKTUALE SABIHA KASIMATI

      qe tregon se si Enver MONSTRA qe nuk kishte shkrepur asnje arme gjate jetes s etij, perdorte ne vend te patllakes HALLATIN per te ndeshkuar ARMIKUN e Kllases dhe nuk e ke degjuar nga Agron Duka Poeti qe:

      “ENVERI E KISHTE HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN.”

      Prandaj cfare nuk te ka pelqyer tek nastradini qe thote ne nje forme tejet etike vetem te VERTETEN, e cila po konfirmohet nga shkrimtari i madh shqyptar Ismail Kadare.

      Reply to this comment
    • nastradini December 4, 11:09

      Po c’ke kete radhe me nastradinin more i paudhe enverist? Pse te vjen keq qe po reklamon tregimin e ri te radhes te Ismalil Kadarese me titull:

      REFUZIMI FATAL I BUKUROSHES INTELEKTUALE SABIHA KASIMATI

      qe tregon se si Enver MONSTRA qe nuk kishte shkrepur asnje arme gjate jetes s etij, perdorte ne vend te patllakes HALLATIN per te ndeshkuar ARMIKUN e Kllases dhe nuk e ke degjuar nga Poeti Famoz Duka qe:

      “ENVERI E KISHTE HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN.”

      Prandaj cfare nuk te ka pelqyer tek nastradini qe thote ne nje forme tejet etike vetem te VERTETEN, e cila po konfirmohet nga shkrimtari i madh shqyptar Ismail Kadare.

      Reply to this comment
  28. Damiano Damiani December 4, 03:30

    Ndiej neveri per Kadarene qe perpiqet te keqperdore nje histori tragjike te kohes se luftes, te cilen e paten denuar edhe vete ” kriminelet ” e Partise Komuniste, duke e konsideruar denimin te padrejte, duke e reabilituar Gjebrene pas luftes. Nuk e konsideroj te ndershme as per gazeten ” Dita ” te botoje gjera te tilla, ne rrugen e gazetes ” Tomorri “, me falni ” Panorama” e cila e boton historine e Gjebrese cdo 3 muaj.

    Reply to this comment
  29. realisti December 4, 16:15

    Pena e Kadares eshte Brilante! Mendoj se edhe Kadareja ngjarjen e pershkruan si nje tragjedi. Ramizeja u ndodh ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar. Mendoj se ajo e ka injoruar realitetin e ashper shqipetar ne momentin kur eshte angazuar ne lufte duke dale ne mal. Kadareja kerkon te thote se ate e vrau realiteti i ashper shqipetar i kohes kur jetoje. Delkatesa dhe bukuria e saje kultura e larte ishin nje mosperputhje te plote ate cka e rrethonte. Kjo besoj une eshte tragjedia e vertete e Ramones, kete kerkon te theksoje autori. Pastaj ne kete ngjarje nderthuret edhe lufta politike edhe lufta per pushtet gje nga e cila nuk ishin dhe nuk jane te imunizuar shqipetaret (si te gjthe njerezit e kesaje bote). Per mendimin tim Kadareja duhet kuptuar midis rrejshtave ai nuk eshte asnjehere i drejtperdrejte . Pershendetje komentuesve!

    Reply to this comment
  30. Artur March 20, 17:27

    NUk e kuptoj si mund te gjykohet ajo situate dhe ajo kohe tani, 70 vjet me vone, nga ca bythpambuke dhe bythelepires te perjetshem si Ismail Kadareja.
    Mos harroni qe ishte kohe lufte, qe partizanet luftoheshin nga reaksioni si imorale, qe presioni ishte maksimal dhe niveli kulturor i ulet.
    Per hir te se vertetes Ramizeja flirtonte me Zahon ne nje kohe qe ishte e fejuar dhe ky i fundit nuk e dinte. Ne gjuhen zhargon kjo quhet kurveri, apo jo ?
    Zahoja mori vesh qe ishte e fejuar kur u zbulua ceshtja. Fakti qe Ramizeja ka mohuar flirtet tregon qe ajo nuk ishte e afte ta mbronte dashurine e saje perpara gjyqit partizan. Pse ? sepse normalisht do quhej “kurve”. Notat romantike me te cilat Kadareja pershkruan Ramizene ndoshta i shkojne per shtat kurverise se tij personale totale, qe te gjithe e njohim.
    Zaho Koka, qe pershkruhet si fshatar i pagdhendur, vertet qe nuk e kishte kulturen e Ramizese, por u tregua i sinqerte dhe idealist. AI tregoi perpara gjyqit te verteten, dhe per kete u clirua nga denimi.
    Ismaili, si gjithmone merr ne mbrojtje kurverine dhe harron qe sinqeriteti eshte virtyt.
    Normale per ty Ismail. Sinqeriteti eshte i huaj per ty dhe si virtyt ti nuk e ke njohur asnjehere.

    Reply to this comment
  31. dashamiri dr August 28, 06:31

    Dashamiri dr.
    komentusi barletin ka TE drejt te gjitha vrasjet nga qemal stafa,,Mustafa gjiknishi,ramizz
    e. Gjebrea gjatluftes e fill pas kthimit NgA jugosllavija veli nimanit I cili
    i kishte firmosur r e s o l u t e n per pavarsin e kosoves I cili kishte Kerkuar zbatimim e saj-rezolutes ne Kosovo -jugosllavni e ne shqiperi u ekzekutua ngq sherbimi udb. Ne shqiperin Si I pa bindur.
    Enveri bent lordra me vendimet e veta. Me nexhmijen Benin dashuri ne me tirane dhe me revisit pornogravfike shetisnin me venture illegal tiran elbasan.takohen kan ndejtur booi frend,po ashtu dhe h.kapo me viton qe lejoj te derdhen breshri plumbash mbi hyjneshen,ravmirez gjebrea. Hoxhia fetaree thote beni Si them une e Jo Si bej und.Po due e.h e h k,. Co. Thonin beni Si them ne e Jo Si nejm ne ju Joni kllasa ,te gith buroyistattat ashtu Benin . Dolen
    te fejuar illegal pse nuke I denoj enveri pas luftes.??????Pse vrane zahohon papa spindle??????
    Tamizevgje turret nag varri psi me grate e pastas due me njollosen,,eshtrat-shpirti ne perjetsi kerkojn drjentesi.e pastaj thône e vrane germane zavhon
    Pse e bene hero ??vetem per te mbuluar m… me sh…… :ja kjo rdhte ftyra e komunistve??qe u shofte race e tyre. .por Sa prapsira Kane beret per 50 Viet???? me koomunkistet qe nga skuadder komandanti deri tek kryekomunistie.hoxha???????
    Dikush duhet te shkruajne ?????
    Te gnith ata kudro qe punuan ne shqiperi e shun ne Kosovo -nugosllavi I mbikqyren nag udb,e cola I padiste ne shqiperi.pobashtu due. Ata qe punuan ne Kosovo u Paden our shkuan ne shqiperi.aqevme pari nag atavqe Punjab ne shqiperi she ne Kosovo por pas lunges u kthyen ne vend lindjebku u priten ftofte shume ftofte pa pine ne disposition, pa shtepi der Sa e ekzekutuan ne prapaske ne menyre misrerioze,enigmatike??????
    Enigem Jane vrasjet e posh e ppsh.
    Nuke Po del nje historian qe tibspjegojn.sic those psikologe MS liri abelishovabproblemi I kosoves nuknu shayrtuavne Byron kpolitike as ne k.q.kjo ndofta nag servilizmi app den marrveshja me deleguarit nugosllav???????

    Reply to this comment
  32. Bujar Kanapari January 10, 13:08

    Raimond Vlojati,
    Nuk eshte injoranca e partizaneve analfabete dhe lopcare qe cuan Ramizen drejt pushkatimit.
    Te ishte per partizanet primitiv, po te ishte marre mendimi tyre, Ramizja nuk do te ishte pushkatuar.
    Anetaret e gjyqit, pasi e pushkatuan, me pas jane penduar dhe kane kerkuar te justifikohen me gabimin e Zahos ne gjyq, qe sic thua ti eshte trembur.
    Pse nuk e shtyn ekzekutimin shtabi brigades per tja lene ne fund dopio gjashten Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise?
    Ligji i Luftes eshte i rrepte kur,
    – Jep informacione armikut, pra per spiunet,
    -Kur vjedh edhe plackit popullsine civile.
    -Kur thyen rende disiplinen ne ushtri ne menyre te perserite.
    -Ne rast prostitucioni, por ne kete rast, denimet jane me te ulta.

    Ne lufte nuk perjashtohen dashurite, se lufta mund te zgjase edhe 25 vjet.

    Ramizja mund te divorcohej me te feuarin Nako.
    Kjo eshte dicka private.
    Ajo nuk ishte partizane e thjeshte, duhet te ishte gjykuar edhe tek Shtabi Pergjithshem, por edhe e thjeshte te ishe, per denime me vdekje, vendos pushteti me i larte.

    Ndoshta pas Marreveshjes se Mukjes e debateve me Mugoshen per Kosoven, Ramizja mund te jete lekunder politikisht,
    Shtabi Brigades 5, nuk e pushkatonte as per moral, e as per xhelozi, do te mjaftonte duke e kaluar si partizane te thjeshte.
    Pastaj, kur nje partizane eshte e shthurur moralisht, eshte fare e thjeshte, ja rikthen familjes, nuk e pushkaton.

    Reply to this comment
  33. Bujar Kanapari January 11, 19:21

    Nga te derguarit e Titos ne Shqiperi, Dushan Mugosha me rezulton me i keqi, ordiner, i perfshire ne vrasje, per nga niveli arsimor kur ka qene ne Shqiperi, nuk e ka mbaruar 8 vjecaren.
    Me kete nivel, ne krahasim me vajzat shqiptare qe ishin shkolluar me rezultate te larta tek ”Nena Mbretereshe”, ai ishte nje hic.
    Por i lumte, erdhi dhe na percau dhe zymbylat tane me shkolle te mesme te rregullt dhe te diplomuar i shkuan pas qerres, kush e kush ti servilosej me shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*