Kadare: Telefonata me Enver Hoxhën

November 18, 2018 22:39

Kadare: Telefonata me Enver Hoxhën

Nga libri “Kur sunduesit grinden – Rreth misterit të telefonimit Stalin-Pasternak”

ISMAIL KADARE

Telefonimi i Enver Hoxhës kishte ndodhur vërtet përpara ca kohe. Ishte mesditë, ndodhesha si zakonisht në Lidhjen e Shkrimtarëve kur zëvendëskryeredaktori i gazetës “Drita”, duke më zgjatur telefonin, më tha se dikush më kërkonte.

Jam Haxhi Kroi, tha zëri. Me ju do të flasë shoku Enver.

Nuk arrita të them asgjë, veç fjalës “faleminderit”! më përgëzoi për një poemë që sapo ishte botuar në gazetë. Unë thashë prapë “faleminderit”. Ai tha se i kishte pëlqyer shumë dhe, ndërsa iu bëra një shenjë të tjerëve që të mos bënin zhurmë, pa qenë në gjendje të shqiptoja diçka tjetër, përsërita një “faleminderit” të tretë.

Ç’janë këto katër falënderime rresht, tha njëri nga redaktorët. Kur na qenke bërë kaq i sjellshëm?

S’dija si t’i paralajmëroja, veç bëra një shenjë tjetër me dorë, që vështirë se mund të kuptohej ç’donte të thoshte.

Ishte Enver Hoxha. Ishin të vetmet fjalë që arrita të them, kur telefoni u mbyll.

Vërtet? Si? Ai vetë?

Po, u përgjigja.

Po si? Ç’të tha? Po ti? Si nuk i the asgjë?

U përgjigja: nuk e di. Siç duket, u hutova.

Iu tregova për përgëzimin e tij dhe ata prapë shfaqën keqardhjen që nuk fola pak më tepër, veç njërit, që më dha të drejtë, duke sqaruar se, në raste të tilla të lidhej goja…

***

Të gjitha vendet që përbënin kampin socialist pas Luftës së Dytë Botërore, e përjetuan në mënyrë të dhimbshme kalimin e shkrimtarëve të shquar nga epoka borgjeze në atë komuniste. Terrori dhe burgjet ishin pjesa më e kapshme e tablosë. Pjesa tjetër, ajo e dramave të brendshme, e thyerjeve, e lëshimeve, duke qenë gjer më sot ende e pazbërthyer, ka qenë edhe më e pakuptueshmja. Komunistët i trembte arti. Udhëzimet e shefave të tyre më të lartë, duke përfshirë Leninin dhe Marksin, ishin aq të cekëta saqë mijëra punonjës të kulturës torturonin trutë ditë e natë për të kuptuar se ç’donte të thoshte Lenini, në të vetmin librushkë të tij për letërsinë: “Organizata e partisë dhe letërsia e partisë”.

Sado e pabesueshme të dukej, askush nuk guxonte të thoshte se ky moskuptim vinte ngaqë në këtë libër të rëndomtë e të mërzitshëm, autori vetë kishte gjasë të mos e dinte se për ç’letërsi bëhej fjalë: për pamfletet dhe traktet e partisë apo letërsinë që njohim. Nga një shfletim i Karl Marksit nuk ishte i vështirë të kuptohej se njeriu që ia kishte kushtuar jetën e vet përmbysjes me dhunë të rendit botëror, në dhjetëra librat e tij nuk kishte asnjë gjysmë faqe për tronditjen dhe pendimin që shkakton derdhja e gjakut njerëzor.

Të mos kujtoheshe për këtë, nuk do të thoshte vetëm se s’kishe kuptuar asgjë nga Homeri dhe Dantja, por shumë më keq. Mund të thuhej se Karl Marksi i propozoi njerëzimit kasaphanën e madhe, por pa e shoqëruar, së paku, me porosinë e thjeshtë njerëzore: megjithatë, kujdes nga vrasja e ndërgjegjes!

Të mbyllej me kaq, do të ishte ndoshta gjysma e së keqes. Por gjysma tjetër, ajo që vinte më pas, ishte ku e ku më makabre. Kujdes nga kujdesi për vrasjen e ndërgjegjes! E pagëzuar si “dobësimi i luftës së klasave”, mëshira, në mijëra studime, fjalime e parulla të ditës, përmendej si një kambanë tmerri që ndillte veç zi për proletariatin botëror. Të gjitha vendet e kampit, që nga Shqipëria e vogël stërstaliniste te Kina e pafundme, ofronin qasjen e tyre për këtë gjëmë. Në Shqipëri, nga shkrimtarët e padënuar, dy më të shquarit, Fan Noli dhe Lasgush Poradeci, do të kishin marrëdhënie, ende sot të pashpjeguara plotësisht, me regjimin komunist.

Të dy vinin nga mbretëria, njëlloj të famshëm, por në mënyra të ndryshme. I pari, Fan Noli, poet dhe shekspirolog, ishkomplotist, ish-Kryeministër i Shqipërisë, kishte përfunduar peshkop i saj, por me banim në USA. Siç është thënë shpesh, ishte, me sa dukej, i vetmi poet në Europë, që kishte pasur një grindje të gjatë me mbretin e vendit, Zogun, të cilin kishte arritur ta përmbyste dhe ta dënonte me vdekje në mungesë, për t’u përmbysur më pas e për t’u dënuar me vdekje në mungesë, po prej tij.

Dhe kështu, pas padurimit shqiptaro-ballkanik për ta vënë në gjunjë njëri-tjetrin, kishin përfunduar të pajtuar më 1960, kur të dy e kishin humbur ndërkaq Shqipërinë.

Poeti tjetër, Lasgush Poradeci, gjithçka të tijën, duke përfshirë dhe aureolën, e kishte të ndryshme: erotiko-qiellore. Dashuri, gra, të gjitha të një bote që më shumë s’ishte se ishte.

Madje, cilësimin e vetes kështu e kishte bërë: “Zog i qiejve”, për të cilin gojët e liga nuk do të mungonin të thoshin se, duke përfituar nga emri i mbretit Zog, që në shqip do të thoshte shpend, haptas sfidonte mbretin: ti je Zog në tokë, unë në qiell!

Mirëpo, mbreti shqiptar, gjë e rrallë kjo, me sa dukej, s’kishte smirë ndaj poetëve. Ndoshta nga kjo ose ndoshta ende i tmerruar nga ato që kishte hequr prej poetit tjetër, Nolit, kishte qëndruar larg, çka do të thoshte se poeti dhe princi bënin sikur s’e vinin re njëri-tjetrin.

Dhe kështu, pas rrëmujës së luftës, Lasgush Poradeci u gjend në epokën komuniste, midis brohoritjeve të ndërprera nga krisma armësh të skuadrave të pushkatimi. I papërshtatshëm për asgjë, duke përfshirë edhe këto të fundit, ishte aq jashtë kohe saqë çdo dënim kundër tij do të ngjante jo bindës. Sidoqoftë, si të mos e linin fare pa gjë, hë për hë, në pritje të goditjeve më serioze, hapën fjalë se ishte maniak dhe krejt i krisur nga mendja.

Sunduesi komunist, Hoxha, si të ndihej keq nga ajo që mund të quhej “mungesë e përvojës së smirës mbretërore”, imitoi ish-mbretin në qëndrimin e tij ndaj dy të mëdhenjve të artit: bëri një gjysmë pajtimi me Nolin dhe vijoi të njëjtën mosvëmendje ndaj Poradecit.

Kjo e fundit ishte e ndërsjellë, pra, tepër e volitshme për poetin, por jo e parrezikshme.

Ajo që e mbrojti në të vërtetë Lasgush Poradecin, ishte maska e Hamletit. Ende sot, në prag të hapjes së dosjeve të fshehta, nuk ka asnjë dëshmi që të vërtetonte se hiqej si i çmendur. Më tepër besohej e kundërta.

E folura e tij ngjante si jo e kësaj bote. Më e habitshmja ishte se e folura e të tjerëve me të niste të ndryshonte gjithashtu. Ndryshimi i parë ishte përdorimi i fjalës “zotni”, e zhdukur ndërkaq. Ishte, me sa dukej, kjo zanafillë tepër e mjegullt e idesë se ndoshta nuk ishte më i gjallë. Ajo u përhap me shpejtësi të pashpjegueshme kudo. Sa herë që binte fjala për të, do të gjendej dikush që të pyeste, a është gjallë apo jo, dhe pas tij, dikush që do të përgjigjej se ajo dihej. Pas kësaj, rrallëkush mund të ishte i sigurt nëse ajo ishte gjallja apo vdekja e poetit.

Trazime të tilla, si ato që lidheshin me pyetjen nëse poetët ndiheshin më fort me mospraninë e tyre se me praninë, nuk dilnin asnjëherë në shtyp. Ashtu siç nuk dilte gërgama e lexuesve ndaj shkrimtarëve që nga Hungaria e vendet baltike gjer në Mongoli. Kur nuk shkruanin dot libra tërheqës ngaqë s’ishin të aftë apo nuk i linte realizmi socialist, siç ankoheshin, atëherë të bënin së paku ca skandale, si ato të dikurshmet, në mos me mbytje, me ndonjë ndarje të bujshme grash.

Çfarë ishte? Si niste, si mbaronte. A kishte mbarim!

Që në letërsi kishte ndodhur një katastrofë, këtë e ndjenin të gjithë. Kërkimi i shkaqeve të katastrofës, ashtu si mosgjetja e tyre do të vazhdonte ende gjer më sot, në ditët që po shkruhen këto radhë dhe kur arkivat e fshehta, më në fund, do të hapen.

Sipas Josif Brodskit, midis dy mënyrave të rrënimit të letërsisë, njëra, goditja ballore, u shmang për një zgjedhje më tinëzare, prishjen e lëndës së ndërtimit, thënë ndryshe, të tullave (çka do të thoshte në këtë rast, të shkrimtarëve), që do të sillte më pas rrënimin vetvetiu të ngrehinës.

Të tjera prishje e shtratime do të ndodhnin midis vetë jetës, personazheve që e popullonin atë, gjuhës që ata përdornin. Çdo popull në familjen e madhe komuniste sillte përvojën e vet të veçantë në të gjitha sferat. Rrallimi i mjediseve që quheshin tipike për rendin e vjetër, si kazinotë, baret e natës, shtëpitë publike e të tjera, do të shoqërohej me rrallimin e maniakëve, tyryfylëve, mendjekrisurve, të përhënurve, etj. Nga të gjitha këto, gjuha do të kishte pjesën e saj, ajo e shkruara, natyrisht, por sidomos e folura.

v.l/ Dita

November 18, 2018 22:39
Komento

44 Komente

  1. Faleminderit November 18, 22:54

    Shoku Enver dhe Partia më vonë zbuluan veprimtarinë armiqësore të agjentit Ismail Kadare. Ja sa bukur e demaskon shoku Enver armikun Ismail Kadare në ditarin personal më 1975, në mënyrë marksiste-leniniste:

    “Është e qartë se Kadareja është kundërrevolucionar, është kundër diktaturës së proletariatit, kundër dhunës dhe shtypjes së armiqve të klasës, ai është kundër socializmit në përgjithësi dhe në vëndin tonë në veçanti.”

    Më pas Partia zbuloi edhe pjesëmarrjen e agjentit Kadare në kompllotin e poliagjentit Mehmet Shehu. Veprimtaria sabotatore e agjentit Kadare për të goditur vijën e Partisë në letërsi nuk i shpëtoi vigjilencës revolucionare të shokut Enver.

    Reply to this comment
    • Bidoja November 19, 13:46

      Prandaj e denoi te dilte jashte, te merrte apartament ndryshe nga te tjeret, te kishte sherbyese ne shtepi dhe makine. Sa ka vuajtur!

      Reply to this comment
    • Joyce November 19, 13:51

      Sa me pelqeu ky pasazh i librit, komunizmi e ka urryer te bukuren dhe letersine, vetem ne vendet kapitaliste ka patur letersi te vertete.

      Reply to this comment
    • Xha Teme November 19, 16:36

      @flm
      Ore loqe koke e kembe qe halucinacionet e tua kerkon tja veshesh Partise dhe sh. Enver. Enveri po te donte ja priste lafshen me bicak ketij disidentit te sumes qe I lepiu bythen sa ishte gjalle dhe i thurri ditirambe PPSH dhe Enverit vete. Mos e hapni kete pusete se qelbni dynjane. Pergezojeni Malon per penen dhe vetem KAQ. Per disidencen mos hani shume se do toksikoni veten tuaj.

      Reply to this comment
      • Faleminderit November 19, 17:20

        Ku ke mesuar shkrim lexim o Xha Teme? Te kishe mesuar lexim ne shkollat e Enverit nuk do beje analfabetin ketu, por duket qarte qe je produkt i shkollave te pas 90-tes.

        Keto nuk jane fantazite e mia xha Teme, por analizat e sakta marksiste-leniniste te sh.Enver te cilat jane te shkruara e zeza mbi te bardhe ne ditarin personal me date 20 tetor 1975, ku ai e demaskon veprimtarine armiqesore te agjentit te borgjezise IK. Ec me kohen xha Teme, arkivat po hapen, po dalin ne drite dokumente te fshehta dhe po del ne shesh e verteta. Agjenti i borgjezise Ismail Kadare ishte pjese e grupit armiqesor te Mehmet Shehut, i rekrutuar per te goditur vijen e Partise ne letersi, por c’e do se e hoqen ne momentin e fundit nga frika se komplloti i poliagjentit Shehu nuk do dukej i besueshem po te zgjerohej edhe ne art.

        Reply to this comment
        • Shefqet Cela November 19, 22:26

          Une nuk e kam pare ate ditar qe thua ti; poor, po qe ashtu, na del qe Enveri paska patur fare te drejte.
          Kioha vertetoi. katerciperisht, se çfare mentraliteti mikroborgjes paska pasur ISH KOMUNISTI KADARE; qe tani ben thirrje te kthehen myslimanet ne fene mioderne katolike?!
          Ndjese, por “te kesh dy” thote populli!

          Reply to this comment
    • pak durim November 19, 19:18

      Ti ore te “faleminderi” une nuk di qe te jete denuar ndonje here Ismahil Kadare gjate viteve te socializmit. Bile u zodh e nenkryetari frontit te pergjithshem demokratik te Shqiperis dhe me kete “grade” iku gjoja per azil ne Paris, mbasi u futi te ikurve te kohes nje fshese si jashteqitja e kombit. Di dhe qe ka qene besnik i viejs qe ndoqej se te djallezuarit ishin me shume besnik dhe kete e vertetoi koha. Degjoji sot besniket si japin intervista ! Prandaj rriji bythes siper se mos te çfryne ty dhe gjithe te tjereve.

      Reply to this comment
  2. Gjorku November 18, 23:16

    Nga djemtè e ‘ sokakut tè marrve ‘, ai qè na merrte mè shumè kohè dhe na gozhdonte nè shtèpi, pèr fat èshtè ende nè jetè. Tani qè sapo lexova kètè grimcè tè librit tè fundit pyeta veten: – Po pèrse u grindèn kaq shumè ? ç’qe kjo gjè kèshtu ? Sikur tè mblidheshit vetèm njè herè si veteranè, ju tè shquarit e shekullit tè shkuar, ashtu pèr njè ‘kaffe’ sa do tè gèzohej njerèzia ! Vèrtetè do tè gèzoheshim, apo do tè ziheshit pèrsèri ???

    Reply to this comment
  3. Arsim Sejdiu November 18, 23:33

    Z.Kadate!Pallavra!

    Reply to this comment
  4. Ismaili v.s. Kadarese November 19, 00:47

    Nëse ka njeri ne planet qe e ka kthyer me shume Enverin ne Perendi emri i tij quhet Ismail Kadare..
    .
    Të argumentoj kete fakt hezitoj pasi komentet ose nuk cfaqen..ose botohen dhe fshihen..
    .
    Diku nga 1973-1974 im atë tha per Kadarene qe ky do ti haje me shume kockat e Enverit ( kur ky i fundit e mbrojti personalisht )kur te vije koha dhe ajo kohe ka ardhur……o pshurren keshtjellat..shqiponjat..gjeneralet….Shqiperia digjet Ismaili krihet…..

    Mos me keqkuptoni te nderuar miq !

    Duhet te mbrojme Kadarene e Shqiponjave nga masakrimi qe po i ben Ismaili i Bretkocave..& zhapikeve..

    Reply to this comment
  5. Asap November 19, 01:33

    E vlersoj si shkrimtar Ismailin, por nese nuk pozicionohet ne kete sketerr qe po kalon vendi, dhe vazhdon te flasi thejsht sikur te ishte Marcel Proust, me duket pak nga pak sikur nuk e meriton vleresimin. Esht nje mendje e ndritur qe pa ekuivoke duhet te distancohet me nje fjali nga gjakepiresit e vendit: Rama, basha, Meta berisha e tabore.

    Reply to this comment
  6. alphade November 19, 03:30

    O zoti Malo, Saliu yt e beri “Luften e Klasave” me fifty- fif-
    ty qe do te thote gjysma e popullsise kunder gjysmes tje-
    te, kur Veriu u hodh egersisht kunder Jugut,leberve,ku
    parrulla e dites qe Saliu yt e prooagandon edhe sot eshte
    “Divide et Impera” ku kerkon me cdo rruge e mjet perca-
    res te mbjelke urrejtjen krahinore. Enver Hoxha kurre nuk
    e beri nje gje te tille, perkundrazi luftoi deri ne fund per
    bashkimin e popullit shqiptar. Sigurisht u luftuan bashke –
    punetoret e kolaboracionistet e nazi-fashizmit: Balli Kom-
    betar i Mit’hat Frasherit dhe Legaliteti i Bazit te Canes dhe per te qene realist e objektiv eshte e vertete qe shume familje qe mbeshteten LNCL dhe ishin baze e kesaj lufte,sidomos nga klasa e mesme dhe e larte u cile-
    suan “kulake” ne fshat dhe “borgjeze e tregetare te pasur” ne qytete ! Kjo lufte klasash u cue ne ekstrem pavaresisht se keto familje e kishin mbajtur luften ekono-
    mikisht sepse te varferit s’kishin as “breke” e jo me buke
    e strehe per te mbajtur partizanet. Dime shume shembuj
    qe duke qene mbeshtetes e LNCL dhe i pasur ,pas clirimit i keputen nje kulakllek dhe e ropen ekonomikisht
    duke e izoluar njekohesisht politikisht. Pati shume padrejtesi ne kete drejtim por kjo kishte te bente jo aq shume nga orientimet e sistemit por nga vete “komunistet
    e fshatit” te cilet duke patur inate personale benin kulake
    njerezit e ndershem e patriote qe kishin mbeshtetur luften
    NCL .Megjithate sot komunizmi qe vetgroposi veten eshte
    bere poligon qitjeje duke grumbulluar mallkimet e 9 rre-
    theve te Dantes. Hidh uje e hidh miell ! Mos harroni se edhe kapitalizmi eshte i teri ” ngjyre roze”… !!!!

    Reply to this comment
  7. Ajaxi November 19, 04:51

    Frazologji terhewese!

    Reply to this comment
  8. demo November 19, 06:01

    Dy detaje qe une gjithmone i kam shprehur gjeresisht ne komente,.1-qe nga 1974,ky vend nuk ka nxjerre poete shkrimtare,por ca mediokerr te fryre,ca katunare lapangjoze,qe fryhen dhe cfryhen si kamerdare.Kadare kete e shpreh me DY EMRA TE PAPERCAKTUAR:Te tjeret,dhe njeri,kur flet per redaktoret.Jane hicer,sikur nuk egzistojne.Ne ate kohe ne redaksine e Dites kane qene redaktore Bardhul Londo,Moikom Zeqo.Per Ismail Kadarene jane- te tjeret,dhe- nje prej tyre.O c`me entusiazmove mor usta! Jane hicer!Te palexueshem!
    2-Ne Golgothen komuniste thuhej:-Uji buron i paster nga mali,por shurrohet rruges. Ne fakt Qenefi i komunizmit eshte Marksi.Edhe cobani kur con dhente ne thertore,ka nje cehre te rende zie.Mor po edhe ai qe cmonton makinat dhe i dergon per skrap,e ka nje dhimbsuri.Marxi con popujt ne Kasaphane,sikur po i con ne dasem. Sa do te doja qe cifuti Marx,te kishte jetuar ne kohen e Hitlerit,qe ta dergonin si capi tek kasapi ne Auschvitz

    Reply to this comment
  9. Andreas November 19, 06:42

    Hipokrit i ndyre dhe genjeshtar…

    Reply to this comment
  10. bajro November 19, 08:33

    O zot fali keta njerez qe hiqen sikur jane shtypur ne diktature kur per kohen benin qejf dhe i respektonin te gjithe.
    Valle me Enverin populli ishte pjese e diktatures.
    Sa turp per disa qe ngaterohen me politkken. Kur ne zanatin e tyre jane gjenial.

    Reply to this comment
  11. fery November 19, 09:04

    Mendoje se me e dobishme do te ishte nqs. Kadare , te pakten nga koha kure kerkoi azil politik nd France , te shkruante per modelin e presidentit
    De Gole te ndertimit te shtetit dhe jo te na torturoje me nostalgji banale e te pafund pet kohrat qe ai kaloi me diktatorin Enver , kohra te cilat ishin te mira per Kadarene dhe disa shok te tij por , jo edhe per qindra dhe mijra krijues te rij shqiptar te cilet u kalben ne kampet e diktatures ngase , asgje nga ajo kohe ( e cila nuk duhet te harrohet por jo te jete teme kryesore e debateve nder intelektual dhe lexues ) nuk i sjelle dobi sot askujt
    Gjenerali francez Charlie De Gole ishte burreshtetas i madh dhe ai para dhe pase luftes se II-te Botrore e renditi Francen nder vendet vendimemarrese te Europes qe nuk do te ishte gabim sikur Kadare menyren e qeverisejes se presidentit t e Frances , nepermes shkrimeve te tij te ua tregonte edhe drejtueseve te shtetit shqiptar te pase viteve te 90- ta

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 November 19, 09:22

    “U përgjigja: nuk e di. Siç duket, u hutova.”
    mjafton kjo “fjalizë” për të hedhur poshtë tërë pretendimet disidente të molit tonë!!
    logoritë vjellëse të këtij,kameleoni nuk më kanë pëlqyer që nga dita që u bë “disident”!!
    ky e ka admiruar deri në maksimum,pas vdekjes së tij dhe pasi mbushi xhepat me pare ka ndryshuar diçka,në drejtimin e shijimit të jetës,por asgjë më tepër!!
    u bë disident vetëm për të përfituar më shumë!!e pa që po të shkruaje kundër do të kishe të njëjtin përfitim!!
    u bë disident kur e kuptoi që muza e tij kishte marrë fund!
    dhe ka vetëm një arsye të thjeshtë për këtë fund.
    nuk egzistonte ideali që i lindi muzën!
    nga ismail kadareja u këthye në isamil diareja!!

    Reply to this comment
  13. Buda November 19, 11:24

    Fan Noli-“kompllotist”?! Ismail Kadareja vazhdon serialin e mashtrimeve te tij si nje plak llafazan pa karakter. Ne fillim, fantazite e semura te tij, te mbeshtjella me kapake te gjelbert, qe i kisha ne biblioteken time, desha t’ia falja ndokujt, pastaj i hodha ne nje nga kazanet e plehrave te lagjes.

    Reply to this comment
    • fery November 19, 12:39

      Fan Noli komplotist i denuar ne mungese me vdekje nga Zogu dhe Lasgush Poradeci shtirrej i marre ngase kishte frige se mise Enveri mund ta denoje me vdekje jane paturpesi dhe cinizam i skajshem i Kadarese jo pse nuk kane ndodhur ashtu si shkruan kadareja por, pse ky ketyre dy momenteve iu jepe rendesi te vecante ngase , na le te kuptojme se edhe ai do ta kishte te njejtin fat si Noli e Poradeci nga paseardhesit e Zogut dhe Enverit pase te 90-ve andaj pasi ” kete rezik ” e kishte kuptuar
      ” u detyrua ” te largohej ne France dhe ,nji mesazh dhe justifikim i mjere i shkrimrarit Kadare Buda, te cilin ai ia plase lexuesit ne fytyre si te vertete , eshte fundi i paturperise se tij sepse ai, bashke me te tjeret vendin e kishte ne Shqiperi , aty ai u deshe ti luftoje zogistet e enveristet nqs. ata paskan qene rezik per Shqiperine dhe per te

      Reply to this comment
  14. gjermani i fundit November 19, 12:13

    Prirja fillestare e Marksit ka qene letersia. Biles ka shkruar nje liber me vjersha ne adoleshence. Keshtuqe Kadareja gjykimin siperfaqesor per Marksin e hedh ne treg se eshte me leverdi, por faktet nuk jane keshtu. Per mjaft intelektuale, studjues dhe psikanaliste, analiza materialiste e Marksit ka natyre thellesisht humane. Jo te gjithe poetet bejne vargje per gra te bukura dhe lule qe celin ne pranvere, me shpesh ndodh e kunderta, qe poetet percjellin shqetesimet e medha sociale. Psh, Neruda ka poezi poezi fantastike, te dashuren e shpall mbretereshe qe shkel mbi qilim fluturues, por ne tjeter vend denoncon gllaberimin prej perbindeshi qe United Fruit’s i ben pasurive te kombeve latinoamerikane. Marksi ka thene nje te vertete absolute kur thote se ideologjia e asaj klase qe merr pushtetin behet ideologji sunduese, ja, vertetohet edhe sot ku duhet negativizuar edhe komplimenti qe i ka bere Enveri nje poeme te IK. Sidoqofte, e folura eshte me mire se heshtja. I uroj jete te gjate shkrimtarit tone te madh. Do i kisha lexuar me qejf ndonje novele me teme me pak madhore, Psh me titull”: “Kur grinden arixheshkat”. Kane brenda tyre aq duf dhe shamata sa duan ta zbrazin njeheresh si bombe atomike, qe pastaj pas dy oresh te pajtohen sikur s’ndodhi asgje.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 19, 13:23

      mono
      për mua ai që ti quan kadareja,për mua diarreja,me”Keshtuqe Kadareja gjykimin siperfaqesor per Marksin “nuk bëri gjë tjetër veçse vërtetoi dhe me vilë të ftohtë se është thjeshtë një copë gomari!!
      sado leverdi të ketë nga një sharje që mund të thotë për marksin!?
      prapë ai duhej të kishte menduar para se ta lëshonte!!tek njeriu i mënçur,tek njeriu i ditur,për të mos thënë tek”gjeniu”i letrave shqiptare,subjektiviteti i tij duhet të jetë në një nivel që mund të thuhet “objektivietet”!!
      duke qënë se objektivietet 100% nuk mund të ketë,atëhrë ai duhet të ishte sa më pak subjektiv!!
      ai nuk është në gjëndje!atë e mbyt emocioni!tek ai emocioni është i barabartë me përfitimin vetiak!!
      ai është me të vërtetë një dështak!me të vërtetë një ismail diarreja!!
      ps:dhe unë njëlloj si ti i “uroj jetë sa më të gjatë”!!ajo do ta ndihmojë të tregojë se çmall i kalbur është!!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit November 19, 21:58

        Ceno, shkrimtari eshte profesion i lire. Nuk zgjidhet shkrimtar me vote qe te jape llogari apo ti pergjigjet nje kontrate. Qysh thoshte ai “plaku”cam , “respektoj mendimin tend por s’jam dakord me ty”, e pastaj e mbyllte “nuk pretendoj se e kam te verteten ne xhep”. Nqs IK polemizon per Enverin, PPSh, Frontin, organizatat partiake, etj, me gjasa i di me mire e me hollesi ato gjera, po nuk ben ti sulet giithshkaje qe ka te beje me komunizmin. Se po te pretendoje te jete superpartes do polemizoje edhe per qindra milionet viktima te shfrytezimit kapitalist dhe lufterat boterore qe gjeneroi. “Kur sunduesit grinden” si titull e gjen veten tek aforizma e popullit qe thote se kur grinden atllaret shqelmat i hane gomaret.

        Reply to this comment
  15. Spinoza November 19, 15:36

    Kadareja do te behet dhe filozof,ke pare ndonje sistem politik te rrezohet me vota revolucioni borgjez si ne epoken e Karlit te X ne angli dhe nje shekull me vone ne France fitoi me revolucion lere Marksin ai do analize te thelle nuk eshte Besnik Struga

    Reply to this comment
  16. alphade November 19, 16:07

    Edhe nje here rikthehemi te zoti Kadare: i respektuari Ka-
    dare i “Gjeneralit te ushtrise se vdekur”,”Eskili,ky humbes
    i madh”, “Ra ky mort e u pame” ……!vepra emblematike
    qe e nderojne figuren e tij si shkrimtar te perbotshem duke percjelle mesazhe me karakter universal nuk i per-
    gjigjet “shtatit te tij” si shkrimtar qe te merret me kollosin e madh te “Kapitalit” qe edhe sot e kesaj dite vepra e tij
    ndodhet ne biblotekat me te medha te botes nga N/Y ,
    Parizi, Londra e gjetke,krahas Adam Smithit dhe Rikar-
    dos bota ekonomiko- financiare e cfletojne kete veper
    madhore, e cila skanerizon tere shoqerine kapitaliste e cila nuk eshte dhe aq “ngjyre roze” sa c’perpiqen ta para-
    qitin apollogjetet e saj.
    Zoti Kadare, me gjithe respektin qe kam per vepren tuaj
    qe e ka e gjithe bota nuk e quaj me vend afirmacionin tuaj se Marksi hodhi ne “tregun boteror” luften e klasave
    pa iu dridhur ndergjegja. Kjo nuk eshte e sakte sepse
    Marksi vetem ne dy raste e permend kete fenomen qe
    bashkeshoqeron kapitalizmi: Rasti i pare, qe Marksi i ben
    jehone “Luftes se klasave” e gjejme ne “Letren qe Marksi
    i dergon bashkeatdhetarit te tij Vejdemejerit” ,leter e cila
    perbehet vetem nga 10-12 rreshta dhe rasti i dyte kur Marksi entusiasmohet ne kulm me ” Komunen e Parizit”
    por qe me vone Ai vete deklaron se ky shkrim duke qene
    shkruar ne zjarrin e luftes se komunareve ka elemente
    apasionante e subjektive. Sigurisht skaneri qe Ai i ben
    kapitalizmit duke zbuluar thelbin e kapitalizmit me “Ligjin
    e Mbivleres” eshte kaq i sakte sa qe edhe sot e kesaj dite
    ku kapitalizmi eshte ne apogjeun e tij nuk eshte arritur ta
    refuzojne kete ligj te shfrytezimit kapitalist, “jo ne sferen e
    qarkullimit” por ne “sferen e prodhimit”, “mbikohen dhe
    kohen e papaguar te punetorit” . Sot,sigurisht me zhvilli-
    min e shkences dhe teknologjise nuk jemi me ne kohen e
    Marksit kur “koha dhe mbikoha” ndaheshin 8 ore me 8 ore. Sot,mbase “koha” me zhvillimin e shkences e tekno-
    logjise eshte reduktuar ne 1-2 ore apo edhe ne disa mi-
    nuta dhe mbikoha mbetet ne 7-8 ore ne dite. Por kot u zgjata ne kete aspekt, e rendesishme eshte qe akuza e juaj ndaj Marksit,perifrazoj: nuk foli kurre per paqe por per gjak, kjo me duket paksa e eksagjeruar nga ana juaj
    sepse ne fund te fundit Marksi foli dhe shkrojti teorikisht,
    por ju harroni se bota pas vdekjes se Marksit dhe pa u
    mbeshtetur fare ne teorine e Marksit,perkundrazi,eshte
    mbuluar disa here me gjak ! Harta e botes eshte mbuluar
    me gjak jo per fajin e Marksit teorik,por me babezine kapi
    taliste per te vendosur hegjemonine ne bote. Teoria e Marksit nuk pati asnje efekt ne luftrat ne Europe,por efekt
    pati,sic e dini edhe ju me mire se une, teoria dhe praktika e Kardinalit Rishelje qe pllakosi Europen per 30 vjet rresht dhe kete nuk e them une por Kisingeri ne vepren e
    tij emblematike ” Diplomacia”. Tjeterkush e vuri ne prak-
    tike “pa iu dridhur” zemra luften e cila embrionalisht eshte
    shoqeruese e sistemit qe ju zoti Ismail jeni bere apollo-
    gjeti i saj avangardist. ” O bote o dreq qe une paskem
    lindur te te ndreq” , thote Shekspiri. Prandaj zoti Ismail,ju
    si shkrimtar i madh, kontriboni ne ate drejtim qe keshillon
    Shekspiri dhe jo ne drejtimin e Makiavelit qe per interesat
    e castit sakrifikon perspektiven. Vepra juaj e lavdishme
    doni apo nuk doni ta pranoni ju sot nuk eshte “Darka e Gabuar”, por ato qe kam permendur me siper qe ju fry-
    mezuan juve ne ate sistem qe ju sot e perbuzni,e deni-
    groni me te gjitha mjetet qe dispononi duke qene autori-
    teti me i larte i letrave shqiptare e pse jo edhe ato boterore…..Any way …..!!!

    Reply to this comment
  17. RRUFE-BUBULLIMA ! November 19, 16:08

    Po, zanate dhe shkolla, në të gjitha kohët, dhe, edhe në kohët tona, kanë mësuar dhe mësojnë edhe SHTAZËT ME KATËR KËMBË, e mos t’flasim më për SHTAZËT ME DUKJE NJERËZORE që nuk i kanë katër mëmbë, po vetëm dy, për çudi !?

    …E, këto SHTAZËNJERËZOREapo NJERËZSHTAZË, si edhe Ismail Kadare, nuk e ka për gjë fare, por, vetëm kur ia “MBAN” që të është ai që është, por edhe që të mos është ai që është; sepse, qenja si NJERISHTAZA-Ismail Kadare, ngase, vërtetë është SHTAZË e vërtetë që duket si njeri, ZOT të vërtetë ka vetëm SHPATËN E DAMOKLEUT që i rri mbi krye; dhe i ka ndejtur SHPATA E DAMOKLEUT -Ismai Kadare-SHTAZËS mbi kokë ngase SHPATA E DAMOKLEUT e ka ditur saktësisht se Ismail Kadare ishte SHTAZË dhe SHTAZË E LIGË dhe E POSHTËR edhe deri në atë shkallë sa ishte në gjendje (PO T’IA MBANTE DHE KUR DO T’IA MBANTE) -që të hante MJALTË E MUT BASHKË dhe MUTe MJALTË njëherësh, po mos t’i rrinte mbi kokë SHPATA e ZOT-Enver Hoxhës !?!

    Ndaj, Ismail Kadare, po mos t’ishte SHTAZË me dukje të njeriut dhe, SOT shtazë edhe më shtazë se shtazët(fatlumërisht dhe fatkeqësisht), Enver Hoxhën -edhe tashmë do ta ngritte -edhe më latrtë se që e pat ngritur (me plotë të drejtë) në gjallje të ZOT-Enverit, sepse, VETËM SHPATA E ENVERIT mbi kokë të Ismail Kadaresë -e pat bërë Ismail Kadarenë-“Ismqil Kadare” që të njihej nër shqiptarë por edhe në BOTË !!!

    …Por, SHTAZA bëhet edhe MË NJERI se njeriu, vetëm kur ka TUTË !?!!! …Eh, i gjori Ismail Kadare ku u katandis e çka e gjet !?!!!

    Reply to this comment
  18. Dodona mbi Tomorr November 19, 17:10

    Sundusit grinden per pushtet, ndersa grindja midis sundusit(ne pushtet)dhe shkrimtarit eshte grindje per lavdi.Noli u grind me Zogun kur i mori pushtetin, por mbeti i perjetshem kur me artin e tij e luftoi dhe fitoi mbi zogun dhe zogjt e tjere te tokes e te qiellit; ndersa Lasgushi i kendoi dhe e “hymnizoi “Zogun ,keshtu qe nuk pati grindje midis tyre , ndersa ndryshe ishte qendrimi i tij ndaj Enver Hoxhes, Enveri ishte njohes i politikes sa ishte edhe njohes i artit ,por jo i atij Lasgushian qe i kishte kenduar njihere atij Zogut te tokes. Keta nuk ishin “bilbila” e “kanarina”te cileve u kendonte Lasgushi ,keta ishin Sgalemet e lindur ne furtune !Megjithate Enveri e vleresoi dhe e ruajti Lasgushin dhe per kete nuk ka perse te degjojme ata qe vajtojne per “perndjekjen e deri persekutimin” qe i qenka bere Lasgushit,ne ato vite!Edhe ne ate Ai ishte i vleresuar dhe veprat e tija te botuara , sepse edhe ai vete ishte perkthys ne shtepine me te madhhe botuse te asaj kohe :Naim Frasheri”

    Reply to this comment
  19. Dodona mbi Tomorr November 19, 17:20

    Sundusit grinden per pushtet, ndersa grindja midis sundusit(ne pushtet)dhe shkrimtarit eshte grindje per lavdi.Noli u grind me Zogun kur i mori pushtetin, por mbeti i perjetshem kur me artin e tij e luftoi dhe fitoi mbi zogun dhe zogjt e tjere te tokes e te qiellit; ndersa Lasgushi i kendoi dhe e “hymnizoi “Zogun ,keshtu qe nuk pati grindje midis tyre , ndersa ndryshe ishte qendrimi i tij ndaj Enver Hoxhes, Enveri ishte njohes i politikes sa ishte edhe njohes i artit ,por jo i atij Lasgushian qe i kishte kenduar njihere atij Zogut te tokes. Keta nuk ishin “bilbila” e “kanarina”te cileve u kendonte Lasgushi ,keta ishin Sgalemet e lindur ne furtune !Megjithate Enveri e vleresoi dhe e ruajti Lasgushin dhe per kete nuk ka perse te degjojme ata qe vajtojne per “perndjekjen e deri persekutimin” qe i qenka bere Lasgushit,ne ato vite!Edhe ne ate kohe Ai ishte i vleresuar dhe veprat e tija te botuara , sepse edhe ai vete ishte perkthys ne shtepine me te madhhe botuse te asaj kohe :Naim Frasheri”

    Reply to this comment
  20. alphade November 19, 18:30

    Shenim: ligjet e luftes qe plazmoi Kardinali Rishelje ne
    veprat e tij nuk u perjetuan per 30 vjet ne Europe,sic kam
    shkruar ne komentin e mesiperm por 300 vjet. E perseris
    edhe nje here, jo 30 vjet por 300 vjet…..!

    Reply to this comment
  21. Oooo Smojli ! Ala gjalle Rrospia ?!!! November 19, 18:49

    Jam nji ishSigurims ne Pension qe kte mut Smojli
    e njohe mir se neper zyrat tona kalonin Spiunlliqet e ktij mbi X Shkrimtare ose Poet (qe devijonin vijen e Pordhes P. ) S’dua te zgjatem por ky , edhe ai llapQeni qe shkoj agolli , kam qen njerezit me te ndyre e shpirtqen nga gjithe Soja e ktyre .
    Kte njeri , qe sot Shan komunizmin etj etj ajo Parti i financoji gjithe karieren Duke e bere ate qe ky gezon sot. Ky mosmirenjohes eshte nji rrospi i pafytyre por edhe njeri shume i Lig. Kush e njeh nga afer kupton cfar them une . Nuk ka surrat ky kriminel te flase as per Nolin ( qe ky so Frohet kurr as ke bolet ) por as Lasgushit qe ky Maskara bashke shejtanin pijaneci qe iku e Luftuan deri sa i Hoqen edhe Pensionin . Zhduku o cop mazllum se je shume i neveritshem

    Reply to this comment
  22. Petro marko November 19, 18:54

    Shkrimtar i madhe po’ si njeri eshte zero famen Enveri ja dha se ndryshe do te perfundonte ne Burg si gjithe te tjeret

    Reply to this comment
  23. Lili November 19, 20:34

    Oooosmojli,
    Po te tregoj edhe nje gje per te dy : kur e pyeta agollin po si eshte e mundur te jete kadareja mik me Neshat Tozajn,Pergjegja ishte ,punojne ne nje zyre ,tek ministria e mbrendshme…

    Reply to this comment
    • Oooo - o smojli ! November 20, 19:51

      Lili , Agolli ishte dyver me i ndyre se ky shpirtqeni . Edhe kur jane me nji kembe ne varre ,
      nuk hoqen dore nga ligesite .
      Paske pyetur Mutin per Kane.

      Reply to this comment
  24. katarakti November 19, 20:38

    Nuk ia vlen me te merresh me Kadavren. Ai u soll si qeni qe kafshon te zotin. Njehere e nje kohe e shkriu gjithe talentin duke i ngritur lavde te pafundme diktatorit, dhe sapo u permbys sistemi ishte i pari qe e ktheu “gunen”. Duke pasur parasysh se sa i peshtire u tregua gjate diktatures dhe sa i pabese gjate demonkracise, nuk kam me asnje fije respekti per kete njeri. Kam shume me teper per enveristin Dritero, i cili ne fund te fundit i qendroi besnik idealeve te tij. Asnje respekt per Kadarene.

    Reply to this comment
  25. info analitike November 19, 21:41

    Shoke edhe Isa i ktheu krahet kumandarit. O burra te mbajme lart firomen revolucionare.

    Reply to this comment
  26. Kasandra November 19, 21:56

    “Bathë, bathë, po një kokërr!”
    “Po nuk i ngjau peri gëzofit” problemi është punë mjeshtërije. Stilizimi “edhe kështu edhe ashtu” në politikë përkthehet “nuk ha dot më dy anë se nduk gjuhën” ndërsa “thika me dy presa ka dobi po ka edhe fatkeqësi” që i ka vërtetuar jeta. Varet si del rezultantja e përllogaritjeve, ku fiton dhe ku humbet.
    Si lexuese kam përkrahur më shumë kontributin letrar të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare si mbështetje kur bëhen vlerësime nga juri shqiptare apo të huaja për dhënie çmimi. Padyshim që ai meriton nderimin më të lartë në letërsi qoftë edhe me një libër të vetëm si “Ura me tri harqe”.
    Nuk është e lehtë të godasësh pas vdekjes një udhëheqës të suksesshëm që ka pasur përkrahjen pothuajse gjithëpopullore dhe adhurohet edhe sot nga populli tij, për çfarëdo arsye. Edhe në këtë shkrim në bisedën me udhëheqësin e tij, Kadare impresionohet dhe e tregon vetë. Pse i bën ai këto kur, kuptohet që ankesat e tij lidhen me fatëkeqësitë që solli dhe sjell lufta e klasave për të dy palët? Ai e di ku e shtrëngon këpuca që përtyp dhe ripërtyp bathë. Po historia tashmë është është bërë dhe gjallon në veprat e saj dhe në shpirtin popullor.
    Me Marksin Kadare bën autogol. E para, gjak njerëzor derdhet çdo ditë e çdo natë me pakicë e me shumicë, ka edhe shumë vdekje pa gjak, me mbidozë, mbytje, vdekje të ngadalshme nga kequshqyerja, nga sëmundjet…etj edhe në territoret shqiptare. Kush është tronditur dhe penduar në masën për të sjellë ndryshimin e kërkuar nga populli punonjës me gojë a me shkrim, me demonstrata dhe rrebelime, me luftra dhe refugjatë etj.? Sa peshë ka fjala kur mbyll sytë para këtij realiteti e fajëson sistemin e kaluar tek ne apo një gjeni filozof dhe ekonomist se tha të vërtetën para dy shekujsh?!
    E dyta, luftën e klasave nuk e shpiku Marksi. Ai vetëm e zbuloi pasi studjoi zhvillimin historik të shoqërisë njerëzore nga më e ulëta, komuniteti primitiv, deri në kapitalizëm në sajë të kontradktave të brendëshme në shoqëritë me klasa. Të dhënat dhe logjika shkencore e çuan Marksin në përfundimin se lufta midis këtyre kontradiktave në një moment të caktuar do të çojë në ndryshimin e sistemit deri në vendosjen e një shoqërie pa klasa kundërshtare, pa shfrytëzim e pabarazi. Debati për një shkencëtar të madh të njohur botërisht jo me argumente shkencore por me interpretime stilistike është pushkë pa plumb, rrjedhimisht, ai “shtije me bathë”. “U ngopëm me bathë.” Kasandra.

    Reply to this comment
  27. GRANIT DRENICA November 19, 22:03

    Në vend të komentit, në të cilin, jo që nuk do kisha as edhe një fjalë të MIRË për të ULËTIN, TË LIGUN e PIS-PISIN -Ismail Kadare, por që do ta kisha vështirë edhe të gjeja fjalë aq të poshtëra e të ulëta për të, po i sjell këtu dy poezi të Zeqir DURAKUT e cilat, ma merr mendja se thotë mjaftë dhe tamam për për HIÇIN-Ismail Kadare, dhe jo vetëm për të:

    Zeqir DURAKU

    KUR S’KE FYTYRË -KE FYTYRËBYTHË

    …Në mënyrë të veçantë, Ismail Kadare
    Driëro Agolli dhe Xhevaher Spahiu
    -e patën nderuar dhe vlerësuar Enver Hoxhën
    m a k s i m a l i sh t. . .!!!

    Dhe, nuk e patën tepruar asisoji
    as edhe një pikë !

    Po ashtu e kështu, duhet cekur
    se -kush sa e si këta tre individë
    -nuk na kanë mësuar
    dhe nuk na patën bërë -njëkohësisht
    për ta çmuar dhe për tya dashur Enver Hoxhën

    d e n j ë s i sh t !

    . . .Por, vetëm mbasi vdiq Enver Hoxha;
    për më tepër, vetëm pas vitit 1990 e më pas

    kur, madje, edhe “qyqet, qyqot, qyqavellat
    lepurojt, leprojtë, lepurushët, bretkosat,
    gomarët, gamarët, gomerët” e të tjerët. . .

    filluan ta quanin vetveten e njëri-tjetrin
    -madje, edhe ZOT. . .

    Mu aso kohe, edhe Ismail Kadare,
    Dritëro Agolli dhe Xhevahir Spahiu
    filluan që ta mohonin e përflitnin -Enver Hoxhën
    edhe qysh ditën dhe qysh s’ditën. . .

    veçse ashtu dhe kështu edhe u shndërruan
    përjetshëm -në plurifytyrëdredhabythë,
    në fytyrëbythëfytyrë dhe në bythëfytyrëbythë

    -jo vetëm të n e v e r i t sh ë m. . . !?!

    JO VETËM PLURIFYTYRËDREDHABYTHI !?!

    Sa për zanat, zanat mëson edhe QENI. . . !
    Këtë e vërteton edhe përvoja jetësore
    mbase, panumërim herë -deri më tani. . .

    Prandaj, njeriu s’ka pse të mburret
    vetëm në këtë aspekt, fusfundi !

    Aspak më parë se që nga dje
    -çohet dhe e shanë KOMUNIZMIN, Ismail Kadare !?!

    Dhe, e shanë me aq paturpësi dhe patetikë
    sa më t’u mbushur mendja
    po që së je tepër I D I O T I K Ë. . .
    se, pikërisht KADAREJA na paskësh qenë
    dhe na qenka antikomunist i lindur, dhe
    -ANTIKOMUNIST f a n a t i k. . . !?!

    Ndërsa, deri hiç më larg sesa dje
    vetë Ismail Kadare -në mënyrë të v e ç a n t ë
    e çmonte dhe lartësonte KOMUNIZMIN me aq ashk

    sa e çonte deeeeri në QIELL, dhe më lartë. . . !?!

    15.12.1998

    Reply to this comment
  28. demo November 20, 10:16

    E morem vesh qe ti or Granit Drenica quhesh Zeqir Duraku.Me sa di une Ismail Kadare ja ka ndaluar te drejten e komenteve,sugjerimeve,mesimeve,edhe te mencurve edhe budallave,edhe atyre me shkolle,edhe analfabeteve.
    Sqaroj Auditoriumin se Lasgush Poradeci nuk botoi asnje veper te tijen nen regjimin komunist deri sa vdiq.Ishte zyrtarisht i papune.Nuk e emeruan as mesues te thjeshte megjithese ishte diplomuar ne Universitetin e Vjenes dhe kishte privilegjin te gezonte titullin e larte Doktor nga Universiteti i Vjenes,qe ne stallen e Shqiperise se enver hoxhes nuk i njihej.Ashtu si nuk i njihej doktoratura Eqrem Cabejt,qe u detyrua te jape provim para Androkli Kostallarit dhe Agim meres,per te marre titullin Bashkepunetor i Vjeter Shkencor.Lasgush Poradeci punoi deri ne fund te jetes perkthyes me NORME,sebashku me shume te burgosur politike si miku i tij Mitrush Kuteli,per te mbajtur frymen gjalle.Pamvaresisht se keta gure te cmuar te inteligjences shqiptare lane per popullin e zgjedhur,trashegimine me te vyer boterore dhe edukuan me letersine e shendetshme dhe jo me dokrra komuniste Ismailin dhe te tjeret,pamvaresisht kesaj,Lasgush Poradeci mbetet nje i privuar nga profesioni,me gjysem rroge dhe gjysem pensioni.
    Mua me vjen keq qe keta kolose kaane patur drejtor Llazin e Marices,Nasho Jorgaqin,qe akoma nuk e ka kuptuar cfare ka patur nen hyqem,ze e kerkon Nolin ne picket te semes,kur Nolin,Konicen i ka patur PERKTHYES ME NORME.
    SEPSE LASGUSH PORADECI,MITRUSH KUTELI,VEDAT KOKONA,SOTIR CACI,VEHXHI BUHARAJA,KANE QENE NJE RADHE ME NOLIN DHE KONICEN.

    Reply to this comment
  29. Paci November 20, 10:44

    Kadareja me ate telefonat ja ka bere 8 me futja pordhes po ku ka pyet xhaxhi sa ishte i forte . Te gjith servila te xhsxhit ishin .

    Reply to this comment
  30. GRANIT DRENICA November 20, 11:54

    demo !

    demo, s’paske marrë vesh asgjë, sepse paske marrë vesh gabimisht, fillimidht dhe përfundimisht, gjë që, është ves dhe e metë e njerëzve paragjykues e vetëmashtrues, si rasti yt edhe me këte rast!

    Unë u shërbeva me dy poezitë e Zeqir DURAKUT, këtu më lartë, sepse, kush para tij e më denjësisht se Zeqir DURAKU nuk e ka çmasku, akuzu dhe DËNU, ndër të tjera, edhe për PLURIFYTYRËDREDHABYTHËSINË, për FYTYRËBYTHËFYTYRËSINË dhe për BYTHËFYTYRËBYTHËSINË: -Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin dhe Xhevahir Spahiun, -kundruall Enver Hoxhës dhe KOMUNIZMIT, dhe veçmas KOMUNIZMIT të këtyre tre: p l u r i f y t y r ë d r e dh a b y th ë v e, F Y T Y R Ë B Y TH Ë F Y T Y R Ë V E dhe B Y TH Ë F Y T Y R Ë B Y TH Ë V E -deri në vitin1990!!!

    Reply to this comment
  31. Adhuruesi November 21, 18:22

    Mia me ka pelqyer jashte mase libri I Helena Kadarese qe flet per bemat e Ismailit me femrat apo s’ka qene dhe I bukur si Elvis Presley ose Alain Delon

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim