“Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi”

September 12, 2017 16:58

“Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi”

Ballist Morina qëndron i vendosur për të mos u ekstraduar në Serbi.

Ismail Morina i mbiquajtur si “njeriu i dronit” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri i qëndron vendimit për të mos shkuar në Serbi.

Edhe pse ndaj tij gjykatat kroate kanë dhënë vendim ekstradimi, vetë ballisti paralajmëron veprime ekstreme.

Në një prononcim për “Ora News” bashkëshortja e Ismailit, Federica Lo Toro konfirmoi një tezë tronditëse: Më mirë i vdekur se në Beograd

Federica Lo Toro flet për Ora Neës: Ma konfirmoi edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për ti dhënë fund. Më ka thënë që në Serbi nuk ka për të shkuar sido që të jetë përfundimi, më mirë largohem nga kjo botë më tha se sa të shkoj atje. Po mundohemi ta motivojmë, por është shumë e vështirë për të.

Gjendja e tij fizio-psikike pas 3 muajve në qelinë e burgut të Dubrvonikut është mjaft e rënduar.

Bashkeshortja e Ismail Morines

Federica Lo Toro: Ismaili ka rënë shumë nga pesha, madje ka edhe probleme të theksuara me shikimin, kjo ndoshta për shkak të kohës së gjatë që qëndron në errësirë në dhomën e burgut, megjithatë në krahasim me herët e fundit është pak më mirë, megjithëse gjendja psikologjike vijon të jetë e rënduar.

Bashkëshortja e Morinës, Federica e cila e ka ndjekur hap pas hapi çështjen u shpreh se pas vendimit për ekstradim të gjykatës së parë dhe asaj të lartë të Kroacisë, shpresat janë të mbështetura vetëm tek azili politik, një vendim që i takon ministrisë së brendshme

Federica Lo Toro: Ne do e dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që më pas të kemi të drejtë ta dërgojmë në Strasburg, por realisht nuk kemi shpresë tek Gjykata Kushtetuese.

Shpresat tona janë të mbështetura tek ministri i Brendshëm, i cili ka kompetencën për ti akorduar Ismailit azilin politik. Është kryer një intervistë paraprake me Ismailin. Tani presim që autoritetet të zhvillojnë intervistën kryesore dhe shpresojmë që në Janar ti jepet e drejta e azilit politik.

Ndërsa përsa i përket pengesës që mund ti bëj ekstradimit të Ismailit ministri i drejtësisë, nuk kemi besim, pasi Kroacia po kërkon të mbajë një qëndrim krejtësisht neutral.

Federica e cila është nëna e dy fëmijëve të Ismailit dhe është në pritje të fëmijë së 3-të, theksoi gjithashtu se nuk kanë qenë në dijeni të urdhërit të arrestit, madje kanë kontrolluar nëpërmjet Interpolit deri një vit pas ngjarjes, teksa urdhëri është lëshuar nga prokuroria serbe në tetor të 2016-ës, pra dy vite pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Në lidhje me mbështetjen e autoriteteve shqiptare ajo u shpreh se ka pasur lëvizje konkrete por është një çështje shumë delikate ndaj shton se e kupton vështirësinë e Shqipërisë në këtë rast.

September 12, 2017 16:58
Komento

1 Koment

  1. demo September 12, 17:56

    Kete e shiten sherbimet e fshehta shqiptare,per ta arrestuar Policia Kroate.Nuk ka nje jurist te zote,t`ua rrezoje ligjerisht Kroateve,se ky person as ka vrare,as ka rrahur,as ka lenduar.Nuk ka jurist ne bote te fajesoje Morinen,per cfare?Se ngriti nje balone tauke,nje balone tabake.Turp per Kroatet,i kemi ditur burra te mire,por pasken qene legena,me serb se serbet.Pse nuk u hapin proces gjyqesor atyre mijra huliganeve serbe qe gjakosnin stadiumin e Dinamos Zagrebit me Arkanin ne krye?????????/Turp,turp 100 here per Kroatet.Tifozeria shqiptare duhet te organizoje mitingje ne Bruxel per lirimin e Morines,keshtu shlyen sakrificen atdhetare te Morines.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*