Ismail Qemali ndërtoi shtetin, Berisha e shkatërroi

November 5, 2012 10:49

Ismail Qemali ndërtoi shtetin, Berisha e shkatërroi

AK: Qeveria e aktuale, “100 vjet pas” qeverisë së Vlorës

Aleanca Kuqezi ka krahasuar qeverinë e parë të Ismail Bej Vlorës me qeverinë e sotme të Sali Berishës. Në një ekspozitë fotografike në Tiranë, tek Shallvaret, kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka vënë përballë njëri- tjetrit ministrat e Berishës me ministrat e qeverisë së Vlorës. Përfytyroni që Flamur Noka është përballë Myfit Bej Libohovës, Aldo Bumçi përballë Mitat Frashërit, Gjeneral Imami përballë Gjeneral Mehmet Pashë Dërralla etj. Slogani i aktivitet është “100 vjet pas”, që nënkupton regresin që ka bërë politika shqiptare në këto 100 vjet. Sipas Spahiut, Berisha po shkatërron shtetin që themeloi Ismail Qemali.

100 vjet shtet

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu deklaroi para vizitorëve të galerisë së hapur se: “këto portrete dhe profile ministrash janë 100 vjet pas nga kultura, arsimi, qytetërimi, komunikimi, integriteti, intelekti dhe vetëm shifrat e një shekulli rezultojnë të jemi me pas sepse këta qeveritar na kanë lënë 100 vite pas ditës së shpallje së pavarësisë. Shteti shqiptar ka sot ministrat më mediokër, më të pashkolluar, më provincial,më të korruptuar, më amoral të 100 viteve të shtetit. Ne jemi brezi më fatkeq që qeverisemi nga një grup gangsterësh”. Ndërkohë dhjetëra flamuj kuqezi u vunë dje në dritaret e pallateve kryesor në qendër të kryeqytetit në vazhdën e fushatës së Aleancës Kuqezi “Një flamur për çdo dritare”. “Ky është mesazhi më i rëndësishëm që 28 nëntori është dita e pavarësisë së shqiptarëve dhe jo PD-istave. Ata le të vazhdojnë të festojnë me Sali sulltanin”, theksoi më tej Spahiu. Aleanca KuqeZi theksoi gjithashtu se qeveria ka shpërdoruar paratë duke blere 100.000 flamur bardheblu të PD. “Por, askush nuk pranon ti vendosë këta flamuj në banesat e tyre”.

November 5, 2012 10:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*