Tropojanët Haxhia dhe Berisha, një intervistë pas 15 vitesh burg

Entela Resuli May 11, 2016 11:25

Tropojanët Haxhia dhe Berisha, një intervistë pas 15 vitesh burg

Ismet Haxhia ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu (20.01.2016) ku kaloi 15 vjet, i dënuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzën të cilin ai nuk e pranon sot e kësaj dite.  Burri me trup të gjatë, të kërcyer, nuk e ka fort të lehtë të flas për 15 vitet e fundit të jetës së tij, madje, as nuk do t’i kujtojë. Kur u burgos la pas gruan dhe dy fëmijët, ndërsa tani që ka dalë, ka fatin të gëzojë vetëm një djalë, i vogli, në moshën 22 vjeçare, pësoi infarkt dhe vdiq.

Nuk e përballoi dot këtë që më ndodhi mua. E vuajti shumë dhe më iku në moshën më të bukur të jetës, në kulmin e rinisë” –thotë Ismeti në këtë bisedë për Dita-n. Këto muaj në liri i kalon mes qytetit të Bajram Currit, ku ka prindërit në moshë të thyer  dhe Tiranës, ku ka djalin dhe familjen e  tij. “Po kaloj shumë kohë me nënën dhe babën, u kam munguar shumë këto vite dhe ndjej detyrim të kaloj ditë me ta. Nuk e kanë patur të lehtë, të përballojnë trazirat familjare të 20 viteve të fundit, për të cilat nuk kanë asnjë faj. Më e pakta që mund të bëj është që t’u qëndroj pranë”- shprehet Ismeti.

I rritur në një familje të madhe (9 fëmijë, 6 vëllezër, 3 motra), sot shumica janë shpërndarë, dhe asgjë nuk është më si dikur.

Të rritur në Tropojë, në një qytet i cili në fillim të viteve ’90 është njohur për trazira, jeta e vëllezërve Haxhia, mori një rrugë që as ata vetë nuk e kishin menduar.

Në këtë intervistë me Ismet Haxhinë, nuk pretendojmë të zbardhim ngjarjet e Tropojës, as vrasjen e Azem Hajdarit, e as probleme të tjera që kanë të bëjnë më këtë mbiemër dhe me emra të njohur të politikës (kur nuk e ka bërë as drejtësia?!).

Kemi folur me 62 -vjeçarin Haxhia, dhe sjellim sot rrëfimin e tij të parë pas lënies së qelisë.


-Z.Ismet, keni qëndruar 15 vite në burg, dhe nuk janë pak për një njeri, tani që keni fituar lirinë si ndjeheni?

Si një i persekutuar nga politika dhe e ashtuquajtura drejtësi, si pjella më e keqe e saj. Nuk ka gjë më të rëndë se të bëhesh pjesë e një dyshimi të papërligjur, fryt i shpirtligësisë dhe intrigave politike, ndjesi që do më shoqërojë deri në fund të jetës sime.

 

-Asnjëherë nuk e keni pranuar akuzën…Nga kush mendoni si i keni “dhuratë” këto vite burg?

Unë nuk mund të pranoja një krim kaq të shëmtuar, siç është vrasja, duke mos qenë përgjegjës për këtë. Këtë dhuratë e kam nga Fatos Klosi dhe Arben Rakipi dhe nga tutorët e tyre politikë, si shërbëtorë të përulur deri në thyerje kurrizi e servilizëm të pështirosur. Shteti mund t’u bëjë ç’të dojë qytetarëve të vet dhe dhurata që na bënë ishte më e pakta që ata na kishin inskenuar.

 

-Pse, çfarë mund të bënin tjetër?

Mund të na vrisnin, ashtu siç e kishin planifikuar, jo vetëm një herë. Madje na kishin planifikuar në një rast të na likuidonin të tre vëllezërve njëherësh dhe që miqtë na informuan. Fati ynë është se ne kemi shumë miq e ngado ku mund të na inskenohej e keqja. Faleminderit prej tyre!

 

-Z.Ismet, le të kthehemi pak pas në kohë. Si ka qenë fëmijëria juaj dhe familja së cilës i përkisni?

Unë e parafytyroj veten, vëllezërit e motrat e mia të lumtur, të rritur në një familje të ngrohtë, punëtore dhe të ndershme, e cila kurrë nuk ka qenë një problem, por zgjidhje e nevojave të atyre që kërkonin ndihmën e prindërve të mi, e tonën më pas. Në këtë sens, ne kemi qenë gjithmonë të respektuar në komunitetin të cilit i përkisnim. U rrita, u shkollova dhe ndoqa studimet për Inxhinieri Minierash.

 

Kopertina e librit të Ismet Haxhisë, "Kronika e dhimbjes"

Kopertina e librit të Ismet Haxhisë, “Kronika e dhimbjes”

-Pse zgjodhët inxhinierinë dhe a e keni ushtruar profesionin?

Zgjedhja ime e kësaj dege kishte të bënte me zgjedhjen time të shkollës së mesme, që ishte teknikumi i gjeologji-minierave, për arsye se unë mund të punoja pranë familjes. Në atë kohë nuk mund të ndërroje profilin e studimeve, kur kishe mbaruar një shkollë profesionale. Për hir të së vërtetës, mua m’u krijua mundësia të zgjidhja njërën nga 20 bursat që erdhën në shkollën e fshatit tim. Kjo mundësi m’u krijua nga një grua e mrekullueshme, që e kishim drejtoreshë, Leonora Kaleshi, e cila më donte pasi mësoja shumë mirë dhe isha djalë i shkathët. Drejtoresha më tha: “Mendohu edhe një herë”, por mua kështu m’u fiksua. Kam mbaruar si inxhinier më 1978 dhe e kam ushtruar këtë profesion në detyra të ndryshme në minierën e Kam-Tropojës, deri në fund të vitit 1992.

 

-Një inxhinier që më pas përfundoi në krye të policisë rrugore në Tropojë. Çfarë ndodhi?

Pas vitit 1992 kam ngelur pa punë për shkak të bindjeve politike të majta. Kam punuar në bashki ca kohë. Pas ngjarjeve të 1997-ës më ofruan punë në Këshillin e Rrethit dhe gjatë kësaj kohe, në mbledhjen e partive politike më propozojnë për shef të komisariatit të policisë atje, detyrë të cilën e pranova vetëm për faktin se në atë mbledhje të vetmit që më kishin dalë kundra ishte PS, anëtar i kryesisë të së cilës isha. Dhe kjo ndodhte se kryetari i PS donte të caktonte në atë detyrë të vëllanë, ndërsa sekretari i PS donte të caktonte kunatin e tij. Raporte interesash.

 

-Si ndodhi pastaj, u emërove shef?

Po, u emërova shef komisariati në fillim të majit 1997 nga ministri Belul Çelo dhe sekretari Lush Përpali, si marrëveshje e qeverisë së stabilitetit për emërtesat. Më pas, menjëherë pasi ministri e njofton vëllanë tim Izetin, pasi vëllai konsultohet me mua, anulohet ky emërim dhe emërohet një oficer i gardës të cilin e përzë për pak orë Fatmir Haklaj, së bashku me rreth 80 forca speciale të RENEA-s. Pastaj, kuptohet, me dakordësinë e F.Haklaj, emërohet Besnik Sokoli, i cili e mbushi komisariatin me policë të marrë nga bandat duke e kthyer komisariatin në një bandë me uniformë.

Më pas, rreth 10 ditë, më ofrojnë detyrën e shefit të policisë rrugore, të cilën e pranova me kusht që mbas një viti të më transferojnë prej atje. Në fakt u transferova pas dy vitesh. Atje kam punuar në një përballje me banditë ordinerë, njëlloj si në kohë lufte.

 

-Tropoja ka qenë vend i vështirë për t’u menaxhuar në atë kohë. Si ja keni dalë?

Ishte si në kohë lufte të vërtetë. Njerëzit, veçanërisht të rinjtë kishin dalë jashtë kontrollit. Në qytet qarkullonin njerëz me makina në të cilat mbanin lloj-lloj armësh e municionesh. Në përgjithësi më janë bindur, edhe për shkak njohjeje, ndërsa me të pabindurit kam përdorur me forcë ligjin. Mbaj mend që kisha vendosur të largoja makinat nga shëtitorja e qytetit dhe brenda 4 orëve të një pasditeje qershori kam bllokuar e gjobitur me nga 5000 lekë të reja 50 makina të të pabindurve.

 

-Z.Haxhia, çfarë ju thotë emri Sali Berisha?

Ai është një tropojan i zgjuar, politikan i fortë i cili gjithmonë i kthen situatat politike sipas asaj që atij i pëlqen, që del i fituar në përballjet politike, për shkak të mjeteve të pakufizuara, edhe pse bien në kundërshtim me moralin shoqëror. Një njeri që e do pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër dhe që për fat të keq, kur e humbet atë, humbet edhe shpirtin; e tani së fundi ka humbur, veç cilësive të malësorit, edhe një pjesë të mendjes, aq sa jo rrallë paraqitet qesharak në ato që deklaron para publikut. Unë nuk kam patur ndonjëherë kontakt me të, por dy vëllezërit e mi i kanë shërbyer me ndershmëri për shumë vite, sidomos Izeti, të cilin më pas e përdori për t’i darovitur, pikërisht atë, autor i pabesë i së cilës, ishte vetë ai.

 

-Çfarë ju lidhi me Berishën ju vëllezërve, Haxhia?

Qenia tropojan i Berishës i motivoi vëllezërit e mi, sidomos Izetin t’i qëndronte pranë atij. Për Izetin ka qenë motiv dhe urrejtja për regjimin e kaluar, të cilin në praninë time, familjes dhe të shoqërisë së ngushtë e shfaqte pa rezerva.

 

-Pse i besoi vëllai juaj kaq shumë e për kaq shumë kohë Sali Berishës dhe çfarë mendoni ju për të?

Izeti e ka deklaruar edhe vetë se për shumë kohë Sali Berishën e ka patur idhull. Ai nuk duronte edhe kur unë i shprehja ndonjë pakënaqësi për ato që ai bënte. “Ti je komunist”, më thoshte dhe për rreth 4 vite nuk më ka folur, vetëm se unë isha i pozicionuar majtas, me bindje në fakt, e jo për interesa. Izeti ka vepruar shpesh dhunshëm kundrejt atyre që shanin Berishën. Një herë te kafe “Europa” dikush thotë: “Ja shoqëruesi i atij legenit”. Ai kthehet dhe rreh më shumë se gjysmën e klientëve të ndodhur aty.

Po kështu ka ndodhur tek bar kafe “Viena” më 1997, kur pasi dikush thotë: “Ja bodigardi i atij krimineli”, ai bën të njëjtën gjë. Prishja e vëllezërve të mi me Berishën, siç edhe ata e kanë shprehur, erdhi pasi ata nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhrat kriminale të tij, siç është kundërshtia e Isamedinit për të sulmuar Vlorën, apo kundërshtia e Izetit për t’u bërë pjesë e porosive të tij kriminale, të cilat tashmë i ka bërë publike veçanërisht këtu në Dita.

 

-Ky njeri, i cili nuk u është ndarë gjithë këto vite, siç edhe vetë e deklaron, pse e ka gjithë këtë mllef ndaj jush? Çfarë i keni bërë ju atij, apo në çfarë interesa e keni prekur?

E theksova, thjesht në mosbindjen e vëllezërve të mi për të zbatuar porositë dhe urdhrat e tij kriminale. Ne s’i kemi bërë kurrë të keqe atij, veç faktit që vëllezërit e mi i kanë mbrojtur jetën, veçanërisht në 13-14 mars, pa të cilët nuk do të kishte patur mundësi të akuzonte e të shpifte për ne e për kë t’i dalë para në rrugën e tij të interesave të pakufizuara. Në lidhje me atë se në çfarë interesash e kemi prekur, ua deklaroj me bindje se vëllezërit e mi nuk kanë qëndruar pranë Berishës për interesa dhe në këtë kontekst, nuk ka patur asnjë mundësi pështjellimi interesash. Izet Haxhia iku nga PD-ja pa asnjë dyshkë në xhep. Po ju jap një shembull të vogël. Në kohën që rrinte në B.Curri, në vitin ’98-’99, ai rrinte te një shoku i tij, pronar i ish-turizmit, ku flinte dhe ushqehej. Në një ditë të mesit të 1998-ës e njoftojnë se do i vinte vjehrri për ta takuar. Lekë nuk kishte. Unë i pata dhënë 100.000 lekë të vjetra të cilat i kishte harxhuar për dy ditë. Atij i kishin falur një pistoletë të cilën e shet për të respektuar vjehrrin, pasi nuk kishte asnjë lek. Dhe në këtë gjendje ishte pikërisht ai, të cilit i kishin ofruar 100 mijë marka në Vlorë nga trafikantë droge, vetëm që ai të hante një drekë me ta e që më pas ta përdornin emrin e tij për punët e tyre të pista dhe që Izeti e ka refuzuar.

 

-Megjithatë, Izeti ka rreth një vit e gjysmë që është kthyer në një personazh mediatik. Në optikën tuaj, çfarë ka ndodhur me të, pse kaq i vonuar me akuzat e tij?

Në vitin 2000 Fatos Klosi kërkoi ta takonte Izetin, me ndihmën time dhe ta dispononte kundër Berishës, pikërisht këtë që Izeti po bën sot vetë. E refuzuam kërkesën e Klosit. E refuzuam edhe në kohën që ishim në proces gjyqësor, në këmbim të lirisë tonë, për të cilën na mbanin peng. Në fillimet e nismës së tij unë nëpërmjet telefonit i thashë të hiqte dorë nga kjo punë, pasi nuk duam të na shohë dikush shtrembër. Ai nuk u bind pasi ishte shumë i prekur, sepse dikush nga Tirana e kishte vënë në dijeni që Berisha në një mjedis me miq të tij, njëri prej të cilëve ishte edhe mik i Izetit, kishte thënë se “Azemin nuk e kam nxjerrë unë në pritë, por Izet Haxhia”. Këtu fillon zanafilla e shpërthimit të tij të vonuar. Se përse ndihet në siklet Berisha e përpiqet të bindë të tjerët me të pavërteta, nuk është e vështirë ta kuptosh dhe as ta besosh. (Vijon nesër)…

 

Intervistoi Entela RESULI– Botuar sot në DITA

 

Entela Resuli May 11, 2016 11:25
Komento

30 Komente

  1. anticensurë 25642654 May 10, 12:50

    “për 15 vitet e fundit të jetës së tij, ”
    hej gazekarucë që kur 15ta është bërë çereku i 100ës??????
    “Ismet Haxhia ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu (20.01.2016) ku kalojë çerek shekulli, i dënuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Azem Hajdarit,”
    15ta është çereku i orës or gomerë!!

    Reply to this comment
  2. maks May 10, 13:11

    gabimi me imadhe i fiseve me patriotike tropojane ishte ngaterrimi me politiken e saliberishes dhe fatosnanos qe ju futen ne hasmeri me njeri tjetrin

    Reply to this comment
  3. Dosja May 10, 13:31

    Moret te gjithe ate qe merituat! Vrasja e Hajdarit ishte e kurdisur me kujdes nga te gjithe ju. Le te themi qe ishte nje maskara ordiner, po aq sa ju te tjeret. Berisha me ndihmen e serbeve dhe doren tuaj arriti ate qe deshi edhe pse deshtoi turpshem. Ne fund ne ambasaden amerikane kur e akuzuan direkt si pergjegjes te vrasjes, e nenshtruan ne nje vasal dhe e detyruan te sakrifikonte krahun e tij te armatosur, d.m.th juve. Berisha qe per karrige shet dhe te emen (dhe ju e dine me mire se te gjithe) e beri pa u menduar dy here. Ju çoi si desht ne thertore.
    Sa per Berishen do jetoje sa ti jape fyrme Perendia, se nga lepuj si ju, qe ju ka perdorur, shitur e blere, sa here ka dashur, si hyn gjemb ne kembe.

    Reply to this comment
  4. Kola May 10, 14:29

    Djemte e familjes Haxhija paten fatin tragjik sepse u dhane besen, te pabeseve. Fatkeqesisht, ne nje menyre a ne nje tjeter, keta djem u futen ne gjak me gjithe Shqiperine, sepse ne sherbim te qenit te Vicidolit, bene shume krime. Izeti e pat kurajon te kerkonte ndjese dhe koka e falur s’mund te pritet. Dhente zoti u behet e mbare qe ta rifillojne jeten me tjeter mendje, se boll kane vuajtur per llogari te Saliut e te UDB-se

    Reply to this comment
  5. dashamir May 10, 14:58

    Te besh vite burg per nje debil nje hajdut kotecesh qe e bene “hero” per ta cuar atje ku deshen,sic ishte ai k… Hajdari do te thote te kesh ngrene gjat gjith jetes vetem tru gomari

    Reply to this comment
  6. Eno May 10, 18:07

    Historia e vellezeve Haxhia duhet te sherbeje si shembull per ata qe shkojne pas plotikes,duhet jetuar ndershmerisht shume larg POLITIKES……

    Ju ishin dikush i majte dhe dikush i djathe dhe ne nevoje si te majtet si te djathtet ju hodhen ne gremine………

    Tragjedia me e madhe e juaja qe se u bashkuat me banden Haklaj per te marre gjakun e vellait tuaj dhe ketu bete gabim te rende se nuk i shitet shpirti djallit……u futet ne borxh ……dhe u detyruat te organizonit vrasjen e Azemit……Izeti eshte i implikuar drejte per drejte ndersa ju indirekt……..
    Keqardhje per ju po kjo qe ju gjeti e kerkuat pak a shume vet……Shpresoj qe vazhdimi per ju te jete me i mire e qendroni larg historive e budalliqeve se Berishes nuk i hyn gjemb ne kembe nga ju
    Rrini larg budalliqeve se nuk keni nevoje per to…..e keni pesuar mjafte ……..

    Reply to this comment
  7. Arben May 10, 18:59

    O ISMET, TI E DI SHUME MIRE QE SALIU TE FUTI NE BURG.

    TE VRASESH NJE KERME TE TILLE ESHTE MEKAT, POR FOL HAPUR KUNDRA TIJ, TA NJOHIN TE GJITHE KUSH ESHTE, EDHE ATA QE I KANE BESUAR.

    Reply to this comment
  8. Kosta May 10, 20:09

    Edhe ti Ismet, genjeshtar si Izeti qenke…….Izeti yte. ne diten qe Berisha u be president, u largua nga grupi i shoqerimit, se badigard si e thua ti, nuk ka qene asnjehere por i vinte mbrapa per nje kothere, u la ne garde sa per te mare nje rroge dhe aq……e kush nga trafikantet e Vlores ja varte Izetit apo ty…..ata ishin vete shteti mor tropojan injorante………ju ishi nje grup vellezerish qe nuk u bete dote bande dhe u vute ne sherbim te Haklajve dhe bete krimin me te shemtuar duke vrare nje patriotin tuaj qe ju kishte ndihmuar ne trafiqet qe ju benit, si te pa bese qe jeni….moret jo ate qe meritonin……..

    Reply to this comment
  9. Koli May 11, 07:52

    Aty e keni Saliun, mos beni kot gam-gam. Po kam frike se do ti uleni prape ne gjunje dhe do ti lepiheni. Nuk me dukeni aq burra.

    Reply to this comment
  10. NAVY SEAL May 12, 03:52

    LATE NAM ME KETO INTERVISTA..dhe sa vellezer ka Izeti si Ismeti ?

    Kur te mbarojne keto intervista andej nga viti 2021 atehere keto LU LU SHET DO I NGRITUR NDONJE LAPIDAR SALIMUTIT NUK ESHTE CUDI PRANE BUSHIT NE FUSH-KRUJE..TI COJNE DHE GJERGJ KASTRIOTIN ATY AFER

    PO LATE KOQEN E NAMIT ..O BURRA SI LISA DHE FSHIU BYTHEN NJE SERB SHQIPFOLES ME JU..

    Le te shohim PERGJEGJSITE E “JU TROPOJANEVE” ne shkaterrimin e kombit shqiptar

    Per dijeni tropoja nga nje krahine qe u zhvillua me shume ne kohen e enverit u be zona qe u dogj me shume ne kohen e tropojanit Sali…shikoni vetem moshen en varrezat e tropojes dhe nuk ka nevoje per koment
    Le te kujtojme profecine e Nolit
    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane
    Elez Biberaj.
    Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.
    Sali Berisha
    Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.
    Mehmet Elezi.
    Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi
    Azem Hajdari
    eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.
    Abedin Mulosmani.
    Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero
    Besnik mulla Mustafa
    Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME
    MAL BERISHA.
    Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..
    ERZEN BRECANI
    Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
    Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler
    Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,” shkruan Breçani
    ALBAN DEGA
    Nje tropojan I amerikarizuar,symbol I atyre qe I lepinin menderen Enver Hoxhes dje dhe jane kthyer ne vampiroide qe hajne veten e tyre,E keqja eshte se ne Amerike nuk e besojne dhe do ngelet nje I kuq “ kinez’I lyer me arome biberesh.

    Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre
    Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??
    PSE NUK FOLI KURRE ELEZ BIBERAJ PER KETO KRIME HITLERIANE TE BERISHES
    – 4000 mije te vrare ne 1997
    – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
    – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
    – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
    – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
    – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
    – sabotimi I UCK
    – furnizimi me nafte te Milloshevicit
    – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
    – fronezimi janullatosit
    – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
    – genocide ndaj haklajve
    – zhdukja e remzi hoxhes
    Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egzekutuar.
    Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
    ja cfare thote gery kokalari personalisht per kete fare elezi
    KONGRESMENI FRANK WOLF
    Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

    VOA
    Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,
    si perfundim:
    Boll Ismet..Izet ..isamedin .hajredin…++++se nuk po ja u var njerie se na koritet,,, se na I shpife me luften kunder Saliut dhe Enverit ne te njejten kohe.Do besh mire te merresh me ato te Elezbiberit qe ka qene eshte dhe do jete mentori I Sali Satanait qe dhe ti ke fajet ose me mire te themi krimet morale si kope tropjane se dogjet jo vetem Tropojen POR GJITHE SHQIPERINE ETNIKE.
    Vetem nje organizim nga JU dhe populli tropojes I nje SIX NAVY SEAL per egzekutimin shemnullor te DJALLIT VIQIDOLIT..
    eshte detyrim I juaji qofte moral qofte me kanun..boll me hartime kullash

    Reply to this comment
    • klick May 14, 00:50

      O vrases.familje te pa bese ju keni qen ini dhe do mbeti ushtare ne 97 kur shteti nuk egzistonte.nji djal fisnik i ndershem +trim i rujti lekt e pencioneve privatish dhe jo me banda.o ushtare po mos leh si zagari kur ai e kreu detyren dhe u largue tropoja ra ne dore te bandave ai u emerue direkt nga ministrii i brendeshem.i asaj kohe ty o vorr i pa bam qe je ashtu sic je ta ka ba zoti asnji dt nuk te kombinon ne intervisten e dhan me realitetin e asaj kohe. Ju ini njoft vec per nje gja shpi ku….. ai shefi i komisariatit qe thue ti e ka maj banken e shteti me ndershmrri dhe ja u ka ndar lek njerzve ne nevoj.o pleh kush ju ka njoft ju ju sjeni njoft kurr vec per shpi kurvash po.ushtar te haklaje kni qen po jo te gjith ishin shef besnik sokoli ka qen esht dhe do mbetet nji nder oficeret ma te mir dhe te aft ne republiken e shqiprise per faktin e vetem qe kurr sesht korruptue as shit per lek por ka punue me nder.ti aq i ulet je oj bir kavalli qe esht turp ti permendesh emrin ati djali qe ne kohena te veshtir e mur detyren.e shefit komisariatit tropoje e majti me nder dhe dorezoj po ashtua u fute ti o ushtar peder me shefin tend e thyet banken i lat njrrzit pa buk u vrat ama ska as minister as njeri as djal ne krejt republike qe flet keq per besnik sokolin te ishin te gjith si ai do ishim me mir se amerika edhe burgaxhi si ti smund tja ulin rreputavcionin as burrnin as trimerin .legen burr i haxhiaje te babines.shpi.k…..sh ty ste njeh kush per bur ti ske pas as forcen e burrit as forcen e ligjit kurr .edhe matu mir dhe thuje te verteten edhe nese ty ste pelqen .mos i perlyj njerzt e ndershem me ata te pa ndershem si puna jote se tropoja te njohin ty e gjithve.pd burre

      Reply to this comment
      • THe truth May 14, 17:33

        Atehere persa i perket fjaleve te pahijshme ,krahasimeve te paverteta,epiteteve absurde qe keni shkruar me lart ,me shume mllef ndaj Ismetit,dua vetem te te them dicka qe e di fare mire si ti ashtu edhe e gjithe Tropoja.Se pari Ismetin nuke njeh kush si vrases,as si bir i nje familje te pabesesh sic e keni cilesuar ju,por ai rrjedh nga je familje e ndershme punetoresh si dhe e respektuar nga e gjithe Tropoja,duke hequr ata qe derdellisin kot me kot si puna juaj. se dyti duket hapur qe ju jeni nje mbrojtes i flakte i Besnik Sokolit,per te cilin flisni me aq pasion a thua se ky na qenka ‘shpetimtari i kombit jo vetem Tropojes’,por duhet pranuar qe ai, nje mik i fatmir haklaj patjeter qe do zgjidhej pasi tytes se pushkes i trembeshin te gjithe sidomos ne ato kohe trazirash .ti po thua qe ky njeri paska qene kaq bujar si te ishte nipi i nene Terezes por ne te vertet ne ate kohe kush ka mund ka vjedh e ka pervetesu ndersa ky na doli nje engjell.para se te flisni here tjeter me fjale te pabaza e te paverteta mundohuni te hidhni syte nga e verteta dhe mos u fshini pas pese shkronjave pseudonim. se fudmi meqenese ju qenkeni kaq i bindur per ato qe citoni me lart atehere dilni me emrin e vertete,do ishte me e pranueshme dhe e pershtashme duke qene se jemi ne demokraci.

        Reply to this comment
        • klick May 15, 17:51

          The truth.nuk te njof se kush je ti plus nuk tu kam drejtue ty un e di shumire qe ti je njeri shum i aftert i tina na thuj ti se kush je pra se edhe un te pergjigjem direkt apo je ushtar i asaj kohe dhe ti besoj .ti ske nevoj me degjue komentet e mia edhe vet ti e din se kush esht besnik sokoli ne fakt besniki ka folur me edukate ndersa un nuk u permbajta dot. Sepse ai ka burrni nder dhe trimeri. E njofin tropoja mire per sa i perket nipi i nen terezes ne nuk krenohem me te ta kem len ty nenterezen edhe ismeti ka me dhan llogari per at rren qe ka fol ose ka me hanger me turp.rrenen as vet ti se njeh ismetin e izetin e landin e tjrt sic i njof un skam asnje ldhje me besnik sokolin as nuk me ka ba nder kurr po ashtu as ismeti sme ka be sherr as nder por ka rre te verifikohen ne ministri emerimet e cdo gje ateher.i del rrena ne fush ati ti vin turp edhe ty gjithashtu qe perkrahni nji rren ndersa banda u mbush kur iki besniku.ai u emerue nga ministri dhe jo nga i ndjeri.f.h.me te cilin kemi dhan e marr jem miq por vec miq jo te perlym.i perlym esht ismeti.

          Reply to this comment
          • THe truth May 20, 20:03

            Okay atehere persa i perket identitetit tim ,nuk jam as ushtar i asaj kohe as njeri i aferm me Ismetin jam thesht nje qytetar qe jep opinione bazuar ne ate cfare kam degjuar,lexuar si dhe informacionet qe di nga e gjithe kjo ceshtje .komenti im u keqinterpretua nga ju dhe kaluat ne fjale te pakuptimta dhe per me teper nese ju nuk keni asnje lidhje me B.Sokolin atehere besoj se nuk do ishte e nevojshme gjithe kjo perfshirje nga ana juaj per te lujt rolin e avokatit mbrojtes te tij.. gjithashtu nga ato qe kam degjuar une Ismeti do isshte i gatshem tju pergjigjej burrave te vertete qe dalin me emer e me mbiemer dhe jo me emra fantazmash,nje gje duhet ta kesh te qarte fantazmat nuk kane lidhje me realitetin.

  11. Shkurte Palvata May 13, 06:57

    Po pse rren more kopuk komunist, ti je nje enverist rrenacak. Persa i perket shpifjes tende ne gazeten komuniste Dita, si qytetare e Tropojes dhe njohese e mire e situatave te atyre diteve te veshtira, me duhet te sqaroj opinionin publik se; Besnik Sokolin nje burre e qytetar Tropojan i shkelqyer, si dhe nje oficer policie shume i pergatitur dhe trim, per te cilin ka respekt e gjithe Tropija e me gjere ku ai ka sherbyer, nuk eshte e vertete ajo qe ti ke pohuar per te, ne gazeten familjare tuajen Dita. Keto rrena tuajat e shpifje nuk qendrojne, pasi se pari, Besmik Sokoli nuk eshte emeruar ne detyre nga i ndjeri Fatmir Haklaj, madje ai vete nuk e ka dashur kete detyre, por te tjere burre-shtetas i kane kerkuar atij qe te marre ne dorezim.drejtimin e komisariatit te policise Tropoje, te cilin Sokolaj e gjeti te djegur teresisht. Se dyti, per sa i perket gjoja emerimit tend ne kete detyre o Ismet genjeshtari ne fillim te muajit Maj 1997, kjo nuk qendro dhe eshte nje genjeshter e vertetueshme lehtesisht, pasi Besnik Sokolaj ishte i emeruar ne kete detyre si Shef i Komisariatit te Policise Tropoje, qe ne muajin Prill, kjo vertetohet me dokumente( shko tek komunistat e tu ne M.Brendshme e shikoje daten e emerimit te tij ne detyre. Se treti, o Ismet , ti je bukeshkale dhe mosmirenjohes, pasi gjithe Tropoja e di se Besniku te ka marre ty nga rruga e te ka bere Shef te Sektorit te Policise Rrugore dhe ti cdo dite i paraqitshe forcen, raportojshe para tij. Se katerti, persa i perket shpifjes tende se e paska mbushur komisariatin e policise me bandite me uniforma policie, fatmiresisht edhe kjo nuk eshte e vertete. Per kete mjafton t’i hedhesh nje sy listes emerore te gjithe punonjesve te policise te asaj periudhe dhe do shikosh se e gjithe efektivi i policise eshte ai i vjetri. Si perfundim , per te mos u zgjatur shume me ty se nuk ja vlen, dua te rikujtoj dicka, se i pari qe vuri ne funksion komisariatin e policise Tropoje pas shkaterrimeve te 97-es , ishte Besnik Sokoli dhe per keye shko e pyet Tropojanet qofshin ata edhe komunista si puna e jote. Ndersa sa i perket bandave e banditeve, ata erdhen ne pushtet pas shkarkimit te Besnikut nga detyra e shefit te komisariatit te policise, banda te cileve ti Ismet u sherbeve me devocion e perkushtim deri ne fund. Si qytetare, u indinjova kur pashe rrenat dhe shpifjet e tua lidhur me kete person dhe intelektual te shkelqyer e te ndershem, per te cilin Tropojanet kane shume respekt e konsiderate.

    Reply to this comment
    • klick May 14, 12:58

      Ismet.besnik sokoli dha prova edhe per djal trim dha pro per drejtsi dha prov per burrni.i dau lek njerzve nen flakt e pushkeve e tentativave per ti vjedh por rezistenca e tina i bani ball deri ne fund qe edhe e dorezoj detyren ateher.ti su ushtar qe ishe me shefat qe te hishin shplaka e bat banda rruge ne uniform policia ty ste ka njoft kush kurr vec ini njoft per shpi ku…sh.+ nuk ju ka ba pershtypje sa her u kkan rreh u kan ther .zhelan izolou diku mos del hic se te vjen era mut ndersa besnik sokolit i vjen era parfum .e bera kte koment pasi si nje qytetare i rrepublikes se shqiprise u indinjova kur pash rrenat qe nuk kombinoj me ato te verteta qe jan ne ato dit te veshtira

      Reply to this comment
  12. klick May 14, 00:41

    O vrases.familje te pa bese ju keni qen ini dhe do mbeti ushtare ne 97 kur shteti nuk egzistonte.nji djal fisnik i ndershem +trim i rujti lekt e pencioneve privatish dhe jo me banda.o ushtare po mos leh si zagari kur ai e kreu detyren dhe u largue tropoja ra ne dore te bandave ai u emerue direkt nga ministrii i brendeshem.i asaj kohe ty o vorr i pa bam qe je ashtu sic je ta ka ba zoti asnji dt nuk te kombinon ne intervisten e dhan me realitetin e asaj kohe. Ju ini njoft vec per nje gja shpi ku….. ai shefi i komisariatit qe thue ti e ka maj banken e shteti me ndershmrri dhe ja u ka ndar lek njerzve ne nevoj.o pleh kush ju ka njoft ju ju sjeni njoft kurr vec per shpi kurvash po.ushtar te haklaje kni qen po jo te gjith ishin shef besnik sokoli ka qen esht dhe do mbetet nji nder oficeret ma te mir dhe te aft ne republiken e shqiprise per faktin e vetem qe kurr sesht korruptue as shit per lek por ka punue me nder.ti aq i ulet je oj bir kavalli qe esht turp ti permendesh emrin ati djali qe ne kohena te veshtir e mur detyren.e shefit komisariatit tropoje e majti me nder dhe dorezoj po ashtua u fute ti o ushtar peder me shefin tend e thyet banken i lat njrrzit pa buk u vrat ama ska as minister as njeri as djal ne krejt republike qe flet keq per besnik sokolin te ishin te gjith si ai do ishim me mir se amerika edhe burgaxhi si ti smund tja ulin rreputavcionin as burrnin as trimerin .legen burr i haxhiaje te babines.shpi.k…..sh ty ste njeh kush per bur ti ske pas as forcen e burrit as forcen e ligjit kurr .edhe matu mir dhe thuje te verteten edhe nese ty ste pelqen .mos i perlyj njerzt e ndershem me ata te pa ndershem si puna jote se tropoja te njohin ty e gjithve.pd burre

    Reply to this comment
  13. klick May 14, 13:00

    Ismet.besnik sokoli dha prova edhe per djal trim dha pro per drejtsi dha prov per burrni.i dau lek njerzve nen flakt e pushkeve e tentativave per ti vjedh por rezistenca e tina i bani ball deri ne fund qe edhe e dorezoj detyren ateher.ti su ushtar qe ishe me shefat qe te hishin shplaka e bat banda rruge ne uniform policia ty ste ka njoft kush kurr vec ini njoft per shpi ku…sh.+ nuk ju ka ba pershtypje sa her u kkan rreh u kan ther .zhelan izolou diku mos del hic se te vjen era mut ndersa besnik sokolit i vjen era parfum .e bera kte koment pasi si nje qytetare i rrepublikes se shqiprise u indinjova kur pash rrenat qe nuk kombinoj me ato te verteta qe jan ne ato dit te veshtira

    Reply to this comment
    • Nuk ka drejtesi May 20, 04:52

      Ore zoteri. Ju qe folni kaq shum pse nuk deklaroni Po lehni si “qeni ”
      Pse nuk hapet dosja tropoja
      Perse u djegen kasetat e regjimit
      Perse u vra sokol olldashi
      Pse u vra azem hajdari
      Mbi 150 vrasje nga dosja tropoja
      Dhe ju gjeni guximin e folni sot perse nuk folet ne ate koh

      Reply to this comment
  14. stop monstrave & karaduzeve May 14, 14:08

    dy fjale per komentuesin “shkurte pal vata” dhe “klick” i cili eshte the “same shit”

    cfare ka ndodhur ne tropoje pas 1991 ju tropojanet duhet te ulni koken dhe te mbylni sqepin pergjithmone.

    jeni njelloj talebanesh & salibanesh te vecante te rruzullit toksor

    jeni me trimat KARDUZE ne dasem dhe me frikacaket ne beteje pamvaresisht si e kani emrin ismet haxhia , besnik sokoli apo sokol mulosmani

    cfare i keni bere ju tropojanet Shqiperise qe nga me i mencuri e deri te me budallai ME QEN E ME ME MACE nuk ja ka arritur serbi me grekun per 500 vjet..e e arriti tani pas 1992 me banden e elezbiberajt,sali buthishes,azem hajgares,mahmut elezit mulla mustafes e deri te bucepapajt dhe mulosmanet.krasniqet e morrniqet

    Ja u keni deshmine me rrenqethese:BAJRAM CURRIN

    Vrate pas shpine KENE VIGAN te kosoves me dinaret serbit dhe te zogut..dhe e late pa varr.

    Erdhen FISNIKET E HASIT dhe e varrosen ne krume..dhe erdhi koha enverit qe ja u hoqi kete turp kombetar.

    Ishte enverhoxha qe e nxorri tropojen nga mesjeta e hereshme dhe i mbushi universitet e Tiranes dhe adminstratat e vendi me tropojane duke qene se kishte besim te ju

    por ju shkuat nga prehri i enverit te druzhe elezbiberi dhe i bete gjemne atij vendi.

    Turpi ju mbulofte ju monstrat e tropojes blu ,roze apo te zinj pamvaresisht se je ismet haxhia ,besnik sokoli apo sokol mullaosmani jeni thjesht monstra qe akoma rrini si tuafe para atij qe shkerdheu jo vetem tropojen..jo vetem kosoven por gjithe kombin shqiptar..
    kryemonstres Sali Elezbiberishaj

    Reply to this comment
  15. Te pa vertetat e dosjes tropoja May 20, 04:57

    Me fakt ti zoteri me emrin “klick”
    Qenke nje pusht

    Reply to this comment
  16. Zeqo January 2, 06:46

    O Ismet, kush e thirri dhe e preu ne bese Azem Hajdarin ne prite? Izet Haxhia??

    Reply to this comment
  17. Bekim August 2, 18:35

    Ato qe ky zotria i que banda ata ishin djem tropoje qe ruajten dhe shperdane leket e popullit 2 her rradhazi. Dhe sapo ata djemt nuk i rujten ma leket e popullit u vodhen naten e diten.tropoja dhe tropojanet e dine kush ishte i miri dhe i keqi.mund te genjesh jugun mbase edhe nje pjes te veriut por tropojen dhe tropojanet jo sepse i kan jetue ato perjuddha dhe ato ngjarje.

    Reply to this comment
  18. Bekim August 2, 18:38

    Ato qe ky zotria i que banda ata ishin djem tropoje qe ruajten dhe shperdane leket e popullit 2 her rradhazi. Dhe sapo ata djemt nuk i rujten ma leket e popullit u vodhen naten e diten.tropoja dhe tropojanet e dine kush ishte i miri dhe i keqi.mund te genjesh jugun mbase edhe nje pjes te veriut por tropojen dhe tropojanet jo sepse i kan jetue ato perjudha dhe ato ngjarje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*