Itali, 2 shqiptarë kapen me 23 kg kokainë

Redaksia Online April 30, 2013 14:21

Itali, 2 shqiptarë kapen me 23 kg kokainë

Dy shqiptarë dhe një rumune u vunë në pranga nga policia italiane, pasi u kapën me 23 kg kokainë. Tre personat në fjalë u vunë në pranga në zonën e Firences, gjatë një kontrolli rutinë që policia ushtroi tek automjetet që udhëtonin në autostradë. Ka qenë pikërisht tensioni që është vërejtur tek të ndaluarit, shkaku i kontrolleve të imtësishme të policisë. Pasi janë kontrolluar të dy automjetet me të cilat udhëtonin tre trafikantët, u zbulua se në to ishte krijuar posaçërisht një ndarje e fshehtë, për të transportuar 11 dhe 12 kg drogë, me të cilat llogaritet se mund të nxirreshin mbi 100 mijë doza. Policia ka sekuestruar edhe 2 000 euro dhe katër celularë. Autoritetet nuk bëjnë të ditur identitetin e të arrestuarve, por kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse dy shqiptarët ishin pjesë e ndonjë rrjeti trafiku droge që operonte në shtetin fqinj.

 

Redaksia Online April 30, 2013 14:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*