Itali, 49-vjeçarja shqiptare vdes në një aksident tragjik

January 12, 2018 16:04

Itali, 49-vjeçarja shqiptare vdes në një aksident tragjik

 

Një grua 49 vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Toskana të Italisë.

Ngjarja ndodhi në rrugën 217, pranë degës së shkollës së mesme “Fermi” rreth orës 6.45 të ditës së sotme.

Mediat lokale italiane bëjnë me dije se gruaja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në San Lazzaro di Savena.

Gruaja u godit nga një makinë që po ecte drejt qendrës së qytetit.

Ajo po shkonte në punë kur teksa po kalonte rrugën, u përplas nga një makinë tip Volgo, e drejtuar nga një grua, e cila u ndal dhe lajmëroi ambulancën.

Ngjarja shkaktoi bllokimin e rrugës për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e policisë bashkiake për të çliruar trafikun.

Policia po heton për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.

January 12, 2018 16:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim